Serbia

ramushi.jpg
Autor E10:27 | 04/11/2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan kërcënim për Kosovën dhe paqen e rajonit, faktin se sipas tij, Serbia po armatoset me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Në një postim në FB, ai shkruan se “Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”.

Postimi i plotë

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!

RH

SERBIA-FLIRTI-ABC-M3-T2.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 30/10/2019

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic e konsideroi të ekzagjeruar tezën se në mungesë të Bashkimit Europian, Serbia po flirton me Kinën dhe Rusinë. Ajo theksoi se investimet më të rëndësishme kineze janë bërë në Europën Perëndimore.

Është një lojë që luhet në një fushë neutrale në Athinë. Edhe gjatë forumit dy ditor ndërkombëtar për bashkëpunimin mes Europës dhe Ligës Arabe në Greqi, vëmendja u përqendruar tek integrimi europian i Ballkanit Perëndimor. Një lojë, e cila nëse nuk konsiderohet e humbur, të paktën është e kompromentuar. Në dalje të Maksimos Mansion, selisë zyrtare të qeverisë greke, kryeministrja serbe Ana Brnabic, shprehu shqetësimin e saj për sa i përket negociatave me Bashkimin Europian.

“Duhet të them se procesi shpesh është shumë i dhimbshëm dhe i lodhshëm. Cdo gjë varet nga sfidat e brendshme të Bashkimit Europian. Të thuash se nuk mund të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për fat të keq, sipas meje përkthehet, në faktin se kur Bashkimi Europian të vendosë se sa kapituj do hapen për Serbinë, do të jetë shumë konservatore për këtë çështje, pavarësisht reformave që po ndodhin në Serbi”.

Ekuilibrat gjeopolitikë po spostohen pra në lindje, ashtu si lë të kuptohet dhe marrëveshje për tregtinë e lirë mes Beogradit dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, e firmosur nga kryeministrja serbe në Mpskë. Boshllëku në perëndim mund të mbushet nga Rusia dhe Kina dhe pse Brnabic nuk e konsideron si një zgjedhje eksluzive.

“Ajo që ëshët e rëndësishme për ne është që të kemi partner në të gjithë botën. Për këtë arsye dëshiroj të marr në konsideratë dhe marrëveshjen për tregti të lirë që firmosëm të premten e kaluar me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik në Moskë. Nuk e konsideroj si një faktr në kundërshtim me anëtarësimin në Bashkimin Europian apo me rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. E konsideroj plotësues. Edhe një herë e përsëris, për sa i përket influencës së Kinës apo Rusisë, mendoj se po ekzagjerohet”.

Horizonti i 2025-ës, i fiksuar nga Komisioni Europian, për integrimin e Serbisë, duket se një rrugë e mbushur me pengesa. /ABC news Albania 24/7

 

VUCIC-ZGJEDHJE.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:06 | 28/10/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili drejton Partinë Progresive Serbe, tha të dielën në mbrëmje në Novi Sad se Serbia do të marrë vendimet e veta për të ardhmen e saj. Vuçiç tha se ata arritën ta rikthejnë në focus çështjen e Kosovës, se arritën ta mbajnë popullsinë serbe në Kosovë dhe se patën sukses në ndihmën ndaj tyre.

“Ne arritëm ta bënim gjithë këtë, por njerëzit tanë asnjëherë nuk donin të dëgjonin atë që ishte realisht e vërtetë…Liria më e madhe është kur u thua njerëzve atë që ata nuk duan ta dëgjojnë, ky ishte detyrimi im. E mora përsipër më parë dhe shikoni sa shumë kemi bërë,” tha Vuçiç.

Presidenti serb, i cili vuri në dukje se Serbia shkon në zgjedhje në mars ose prill të vitit të ardhshëm, tha se detyra më e rëndësishme e partisë së tij është të mundësojë “ëndrrën serbe” për të rinjtë.

“Ne duhet t’ua mundësojmë atyre të kenë një parlament dhe një makinë, jo të shikojmë fëmijët tanë të shpërndarë në gjithë botën, dhe t’u kërkojmë atyre që u larguan nga Serbia, që të kthehen. Ne duhet të luftojmë për këto kushte.” /abcnews.al

albin-kurti-4.jpg
ad min10:37 | 26/10/2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për mediat pas samitit të Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë. Kurti ka komentuar takimin me Edi Ramën.

“Kishte shumë kohë pa u parë, diku rreth 14 muaj dhe kishte shumë tema e çështje që duhet ti bisedonim, aq më tepër që LVV si fituese e zgjedhjeve, si udhëheqëse e zgjedhjeve të ardhshme, unë si kryeministër i ri, duhet dhe dua të bashkëpunoj ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Biseduam për çështje të cilat i kemi të përbashkëta, por gjithashtu edhe për çështje në dy shtetet tona. Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme dhe ekonomisë të bashkërendohen sa më shumë Kosova dhe Shqipëria sepse efekti sinergjik që mund të kemi nuk është i shfrytëzua r sa duhet. Mendoj se mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha se sa realiteti”, tha Kurti, i cili më tej shtoi se nuk ka folur me kryeministrin e Shqipërisë për padinë që deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se do bëjë ndaj Haradinajt.

Kurti ka kthyer një përgjigje edhe për një ministri shteti të përbashkët.

“Nuk kemi fol për organigramat”, tha Kurti.

Nga ana tjetër ka treguar si do të vijojë dialogu me Serbinë.  Gjithashtu, kandidati për kryeministër në Kosovë theksoi se Rama nuk është për shkëmbim territori.

“Dialogun Kosovë-Serbi do ta drejtoj unë. Kryeministri shqiptar nuk është për shkëmbim territori. Taksa ndaj do të zëvendësohet me reciprocitet”, tha Kurti./abcnews.al

drashkovic.jpg
ad min23:30 | 24/10/2019

Politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviç ka deklaruar se vendimi i Këshillit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka dëshmuar se Bashkimi Evropian është një partner i pasigurt. Duke folur për Televizionin shtetëror të Malit të Zi, ish-ministri i jashtëm i federatës serbo-malazeze ka vlerësuar se vendimi negativ nga Brukseli e fut Maqedoninë në një krizë të re.

Vuk Drashkoviç, ish-ministri i Jashtëm nga koha kur Serbia e Mali i Zi përbënin një federatë, ka ka kritikuar vendimin e Bashkimit Evropian që Shkupit e Tiranës zyrtare të mos i jepet data për çeljen e negociatave. Drashkoviç i tha televizionit malazez se shpreson se NATO-ja nuk ka për t’i gjasuar BE-së, në të kundërtën – ai parashikon që kaosi të mbërthejë rajonin

“Bashkimi Evropian u tregua si një partner i pasigurt dhe si mashtrues! Ky është një vendim i rrezikshëm. Na mbetet vetëm shpresa se NATO-ja nuk ka për t’i gjasuar Bashkimit Evropian, në të kundërtën këtu në Ballkanin Perendimor do të kishim shumë shpejt një kaos e mbase edhe luftë”, tha Drashkoviç duke nënvizuar se ky vendim i hap shtegun ndikimit rus, turk e kinez në rajonin për të cilin si shkrimtar thotë se është i talentuar për fatkeqësi.

Duke komentuar vendimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pikërisht për shkak të mosmarrjes së datës për çeljen e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian, ish-kryediplomati i Beogradit parashikon ditë të vështira për vendin. Thotë se Maqedonia e Veriut është në rrezik të madh:

“Unë mendoj se Zaev ndërmori një hap mëse të rrezikshëm për shkak se njerëzit të cilët në zgjedhjet e kaluara votuan me entuziazëm dhe shpresë për Evropën tani do të jenë të zhgënjyer dhe një numër i madh i tyre as që do të dalë në zgjedhje. Nga ana tjetër, ajo VMRO-ja, të gjithë ata të cilët janë për urrejtje, pastaj agjenturat ruse, ata do të marrin krahë. Vetëm se mund të imagjinoj tani se çfarë vrulli do të marrin ato forca të cilat dëshirojnë që nga Ballkani të bëjnë një Siri në interes të tyre strategjik dhe kështu pas Sirisë të përfundojmë si Venezuela”, thotë Drashkoviç për televizionin shtetëror malalez.

Në këtë shtrirje ish-kryediplomati serbo-malazez nuk është optimist për fillimin së shpejti të negociatave Kosovë-Serbi. Përse?

“Për shkak se nuk lejon Rusia. Shprehimisht duhet thënë të vërtetën. Vjen kryeministri rus Medvedev, këto ditë, dhe e din se nuk e thotë të vërtetën. Thotë: Rusia vazhdon të ruajë tërësinë tokësore e sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën”,

Ndërkohë, duke e zhvilluar tezën e ndikimit të Moskës në rajon, të mërkurën me rastin e promovimit të një libri të tij në Beograd, Vuk Drashkoviç saktësoi se është Rusia ajo që në Ballkan dëshiron të ketë një lloj Venezuele apo Sirie të veten për të penguar kështu integrimin euro-atlantik të tij./ABC News Albania

palmer.jpg
ad min23:25 | 23/10/2019

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer tha të mërkurën se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutohet apo jo çështja e kufijve në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zoti Palmer tha se Vetëvendosje doli për herë të parë e para në zgjedhje, por shtoi se është e paqartë sesi do të sillet në qeveri zoti Kurti.

Gjatë një dëgjese në Komisionin e Punëve të Jashtme të senatit amerikan, zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje me autorësi lokale dhe që duhet të jetë gjithëpërfshirëse, raportoi Zëri i Amerikës.

“Ajo që ne do të dëshironim të shohim është një marrëveshje e qëndrueshme, që është në pronësi lokale, për të cilën të mund të binden si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme të nënvizohet një marrëveshje që është gjithëpërfshirëse, që përbën normalizim të plotë, që është shumë dimensionale; ajo do të kishte një komponent të sigurisë, një komponent politik, një komponent ekonomik dhe tregtar, do të kishte edhe një komponent kulturor.”

Sa i përket faktit nëse kufijtë mund ose mund të mos jenë pjesë e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, kjo varet nga palët për ta vendosur, tha zoti Palmer. Duke iu përgjigjur shqetësimeve për ndikimet që mund të kishte ndryshimi i kufijve në pjesë të tjera të rajonit, zoti Palmer tha:

“Unë e kuptoj absolutisht argumentin e ‘Kutisë së Pandorës’ që i ka bërë shumë vëzhgues në Ballkan të pyesin se nëse ndryshoni një kufi këtu çfarë ndodh me një kufi atje, ku duhet hequr vija? Unë mendoj se ky është një shqetësim legjitim. Dhe nëse palët lëvizin në drejtim të diskutimit të këtyre çështjeve, kjo është diçka me të cilën ne do të duhet të punojmë dhe të shohim se a është ky një rrezik që mund të menaxhohet siç duhet.”

Zoti Palmer tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për këtë çështje. Ai tha se qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve.

Zoti Palmer i cilësoi zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë si shumë të rëndësishme për Kosovën, ndërsa nënvizoi se “kjo do të jetë qeveria e parë pa forcat që kanë pasuar ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës… pa figurat nga e kaluara.” “Kjo dëshmon dëshirën e qytetarëve për ndryshim”, tha zoti Palmer duke theksuar se qeveria e re pritet të formohet nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Vetëvendosje për herë të parë doli e para në zgjedhje. E njoh zotin Kurti, por si do të sillet në qeveri, është e paqartë”, tha ai, duke nënvizuar se Kosova tash duhet të formojë qeverinë, të zgjedhë ministrat. “Shpresoj se do të lëvizin shpejt”, meqë ka “punë për të bërë para se palët të ulen në tryezën e bisedimeve”, tha ai.

Zoti Palmer kritikoi Bashkimin Evropian që dështoi të hapte negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim që siç tha ai “dërgon mesazhe të gabuara tek Prishtina dhe Beogradi”./ABC News Albania

vjosa-osmani.jpg
ad min18:40 | 22/10/2019

Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, është optimiste se koalicioni i ardhshëm qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje do të formohet pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Osmani theksoi gjithashtu se marrëveshja finale me Serbinë nuk duhet të arrihet pa bekimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, Vjosa Osmani, theksoi se të dy partitë kanë shprehur vullnet të mirë që të negociojnë për një koalicion qeverisës dhe puna dhe kontaktet midis LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk janë ndërprerë në asnjë moment.

Osmani tha se ka patur takime zyrtare dhe jo-zyrtare ndërkohë që takimet midis grupeve punuese që po merren me harmonizimin e programit qeverisës po mbahen vazhdimisht dhe takimi i radhës është nesër për të diskutuar për ministritë dhe funksionimin e tyre. Osmani pohoi në një intervistë për Evropën e Lirë se dy partitë kanë deri diku dallime edhe tek politika e jashtme.

“Një nga temat e radhës, për të cilën duhet të kemi një harmonizim 100 për qind është fusha e politikës së jashtme dhe besoj që pas këtij takimi të mërkurën, ne do të dakordohemi me Vetëvendosjen për një takim të radhës ku edhe do të diskutojmë, siç e thash, për këtë fushë ku kryesisht fokusi do të jetë te dialogu Kosovë-Serbi”.

Zyrtarja e LDK-së tha se natyrisht dallimet midis dy partive ekzistojnë, por nuk janë aq të mëdha sa do të mund ta pengonin një koalicion të ardhshëm. Vjosa Osmani theksoi se asnjë marrëveshje e mirë për Kosovën nuk do të mund të arrihet pa bekimin e Shteteve të Bashkuara dhe natyrisht edhe shteteve të fuqishme të Bashkimit Evropian siç është Gjermania.

“Prandaj, do të jetë detyrë tejet e rëndësishme që të rindërtojë urat, që fatkeqësisht janë dëmtuar gjatë qeverisjes së kaluar, që të rikrijojë një partneritet mirëbesimi me këto shtete dhe të harmonizojë qëndrimet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Për ne është esenciale që të kemi aleatë në këtë proces sepse nuk mund të kemi sukses pa aleatë. Ne mund t’ia bëjmë qejfin njëri-tjetrit këtu në Kosovë, mirëpo përfundimisht marrëveshja që do të arrihet në Bruksel duhet ta ketë edhe bekimin e miqve tanë shpëtimtarë.”

Zonja Osmani theksoi se nuk ka qenë kurrë kërkesë e Shteteve të Bashkuara që tema e kufijve të jetë në tavolinë, por kësaj radhe është më e theksuar që kjo çështje nuk do të kërkohet në asnjë mënyrë nga ana e Amerikës, Gjermanisë jo se jo.

Ajo nënvizoi se dialogu duhet të rikthehet në binarët e tij fillestarë sepse kur pati filluar në vitin 2010,  qëllimi ka qenë që marrëveshjet të jenë të tilla që prekin jetën e qytetarëve, për të mirë natyrisht, marrëveshje praktike që eliminojnë barriera, që integrojnë qytetarët, por mbi të gjitha që përfitimi i të dyja palëve do të jetë integrimi në Bashkimin Evropian.

Osmani theksoi se ajo çka Serbia do të përfitojë është ajo çka ka qenë plani që nga fillimi, pra integrimi në Bashkimin Evropian dhe nuk ka përfitim më të madh për Serbinë, për një shtet që ka shkaktuar të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi, që ka shkaktuar qindra mijëra viktima në ish-Jugosllavi, që ende s’ka kërkuar falje dhe vazhdon politikën e mohimit të këtyre krimeve./ABC News Albania

aleksander-vucic-1-1280x710.jpg
ad min15:27 | 22/10/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përjashtoi në një intervistë për të përditshmen austriake ‘Der Standard’, mundësinë që Beogradi ta njohë Kosovën me kufijtë e saj aktualë dhe theksoi se ekziston vetëm një kusht për rifillimin e dialogut.

“Prishtina duhet ta heqë taksën dhe atëherë duhet t’i diskutojmë gjërat pa parakushte. Sidoqoftë, nëse para dialogut të mundshëm thuhet “ne nuk po flasim për territore, nuk po flasim për autonomi për veriun, atëherë për çfarë duhet të flasim”? Në këto kushte, nuk ka negociata”, tha Vuçiç, i cituar nga Koha.

Vuçiç deklaroi se nuk ka mundësi që Beogradi të njohë Kosovën dhe se deri tani, Bashkimi Evropian nuk ka vendosur asnjë parakusht për Serbinë./ABC News Albania

Serbi-Portugali.jpg
Veronik Istrefaj19:08 | 21/10/2019

Kombëtarja e Serbisë do ta luajë sfidën e ardhshme pa praninë e tifozëve, pasi UEFA i ka dënuar. Kombëtarja ballkanase është dënuar për shkak se tifozët e saj, në sfidën kundër Portugalisë, kanë ofenduar me kore raciste futbollistët luzitanë.

Përveç dënimit pa tifozë, UEFA ka detyruar Serbinë të vendosë banera me “EqualGame” në të gjithë stadiumin, si dhe ka marrë një gjobë prej 37 mijë dollarësh. Serbia do të luajë kundër Luksemburgut me datë 14 nëntor, një sfidë shumë e rëndësishme sa i takon kualifikimit për në Euro 2020. Serbia do të synojë me doemos fitoren dhe duhet ta arrijë pa ndihmën e tifozëve.

Racizmi është kthyer tashmë në qendër të vëmendjes së UEFA-s, që vazhdon të japë sanksione për kombëtaret dhe klube të ndryshme. Ditët e ardhshme, pritet të ketë edhe dënime të tjera për kombëtaret europiane, pas Bullgarisë dhe Serbisë./abcnews.al

vucic-medvedev-1280x717.jpg
nev ila16:30 | 19/10/2019

Në 75-vjetorin e çlirimit të vendit nga fashizmi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, pret të takohet me të dërguarin e Putin, kryeministrin rus Dimitri Medvedev. Para veteranëve të ushtrisë serbe ,Vuçiç u shpreh se tashmë Serbia mund të mbrohet vetë.

Serbia feston 75 vjetorin e cilirimit nga fashizmi. Kesaj radhe nuk ka patur shume aleat Perendimor, por mysafir u veçantë është i dërguari i presidentit rus, kryeministri Dimitriji Medvedev i shoqëruat nga presidenti, Alleksandar Vuçiç.

Tanke e blinda, armë të reja, luftë me terroristët e deri tek tre avionet rus që Serbia i ka marrë nga Rusia. Kjo ka qenë parada e ushtrisë serbe.

Shteti serb është i gatshëm të mbroj vetën. Ky ka qenë vlerësimi në paradën ushtarake ku me rradhë u prezantuar forca e Beogradit. Vucic ka falendëruar edhe veteranët e viteve ’90, një pjesë prej të cilëve ishin edhe në luftën e Kosovës.

“E vlerësoj paraqitjen tuaj shumë të mirë, dhe mundimin. Të dashur ushtarë ju uroj për fitoren ndaj fashizmit. Ju veteranëve, që keni mbrojtur Serbinë para 20 vitesh, dua t’ju falendëroj për gjithcka që keni bërë. Serbia do të mund të mbrohet sipas traditës së saj të lirë dhe do të mund të mbrohet vet“, tha Vuçiç.

I ftuari i vecantë ka një agjendë të ngjeshur. Kryeministri rus Medvedev do të jetë në Serbi ghatë gjithe ditës dhe forcat e sigurisë kanë bllokuar gati gjithë kryeqytetin.

Medvedev dhe Vuçiç do të flasin para mediave bashkë në darkë. Medvedev pritet të ketë sjellë edhe një mesazh të presidentit rus Putin për negociatat me Kosovën dhe zhvillimet në Ballkan./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono