selia

basha-me-te-rinjte-1280x678.jpg
nev ila21:00 | 31/10/2019

Hapi i parë për të dal nga kriza, sipas kreut të opozitës Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë,  janë zgjedhjet e parakohshme. Tashmë  ky nuk është vetëm kusht i opozitës, por  edhe i Evropës.

Dështimi  më i madh i qeverisë  Rama  është  me  rininë  sipas  Bashës , e cila largohet  çdo ditë jashtë Shqipërisë,  por  kryetari i opozitës u zotua se do t’i kthej shpresën të rinjve, që mos të braktisin  vendin dhe kjo nis nga vota e lirë, sipas Bashës.

Kreu i opozitës  premtoi demokraci dhe barazi para ligjit,  në arsim dhe ekonomi,  si dhe rikthim të garës së  mohuar nga qeveria aktuale.

Lulzim Basha u zotua se do të  financojë  10 mijë stazhe për të sapo diplomuarit.

Financim 100 % të bursave  për familjet që nuk kanë mundësi ekonomike dhe 50 përqind për familjet nën minimumin jetik.

Turi kombëtar për rininë,  pas Tiranës, ku ishin të pranishëm  Kryetari  Junge  i Union, të CDU- së  dhe  Kryetari i forumit rinor të  i LDK-SE  Fidan Jupolli,  do të  shtrihet në  gjithë  vendin./abcnews.al

selia-pd.jpg
nev ila12:27 | 21/10/2019

ABC News ka mësuar se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë aleatët. Pasditen e sotme në orën 17:00 Basha do të presë në selinë e PD kryetarët e partive të aksionit opozitar.

Lulzim Basha sot më herët, ka dhënë edhe një konferencë për shtyp, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, pas dështimit me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë më 18 tetor./abcnews.al

selia-pd.jpg
ad min12:05 | 04/07/2019

Lulzim Basha ka mbledhur strukturat më të larta të PD-së për vijimin e aksionit opozitar pas 30 qershorit. “Asnjë hap pas!”, ka qenë porosia për demokratët.

Asnjë hap pas është motoja që e udhëheq Lulzim Bashën në vendimet e tij. Zgjedhjet e 30 Qershorit mbaruan duke vërtetuar se Kryeministri Edi Rama edhe kur i bën i vetëm kandidimet, votimet dhe numërimin edhe kur nuk ka kundërshtar për të vjedhur, vjedh dhe manipulon. Konstatimet i bëri të ditura në mbledhjen e përbashkët që zhvilloi me kryesinë e Partisë Demokratike dhe ish-grupit parlamentar.

“Këtë e dëshmojnë qindra denoncime nga media dhe mijëra të tjera nga qytetarët si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, më i keqi që nga ‘97. Rama e bëri për të rritur pjesëmarrjen fiktive. ODIHR vuri vulën për rolin kriminal të KQZ-së në këtë operacion të paparë manipulimi. Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira”.

Duke risjellë në vëmendje konstatimet paraprake të OSBE/ODIHR Lulzim Basha nënvizoi se tashmë edhe për ndërkombëtarët zgjedhjet vendore janë nul.

“Konstatimet paraprake të ODIHR nxjerrin mes shumë problemeve 2 çështje kryesore:  a) dekreti i presidentit është në fuqi, farsa e 30 Qershorit është nul sepse është kundër parimit themelor të sundimit të ligjit b) regjistrimi i patericës së krijuar nga Edi Rama për të kijjuar iluzionin e garës u bë në shkelje të ligjit. Votimi i 30 Qershorit është nul”.

Sipas kreut të opozitës Partia Demokratike nuk ndjehet e vetme, asaj iu bashkua shumica absolute e shqiptareve në refuzimin e regjimit të Edi Ramës. Kjo e bën opozitën të mos ndryshojë asnjë qëndrim, por të vazhdojë të kërkojë largimin e kryeministrit, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 Qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.

“Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përçarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 Qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojini, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre Edi Ramës!”

Të hënën opozita e bashkuar ka njoftuar protestën kombëtare të radhës si sinjal se rezistenca për të realizuar kërkesat e përsëritura, vazhdon./ABC News Albania 24/7

voltana-ademi-1280x711.jpg
nev ila15:57 | 02/07/2019

Dy ditë pas zgjedhjeve, Voltana Ademi paraqitet në selinë e Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetarët për postin si kryetare e Bashkisë së Shkodrës, Ademi tha se është herët për të folur, duke komentuar edhe raportin që dha OSBE një ditë më parë. Në përfundim, Ademi përmendin për zgjedhjet, duke e cilësuar pjesëmarrjen e ulët të votuesve si një arritje./ABC News Albania 24/7

 

edi-rama-del-1280x713.jpg
nev ila20:01 | 30/06/2019

Kryeministri Edi Rama ka dalë pas rreth 9 orëve nga selia e Partisë Socialiste ku ishte parë të hynte ditën e sotme pasi ushtroi të drejtën e votës në qendrën e votimin në Surrel. Rama pak orë më pas i është drejtuar selisë së PS-së.

Pasi ka përfunduar procesi i votimit në gjithë vendin, kryeministri Rama pritet të dalë në një komunikim me median./abcnews.al

Lulzim-Basha-selia-1280x711.jpg
nev ila22:33 | 28/06/2019

Menjëherë pas mbylljes së fushatës së Partisë Socialiste në Vlorë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e PD mbajti një deklaratë për median.

Në prag të 30 qershorit, Basha rikthen në vëmendje betejat e vështira dhe fitorët e PD në 6 vjet e vetme kundër të gjithëve.

“E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal të Edi Ramës. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për Edi Ramën nuk duhet të na bëjë ta harrojmë atë. në 30 qershor fillon spiralja e rrëzimit të regjimit politik.

Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.

Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.

Atëhere na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e paralamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.

Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksiononte gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin

Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund.

Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh.

Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet që dekriminalizimi ishte lojë politikë e jona.

Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës përdhunues dhe trafkantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.

Pa mbaruar mirë dekriminalzimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe alternativë eknomike për vendin.

Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi ngriti zërin për drogën.

Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës

Kujtoni betejën tonë për koncesionet.

Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, sSi metoda novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje.

E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.

Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kutpohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje.

Na sulmuan

Na fyen

Na shpërfillën

Por sot, Të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën.

Kanë qenë beteja të ashpra. Na është dashur të marrim veprime të guximshme. Na është dashur të sakrifikojmë dhe të përballojmë kosto, baltë dhe sulme.

Ne nuk ulëm kokën kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.

Por sot dua ta them:

Pa bojkotet tona,

Pa denoncimet tona

Pa çadrën

Pa djegien e mandateve

Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë

Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt“, deklaroi Basha nga selia e PD./abcnews.al

preket-jozefina-topalli.jpg
ad min22:04 | 24/01/2019

Jozefina Topalli është një nga figurat më të spikatura të politikës në vendin tonë. Edhe pse nuk është më deputete, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike vazhdon të mbetet aktive në sferën publike.

Megjithatë e ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, “Zonja e hekurt” e politikës shqiptare u prek, kur u pyet nëse e kishte marrë malli të kthehej në selinë e PD-së, aty ku ka punuar për shumë vite.

Mirela Milori: Me përfaqësues të tjerë brenda PD-së flisni?

Jozefina Topalli: Po sigurisht, komunikoj me ata që kam qenë dhe me ta që kam punuar. I ndjek me shumë interes dhe më dhimbsen. Unë e di sa keq ndihen.

Mirela Milori: Ju ka marrë malli të riktheheni në atë seli?

Jozefina Topalli: Shumë! Tek kjo e reja jo. S’e kam me selinë, unë e kam me shpirtin e demokratëve. Sigurisht që kam dhimbje dhe mall të madh, por duhet të jem realiste./abcnews.al

100690171_youtube-shooter.jpg
ent ela22:54 | 03/04/2018

Të shtëna armësh zjarri janë raportuar të martën pranë selisë qendrore të YouTube, në lokalitetin San Bruno, në jug të Kalifornisë. Ambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe autoritetet policore i kanë bërë thirrje banorëve që të mos hyjnë në zonë. Google, që zotëron YouTube, ka deklaruar se po heton të dhënat për një incident me armë zjarri. Ndërsa disa anëtarë të stafit kanë folur për praninë e një agresori të armatosur, por gjithçka mbetet për t’u konfirmuar. /abcnews.al

425A9064-1280x853.jpg
ad min17:19 | 27/03/2018

Takimin e rezervoi për studentët, ndaj edhe prezantimin duket ia përshtati tyre.

Lulzim Basha: “Tani po dal nga zyra ime për të shkuar në sallën e deputetëve, por jo për një takim me deputetët por më një takim me 76 sudentë të shkencave politike, që janë vizitorët tanë këtu sot në selinë e PD-s”.

Për rreth një orë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me studentet e Universitetit të Tiranës, dega shkenca politike, të cilët i drejtuan atij pyetjet dhe mendime. Për Lulzim Bashën, problem thelbësor i këtij sistemi politik të dështuar janë modelet e krijuara.

Lulzim Basha: “Kush ecën përpara sot në Shqiipëri ma thoni pak? Cila është industria më e suksesshme në Shqipëri sot? Bananet apo ato që janë poshtë bananeve? Pra kemi një sistem, ku përpara ecin vetëm trafikantët, kriminelët, pushtetarët e korruptuar, servilët e pushtetit. Dhe ky është sistemi që ne duhet të ndryshojmë sëbashku”.

Demokratizimin që kërkon për vendin Partia Demokratike e nis nga vetja, tha Lulzim Basha duke folur për procesin e nisur brenda partisë.

Lulzim Basha: “Që në PD të zgjedhurit të jenë produkt i drejtpërdrejtë i vullnetit të anëtarëve të PD-s.”

I pyetur nga studentët lidhur me sistemin dhe listat e partive në zgjedhje, kreu i opozitës foli për ndryshimin e tij.

Lulzim Basha: “Sistemi zgjedhor në pikëpamjen time duhet ndryshuar sepse ky që kemi ka dështuar. Ka dështuar jovetëm në kuptimin që s’ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe rezultatin e dikton paraja, paraja e drogës, paraja e pisët, por ka dështuar sepse shumica e shqiptarëve nuk njohin më kush është deputeti që i përfaqëson në Parlament. Dhe deputeti nuk di kë përfaqëson. Deputeti përfaqëson Kryeministrin, i shërben Kryeministrit, kur është në mazhorancë. Duhet të jetë çështje e konsensusit midis forcave politike”.

Kreu i opozitës përsëriti thirrjen ndaj kritikëve të lidershipit të tij, për bashkim rreth vlerave të Partisë Demokratike./abcnews.al

vlcsnap-error668-1280x719.jpg
ad min14:41 | 25/12/2017

Një 58-vjeçcar, përplasi automjetin e tij në zonën hyrëse të Partisë Social-Demokrate, të Martin Schulz, në Berlin, në orët e vona të së dielës. Të dhënat e para konfirmojnë se përvec dëmeve materiale në hyrje të ndërtesës, nuk ka pasur pasoja të tjera. Policia gjermane u shpreh për mediat se bëhej fjalë për një tentativë vetëvrasjeje. Pak minuta përpara përplasjes, autori i ngjarjes kishte lënë një cantë të mbushur me bombula gazi dhe fitila, përpara selisë së Partisë Kristan-Demokrate të Kancelares Merkel./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono