segment

damian-gjiknuri.jpg
G. P.11:41 | 07/07/2018

Të dielën hapet segmenti i parë i unazës së Fierit , e cila i është nënshtruar rehabilitimit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e bëri të ditur gjatë inspektimit të punimeve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektuoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e dy segmeneve të Unazës së Fierit, të konsideruara si problematike për qarkullimin e mjeteve.

Në segmentin nga rrethrrotullimi i Patosit deri në zonën pranë ish-QTU Fier, pas punimeve të nënshtresave dhe riparimit të sistemeve të kanalizimeve, është në fazën përfundimtare edhe ndërhyrja për shtrimin e asfaltit.

Ministri Gjiknuri tha se ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve brenda ditës së dielë të kësaj jave. Ndërkaq, po vazhdon puna rehabilituese në segmentin tjetër të Unazës së Fierit, nga rrethrrotullimi i Sheqit deri tek ai i Patosit.

Parashikohet që brenda një jave edhe ky segment i dytë i Unazës së Fierit të ketë përfunduar dhe të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve. Ndërhyrja rehabilituese në Unazën e Fierit po kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore./abcnews.al

rrugeee.jpg
G. P.15:18 | 13/06/2018

Drejtori i Autoritetit të Rrugëve, Afrim Qendro, premtoi sot nga Pogradeci se hyrja e plotë e këtij qyteti do të jetë gati në javën e parë të Korrikut. Kurse  rehabilitimi i segmentit Qafë Plloçë-Pogradec do të përfundojë në fund të Qershorit.

Hyrja e Pogradecit do të jetë plotësisht gati brenda javës së parë të muajit Korrik. Drejtori i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, shkoi aty për të parë punimet për këtë segment.

Janë 3.5 kilometra nga Qafë Plloça deri në Pogradec që po i nënshtrohen ndërhyrjes. Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe besohet që fundi i Qershorit do të jetë dhe finalizimi i investimit.

Për të mos penguar lëvizjen deri sa të mbyllet projekti, policia po ndihmon që mjetet të lëvizin përmes qytetit dhe Unazës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono