seancë

meta-ilir-1280x726.jpg
nev ila12:59 | 03/07/2019

Të hënën, parlamenti do të mblidhet me kërkesë të socialistëve në një seancë të posaçme për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Por opozita parlamentare del kundër, duke kërkuar që kjo procedurë të bëhet vetëm pasi të jetë ngritur me parë Gjykata Kushtetuese.

Veç seancës normale të së enjtes, socialistët kanë thirrur mbledhje të Parlamentit edhe të hënën pasdite. Kjo do të jetë një seancë e posaçme, dedikuar duelit mes kryeministrit dhe presidentit.

Për herë të dytë, në rend dite do të jetë vetëm shkarkimi i Ilir Metës, e kësaj radhe në përfundim do të miratohet ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar shkeljet e Presidentit.

Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja, dhe socialistët do të kenë shumicën.

“Patjetër që të treja grupet parlamentare do të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision. sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e presidentit”, deklaroi Balla.

Por, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për këtë çështje, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka dalë kundër.

Unë propozova shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor sepse duke qenë se ne nuk kemi akoma një gjykatë kushtetuese, nuk mendoj se është koha e duhur. për shkak se kjo do sillte një pështjellim të situatës. kemi kërkuar që të tërhiqemi nga diskutimi sepse nuk mendojmë që është në shërbim të qytetarëve që ne të vazhdojmë të diskutojmë një seancë e cila është bërë tashmë për ta tensionuar akoma këtë konflikt midis Ramës dhe Metës”, tha Hajdari.

Hajdari nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të ketë përfaqësues në Komisionin Hetimor nga grupi i saj apo nëse do të votojë në fund shkarkimin e Presidentit./ABC News Albania 24/7

PARLAMENTI-KS-LUGINA-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela15:46 | 01/07/2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ata kërkuan që kjo çështje të shtrohet në tavolinën e bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Aspak të mirë e konsiderojnë deputetët e Kuvendi të Kosovës gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.

Deputetët të cilët i ishin për vizitë para mës e një muaji në luginë të Preshvës thanë se duhet të informohet edhe faktori ndërkombëtar për presionin që po u bëhet shqiptarëve atje.

“Në Preshevë është mbyll Gjykata Themelore, është vetëm një shqiptar në Ministri të Arsimit. Lugina të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë si dhe të informohen faktorët ndërkombëtar për presionin që po ju ushtrohet shqiptarëve”.

Kuvendi i Kosovës dhe institucionet përkatëse të marrin hapa konkret për përmbysjen e situatës në të cilën ndodhen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Gjatë vizitës së fundit të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës në luginë të Preshevës, përfaqësuesit e shqiptarëve atje kanë kërkuar nga Kosova  të të ndërmarrë hapa konkretë, që janë në kompetenca të saj, në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në këto  tri komunat shqiptare në Serbi. /ABC News Albania 24/7

luginaa-1280x728.jpg
Sej rie14:50 | 25/06/2019

Të hënën pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Parlamentin e Kosovës për Luginën e Preshevës. Deputetët, të cilët ishin para disa ditësh për vizitë në Preshevë, kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria që të marrin seriozisht kërkesat e qytetarëve shqiptarë të luginës.

Diskriminim dhe shkelje e madhe po u bëhet shqiptarëve që jetojnë në tri komunat shqiptare në Serbi, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Anëtarët e Komisionit për Arsim të cilët ditë më parë vizituan Luginën e Preshevës kanë vlerësuar se gjendja e shqiptarëve atje, është më e keqe se para katër vitesh.

Ata diskutuan rreth kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës, ndërsa u vendos që për të hënën të thirret seancë e jashtëzakonshme.

Një delegacion i Kosovës në fillim të këtij muaji vizituan luginën e Preshevës ku janë njoftuar  për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje./ABC News Albania 24/7

deputett-1280x686.jpg
Sej rie10:24 | 11/04/2019

Sot në seancën plenare të Kuvendit janë ulur tre deputetë të rinj të opozitës. Ata vijnë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike. Korba Lita nga qarku Tiranë, Arlind Çaçani nga qarku Korçë dhe Halil Jakimi nga qarku Dibër bënë sot betimin.

Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë arrin në 102, nga të cilët 79 janë nga mazhoranca dhe 23 nga opozita. Një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëzuan formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë të tjerë. Andi Përmeti nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun Korçë dhe Eugen Bojaxhiu nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit./abcnews.al

SHULLAZI-1280x720.jpg
G. P.12:13 | 25/03/2019

Shtyhet për të disatën herë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, seanca për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Shkak për shtyrjen është bërë vrasja e avokatit Ravik Gurra, kolegët e tij i kërkuan gjykatës që të shtyrjen e seancës pasi janë në gjendje të rënduar psikologjike.

Vrasja e avokatit Ravik Gurra ka sjellë këtë të hënë, shtyrjen e seancës në ngarkim të klientit të tij Emiliano Shullazi në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Vrasja të premten e avokatit të njohur ka bërë që kolegët e tij Vladimir Meçe, Elton Domi dhe Bledar Meminaj në këtë çështje të kërkojnë shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Një aspekt tjetër që çoi sot në shtyrjen e këtij procesi ishte dhe një përplasje juridike mes avokatësh. Seancën e kaluar, gjykata kishte caktuar një avokate kryesisht për Gilmando Danin. Në seancën e sotme mungonin si avokatja, kryesisht ashtu dhe avokati i kontraktuar prej tij, Denion Bogdani.

Ndërkohë nuk është vendosur se çdo të bëhet me Emiljano Shullazin nëse do t’i caktohet një avokat kryesisht apo mbrojtjen e tij do ta marrë edhe ne Apel avokati Vladimir Meçe, i cili e ka mbrojtur në Shkallë të Parë.

Kaq ka mjaftuar që seanca ne ngarkim të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij tështyhet për në datë 8 Prill, në orën 09:30. Ky grup u dënua në total me 55 vite heqje lirie nga Gjykata e Krimeve të Rënda, nga të cilat me 14 vite burg u dënua Emiljano Shullazi.

Ndërkohë hetimet për zbardhjen e vrasjes së avokati Ravik Gurra kanë ngritur dyshime të reja. Zona ku ka ndodhur vrasja është e gjitha e survejuar nga kamera sigurie pasi të gjitha lokalet aty pranë janë të pajisura me kamera.

Ekzekutori ka lëvizur në këmbë për rreth 30 metra dhe fare mirë mund të jetë filmuar nga kamerat e Bashkisë Elbasan, por janë ngritur pikëpyetje nëse këto kamera janë funksionale.

Gjithashtu janë ngritur dyshime për dy makina, të cilat vetëm 5 minuta para vrasjes së avokatit janë filmuar duke lëvizur më shpejtësi nga kryqëzimi i Cërrikut dhe njëra prej tyre ishte BMW.

Nëse këto dyshime janë të vërteta atëherë makina e djegur në Bradashesh ishte një karrem për të ngatërruar policinë. Autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë, por deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i tij për shkak se në kokë ai mbante një kapele, gjë e cila bënte që të mos i dallohej fytyra./abcnews.al

KRONIKE-EFTHTIMIUS-KASMI-KERCENIMI-ABC-M1-T3.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela17:32 | 21/03/2019

Shtyhet seanca e parë për grekun Eftimios Eftimiu dhe 4 të pandehur të tjerë, të cilët  akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit rreth një vit më parë në Tiranë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mos marrja dijeni e të pandehurit Aurel Hoxhallari, i arratisur prej një viti.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të kërkojë ndihmën e Interpol Tiranës për të bërë të mundur gjetjen dhe njoftimin e tij. Ndërkohë, avokati i zgjedhur nga familja e të pandehurit, Samir Vishaj, kërkoi ndarjen e çështjes dhe vazhdimin e gjykimit për pjesën tjetër të grupit.

Vrasja, për të cilën akuzohet shtetasi grek Eftimius Eftimiu, ka ndodhur në 29 Janar 2018, poshtë banesës së viktimës Devi Kasmi. Eftimius, sipas prokurorisë, është ndihmuar nga të pandehurit e tjerë për të kryer krimin, i cili dyshohet se është porositur nga Aurel Hoxhallari./abcnews.al

kuvendi-770x434.jpg
ent ela11:40 | 18/03/2019

Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet te enjten në orën 10.00.

Kjo  është vendosur nga Konferenca e Kryetareve e mbledhur paraditen e sotme. Ky vendim pritet të pasqyrohet edhe përmes njoftimit te seancës plenare në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohe nuk ka ende një reagim nga opozita, lidhur me qëndrimin e saj në këtë ditë, nëse do të thërrasë apo jo proteste para Parlamentit si edhe në javët e kaluara. Pas protestës se 16 Marsit, opozita nuk ka deklaruar asnjë datë për manifestimin e radhës./abcnews.al

 

 

 

kuvendi-770x434.jpg
ent ela10:03 | 26/02/2019

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë që u anullua të enjten e kaluar, do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00. Vendimi është marrë këtë mëngjes në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Opozita e bashkuar ka reaguar menjëherë duke i bërë thirrje strukturave të partisë të organizohen për të protestuar përpara Kuvendit në të njëjtën orë me seancën e njoftuar.

E njoftojnë beftas mbledhjen e seancës plenare për në orën 17 të pasadites së kësaj të martë. Vendimi u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve duke publikuar më pas edhe rendin e ditës së kësaj seance.

Ndër tetë projektligjet e depozituara në kuvend mazhoranca ka vendosur për miratim edhe strukturën e buxhetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

Shpjegimin se pse kjo mbledhje e parlamentit nuk po bëhet të enjten e bën kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës pas njoftimit të socialistëve. Partitë e opozitës së bashkuar i kanë bërë thirrje strukturave të organizohen për të protestuar përpara parlamentit.

Të porositur më herët nga kryeministri Rama, socialistët refuzojnë ti kundërpërgjigjen. Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve është vendosur gjithashtu që seanca e rradhës të zhvillohet në datën 5 mars./abcnews.al

zoran-zaev.png
G. P.20:40 | 15/10/2018

Parlamenti maqedonas nuk ka arritur një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga marrëveshja e Prespës dhe bisedimet do të vijojnë ditën e martë. Ndërkohë, opozita ka refuzuar amnistinë e ofruar nga kryeministri Zaev për ngjarjet e 27 prillit.

Seanca për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni është mbyllur pa një rezultat konkret dhe bisedimet mes mazhorancës dhe opozitës do të vazhdojnë të martën, në një seancë të re. Gjatë debatit, kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje opozitës të lërë mënjanë dallimet politike dhe të marrë parasysh të ardhmen e gjeneratave të reja. Gjithashtu, ai u shpreh i gatshëm të falë përgjegjësit e ngjarjes së 27 Prillit, kur deputetët e VMRO-DPMNE-së sulmuan kolegët dhe vetë kryeministrin për të penguar ardhjen e tij në pushtet.

Zoran Zaev: “Ky është momenti më i mirë për të falur dhe për t’u pajtuar. Prej këtej ju dërgoj mesazhin për falje dhe pajtim për ngjarjet e 27 Prillit. Unë e di që kjo ka një çmim politik, por jam i gatshëm ta paguaj. Politikanët shkojnë dhe vijnë, por shteti dhe populli mbeten përgjithmonë”.

Por në reagimin e tij, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev deklaroi se opozita nuk kërkon amnisti, por drejtësi për ngjarjen, sipas tij të fabrikuar, të 27 Prillit.

Igor Janushev: “Lironi njerëzit nga paraburgimi dhe përndjekja politike dhe mundësoni për ta një drejtësi të re, me garanci për prezumimin e pafajësisë”.

Ndërkohë, partia Aleanca për Shqiptarët vlerësoi se Zaev ka të drejtë të falë, por vetëm si qytetar i këtij vendi e jo si kryeministër.

Syrja Rashidi: “Zaev ka të drejtë të falë, por vetëm si qytetar e jo si kryeministër”.

Ndërkohë, teksa zhvillohej seanca, një grup qytetarësh protestuan përpara Parlamentit kundër ndryshimeve kushtetuese. Me thirrjet “Nuk ju votuam për të ndryshuar emrin” dhe “dorëheqje” ata u kërkuan deputetëve të mos i mbështesin ndryshimet./abcnews.al

kolegji-933x445.jpg
G. P.10:32 | 16/05/2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shtyjë për në datën 31 Maj seancën për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla. Seanca e sotme ishte thirrur pas ankimimit nga ana e Komisionerit Publik të vendimit të KPK-së të datës 16 Shkurt 2018 për ndërprerjen e procesit të Vettingut për Adriatik Lallën, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë.

Ish-kryeprokurori nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, por është përfaqësuar nga përfaqësuesi i tij ligjor, Sokol Hazizaj. Avokati tha gjatë seancës se i përfaqësuari prej tij, Adriatik Lalla, nuk kishte asnjë dijeni për mbajtjen  e kësaj seance të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjithashtu ai kishte prokurë të përgjithshme për përfaqësimin e Adriatik Llallës, por jo prokurë specifike për përfaqësimin e tij në këtë seancë. Ndaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit i la 15 ditë kohë avokatit Sokol Hazizajt të plotësojë prokurën e tij duke shprehur në mënyrë të posaçme vullnetin e  subjektit për t’i dhënë avokatit tagrin për ta përfaqësuar në Apel kundër vendimit të KPK-së.

Po ashtu u vendos të përsëritet njoftimi publik për ankimimin e Komisionerit për vendimin e KPK-së për Adriatik Llallën, si dhe të njoftohet subjekti i rivlerësimit kalimtar Adriatik Lalla për mbajtjen e seancës në këtë Kolegj në 31 Maj ora 10.00.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë çështje përbëhet nga Sokol Çomo, kryetar; Luan Daci, relator dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono