Seria A

Conti-Andrea.png
Klejdi Kaimi14:28 | 21/11/2019

Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti, në një intervistë për ‘Sky Sport Italia’ ka treguar gjithçka. Ish-lojtari i Atalantës duket se e ka kaluar periudhën e dëmtimeve dhe është gati të japë më të mirën për Milanin dhe kombëtaren italiane.

“Kam kaluar 2 vite të vështira, por gjithmonë kam besuar se do të arrija të kthehesha në nivelin tim. Çdo ditë që kalon unë ndihem akoma dhe më mirë dhe shpresoj që edhe Milani të bëjë të njëjtën gjë. Është koha të rikthehet aty ku i takon”, deklaron Conti.

“Trajneri Pioli? Punojmë çdo ditë intensivisht dhe nëse ti bën një gabim, ai të nxjerr jashtë. Jam i lumtur që po punoj me Piolin. Kombëtarja? Fillimisht dua të komplimentoj stafin për kualifikimin. Nëse bëj mirë këtu te Milani, atëherë besoj se do të jem në Europian. Nëse Mancini nuk më thërret, do ta shikoj nga divani im kompeticionin”, mbyll italiani. /abcnews.al

 

Juventus-2.png
Klejdi Kaimi12:27 | 21/11/2019

Rinovimi i mesfushorit Juan Cuadrado me Juventusin është vetëm çështje kohe. Mediat italiane raportojnë se kontrata do të firmoset deri në vitin 2022 dhe kolumbiani do të fitojë 4 milionë € në sezon.

Agjenti i lojtarit ka shkuar sot në zyrat e klubit torinez për të mbyllur marrëveshjen. ‘Zonja e Vjetër’ është e kënaqur me paraqitjet e Cuadrados që nga mbërritja e tij në vitin 2015 dhe kërkon ta mbajë dhe për 2 vite të tjera në ‘Allianz Stadium’, mesfushorin me tipare sulmuese.

Gjithashtu në kampin juventin po punohet për rinovimin e 2 kontratave të tjera. Bëhet fjalë për portierin Wojciech Szczesny si dhe mbrojtësin Leonardo Bonnuci. Të dy lojtarët pritet të firmosin shumë shpejt kontratat e reja. /abcnews.al

Milan.png
Klejdi Kaimi13:22 | 20/11/2019

Një ofertë nga gjigantët gjermanë si Bayern Munchen apo Borussia Dortmund mund të tundojë këdo, përfshi këtu dhe mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu. Turku ka folur për gazetën gjermane Sport Bild, ku ka rrëfyer planet për të ardhmen si dhe dëshirën për tu rikthyer një ditë në Bundesligë.

‘’Unë jam rritur në Gjermani dhe nga këndvështrimi im e shikoj si objektiv të luash për Bayernin apo Dortmundin. Është një vlersim që bavarezët kanë shfaqur interes për mua. Është e vështirë ti thuash jo atyre. Në një të ardhme, nëse Bayerni më kërkon nuk do t’i thoja jo’’, deklaron Calhanoglu.

Hakan Calhanoglu

25-vjeçari firmosi për Milanin në verën e vitit 2017 për shumën e 24 milionë €. Ai numron 104 ndeshje me fanellën e ‘djallit’ në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 25 asiste. /abcnews.al

kessie.jpg
Klejdi Kaimi10:58 | 17/11/2019

Në listën e klubeve që kërkojnë shërbimet e mesfushorit Franck Kessie është shtuar dhe Monaco. 22-vjeçari do të largohet në fundin e këtij sezoni, ku klubi kuqezi po pret ofetën më të mirë.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë është ‘injoruar’ ndeshjet e fundit nga trajneri Pioli, duke e lënë jashtë ekipit. Duke parë situatën edhe vetë Kessie kërkon largimin nga ‘djalli’.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Milan do të mirëpresë cdo ofertë që fillon nga 25 milionë €. Milanezët e blenë mesfushorin për 28 milionë € nga Atalanta para dy sezonesh. Wolves kanë kohë që e monitorojnë situatën e Kessie, madje ata tentuan ta transferonin që verën e kaluar. /abcnews.al

Ibra-Zllatan.jpg
Klejdi Kaimi11:47 | 16/11/2019

Që nga momenti kur Zlatan Ibrahimovic deklaroi rikthimin në Europë, gati gjysma e klubeve europiane kërkojnë shërbimet e sulmuesit. Në media flitet shumë për një rikthim të suedezit në Seria A, ku Milan,Bologna,Roma,Napoli dhe Fiorentina kanë shfaqur interes.

Sulmuesi do të largohet nga LA Galaxy në fund të dhjetorit, kur i mbaron dhe kontrata me klubin amerikan. Sipas ‘La Repubblica’, gjiganti suedez e ka një kërkesë jo normale për klubet që e kërkojnë. Ai kërkon plot 1 milionë € në muaj për një periudhë 6 mujore, pra deri në fundin e këtij sezoni.

Milani është klubi që përflitet që Ibra ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij. Kuqezinjtë shpresojnë që marrëveshja të mbyllet për 4 milionë € në 6 muaj. 38-vjeçari ka luajtur me fanellën e ‘djallit’ për dy sezone, konkretisht  nga 2010-12, duke shënuar dhe 56 gola në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al

 

kessie.jpg
Klejdi Kaimi10:06 | 16/11/2019

Në orët e fundit raportohet se edhe Napoli është interesuar për shërbimet e mesfushorit Franck Kessie. Lojtari nga Bregu i Fildishtë u la fillimisht në stol nga ana e trajnerit Stefano Pioli dhe më pas jashtë ekipit për arsye teknike. Lënia jashtë është një tjetër sinjal se ditët e Kessies në Milano janë drejt fundit.

Është folur shumë për një kalim të mesfushorit në Premier League, konkretisht tek Wolves. Transferimi i tij mund të ndodhë që në merkaton e janarit, por tani në garë është futur dhe Napoli i Ancelottit. Sipas ‘Calciomercato.com’, napoletanët kanë kontaktuar Milanin dhe agjentin e lojtarit në 48 orët e fundit.

Franck Kessie mbush 23 vjeç muajin tjetër dhe ai u transferua në Milanello në vitin 2017 nga Atalanta. ‘Djalli’ arriti marrëveshjen me bergamaskët  për dy vite huazim, e cila i kushtoi 8 milionë €, por me detyrim që të blejë kartonin 24 milionë € në vitin 2019. /abcnews.al

Pioli-Milan.png
Klejdi Kaimi11:51 | 15/11/2019

Më në fund tifozët e Milanit do të shikojnë në fushë Mattia Caldarën. Italiani po stërvitet rregullisht në Milanello dhe pas pauzës nga ndeshjet e kombëtareve ai pritet të jetë gati të luajë. Caldara dëshiron të kthehet në fushë sa më shpejt dhe pse jo ti dërgojë një sinjal trajnerit Mancini për Europianin.

Caldara u transferua në Milano në verën e 2018, kur Bonnuci u rikthye tek Juventusi, por ai nuk ka luajtur akoma ndeshjen e parë me fanellën e ‘djallit’. Dëmtimet e shumta e kanë lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Hera e fundit që 25-vjeçari ka luajtur 90 minuta të plota është me të rinjtë e Milanit kundër Cremoneses.

Trajneri Pioli e grumbulloi Caldarën për ndeshjet me Lazion e Juven dhe ndoshta kundër Napolit mund të shikojmë dhe debutimin e Mattias, por gjithmonë varet nga zgjedhja që Pioli do të bëjë. Me shumë mundësi ai mund të luajë në Tardini kundër Parmës, ku Pioli mund të ndryshojë dhe skemën duke luajtur me 3 mbrojtës. /abcnews.al

Mattia Caldara dhe Stefano Pioli
kean.jpg
Klejdi Kaimi15:32 | 14/11/2019

Roma duket se do të jetë aktive në merkaton e janarit. Kryeqytetasit duan të blejnë një sulmues pasi kapiteni i tyre, Edin Dzeko, nuk ka pushuar asnjë minutë duke luajtur në të gjitha ndeshjet që nga dëmtimi i Nikola Kalinic.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Roma është e interesuar për shërbimet e Moise Kean. Sulmuesi nuk po ecën mirë në Angli, ku shpesh është dënuar për vonesat në stërvitje. Klubi ka biseduar me agjentin e 19-vjeçarit, Mino Raiola, për një transferim të mundshëm në verë.

Gjithashtu, Roma po monitoron dhe sulmuesin e Benfikës, Seferovic si dhe sulmuesin e Espanyol, Ferreyra. Por, Moise Kean duket më afër transferimit në kryeqytetin italian. /abcnews.al

Juve-Lukaku.png
Klejdi Kaimi13:54 | 13/11/2019

Napoli nuk po kalon një moment të mirë. Rezultatet e dobëta apo dhe marrëdhëniet jo të mira që presidenti De Laurentiis po kalon me stafin, kanë sjellë një frymë jo të mirë në kampin napoletan. Duke parë situatën, gazetari italian Romero Agresti mendon se Dries Mertens nuk do të jetë çudi ta shohim me fanellën e Juves sezonin tjetër.

Kontrata e belgut me Napolin mbaron në qershorin e 2020 dhe juventinët tashmë e kanë bërë zakon transferimin e lojtarëve me parametra 0. Duke folur për ‘Top Planet’, gazetari beson se Mertens kërkon largimin. Kjo është dhe arsyeja pse ai nuk po e rinovon kontratën.

Italiani gjithashtu kujton se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka ndjekur 32-vjecarin që kur ai luante për PSV-në. Një arsye më shume se pse Mertens mund të transferohet tek Juvja është dhe trajneri Sarri. Dyshja ka një të kaluar të shkëlqyer, kur Sarri ishte trajneri i Napolit. /abcnews.al

Zhang.jpg
Klejdi Kaimi13:42 | 11/11/2019

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka folur me superlativa për ekipin e tij në vendin e tij. Biznesmeni kinez në një intervistë të dhënë për ‘China International Import Expo’, flet se çfarë do të thotë të jesh interist dhe synimet që klubi ka.

“Ne kemi ndërtuar një ekip me vlera të mëdha.”- shpjegon 27-vjeçari. “Inter nuk është vetëm një ekip futbolli, është një ‘brand’, një filozofi. Kemi të njëjtat objektiva, shikojmë vetëm përpara.”- deklaron Zhang. ‘Suning Group’ e bleu Interin në 2016, ndërkohë Steven mori postin e presidentit vitin e kaluar.

“Interi ishte klubi i parë europian i cili erdhi në Kinë, në vitin 1975. Kjo është si një histori romantike. Tashmë ‘Suning’ i është bashkuar Interit për ta vazhduar më tej këtë histori.”- mbyll presidenti. Zikaltrit e kanë nisur shumë mirë këtë sezon duke u renditur në vendin e dytë pas 12 ndeshjeve të para, ku kanë arritur 10 fitore. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono