serbi kosove

BRUKSEL-TAKIMI-1280x720.jpg
ent ela21:26 | 08/11/2018

Takimi i radhës mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç ka përfunduar më shpejt nga sa mendohej. Sipas mediave kosovare, takimi i ndërmjetësuar nga shefja e Politikës së Jashtme Federika Mogerini është mbyllur pa një marrëveshje. I pari që ka dalë nga takimi ka qenë presidenti serb Vuçiç, i cili nuk është ndalur të flasë për mediat që e prisnin për një prononcim. Ndërsa presidenti Thaçi ka deklaruar se takimi dështoi për shkak të qëndrimit të homologut serb, i cili sipas tij ka qenë shumë arrogant. “Fjalimi i tij ishte agresiv dhe arrogant, ndërsa fokusi ynë ishte tek arritja e një marrëveshjeje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12-44”, ka thënë Thaçi. Presidenti i Kosovës ka shtuar se shpreson që takimi i radhës të mbahet së shpejti dhe që Beogradi ta ndryshojë qasjen në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. /abcnews.al

F34BDA8E-7A81-46A8-A35F-75F28812C4D4_w1023_r1_s-933x445.jpg
ent ela10:45 | 11/08/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë të një pajtimi që kufijtë e Kosovës duhet të ndryshojnë. Por, ata duan vetëm të marrin. Thaçi dëshiron ta marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, por mos t’i japë asgjë Serbisë. E presidenti serb, Vuçiç, e ka bërë të qartë se dëshiron t’i marrë katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk ka thënë asgjë se çka do të japë si këmbim.

Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm me luftë. Politologu nga Prishtina, Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deklaratat e tilla, mund të kuptohen se të dy presidentët janë pajtuar që të ndërrojnë tash me formatin e bisedimeve dhe të kalojnë në bisedime politike.

“Qasja e dialogut dhe ndryshim i kritereve, determinon edhe natyrën e marrëveshjes, sepse nëse flitet për korrektim të kufijve nga ana e presidentit Thaçi, ndërsa nëse flitet për që duhet Serbia ta dijë ku e ka kufirin që e kontrollon efektivisht, atëherë shihet se po bisedohet për caktimin e kufirit të ri”, thotë Tahiri.

Shtete etnike
Analisti politik në Beograd, Bosko Jaksiç, thotë se problemi më i madh është se nuk dihet së çfarë saktësisht nënkupton demarkacioni, duke komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për të biseduar me shqiptarët e Kosovës për çështjen e kufirit.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, një vit më parë e ka përmendur çështjen e demarkacionit me Kosovën.

“Është një përpjekje për të krijuar territore etnikisht të pastra, domethënë jugu i Serbisë, që do të ishte tërësisht me serbë, dhe Kosova do të ishte etnikisht e pastër”, thekson Jaksiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ai pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët. Vuçiç ka thënë se me politikën e tij angazhohet për përkufizimin e kufijve me shqiptarët.

Tahiri thekson se është vështirë të thuhet nëse të dy vendet do të mund të arrijnë një marrëveshje.

“Korrigjimi i kufijve është i mundshëm nëse të dy palët pajtohen ose siç thotë presidenti i Serbisë, për tango nevojiten dy lojtarë. Mirëpo, a do të arrihet zgjidhja, është e vështirë të thuhet, sepse konflikti serbo-shqiptar si dy kombe, është së paku qe 200 vjet dhe gjithmonë kemi pasur ekspansion të vazhdueshëm të shtrirjes territoriale serbe dhe të pushteteve që janë zgjeruar në dëm të strukturës etnike dhe në dëm të territorit të popullit shqiptar”, vlerëson Tahiri.

Duke folur për korrigjimin e kufirit me Serbinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova dhe Serbia mund ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin. Ai me këtë rast ka përmendur përfshirjen e komunave jugore të Serbisë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në kuadër të territorit të Kosovës.

Përkrahja ndërkombëtare
Britania e Madhe dhe Gjermania kanë thënë se janë kundër ndryshimit të kufijve, sepse një gjë e tillë mund të krijojë tension dhe dhunë në rajonin e Ballkanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se presin një zgjidhje dhe se “Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar dhe se ende vazhdon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe pavarësisë saj.

Deklaratat e ambasadorit Delawie pasojnë komentet, kryesisht të politikanëve në Beograd, se administrata e presidentit Donald Trump “nuk e mbështet pavarësinë e Kosovës”, ashtu siç e kanë mbështetur administratat e mëhershme.

“Shtetet e Bashkuara janë një nga miqtë dhe mbështetësit më të afërt të Kosovës, edhe pse ju mund te lexoni diçka tjetër në media, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, ka thënë Delawie në Prishtinë.

“Miqësia ndërmjet dy vendeve tona është e thellë dhe është shumë-dimensionale dhe ne punojmë shumë çdo ditë për t’i avancuar qëllimet tona, siç janë demokracia, siguria dhe prosperiteti”, ka nënvizuar ambasadori amerikan./REL

vlcsnap-error606-1-1280x720.jpg
G. P.22:34 | 23/01/2018

Bashkimi Europian është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin për rifillimin e dialogut. Burime diplomatike nga Brukseli kanë deklaruar se vrasja e Olivar Ivanoviç nuk duhet ta pengojë procesin.

Bashkimi Europian po punon për rifillimin sa më parë të dialogut teknik mes Beogradit dhe Prishtinës, një proces ky i konsideruar nga Brukseli në interes të të dyja palëve.
Lajmin e bën të ditur agjencia serbe “Tanjug”, e cila citon burime nga strukturat diplomatike të BE-së. Sipas burimeve, Unioni ka mbajtur kontakte të rregullta me Beogradin dhe Prishtinën për të rinisur bisedimet mes ekipeve negociatare, të pezulluara pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, më 16 janar.

“Të dyja palët kanë detyrimin të marrin pjesë në dialog, proces të cilin e kanë marrë përsipër”, kanë thënë burimet për “Tanjug”.

Të pyetura lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se bisedimet do të vazhdojnë vetëm kur të sigurohen të dhënat mbi vrasjen e Ivanoviç, ato janë përgjigjur: “Qëndrimi i BE-së është i qartë dhe i pandryshuar dhe dialogu duhet të rifillojë sa më parë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono