Serbia

hashim-thaci123.jpg
G. P.14:46 | 19/07/2018

Presidenti i Kosovës tregoi se çfarë duhet të sakrifikojë për të arritur marrëveshje pajtimi me Serbinë. Gjithashtu Thaçi ripërsëriti se Vuçiç akoma e mendon Kosovën pjesë të Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi rithekson edhe njëherë, se të mërkurën zhvilloi takimin më të shkurtër, por edhe më të vështirin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Kreu i shtetit la të kuptohet se Vuçiç nuk pranon marrëveshjen me njohje reciproke.

Hashim Thaçi: “Nuk është e lehtë të bisedohet me serbin Aleksandër Vuçiç që ende mendon se Kosova është pjesë e Serbisë. Është një ëndërr e serbëve që Kosova është zemra e Serbisë, apo Kaçaniku është zemra e Serbisë siç u përmend. Pozicionet janë shumë të ndara mes nesh, pozicioni i serbëve është larg realitetit”.

Thaçi u shpreh se pavarësisht vështirësive, dialogu do të vazhdojë javëve në vazhdim deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Dhe për këtë, ai bëri të ditur se nga çfarë duhet të heqë dorë Kosova.

Hashim Thaçi: “Duhet ta sakrifikojmë populizmin, zërat nacionalistë, duhet t’ia dimë hallin vetes.  Kur thash për sakrificë mendoj që sakrifica më e madhe është të ulemi me presidentin Vuçiç. Nuk ka asnjë rrezik për pavarësinë e Kosovës, as për sovranitetin e saj. Nuk ka rrezik nëse arrihet një marrëveshje e paqes. Kemi përgjegjësi që të nisemi përpara, me hapa të kujdesshëm”.

Më tej, presidenti i Kosovës tha se procesi në vazhdim, sipas tij, do të jetë edhe më i vështirë, por nënvizon se e mban shpresa për marrëveshjen përfundimtare. Ndër të tjera, ai foli edhe për hetimet lidhur me vrasjen e politikanit serb  të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Sipas Thaçit, zgjidhja e kësaj çështjeje, e cila do të vijë shumë shpejt, do të sjellë shqetësime për disa persona në Kosovës dhe Serbi./abcnews.al

ramush-haradinaj.jpg
G. P.15:52 | 13/07/2018

Kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se Kosova do të marrë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave në raportin që publikohet me 17 ose 18 Korrik. Shefi i qeverisë njoftoi gjithashtu se ka biseduar me Listën Serbe për shqetësimet e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se rekomandimi për liberlizimin e vizave do të publikohet brenda javës së ardhshme, dhe nënvizoi se këtu nuk përfundon e gjithë puna. Ai thotë se këtë hap e pason një proces mjaft i rëndë, sepse do të vendosë pastaj edhe Parlamenti Evropian dhe qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian.

Ramush Haradinaj: “Në procesin e vizave, rekomandimi do të jetë pozitiv, por nuk kryhet puna aty, sepse është parlamenti dhe janë qeveritë veç e veç, është proces bukur i rëndë. Të mos e humbim kondicionin as mediat, as shoqëria civile e as partitë. Mos ta heqim vëmendjen të gjithë”.

Më tej, Haradinaj ka sqaruar dhe takimin e tij të fundit me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Milan Radojiçiç. Shefi i qeverisë së Prishtinës njoftoi se ka biseduar për partneritetin me këtë forcë poltiike dhe shqetësimet e tyre.

Ramush Haradinaj: “Në Kuvend nuk i kam parë. Mirë është që të vijnë, humbin ata vetë. Proceset ecin, nuk është se mungesa e tyre në qeveri po e ndalë punën, ata humbin për vete. Është me rëndësi që Kosova është e hapur për serbet, por s’do të lejojmë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së. Janë tema që s’kemi mundur t’i mbërrijmë të gjitha”.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës komentoi edhe projektrezolutën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në liberalizimin e vizave. Ai tha se mbështet këtë dialog dhe vazhdimin e tij./abcnews.al

kosocva.jpg
G. P.10:35 | 13/07/2018

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka caktuar për të mërkurën më 18 korrik raundin e ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një njoftim të zyrës së saj thuhet se në takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të shqyrtohet përparimi në diskutimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve si dhe për planet dhe hapat e ardhshëm për t’u siguruar se puna do të vazhdojë më një ritëm të përshpejtuar.

Muajin e kaluar të dyja palët ishin pajtuar “të intensifikojnë punën në javët në vazhdim”, në kërkim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimi i marrëdhënieve, që është kusht për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian. Por, ende është e paqartë se çfarë mund të jetë ajo marrëveshje.

Prishtina thotë se ajo duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Beogradi që kundërshton pavarësinë e Kosovës, kërkon një “kompromis”, por pa e qartësuar se cili mund të jetë ai. Një pjesë e politikanëve ne Serbi tashmë e kanë përsëritur se zgjidhje mund të ishte ndarja e Kosovës, përkatësisht që veriu i saj i banuar me shumicë serbe t’i takojë Serbisë, ide që është hedhur poshtë nga Prishtina./VOA

edi-ramaaaa.jpg
G. P.12:50 | 12/07/2018

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë për mediat serbe tha se shpreson që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë shumë shpejt një zgjidhje për mosmarrëveshjet e tyre. Shefi i qeverisë nënvizon se njohja reciproke është zgjidhja e vetme.

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimin në Bruksel për samitin e NATO-s ka folur për agjencinë shtetërore të lajmeve të Serbisë, Tanjug. Duke komentuar dialogun e vështirë mes Beogradit dhe Prishtinës, shefi i qeverisë shqiptare sugjeron dhe zgjidhjen më të mirë të mundshme mes palëve.

Edi Rama: “Unë shpresoj shumë se do të përfundojë së shpejti, unë i vlerësoj shumë përpjekjet e presidentit serb, Vuçiç, përpjekjet e vështira për të vazhduar në këtë proces dhe për të arritur një zgjidhje dhe ndërkohë që të gjithë janë në dijeni se ne kemi pranuar për mos të rënë dakord për të, sepse sipas këndvështrimit tim njohja e plotë mbetet e vetmja alternativë për të zgjidhur këtë çështje që ka zgjatur për një kohë të gjatë dhe e vetmja mënyrë për të lënë pas vështirësitë e të kaluarës së përgjakshme dhe konfliktuale”.

Kryeministri shqiptar më tej nënvizon se zgjidhja mbetet në dorë të dy presidentëve Thaçi dhe Vuçiç. Rama sqaron edhe qëndrimin e qeverisë së tij për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

“Shqipëria është shumë e interesuar për të gjetur një zgjidhje dhe natyrisht që Shqipëria nuk flet kurrë në emër të Kosovës, por për Kosovën dhe sërish unë e di që këndvështrimi ynë nuk është se është i kënaqshëm, kur dëgjohet nga Beogradi, por opinioni ynë mbetet opinioni ynë me njohje të plotë dhe një zgjidhje përfundimtare do të ishte më e mira për fëmijët në Serbi, në Kosovë dhe në Ballkan”.

Kryeministri Rama ndër të tjera vlerësoi angazhimin e mikut të tij, siç e quajti ai presidentin serb, në dialog dhe thotë se për Vuçiç nuk ka qenë e lehtë. Ai inkurajoi palët që të gjejnë një zgjidhje dhe beson se pas saj serbët dhe shqiptarët në Kosovë do të kenë një jetë më të mirë. /abcnews.al

ivica-dacic.jpg
G. P.19:22 | 11/07/2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, thotë për ABC News se tani është koha për të gjetur zgjidhje për Kosovën. Ai nënvizon se duhet të arrihet paqe afatgjatë për të dy vendet.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Ne kemi gjëra të ndryshme që dëmtojnë procesin dhe këto janë incidentet që ndodhin dhe një polarizim i thellë që ekziston dhe kjo natyrisht nuk shkon në dobi të gjetjes së zgjidhjes pasi tani presidenti Vuçiç dhe Thaçi duhet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Do të duhej që në një periudhë të afërt të fillohet të flitet se çfarë domethënë zgjidhja përfundimtare nëse duam të vëmë pikën në këtë çështje. Kjo do të ishte në interes të të gjithëve”.

Idro Seferi: “Keni thënë se jeta është në mes të asaj që mendon Kosova dhe asaj që mendon Serbia. Si ta kuptojmë se çfarë është zgjidhja e kompromisit dhe duhet ndonjë konferencë apo vazhdimi i dialogut”?

Ivica Daçiç: “Jemi përcaktuar për të vazhduar dialogun në këtë formë dhe kjo nuk do të thotë se nuk duhet organizuar edhe ndonjë takim ndërkombëtar. Natyrisht për zgjidhjen duhe të pyeten edhe serbët edhe shqiptarët dhe me rëndësi është edhe faktori ndërkombëtarë siç janë Bashkimi Europian, por edhe SHBA nga njëra anë dhe Rusia dhe Kina duke patur parasyshë që këto vende janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB. Natyrisht se cili është ky model ne kemi hapur librin për të propozuar zgjidhje, por është me rëndësi që kjo zgjidhje të jetë e qëndrueshme për të dyja palët”.

Idro Seferi: “Domethënë ju dëshironi një zgjidhje me shqiptarët, por që të bëhet diçka në mes, kjo të mos jetë pavarësia apo jeni të hapur për të diskutuar për çdo ide”?

Ivica Daçiç: “Ekzistojnë dy pikëpamje në këtë. Në Prishtinë ky është akti I deklarimit të pavarësisë. Në Serbi në bazë të kushtetutës thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë me një autonomi. Mendoj se duhet të fillojmë nga kjo nëse është reale njëra apo tjetra. Unë mendoj se nuk është reale as njëra e as tjetra. Çfarë është gjëja më pak e dëmshme në fund të fundit. Mendoj se kjo do të kishte efekte të mira për të gjithë pasi me këtë ne do të tejkalonim problemet tona. Shqiptarët dhe serbët nuk do të kishin për çfarë të zihen dhe këtë duhet inkurajuar”.

Idro Seferi: “Marrëdhëniet me Tiranën janë më të mira se sa vitet e shkuara. Si e shikoni tani këtë dhe a mund të ndihmoj diçka”?

Ivica Daçiç: “Mendoj se duhet të ndajmë qartë marrëdhëniet me Tiranën dhe Prishtinën. Me Tiranën përveç Kosovës nuk kemi çështje të hapura përveç dallimeve për Kosovën dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Nga ana tjetër mendoj se Prishtina ka një pozitë, e cila mund të kaloj diku në Perëndim nëse nuk e njohin situatën. Ne nuk mund të flasim që në Kosovë jetojnë kosovarët dhe në Tiranë shqiptarët. Ja tani kemi shqiptarët në Preshevë që thonë se janë pakicë kombëtare. Pakicë e kujt e Kosovës apo shqiptare? Ne nuk mund të bëhemi të verbër. Ky është populli i njejtë që jeton në Tiranë dhe në Prishtinë. Andaj duhet të flasim për të gjitha. Unë kam qenë gjithmonë për atë që problemi të zgjidhet mes dy shteteve amë, mes Shqipërisë dhe Serbisë. Natyrisht unë nuk them që nuk duhet pyetur ata që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, por sikur të ishim nisur në këtë rrugë mendoj se problemi do të zgjidhej që në vitet ’90”./abcnews.al

aleksander-vulin.jpg
ent ela12:45 | 08/07/2018

Pas vendimit të ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, për të dërguar trupa ushtarake në kuadër të KFOR-it, ka reaguar Aleksandër Vulin. Ministri serb i Mbrojtjes nënvizon se Mali i Zi duhej të pyeste Serbinë për një vendim të tillë, pasi sipas tij, Kosova nuk është shtet. Megjithatë, Vulin thotë se respektohet vendimi i Malit të Zi pasi trupat e dërguara do të ruajnë manastiret. Ndaj zyrtarit të Beogradit ka ardhur edhe një kundërpërgjigje e qeverisë së Podgoricës. Mali I Zi thekson se lidhur me këtë çështje nuk do ta pyesin Serbinë pasi Kosova është shtet i pavarur. /abcnews.al

qeverite.jpg
G. P.16:43 | 03/07/2018

Janë nënshkruar disa marrëvshje të rëndësishme midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi. Kryeministri Edi Rama dhe homologu Dushko Markoviç thanë gjatë mbledhjes së dy kabineteve qeveritarët se qyetarët meritojnë bashkëpunimi dhe jo qorrsokakët ballkanikë.

Ashtu siç e ndjeu veten një vit më parë kryeministri Edi Rama në Mal të Zi të njëjtën ndjesi përjetoi edhe homologu i tij, Dushko Markoviç.

Dushko Markoviç: “Sot në Shkodër, unë e kam të njëjtën ndjesi, sikur jam në shtëpinë time”.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi janë ulur për herë të parë në krah të njëri-tjetrit për të forcuar marrëdhëniet mes tyre.

Dushko Markoviç: “Duhet të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve. Jemi të detyruar të përdorim këtë rast. Jam i mendimit se qytetarët tanë meritojnë më shumë se qorrsokakët ballkanike”. 

Edi Rama: Duke filluar jo vetëm nga pika e hapjeve të reja kufitare që përbën jo vetëm sukses të përgatitur të këtij takimi, por edhe një bazë të gjerë, duke vazhduar me shfrytëzimin e vlerave të mëdha ekonomike dhe turistike që mbart e gjithë zona që bashkëndajmë”.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe homologu i Malit të Zi, Mevludin Nuhodziç, firmosën marrëveshjen për hapjen e një pike të re kufitare në Zogaj, Shkodër. Kjo pikë  do të jetë funksionale për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve.

Një prej marrëveshjeve të rëndësishme është ajo për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile. Por edhe marrëveshja për Manaxhimin e Burimeve Ujore Ndërkufitare e firmosur nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi me homolgun malazez, Milutin Simović.

Infrastruktura, energjia, siguria, turizmi janë disa nga sektorët, ku janë hapur dyert e bashkëpunimit midis dy vendeve në funksion të të cilave ishte edhe forumi i biznesit që u organizua me pjesëmarrjen e sipërmarrësve nga Shqipëria dhe Mali I Zi.

Erë dhe diell e shoqëroi mbledhjen e dy qeverive në Shkodër siç e përshkroi kryemininisri Edi Rama, i cili u shpreh aq i kënaqur nga ky takim sa nuk do të përjashtonte edhe ritet e vjetra që të mos i zinte syri i keq.

Edi Rama: “Kemi një traditë të përbashkët të vendosjes së hudhrave në një mjedis ku ka harmoni të plotë, për të larguar syrin e keq, megjithatë, besoj që në këtë rast është vetë Shkodra që largon çdo sy të keq nga takimi mes nesh”.

Kënaqësinë ia prishën deri diku mbështetësit e opozitës, që hodhën parrullat kundër tij dhe ministrave të kabinetit qeveritar./abcnews.al

srbija-kostarika.jpg
ent ela16:45 | 17/06/2018

Serbia arriti një fitore të merituar në Botëror, duke mundur 1-0 Kosta Rikën. Pas Kroacisë, edhe skuadra e dytë ballkanase u paraqit siç duhet në Rusi.

Gadishulli ynë mbetet i rëndësishëm. Kupa e Botës s’mund të jetë e plotë pa Ballkanin, dhe pas Kroacisë këtë e bëri të qartë edhe Serbia.

Formacioni i trajnerit Krstajiç, kapiteni i së cilit Ivanoviç vendosi rekordin me 104 ndeshje, triumfoi 1-0 ndaj Kosta Rikës, një rezultat që mund e duhej të kishte qenë më i thellë.

Serbët  patën më shumë qartësi dhe rrezikshmëri në aksionet e tyre, edhe pse ndeshja mund të duket e barabartë nëse lexon statistikat.

Zotërim thuajse i barabartë i topit, ndryshim i vogël në gjuatjet drejt portës, por rastet e vetme për gol thuajse i krijuan ata me fanela të bardha.

Milinkoviç-Saviç, Mitroviç apo Kostiç patën mundësi të shënonin, por nuk i dolën.

Kjo, më së shumti për meritë të portierit kostarikan, numrit 1 të Realit të Madridit, Kejlor Navas, që ishte ndoshta lojtari më i mirë në fushë për të dyja skuadrat.

Gjithsesi, Serbisë nuk iu mohua ajo që i takonte.

Në minutën e 59-të ishte kapiteni Aleksandar Kolarov që realizoi një gol spektakolar direkt nga goditja e dënimit.

Me këtë sukses, serbët morën tri pikët e para, duke qenë me shpresë për kualifikim në një grup të vështirë, bashkë me Brazilin e Zvicrën. /abcnews.al

vulin-1280x650.jpg
ent ela11:25 | 04/06/2018

Nuk ka vonuar reagimi i ministrit serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Haradinaj, sipas të cilit, përtej ecurisë së dialogut, populli i Kosovës nuk do i harrojë kurrë krimet e kryera nga serbët.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin reagoi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se mund të ketë një pajtim me Serbinë vetëm në rast se Beogradi do  të pranojë pavarësinë e vendit. Haradinaj shtoi se dhe nëse kjo ndodh, populli i Kosovës nuk do harrojë kurrë krimet e kryera nga serbët në vend. Ministri serb i mbrojtes, Vulin u citua nga mediat në vend se dëshironte të dinte nëse Haradinaj e kishte menduar vetë këtë apo e kishin menduar.

Vulin theksoi se dhe kosovarët kan vrarë gra dhe fëmijë, kanë djegur fshatra, grabitën prona, vranë policë dhe ushtarë. Dëbuan 250.000 njerëz nga vatrat e tyre, shkatërruan dhjetëra kisha dhe manastire, u përpoqën të merrnin territore serbe në mënyrëtë paligjshme, nuk respektuan marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe tashmë kërkojnë që Serbia të pranojë krimet dhe paqen për një konflikt që nuk e ka kërkuar.

Haradinaj u shpreh ndër të tjera se pajtimi do të thotë shumë për Kosovën, por kjo mund të bëhet për të dëshmuar se është shtet që dëshiron të ecë para. /abcnews.al

 

qeveria-serbe.jpg
G. P.14:24 | 27/05/2018

Qeveria e Serbisë ka përkrahur Presidentin Aleksandër Vuçiç, pas deklaratës së tij se do të luftojë kundër mbajtjes së konfliktit të ngrirë me Kosovën.

“Serbia duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar konflikte të reja me autoritetet e Prishtinës. Presidenti Aleksandër Vuçiç ka mbështetjen e ministrave të Qeverisë së Serbisë, sepse, siç thonë ata, në këtë kohë nuk iu duhen konfliktet dhe një luftë për Kosovën”, shkruan gazeta serbe Kurir, duke cituar zyrtarë të ekzekutivit të Beogradit.

Ndërkohë, Presidenti serb është shprehur më herët se do të luftojë për të shmangur çdo konflikt të ri me Kosovën si dhe të gjejë një zgjidhje për normalizimin e plotë të mardhënieve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono