Sebastian Kurz

kurz-basha.jpg
G. P.13:49 | 30/09/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Sebastian Kurz pas fitores në zgjedhjet e parakohshme në Austri. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se i ka përcjellë urimet e përzemërta mikut të tij dhe Partisë Popullore të Austrisë.

Sipas Bashës, vendimi i Kurz për t’u futur në zgjedhje ndonëse pa pasur asnjë përgjegjësi është shembull i kurajës dhe moralitetit qytetar dhe politik.

“Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare”, shkruan Basha në Facebook.

/abcnews.al

edi-ramaaa.jpg
ent ela11:53 | 30/09/2019

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh urimi liderit të së djathtës Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Austri. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kreu i qeverisë

“Urime për fitoren e madhe dhe shumë i lumtur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor që një kampion i tillë i së ardhmes sonë të përbashkët evropiane do të jetë duke udhëhequr Austrinë miqësore për vitet kritike që do të vijnë”, shkruan kreu i qeverisë në një status në rrjetet sociale. /abcnews.al

download-1-1280x951.jpg
ent ela22:20 | 25/09/2019

Lideri austriak Sebastian Kurc duket se ka në xhep fitoren në zgjedhjet e parakohshme të 29 shtatorit. Por pavarësisht suksesit të pritshëm, për të patur mazhorancën në Parlament kancelarit 33-vjeçar do t’i duhet të kërkojë aleanca me partitë e tjera. Këto të fundit nuk kanë ndërmend të aderojnë në një koalicion pa kushte.

Kancelari austriak Sebastian Kurc pritet të dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme të ditës së diel, të shkaktuara pas publikimit të një video-skandali që çoi më herët gjatë vitit në rrëzimin e koalicionit të tij me ekstremistët e djathtë. Sipas mediave austriake, sondazhet e nxjerrin liderin 33-vjeçar favorit, por megjithatë atij do t’i duhet të bëjë aleancë me partitë e tjera për të siguruar një mazhorancë parlamentare. Gjasat janë që Partia Popullore e Kurc të lidhet me partinë e të Gjelbërve, por këta të fundit nuk do ta japin konsensusin e tyre pa u plotësuar më parë një sërë kushtesh. Subjekti politik në fjalë ka deklaruar se do të zhvillojë bisedime për koalicion me Kurc vetëm nëse ai i merr seriozisht propozimet e tyre për mbrojtjen e ambjentit. “Nuk pres që Kurc të jetë shumë fleksibël që në fillim”, ka thënë kreu i të Gjelbërve, Verner Kogler në lidhje me bisedimet paraprake. Por ai u shpreh besimplotë se me lëshimet e duhura një marrëveshje koalicioni është e mundur. Opsione të tjera të Kurc do të jenë një koalicion tjetër me ekstremin e djathtë, një lidhje me social-demokratët, ose me liberalet e Neos. Sidoqoftë, si më të akredituarit, të Gjelbërit pretendojnë në paketën e tyre për ambjentin dhënien fund të subvencioneve për karburantet tradicionale dhe që buxheti i planifikuar për to, deri në 4.7 miliardë euro, të shkojë për përmirësimin e transportit publik dhe burimet e energjisë së rinovueshme. /ABC News Albania 24/7

 

KURZ-PER-SHQIPERINE-ERISA-1280x720.jpg
G. P.17:43 | 27/05/2019

Edhe pse arriti një fitore surprizë në zgjedhjet euro-parlamentare, kancelari austriak Sebastian Kurc nuk ka arritur t’i mbijetojë një votëbesimi të mbajtur të hënën në Parlament. Presidentit austriak i duhet të zgjedhë një lider të ri, që do të qeverisë vendin deri në Shtator, kur mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe qeveria e tij kanë humbur votëbesimin e mbajtur në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare. Ish-partia e koalicionit të tij qeverisës, Partia e Lirisë e së djathtës ekstreme, mbështeti mocionin e sjellë për votim nga Social-Demokratët në opozitë.

Partia e Lirisë u përfshi në një skandal politik të shkaktuar nga një video sekrete, e cila me t’u publikuar çoi në rrëzimin e koalicionit. Presidentit të Austrisë i duhet tani të vendosë se cili do të jetë kancelari në detyrë, i cili do të udhëheqë qeverinë deri në shtator, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Kurz, kryetar i Partisë Popullore Austriake, është i pari kancelar në historinë e Austrisë së pasluftës që humbet në një votëbesim. Në moshën 32-vjeçare, ai është gjithashtu lideri më i ri botë. Social-demokratët sollën në Parlament dy votëbesime, një ndaj zotit Kurc dhe një tjetër ndaj qeverisë së tij.

Duke qenë se ata kontrollojnë 52 nga 183 ulëset në Dhomën e Ulët të Parlamentit, konservatorët e Kurz nuk i kundërshtuan mocionet, që kërkonin një mazhorancë të thjeshtë për t’u miratuar. Mesa duket, rezultati surprizë i arritur nga partia e zotit Kurz në zgjedhjet europiane të së dielës nuk mjaftoi për ta shpëtuar atë./ABC News Albania 24/7

edi-rama-2.jpg
G. P.14:46 | 19/11/2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin “Ekonomia takohet me politikën”, zhvilluar në Vjenë. Në një konferencë për shtyp së bashku me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, kreu i qeverisë e vuri theksin tek bashkëpunimi midis vendeve të rajonit.

Shqipëria do të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Përëndimor me qëllim që ti japin qytetarëve atë që meritojnë. Këtë angzahim shprehu kryeministri Edi rama në Vinë ku ishte pjesë e forumit “Ekonomia takohet me politikën”.

Edi Rama, Kryeministër: “Nuk dua të zgjatem, sepse e di që Kancelari ka gjëra më të mira për të bërë se sa të dëgjojë përsëri të gjithë fjalimet e liderave të Ballkanit Perëndimor pasi qëndroi një orë e gjysmë me të gjithë ne, por dua të them thjesht dy gjëra. E para, që jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikqyrëse të Komisonerit Hahn dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpunimit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të tejkalojmë problemet dhe do t’i japim qytetarëve tanë atë që meritojnë”.

Në një konferencën e përbashkët për shtyp kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz nënvizoi se BE do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare.

Sebastian Kurz, kancelar i Austrisë: “Për këtë arsye mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE dhe jemi fokusuar veçanërisht në këtë rajon gjatë presidencës sonë të BE. Sot kemi mundësi të përqendrohemi tek tre çështje me rëndësi, E para, rruga e rajonit drejt BE-së, e dyta, bashkëpunimi i domosdoshëm rajonal dhe e treta, zgjidhja e konflikteve bilaterale”.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, risolli në vëmendje se vendet e rajonit duhet të gjejnë mënyra, për të shfrytëzuar dhe mobilizuar potencialet që kanë e për këtë është e rëndësishme që vendet të tregohen më të shpejta për të gjetur dakordësinë midis tyre për një numër çështjesh, duke rritur më tej bashkëpunimin ndërrajonal.

Johannes Hahn, komisioner i BE për zgjerimin: “Siç e dini, zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prej përparësive kyçe të presidencës austriake dhe pikë së pari jemi shumë të lumtur që kemi zgjedhur këtë si përparësi dhe e dyta, jo vetëm që e kemi zgjedhur, por që kemi bërë hapa konkretë në këtë drejtim dhe takimi i sotëm është një provë i këtij angazhimi të fortë”.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë forum nga ministri i transporteve dhe energjitikës Damian Gjiknuri dhe ministri i turizmit Blendi Klosi. Gjatë vizitës në Austri, kryeministri Rama është i ftuar nga kancelari Kurz në një darkë për të kundërshtuar anti semitizmin ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Izraelit Beniamin Netanjahu./abcnews.al

haradinaj12.jpg
G. P.14:05 | 19/11/2018

Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të jetë pjesë e agjendës së Bashkimit Europian. Ka qenë kjo kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili theksoi se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet. Këto deklarata kreu i ekzekutivit kosovar i bëri gjatë mëngjesit të punës mes kryeministva të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe liderët e Ballkanit Perëndimor në Vjenë. Në fjalën e tij në këtë takim pune, Haradinaj theksoi se Kosova ka kryer detyrat e saj përsa i përket liberalizimit të vizave:

Ramush Haradinaj:“Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe është e gatshme të marrë përsipër detyrimet e saj, por kjo duhet të jetë reciproke. Për këtë arsye unë kërkoj që liberalizimi i vizave të futet në axhendën e Bashkimit Evropian, sepse Kosova tashmë ka përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian”.

Takimi në fjalë u organizua nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, për të diskutuar rreth perspektivës evropiane të rajonit. Në këtë takim ka qenë i pranishëm dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe Denis Zvizdiç si përfaqësues i Bosnje Hercegovinës. Ndryshe nga kolegët e tij, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takim për shkak të problemeve të brendshme politike./abcnews.al

sebastian-kurz.png
G. P.22:40 | 05/11/2018

Kancelari  austriak, Sebastian Kurz, deklaroi në Beograd se marrëveshja Kosovë-Serbi është kusht për integrimin në BE. Këtë e pranoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, por tha se zgjidhja për këtë çështje është ende larg.

Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se marrëveshja mes Beogradit e Prishtinës dhe zgjidhja e problemit është kushti bazik për integrim në BE. Austria është angazhuar mjaft për Ballkanin dhe ka rritur interesin e saj. Kancelari kërkoj mbështetje për politikanët që dialogojnë.

Sebastian Kurz, Kancelar i Austrisë:Bashkimi Evropian nuk duhet te jëte pengesë, por një mbështetje aktive. E dimë që është rrugë e gjatë, por një rrugë shumë e mirë”.

Beogradi është i gatshëm për dialog çdo herë për ta gjetur një zgjidhje të kompromisit. Presidenti serb tha megjithatë se zgjidhja është larg me milje.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë:E falenderoj kancelarin për fjalët e tij që edhe populli serb ta dijë këtë se cfare eshte kusht per integrim. Është e lehtë ti themi jo BE-së, por mos harroni se 68 për qind të tregtisë e kemi me te  dhe 20 për qind më vendet e tjera të rajonit që aspirojnë të hyjnë në BE”.

Kancelari austriak ka qëndruar në Serbi në një turne në disa vende përfshirë edhe Prishtinën. Vjena ka një numër të madh qytetarësh nga Ballkani, e sidomos një komunitet të madh serb./abcnews.al

KURZ-NE-KOSOVE-ABC-M-4-T-1-HD.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.10:33 | 05/11/2018

Sebastian Kurz kancelari austriak do të vizitojë Kosovë ku pritet të takohet me presidentin e vendit Hasho, Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ndër tema kryesore në axhendën e takimeve është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe formimi i ushtrisë së Kosovës.

Pas një vizite në Serbi, kancelari austriak Sebastian Kurz viziton Kosovën ku të martën do të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi e kryeministrin Haradinaj. Sipas agjencisë së lajmeve APA, ndër temat të cilat do të diskutohen në këto takime janë cështja e dialogut Kosovë-Serbi, perspektiva europiane e Kosovës si dhe çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës. Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Kurz do të zhvillojë takime edhe me ushtarët austriakë të KFOR-it.

Në njoftimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit të Austrisë u tha se ai gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve, duke inkurajuar edhe vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit. “Arritja e një marrëveshjeje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë austriake. Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm pasi të jenë anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, përfundon njoftimi./abcnews.al

KURZ-PER-SHQIPERINE-ERISA-1280x720.jpg
G. P.08:21 | 01/11/2018

Austria nuk do të nënshkruajë paktin global të Kombeve të Bashkuara për emigracionin, te miratuar në Korrik të këtij viti. Qeveria  e kryeministrit Sebastian Kurz arsyeton se ky pakt fshin dallimet mes emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm.

Austria do të ndjekë shembullin e Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara duke tërhequr mbështetjen për paktin e Kombeve të Bashkuara për emigracionin duke u ndikuar në shqetësimet që ky pakt zbeh vijën ndarëse mes emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. Njoftimi është bërë nga vetë qeveria e krahut të djathtë. Pakti Global për Emigracionin e sigurtë dhe në mënyrë të rregullt dhe me rend është aprovuar në Korrik nga të gjitha 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përveç SHBA-vë që u tërhoqën vitin e kaluar.

Qeveria e krahut të djathtë e HUngarisë, e drejtuar nga kryeministri Viktor Orban, i cili mban një linjë të ashpër ndaj emigracionit, tha se nuk do ta firmoste dokumentin përfundimtar në një ceremoni në Marko në Dhjetor. Polonia, vend i cili përplaset me Brukselin duke i bërë rezistencë pranimit të kuotave të azilkërkuesve, po merr në konsideratë të njëjtin vendim.

“Ne kemi vendosur që të mos i bashkohemi paktit”, tha kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili edhe ky mban një qëndrim shumë të ashpër kundër emigracionit dhe qeveris në koalicion me një parti të ekstremit të majtë. Në këtë mënyrë, Austria nuk do të çojë një të dërguar për në ceremoninë e firmosjes dhe do të abstenojë votën në OKB për paktin këtë vit, raporton radio ORF dhe agjencia e lajmeve APA. Ndërkohë, vendimi erdhi pasi grupimi i ekstremit të djathtë për disa javë bëri fushatë në mënyrë që Vjena të bojkotonte këtë tekst, i cili konsiderohet si dokumenti i parë ndërkombëtar për menaxhimin e migracionit./abcnews.al

emigrantet.jpg
G. P.08:11 | 18/09/2018

Përballë madhësisë së Afrikës, kancelarja gjermane Angela Merkel propozoi një ndarje detyrash brenda BE. E një mendimi ishte ajo me homologun e saj austriak Kurz që kufijtë e jashtëm të BE të mbrohen më mirë.

Ka rëndësi që në temën e migrimit të vendoset një pikërëndesë te Afrika dhe të parashikohet këtu një ndarje pune, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin, para një bisede me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz. Ai njoftoi se si kryetar i Këshillit të BE do të organizojë në dhjetor një takim të nivelit të lartë BE-Afrikë. Në qendër të tij do të jetë jo vetëm migrimi, por edhe bashkëpunimi ekonomik. Qeveria Federale gjermane planfikon të mbajë në fund të tetorit në Berlin një takim të nivelit të lartë për Afrikën.

Kurzi, i cili ka qenë gjithmonë kritik ndaj politikës së Merkelit për refugjatët, këtë të diel demonstroi harmoni. Së bashku synohet të çohet përpara sigurimi i kufijve të jashtëm të BE, tha ai. Ai e mbështet propozimin e Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për ta zgjeruar agjencinë e mbrojtjes së kufirit Frontex që në vitin 2020 si në personel, ashtu edhe në kompetenca. Kurzi do të jetë që të mërkurën në Salzburg mikpritës i një takimi joformal të nivelit të lartë të BE për këtë temë. Planifikohet që Frontexi t’i mbështesë më tej shtetet anëtare të BE edhe për dëbime më të shpejta.

Në kundërshtim me Hungarinë

Frontex-i duhet të punojë në një mënyrë të tillë që varkat me refugjatët dhe me migrantët të mos nisen fare, tha Kurz. Merkeli përsëriti deklaratën e saj të së mërkurës se dëshiron më shumë kompetenca për Frontexin. Ajo pati shtuar edhe se shtetet e BE duhet të heqin dorë për këtë nga kompetenca nacionale. Kjo u kundërshtua me vendosmëri nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Krahas migrimit, në Berlin midis dy kancelarëve besohet se temë ka qenë edhe Brexiti. Për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Kurzi tha se një “Brexit i ashpër” duhet të pengohet me çdo kusht. Merkeli tha se BE duhet të flasë në Salzburg edhe për një plan veprimesh deri në zgjedhjet evropiane në maj 2019.

Pas vizitës te Merkeli, Kurzi do të flasë të hënën në Paris me Presidentin e Francës Emmanuel Macron./DW


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono