semundje
LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 10: Kylie Jenner attends the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

semundje.jpg
ad min16:00 | 03/07/2019

Në Kukës, temperaturat e larta kanë dhënë shumë probleme në shëndetin e fëmijëve. Brenda ditës në urgjencën e spitalit kërkojnë ndihmë më shumë se 50 fëmijë.

Të vegjlit në Kukës nuk po i përballojnë temperaturat e larta. Megjithëse në këtë rajon ato janë dy-tre gradë më ulët se pjesa e ultësirës, në spital ka fluks fëmijësh.

“Për sa i përket kësaj temperaturës së lartë që ekziston në rrethin tonë, rekomandojmë të gjithë prindërit për kujdesin që duhet të tregojnë që fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta, të mos qarkullojnë në temperatura të larta, zakonisht të nxirren dhe të shëtiten nga ora 9:00 deri në 10:00. Në 10:00 të futen brenda”.

Çdo ditë paraqiten mesatarisht 50 fëmijë me shqetësime shëndetësore që sipas mjekeve janë shkak i motit.

“Numri i pacientëve që vijnë varion për 24 orë është nga 41-50 vizita. Zakonisht janë diarretë, të vjellat. Këto komplikacione vijë si rezultat i temperaturave, si rezultat i ushqimeve të ndenjura, ushqime jo të përshtatshëm për fëmijët”.

Metereologët parashikojnë se të paktën edhe kjo javë do të mbyllet me temperatura të larta, kurse mesi i javës tjetër në Kukës do të shënojë ulje deri në 28 gradë celsius./ABC News Albania 24/7

demencc.jpg
ad min23:11 | 14/05/2019

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar për herë të parë udhëzimet se çfarë duhet të bëjnë njerëzit që të shmangin demencën. Demenca është sëmundje e trurit, që shkakton humbje graduale të aftësisë për të menduar, gjykuar, mbajtur mend, deri në kufizim të veprimtarisë në jetën e përditshme.

Demenca prek të paktën 50 milionë persona në të gjithë botën dhe po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Deri më tani nuk ka asnjë mjekim që ta kurojë, por ka disa gjëra që njerëzit mund të bëjnë që të ulin rrezikun ose të ngadalësojnë demencën.

Moshat e vjetra janë më të prekura. Ekspertët kanë sugjeruar që ndryshimi i mënyrës së jetesës mund të ndalojë një të tretën e rasteve me demencë.

Por çfarë udhëzon Organizata Botërore e Shëndetit?

  1. Të rriturit, duke përfshirë të moshuarit duhet të kryejnë të paktë 150 minuta aktivitet fizik në javë.
  2. Duhet ndaluar duhani për shkak se është i dëmshëm për trurin dhe trupin.
  3. Duhet ngrënë mirë dhe shëndetshëm. BBC sugjeron dietë mesdhetare me perime të freskëta dhe fruta.
  4. Mos merrni mundimin të përdorni pilula me vitamina. Sipas studimeve nuk ka asnjë provë që kjo mund të ulë rrezikun për demencën.
  5. Duhet ndaluar përdorimi i alkoolit. Të pish shumë është e rrezikshme. Disa studime të tjera kanë sugjeruar se konsumimi i vogël i tyre mund t’ju mbrojë nga demenca, por nuk ka prova të forta që ta mbështesin këtë ide.
  6. Stërvitje për trurin. Disa studime sugjerojnë që të përdoren aktivitete që kanë të bëjnë me trurin. Bëhet fjalë për fjalëkryqe ose lojëra të tjera që mund t’ju ndihmojnë.
  7. Mbani peshë të shëndetshme. Kjo lidhet edhe me dietën dhe të stërviturit.
  8. Duhet të jeni socialë. Edhe pse nuk ka prova se mund të ndalojë ose të ngadalësojë demencën, të qëndrosh me miq lidhet me shëndetin e mirë dhe mirëqenien.
  9. Bëni kujdes me tensionin. Ka një lidhje të fortë mes demencës dhe tensionit të lartë të gjakut.
  10. Kujdes edhe me diabetin. Kontrolli i sheqerit në gjak është shumë i rëndësishëm për të ulur rrezikun nga komplikacione të tjera, siç është edhe demenca.
  11. Mbajeni nën kontroll kolesterolin. Edhe ky është një faktor që ndikon për të shkaktuar demencën.

/abcnews.al

veshka.jpg
ent ela17:20 | 21/03/2019

Një në 8 persona në Shqipëri, vuan nga sëmundja e veshkave. Ne muajin e sensiblizimit për sëmundjet e veshkave mjekët nefrologë apelojnë për kujdes me stilin e jetesës dhe ujin që konsumojnë.

1 në 8 persona në Shqipëri vuajnë nga problemet e veshkave.  Ndër to  4% janë diagnostikuar me pamjaftueshmëri renale kronike  dhe kanë nevojë për trajtim me te specializuar mjekësor.  Numri i të sëmurëve me veshka ne vendin tone ka pësuar rritje ndërkohe krahasor me rajonin dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës mjekët vërejnë se pacientët të cilët duhet t’i nënshtrohen dializës kanë një moshë më të re.

Sëmundjet e veshkave shfaqen në mënyrë të heshtur dhe mjeket tregojnë se pacientët shpesh u shkojnë në stade të rënduara. Ndërkohë shenjat që shfaqin të sëmuret nuk i lidhin me veshkat.

Një stil i shëndetshëm jetese me ushqime të kontrolluara  e shumë aktivitet fizik do parandalonte obezitetin, hipertensionin e diabetit, sëmundje që ojne dhe në probleme të veshkave. Në muajin e sensibilizimit për sëmundjet renale mjekët apelojnë për kujdes dhe me ujin që konsumojmë.

Parandalimi  është mesazhi që vjen dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë vit pasi sëmundjet e veshkave konsiderohen si shkaku i  gjashtë i vdekjeve në botë. 850 milion persona vuajnë prej tyre ndërsa  2.4 milion humbin jetën në vit./abcnews.al

natura.png
ad min22:09 | 05/03/2019

Një transplant qelizash staminale i ka mundësuar një pacienti anglez që të çlirohet nga virusi HIV. Bëhet fjalë për një praktikë mjekësore të vështirë, që aplikohet për të dytën herë në 10 vjet dhe ekspertët thonë se mund të jetë më efikase në të ardhmen.

Një pacient anglez i prekur nga virusi HIV është kuruar nga infeksioni falë një transplanti qelizash staminale. Lajmin e bën të ditur revista mjekësore “Nature”, sipas të cilës bëhet fjalë për rastin e dytë të këtij lloj mjekimi.

Pacienti, një qytetar nga Londra, i cili po trajtohej edhe për kancer, është shëruar nga HIV-i pas 18 muaj mjekim dhe nuk po merr më medikamentet e posaçme. Sidoqoftë, studiuesit paralajmërojnë se është ende herët të thuhet se personi është shëruar nga virusi.

Sipas ekspertëve, ky lloj mjekimi nuk është shumë praktik për pacientet me HIV, por mund të ndihmojë në të ardhmen për të gjetur një kurë më të përshtatshme.

Pacienti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte diagnostikuar me HIV në vitin 2003 dhe avancoi në limfomën Hoxhkin në vitin 2012. Ai iu nënshtrua kemioterapisë dhe më pas impiantit të qelizave staminale që u ofruan nga një donator rezistent ndaj HIV-it.

Studiuesit nga Universiteti i Londrës, Kembrixhit dhe Oksfordit ishin pjesë e operacionit. Kjo është hera e dytë që një pacient trajtohet në këtë mënyrë dhe është çliruar nga virusi. 10 vjet më parë në Berlin një pacient iu nënshtrua transplantit të palcës së kockës nga një donator që ishte imun ndaj virusit./abcnews.al

konviktet.jpg
ad min17:06 | 03/02/2019

Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Bardh Spahia ka publikuar disa foto të cilat sipas tij i përkasin ambienteve të konvikteve të studentëve në Shkodër. Nuk janë thjesht kushtet primitive, shkruan deputeti demokrat në rrjetet sociale- por mbi të gjitha ato higjenike që janë shndrruar në burim sëmundjesh.

Duke iu drejtuar ministres së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë, deputeti Spahia i kërkon përgjigje se përse studentët vazhdojnë të paguajnë qira për ambiente që duhet të mbyllen urgjentisht./abcnews.al

MBULIM-GROPOSJA-E-SHPENDEVE-KRUJE-ABC-M-3-T-2-HD.mpg_snapshot_00.36-1280x717.jpg
ad min15:10 | 27/10/2018

Një ditë më parë ABC News transmetoi një kronikë për sëmundjen që ka prekur pulat dhe gjelat e detit në fshatin Bubq të Krujës. Ditën e sotme ka nisur groposja e shpendëve të ngordhur. Fermerët japin alarmin për pula të tjera që janë infektuar nga kjo sëmundje.

Ata kanë dyshime për medikamentin i cili nuk ka kryer efektin e duhur në eleminimin e kësaj sëmundjeje. Ata u bëjnë apel institucioneve shtetërore që të kryejnë verifikimet përkatëse për ilaçin që përdoret për shpendët dhe për dëmet e tyre./abcnews.al

 

SEMUNDJET-E-ZEMRES.mpg_snapshot_01.11-1280x720.jpg
ad min15:47 | 28/09/2018

2700 pacientë çdo vit preken nga infarkti. Mjekët kardiologë ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të personave që shfaqin probleme me zemrën, ndërkohë që apelojnë për diagnostikim të hipertensionit e diabetit.

Ushqehuni shëndetshëm dhe jeni sa më aktiv që të mos keni probleme me zemrën. Në prag të ditës botërore të zemrës, mjekët ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të qytetarëve që shfaqin probleme kardiovaskulare. Në regjistrat shëndetësore në vend mbi 80 mijë persona figurojnë me sëmundje të ndryshme të zemrës, ndërkohë që 2700 pacientë regjistrohen çdo vit me infarkt të miokardit. Shkaqet mbeten kequshqyerja, konsumi i duhanit dhe alkoolit, por edhe mosdiagonstikimi i hipertensionit e diabetit.

Artan Goda, shef i Shërbimit të Karidologjisë, QSUT: “Sigurisht është rritur shumë sepse edhe koshienca e popullatës është shtuar, besimi mbi sistemin është shtuar dhe natyrisht janë shtuar dhe të sëmurët që kërkojnë të përfitojnë nga ky besim. ”

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: “Lajmi i mirë sot është që vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës nuk është rritur në Shqipëri. Sigurisht, kjo në sajë të të gjithë përpjekjeve që qeveria shqiptare ka bërë. Në kuadër të vendosjes në fokus të disa programeve qoftë programit të parandalimit dhe qoftë të të gjithë programeve të suportit sa i përket trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare.”

20% e grupmoshës nga 35 deri në 70 vjeç që kanë kryer vitin e fundit kontrollin mjeksor bazë rezultojnë me riks të lartë për sëmundjet karidiovaskulare. Ndersa tek 34 % e tyre rreziku paraqitet i moderuar./abcnews.al

FADIL-HASA-3.jpg
ad min10:46 | 16/07/2018

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare pas luftës me një sëmundje të rëndë aktori i humorit Fadil Hasa.

Talenti i tij u shfaq fillimisht me estradën amatore të Durrësit, në vitin 1970 u bë pjesë e estradës së Durrësit si aktor profesionist.

Më pas u bë i njohur në gjithë Shqipërinë me  realizimin e një sërë rolesh unike. Fadil Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”.

Ai ka interpretuar edhe në filmat artistikë si “Kronikë provinciale”, “Mao Ce Dun” dhe “Zëvendësi i grave”.

Gjatë karrierës së tij artistike është nderuar edhe me çmime të rëndësishme në festivalet e filmit. Në nder të aktorit durrsak, homazhet do të mbahen nesër në teatrin e Durrësit./abcnews.al

sterkaj.jpg
ad min16:43 | 19/06/2018

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku shkruan se deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, është duke kaluar një provë të vështirë pas një sëmundjeje shëndetësore.

Rama lutet që Stërkaj ta përballojë si kampion sëmundjen pasi ashtu njihet sipas tij që në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama në Facebook

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik! Jemi të gjithë me ty”!

 

/abcnews.al

infekktivi.jpg
ad min16:05 | 12/06/2018

Me ardhjen e stinës së nxehtë janë shtuar dhe personat që shfaqin probleme shëndetësore e kërkojnë ndihmë të specializuar mjekësore. Shëbimi infektiv në QSUT është i mbingarkuar, ndërkohë mjekët tregojnë se numrin më të madh të të sëmurëve e përbëjnë personat e helmuar nga ushqimet.

Në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë nuk ka shtretër të lirë. Pacientet që shfaqin probleme shëndetësore ndikuar edhe nga stina e nxehtë kanë mbingarkuar shërbimin. Mjekët tregojnë se numrin më të madh të të sëmurëve e zënë të helmuarit nga ushqimet.

Mjekët sugjerojnë të tregohet kujdes me atë që konsumojnë e higjenën personale. Ndërkohë tërheqin vëmendjen edhe për sëmundjet që mund të transmetohen përmes mushkonjave të cilat shërbejnë si vektorë transmetues për shumë infeksione.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë identifikuar 38 tipe mushkonjash, ndërkohe që në 39 pika përgjatë vijës bregdetare dhe në disa zona në Tiranë kanë nisur dezinsektimin. Procesi do të zgjasë deri në muajin Shtator, por për mungesë të fondeve, sipas ekspertëve, nuk mund të mbulojë të gjithë territorin e vendit./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono