sejko

BANKA-E-SHQIPERISE.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela12:30 | 29/05/2019

Gjatë vitit të shkuar bankat në vendin tonë kanë dhënë rreth 1.1 miliardë euro kredi të re. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko apelon për rritje të kreditimit dhe zgjerim të sektorëve ku bankat e nivelit të dytë përqendrojnë financimin.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ka nxitur bankat e nivelit të dytë t’i kushtojnë më tepër rëndësi kreditimit.

Bashkë me reduktimin e kredive me probleme sugjerimi i kreut të Bankës Qendrore vjen dhe për zgjerimin e sektorëve ekonomikë ku i përqendrojnë ato.

Ndërsa fliste për kontributin e sektorit bankar në ekonominë e vendit në konferencën me të njëjtën temë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tregoi se vetëm gjatë vitit të shkuar bankat kanë dhënë rreth 1.2 miliardë euro kredi të re në interes të financimit të bizneseve, blerjes së banesve dhe konsumit.

Vëllimi i kredisë së dhënë nga sektori bankar sipas kreut të Bankës Qendrore përbën rreth 35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto shpërndarë në 327 mijë njësi ekonomike. /ABC news Albania 24/7

sejko-1-765x383.jpg
ad min15:45 | 08/05/2019

Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2018 shënoi progres për ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar. Gjatë raportimit në parlament Guvernatori Gent Sejko tha se aktiviteti ekonomik si dhe punësimi e pagat erdhën në rritje.

2018-a për ekonominë dhe financat shqiptare ishte një vit progresi. Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë në raportin vjetor për vitin që lamë pas, që u bë publik nga kreu i këtij institucioni Gent Sejko në parlament.

Gent Sejko Guvernator i Bankës së Shqipërisë: “Ritmi i rritjes ekonomike u përshpejtua në 4.1% gjatë vitit 2018. Ajo pasqyroi kontribute pozitive nga zgjerimi i konsumit familjar, investimeve të biznesit dhe eksporteve. Punësimi u rrit me 1.6%, ndërsa norma e papunësisë në fund të vitit u ul në nivelin 12.3%, nga 13.4% një vit më parë. Deficiti i llogarisë korrente zbriti në 6.7% të PBB-së gjatë vitit 2018, ndërsa treguesit e qëndrueshmërisë së borxhit të jashtëm u forcuan.”

Ndonëse treguesit kryesorë të sektorit bankar si ai i ai likuiditetit, përfitueshmërisë dhe kapitalizmit, performuan në nivele të kënaqshme për 2018, për guvernatorin Sejko kreditë e këqija vijojnë të përfaqësojë riskun kryesor të sektorit bankar./ABC News Albania 24/7

SEJKO-FMN-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 25/04/2019

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga z. Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë. Çështjet e diskutuara gjatë këtij takimi mësohet se lidhen me zhvillimet makroekonomike, pritshmëritë për vitin 2019 dhe periudhën afatmesme, faktorët e rritjes ekonomike; inflacioni dhe parashikimet për kthimin e inflacionit në objektiv. Gjithashtu sipas një njoftimi të bërë publik nga Banka e Shqipërisë mësohet se me misionin e FMN-së është diskutuar edhe mbi kursin e këmbimit dhe ecurinë e tij; tregjet financiare; sistemin bankar, konsolidimin i tij dhe shumë çështje të tjera të ndjeshme në fushën ekonomike. Në ditët në vijim, misioni i FMN-së do të zhvillojë takime me drejtues të lartë pranë Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim diskutimin më në detaje të çështjeve të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit. /abcnews.al

sejko-1280x719.jpg
ent ela22:30 | 28/03/2019

Banka e Shqipërisë vlerëson se për  periudhën e parë të këtij viti rritja ekonomike do të ngadalësohet për shkak të rënies së prodhimit të energjisë elektrike dhe eksporteve në disa sektorë. Por, guvernatori Gent Sejko nuk e lidhi këtë ngadalësim me situatën politike të krijuar në vend.

Banka e Shqipërisë parashikon një ekonomi të ngadalësuar në periudhën e fundit të vitit 2018-ë, por edhe në dy muajt e parë të këtij viti.

Guvernatori i bankës qendrore Gent Sejko tha se rënia e prodhimit të energjisë elektrike dhe ulja e fuqisë eksportuese të Shqipërisë do të japë një efekt frenues në rritjen e prodhimit kombëtar vendas.

 “Rritja ekonomike është ngadalësuar për shkak të rënies së prodhimit të energjisë elektrike. Ngadalësim pritet edhe për dy muajt e parë të këtij viti për shkak të rënies së eksporteve në energji dhe në disa sektorë të tjerë.”

Por kreu i Bankës së Shqipërisë nuk e lidhi ngadalësimin e rritjes ekonomike me situatën politike. Ai theksoi se çdo tension politik i përshkallëzuar nuk përçon sinjale të mira për ekonominë, por deri tani nuk ka të dhëna konkrete për goditjen e saj nga akti i opozitës dhe protestat.

 “Është jashtë çdo diskutimi që çdo tension i tejzgjatur dhe përshkallëzuar ka efekte në ekonomi.  Sipas të dhënave që disponojmë, ne nuk kemi të pasqyruar efektin e një situate të përkeqësuar në ekonomi për shkak të akteve që kanë ndodhur së fundi. Banka e Shqipërisë do të mbajë në monitorim këtë situatë dhe do të veprojë përmes indikatorëve që ka për të reflektuar pozitivisht në ekonomi.”

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në nivelin 1%. Sipas të dhënave, kredia për ekonominë është rritur me 5%, nëse zhvishet nga efekti kontabël i fshirjes së kredive me probleme dhe lëvizjeve në kursin e këmbimit valutor./abcnews.al

FMN-AHMETAJ-SEJKO-1280x720.jpg
ent ela21:27 | 20/11/2018

Në mbyllje të misionit dyjavor në Shqipëri, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që qeveria të ketë kudjes me kontratat partneritet public- privat pasi mund të krijojnë vështirësi financiare në buxhet. Po ashtu FMN sugjeroi të shpejtohet me uljen e borxhit publik dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë që të bëjë kujdes me risqet që mund të implikojnë buxhetin, duke vëne theksin te projektet në partneritet publik-privat.  Për shefin e misionit të fondit në Shqipëri, shumë vende që kanë përdorur praktika të ngjashme janë gjendur në vështirësi për të paguar faturat ndaj kompanive që janë angazhuar. Jan Kkes Martijn ishte i drejtpërdrejtë kur kërkoi procedura konkurruese dhe zhdukje të ofertave të pakërkuara.

“Në shumë vende projektet PPP kanë çuar në probleme fiannciare nga garancitë e vëna. Prandaj qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme nëse buxheti është i ekspozuar ndaj risqeve.”

Fondi sheh po ashtu risqe edhe në krijimin e detyrimeve të prapambetura, të cilat duhet të shlyhen, pasi kanë shkuar në 0.6 % të prodhimit kombëtar.

“Ne do të rekomandonim një përshpejtim të uljes së borxhit më të madh se është i programuar. Për të arritur nivelin e e programuar 60% të borxhit publik do të nevojiten korrigjime të tjera fiskale. Mosarritja e këtij objektivi do të cënonte besimin e tregjeve financiare.”

Por kësaj çështje, ministri Ahmetaj i parapriu në fjalën e tij hapëse për konferencën.

“Nuk kemi divergjenca me FMN por diskutime për skenarë të ndryshëm dhe si do të përballohen këto skenarë.Shumë shpejt do të ndajmë strategjinë e re që përfshin dhe zhdukjen e detyrimeve të prapambetura në 2019 që janë në TVSH dhe pushtetit lokal.”

Njësoj si FMN, që e sheh të ardhmen e ekonomisë dhe zbatimin e reformave e të shtetit ligjor si një rrugë që të hap derën në Bashkimin Europian, edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë ndan të njëjtin mendim, por për të gjithë spektrin politik.

“Çelja e negociatave me BE duhet parë si element parësor. I gjithë spektri politik të ketë në vëmendje integrimin në Bashkimin Europian.”

Por FMN la disa porosi edhe për bankën: zvogëlim të kredive të këqija, rritjen e mbikëqyrjes në tregun bankar, tashmë që një pjesë e bankave nuk janë në pronësi nga Bashkimi Europian, ndërprerje të ndërhyrjeve në kursin e këmbimit dhe vijimin e luftës kundër pastrimit të parave të pista./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SEJKO-PER-VALUTAT-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 01/08/2018

Banka e Shqipërisë do të vazhdojë programin e ndërhyrjeve në tregun e këmbimit valutor, edhe pse në 3 mujorin e dytë të vitit inflacioni është përmirësuar.

“Në tremujorin e dytë infacioni 2.2%, nga rritja e çmimit të naftës”

Guvernatori Gent Sejko tha se politika e blerjes së valutave në tregun e brendshëm ka dhënë efekte, e se vlerat e ulta të monedhave euro e dollarë lidhen me prurjet sezonale.

Por në kushtet e uljes së normës bazë të interesit dhe kredive të këqija, guvernatori kërkoi nga bankat që të gjallërojnë aktivitetin kreditues.

Banka e Shqipërisë është duke mbajtur nën monitorim tregun e këmbimit valutor, lëvizje të cilat kanë dhënë efekte në ekonominë vendase, duke detyruar së fundi edhe qeverinë që të ndryshojë buxhetin. /abcnews.al

REFORMIMI-I-TRANSAKSIONEVE-1280x720.jpg
ent ela14:39 | 21/06/2018

Promovimi i dixhitalizimit dhe inovacionit në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të përballueshme nga të gjithë. Është kjo një nga pikat që renditi guvernatoi i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën që u organizua me qëllim modernizimin e pagesave me vlerë të vogël në Shqipëri.

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të të kryejnë transaksionet e tyre të përditshme në mënyrë të lehtë dhe me kosto efektive.

Për këtë qëllimi u zhvillua konferenca “Modernizimi i sistemeve të pagesave me vlerë të vogël” ku guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko theksoi se ky është një zhvillim i vonuar për vendin tonë.

“Në kushtet kur shumica e aspekteve të jetës së përditshme po dixhitalizohen dhe automatizohen, modernizimi i sistemeve të pagesave bëhet edhe më i rëndësishëm.

Bazuar në studimet dhe analizat e kryera nga Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Bankës Botërore, evidentohet qartazi se promovimi i dixhitalizimit dhe inovacionit në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura nga këto instrumente, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të përballueshme nga të gjithë”.

Në këtë drejtim po punon edhe kabineti qeveritar  tha zëvendëskryeministrja Senida Mesi e cila bëri të ditur se krahas transformit të shërbimeve publike e administrative qeveria është duke përgatitur një kod etike dhe sjelljeje për gjithë stafin e administratës publike si një udhëzues për t’u shërbyer më mirë qytetarëve me parimin e kujdesit ndaj klientit – qytetarit. /abcnews.al

 

 

SEJKO-PER-KURSIN-E-KEMBIMIT-1280x720.jpg
ent ela19:27 | 02/05/2018

Monedha euro këmbehet në treg me 127.8 lekë, duke thelluar rekordin e rënies së saj në dekadën e fundit. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, faktorët kryesorë lidhen me flukset hyrëse të investimeve e mallrave në ekonominë shqiptare, por nuk përjashtohen as spekulimet në treg. Gjatë një konference për shtyp, ai kërkoi kujdes nga bizneset dhe qyetarët, që të mos pozicionohen me monedhat.

Monedha e përbashkët europiane vijon rënien në tregun e këmbimit valutor vendas. Të mërkurën një euro këmbehet me 127.8 lekë, duke pësuar një zhvlerësim me 0.8 lekë brenda 24 orëve të fundit. Përkurdarzi, në tregun e jashtëm, euro ka patur një tendencë të lehtë rritëse, përballë monedhave të tjera. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha gjatë konferencës për shtyp se dobësimi i euros ka ardhur për dy lloj faktorësh, ata që quhen fondamentalë: shkëmbimet tregtare, remitancat dhe investimet e huaja.

Por për herë të parë, kreu i Bankës qëndrore ka pranuar si faktor edhe elementët spekulativë në treg. Duke iu referuar ndryshimeve të fundit të kursit, Gent Sejko tha se përndryshe nga pozitiviteti që japin faktorët fondamentalë të cilët përvcaktojnë një ekuilibër të ri në tregun valuator, elementët spekulativë dëmtojnë biznesin.

Banka e Shqipërisë përjashtoi elementët psikologjikë të deurizimit si ndikues në kursin e këmbimit, ndërsa u shpreh e gatshme që të ketë bisdemi me eksportuesit për t’i shpjeguar këtë nisëm e për t’i ndihmuar që të mos preken fitimet e tyre. /abcnews.al

 

 

SEJKO-KONFERENCA-1280x720.jpg
ent ela15:28 | 13/04/2018

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën e 7-të vjetore të Kërkimeve të organizuar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë.  Fokusi i kësaj konference ishte trajtimi i eksperiencave dhe konkluzioneve të nxjerra nga krizat e viteve te fundit, si dhe të nevojave të mundshme për ridizenjimin e politikave. Guvernatori Sejko ishte i ftuar per te diskutuar rreth temës “Drejt një cikli të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”. Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike shqiptare. Ai tha se politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lekë dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve. Guvernatori Sejko nënvizoi rëndësinë e reformave të mëtejshme për të përmirësuar modelin e zhvillimit të vendit dhe ambientin e biznesit, si dhe për të ecur përpara në procesin e integrimit. /abcnews.al

 

 

berzh.jpg
ent ela16:56 | 11/04/2018

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thote se ndërmarrjet e vogla nuk po e zgjerojne aktivitetin, ndonëse Shqipëria e ka rritur ekonominë veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit.  Ndërsa për Bankën e Shqipërisë shqetësim kryesor mbetet konkurrenca e pandershme dhe gjetja e tregjeve.

Ndërmarrjet e vogla në Shqipëri nuk po arrijnë të shtojnë produktivitetin e tyre. Këto janë sfidat me të cilat po përballet rajoni, sipas raportit të Tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH vlerëson se pas viteve të krizës globale, kryesisht shtetet e rajonit të Ballkanit, përfshirë këtu dhe vendin tonë, kanë rritur ekonominë, por bizneset e vogla nuk po shtojnë numrin e të punësuarve dhe dhe as po zgjerojnë aktivitetin. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se në bazë të anketimeve të bëra, shqetësimet kryesore për këtë kategori janë konkurrenca e pandershme dhe vështirësitë në gjetjen e tregjeve.

 “Sipas anketimeve tona së fundmi, shqetësimet parësore për firmat e vogla janë konkurrenca e pandershme, vështirësitë për gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve, dhe më pak aksesi i kufizuar në financim apo kostoja e ofrimit të produkteve bankare.”

Por Jakov Milatovic, ekonomist i BERZH tha se për shumë biznese, rajoni i Ballkanit ngarkon  për sipërmarrësit kosto të fshehta.

“Vendet në rajon ofrojnë te investitorët norma më të ulta të tatimit mbi fitimin apo tatimit mbi të ardhurat, por kompanitë mbajnë në llogaritë e tyre edhe “taksat e fshehura”, dhe vetëm duke stimuluar klimën e biznesit dhe reformën në institucione, kjo taksë e fshehtë bie dhe padyshim që stimulon  produktivitetin dhe standardin e jetesës për të gjithë.”

Nga ana e saj Banka e Shqipërisë është duke hartuar programe për kreditimin e bizneseve të vogla dhe atyre në sektorin e bujqësisë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono