sekuestrim

para.png
G. P.12:49 | 16/08/2019

Specialistët për Hetimin e Krimit ekonomik dhe Financiar në Policinë e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare të shtetasit T.B. Sipas njoftimit të uniformave blu bëhet fjalë për një llogari bankare e vlerë 1200 mijë Euro.

Autoritetet dyshojnë se këto para janë përfituar nga veprimtari kriminale. Ndërkohë T.B dyshohet se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme./abcnews.al

Policia-e-Tiranes-1280x662.jpg
G. P.10:45 | 01/08/2019

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Investimi”, ku ka sekuestruar 1.500.000 euro llogari bankare. Paratë i përkasin një ish-punonjësi të administratës shtetërore, identiteti i të cilit është Ferdinand Shehu. Sipas policisë në vitet 2006-2011, ai ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizmit dhe Integrimit të Zonave Urbane.

“Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, ish-punonjësi i administratës ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Policia nuk jep detaje të tjera me arsyetimin se hetimet janë në vijim.

Ai reagoi për ABC News, ku u shpreh se ndodhet në Itali me pushime bashkë me familjen. Ndërkohë thekson më tej se do të ngrejë padi ndaj prokurorisë dhe policisë sepse nuk është thirrur asnjëherë në lidhje me këtë hetim.

“Jam në Itali bashkë me familjen, më kanë bllokuar çdo cent në llogarinë bankare. Kam 8 vite në Shqipëri, pse nuk është bërë asnjë hetim ndaj meje? Çdo lëvizje e kam bërë nëpërmjet bankës. Shteti kishte plot kohë për të më hetuar, por gjeti momentin kur ika në Itali me pushime. Do bëj padi ndaj prokurorisë dhe policisë, pasi nuk më kanë thirrur asnjëherë për këtë hetim”, është shprehur Shehu./abcnews.al

para-droga.jpg
G. P.14:52 | 06/07/2019

Një i ri u prangos nga policia e Tiranës, i akuzuar për shpërndarje të drogave të forta, kryesisht të kokainës. Dyshohet se aktiviteti kriminal kryhej në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, efektivët e Komisariatit nr.2, gjetën 43 doza kokainë, te  fshehura në pjesën e brendshme të kasetofonit të automjetit.

Policia bëri të ditur se ka sekuestruar si provë materiale edhe 6 telefona celularë që përdorte i prangosuri. Të riut iu sekuestrua edhe një shumë parash, kryesisht në valutë të huaj, 25 mijë 500 franga zviceriane, 600 euro, 49 mije 500 lekë dhe 100 dollarë.

Këto para u gjetën në kroskotin e makinës. Sipas policisë, ka nisur procedim në gjendje të lirë edhe për 32 vjeçarë, për veprën penale “moskallëzim krimi”./ABC News Albania 24/7

weapons-seized-holmby-hills-may2019-cover.png
ent ela12:57 | 11/05/2019

30 agjentëve të policisë amerikane u janë dashur plot 12 orë që të sekuestronin me mijëra armë zjarri në një vilë në zonën e pasur të Beverli Hills. Pas arrestimit, pronari i armëve u la në liri me kusht pasi pagoi 50 mijë dollarë garanci.

Një zbulim i pabesueshëm që shihet në pamjet e transmetuara nga televizionet amerikane KCBS e KCAL-TV. Me mijëra armë zjarri ishin fshehur në një vilë në zonën e pasur të Los Angeles, pranë Playboy Mension në kufi me lagjen e Bel Air. Ka qenë një  telefonatë anonime që u ka lejuar agjentëve amerikanë të gjejnë depozitën e shitjeve të paligjshme të armëve. Personi i arrestuar dhe më pas i lënë i lirë, është pjesë e një familjeje shumë në zë, ndërsa pronarja e vilës për momentin nuk është sinjalizuar ende nga policia.

Girard Saenz, u arrestua dhe u la i lirë me kusht pasi pagoi 50 mijë dollarë, është një emër i njohur për forcat e rendit. Ai është arrestuar dhe më parë me akuzën e transportit të paligjshëm të armëve. Këtë herë ai ka mbajtur 30 agjentë të zënë me punë për 12 orë. Kaq kohë u deshën për të gjetur të gjitha armët, ndërsa pistoletat ishin vendosur në dhoma të ndryshme të vilës. Agjenti që drejtoi operacionin u shpreh se nuk kishte parë aq shumë armë në 30 vjet karrierë. Një arsenal i tillë në një banesë private është i pabesueshëm, përfundoi ai. /ABC News Albania 24/7

kanabisi.jpg
G. P.20:31 | 04/05/2019

Rreth një ton kanabis të ardhur nga Shqipëria janë sekuestruar në Greqi në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat i jep policia greke që ka publikuar edhe një video nga aksioni i fundit.

Vetëm drejtoria policore e Kosturit, ka sekuestruar muajt e parë të këtij viti rreth 1 ton kanabis me prejardhje nga Shqipëria. Lënda narkotike është sekuestruar në operacione ku u kanë kaluar prangat transportuesve apo trafikantëve shqiptarë.

Por po ashtu janë të shumtë edhe shtetasi grekë që janë arrestuar gjatë këtyre operacioneve. Policia e Kosturit ka publikuar një video nga aksioni i ditës së shtunë, kur u asgjësuan nëpërmjet djegies në furrnaltë, 945.4 kilogramë kanabis dhe 8.2 kilogramë heroinë.

Sipas një raporti të policisë greke, nga Shqipëria vjen 71% e kanabisit që ka destinacion Greqinë. Por dyshohet se kjo shifër është më e madhe, pasi një pjesë e konsiderueshme e kanabisit të panjohur është kapur në zona pranë kufirit greko-shqiptar. Raporti bën të ditur se në operacionet anti-drogë janë arrestuar gjatë një viti 1273 shtetas shqiptarë dhe 8.186 shtetas grekë.

Raporti shton se afërsia gjeografike e ka bërë Greqinë pikë tranziti për ngarkesat e paligjshme të kanabisit shqiptar. Destinacioni i kësaj lënde narkotike është territori i Bashkimit Europian, por tash së fundi edhe Turqia, theksohet në raport./ABC News Albania 24/7

pistoletaaa.jpg
G. P.16:31 | 25/04/2019

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi u kap me armë zjarri. Uniformat blu njoftuan se ky operacion u zhvillua falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kishin dërguar informacione se V.K. mbante armë zjarri në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”.

Si rezultat i kontrollit atje, policia gjeti një automatik dhe një pistoletë me fishekë dhe krehër. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 54-vjeçarit rëndon vepra penale e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”./abcnews.al

arben-ndoka.jpg
G. P.20:46 | 11/04/2019

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar ish-deputeti Arben Ndoka, duke thënë që akuzat ndaj tij janë hiperbolizuar.

“Nuk e di ku janë këto prona që më paskan konfiskuar mua, kur unë nuk kam asnjë metër tokë askund”, shkruan në Facebook Ndoka.

Ai pretendon se sipërfaqja e tokës dhe apartamentet e sekuestruara nuk janë në pronësi të tij. Ai aludon se akuzat dhe arrestimi i tij kanë prapavijë politike./abcnews.al

C_2_articolo_3200879_upiFoto1F-1280x720.jpg
G. P.16:50 | 04/04/2019

Policia italiane sekuestroi në Torino 20 automjete me targa të huaja, mes të cilave edhe me targa shqiptare. Sipas ligjit vendas, rezidentët në Itali prej më shumë se 60 ditësh, nuk mund të qarkullojnë me automjet me targa të huaja.

Gjoba për një shumë prej 28 mijë eurosh dhe më shumë se 20 sekuestrime. Është ky rezultati i një seri kontrollesh të kryera nga policia italiane në Torino ndaj automjeteve me targa jo italiane. Operacioni kryhet menjëherë pas hyrjes në fuqi të dekretit “Siguria”, i cili parashikon se kushdo që është rezident në Itali prej më shumë se 60 ditësh, nuk mund të qarkullojë me automjet me targa të huaja.

Pjesa më e madhe e shoferëve të ndaluar ishin me origjinë shqiptare, rumune dhe moldave, të cilët qarkullonin me automjete me targa të shteteve të tyre të lindjes. Mes automjeteve të sekuestruara pjesa më e madhe ishin të llojit Fuoristradë.

Policia ka ndaluar dhe disa sipërmarrës me origjinë shqiptare dhe rumune të cilët qarkullonin me furgonët e tyre që I përdornin për biznes, por me targa jo italiane. Përveç sekuestrimit të automjeteve janë vendosur gjoba që kalojnë shumën e 28 mijë eurove.

droga-1.jpg
G. P.17:42 | 20/03/2019

Rreth 328 kilogramë drogë është sekuestruar në Karaburun dhe 10 persona kanë përfunduar në pranga. Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë dhe Drejtoria e Policisë së qarkut Vlorë. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë drejt Italisë.

Nje grup qe trafikonte droge drejt Italisë është goditur nga policia e Vlorës. Në një operacion që zgjati tre ditë kanë përfunduar në pranga 10 persona, dy prej tyre janë ndaluar në flagrancë.

Ndërsa është sekuestruar 328 kilogramë kanabis dhe dy gomone. Organizatorët e këtij grupi kriminal, dy mjetet që i përdornin për transport i kishin fshehur në gjirin e Shën Janit dhe në Dukat të Vlorës.

Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës u  gjetën rreth 328 kg droge dhe u kapen në flagrancë Olsi Ylli dhe Elton Muço, të cilët po ruanin lëndën narkotike. Në këtë operacion u përfshinë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, mjete lundrimi të Delta Forcës, Policisë Kufitare si dhe policia e Vlorës.

“Ky operacion u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.156 të vitit 2018, të drejtuar nga Prokurorët e Prokurorisë për Krime të Rënda, Anton Martini dhe Manjola Kajana, procedim i rregjistruar për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku në funksion të këtij procedimi më datë 29.08.2018 në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë sekuestruar në brigjet e Italisë 700 kg kanabis, 1 gomone e cila shërbeu për trafikimin e lëndës si dhe janë arrestuar shtetasit A.R dhe D.K”.
/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono