seanca

klement-balili.jpg
nev ila11:45 | 29/07/2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyn për në 11 shtator seancën për Klemend Balilin. Seanca e tretë në Apel dështoi për shkak të mos paraqitjes së Balilit dhe avokatit të tij mbrojtës, Theodhori Sollakut.

Klemend Balili u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 12 vjet burg. Në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Balili kundërshton dënimin që ka marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda./abcnews.al

RMV-SEANCA-PER-PROKURORINE-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela13:50 | 28/07/2019

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka caktuar për më 27 gusht seancën në të cilën duhet të miratohet projektligji për Prokurorinë Publike. Arsye për këtë zvarritje janë mospajtimet mes Qeverisë dhe opozitës lidhur me dispozitat e ofruara, ndër të cilat edhe përdorimi i gjuhës shqipe.

Asgjë nga optimizmi se fati i Prokurorisë së Posaçme Publike të Katica Janevës do të mund të zgjidhet këtë verë. Përplasjet mes shumicës dhe opozitës kanë detyruar kryeparlamentarin (e Maqedonisë së Veriut) Talat Xhaferi në seancën tematike për miratimin e propozim-ligjit për prokurorinë publike ta thërrasë në fund të pushimeve verore, më 27 gusht. Deri atëherë mbase Qeveria dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare besohet se do t’ia dalin të flasin me një zë për të dhënë dritën jeshile të propozim-ligjit për Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë dhe gjithë kjo propozohet të bëhet me procedurë të shkurtuar, me sigurimin e shumicës së dy të tretave. Opozita maqedonase kundërshton kalimin e prokurorëve të Prokurorisë aktuale në institucionin e ri duke shtuar edhe kërkesën tipike opozitare – për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Një problem tjetër që pritet të sheshohet është se Ministria e Drejtësisë në propozim-ligjin e ri nuk ka pëfshirë klauzolën për pëdorimin zyrtar edhe të gjuhës shqipe dhe as propozimin që miratimi të ketë edhe shumicën e Badenterit, që domethënë se për hyrjen në fuqi të ligjit të ri do të duhet edhe shumica e votave nga deputetët jomaqedonas.

Rrjedhimisht, ditët e fundit në adresë të liderëve të partive politike ka pasur thirrje të fuqishme nga faktori ndërkombëtar që të gjejnë forcë për miratimin e këtij ligji, para marrjes së vendimit përfundimtar të Komisionit Evropian për caktimin e datës së bisedimeve për aderim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Komisioneri në largim Johannes Hahn, por edhe zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Filip Riker, duke iu drejtuar opozitës rikujtuan se nevojitet sjellje e përgjegjshme dhe se duhet hequr dorë nga lojërat politike. /ABC News Albania 24/7

 

TAHIRI-1280x713.jpg
ent ela12:20 | 22/07/2019

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahirir do të gjykohet me gjykim të shkurtuar. Nga banka e të pandehurit Tahiri kundërshtoi shtyrjen e procesit për në shtator duke u shprehur nëse për prokurorët është thjeshte një procedurë për të është vetë jeta. Sipas Tahirit organi i akuzës nuk pa prova të reja që nga 2017 kur ka nisur dhe hetimin ndaj tij.

“Procesi gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahirir shtyhet për në vjeshtë. Gjykata e Krimeve të Rënda pasi pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar i kërkoi prokurorisë që të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Ish-ministri akuzohet për trafik droge me grupin e Habilajve”.

Tahiri jashtë godinës së xhamtë dukej mjaft i qetë pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar nga togat e zeza por vazhdoi të thumbonte organin e akuzës ku u shpreh se nuk ka asnjë provë të re ndaj tij që nga 2017.

Gjatë seancës ish- ministri këmbënguli që procesi i tij të zhvillohej pa ndërprerje dhe të mos shtyhej për në 10 Shtator. pyetur nga gazetarët se si ndihet që ka ngelur për në vjeshtë Tahirir u shpreh: “Nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi Prokuroria!”.

Tre janë akuzat e ngritura ndaj ish ministrit të brendshëm

“Trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”. Prej dy vitesh tashmë Tahiri vijon betejën me drejtësinë e pas shtyrjes së katërt të gjyqit ndaj tij, duket se nuk e ka humbur humorin.

“Kjo histori në fillimet e shtetit ka nisur me burra me mustaqe dhe ka përfunduar me burra me botox, unë nuk jam ky model”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar edhe për Jaled Çelën ish-drejtuesin e policisë së Vlorës./ABC News Albania 24/7

rama-kuvend-1.jpg
Sej rie11:10 | 10/07/2019

Seanca plenare e planifikuar për më 11 Korrik 2019, shtyhet më datë 18 Korrik 2019. Shkak për këtë shtyrje janë bërë komisionet parlamentare, të cilët ende nuk kanë mundur që të shqyrtojnë çështjet e planifikuara për rendin e dytës.

“Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare. Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit./abcnews.al

parlamenti.jpg
Sej rie18:40 | 08/07/2019

Kuvendi ngriti komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duke i lënë afat deri në 8 Tetor të vlerësojë nëse Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën. Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe në të nuk pranoi të marrë pjesë asnjë deputet i ardhur nga listat e LSI. Ky vendim u mor me 102 vota në parlament.

102 kartonët jeshilë për hetimin e Ilir Metës i forcojnë bindjen mazhorancës se do t’i sigurojnë 94 vota për shkarkimin e Presidentit. Kundër këtij vendimi ishin deputetët e opozitës parlamentare, si Elda Hoti, Lefter Maliqi, Artur Roshi, Suzana Topi, Edlira Hyseni, etj.

Në seancën parlamentare munguan tre ligjvënësit më aktivë të opozitës, Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Myzlim Murrizi që kishin kërkuar shtyrjen e këtij vendimi deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

Socialistët janë të bindur se kur anuloi 30 qershorin, Ilir Meta ka shkelur të paktën 9 herë Kushtetutën.  Opozita parlamentare është e përçarë për shkarkimin e presidentit, por në një zë kur kritikojnë mazhorancën.

Komisioni hetimor do të ketë anëtarë nga PS, Ulsi Manja, Vasilika  Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni, ndërsa nga grupi parlamentar demokrat Alban Zeneli do të jetë zv.kryetar dhe Halit Valteri anëtar. Nga deputetët e ardhur nga listat e LSI nuk ka asnjë anëtar, ndërsa dy vende në komision janë zënë nga Adriatik Alimadhi dhe Krenar Rryçi./abcnews.al

saimir-tahiri-1280x713.jpg
G. P.10:47 | 03/07/2019

“Shqipëria po ecën, gjyqi im jo”! Kështu u shpreh ish-ministit i brendshëm Sajmir Tahiri pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj tij dhe 3 ish-zyrtarëve të policisë së Vlorës. Shkak për shtyrjen është bërë prokura e Gjergj Kohilës. Sipas gjykatës Kohila nuk ka saktësuar që procesi të zhvillohet në mungesë të tij.

Pasaktësia në prokurën e Gjergji Kohilës është bërë shkak që të shtyhet saanca për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri dhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës. Sipas gjykatës në prokurën e dorëzuar nga avokatja e Kohilës nuk është saktësuar nëse ky i fundit ka shprehur pëlqimin që procesi të vazhdojë në mungesë të tij.

Pas daljes nga ambientet e gjykatës Ish-ministri Tahiri në prononcimin e tij për mediat e kufizoi duke bërë vetëm një batutë.

“Keq më vjen që u shty prapë, unë do vazhdoj të kërkoj gjithmonë një gjyq sa më të shpejtë se nuk ka më njeri terezi që ky gjyq të zgjasë. Kështu që Shqipëria po ecën para, vetëm gjyqi im ka ngecur”.

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-Ministrit të Brendshëm u la për t’u zhvilluar më 17 korrik. Seanca e parë gjyqësore ndaj ish ministrit Tahiri u shty për shkak të mungesës në sallë të ish tre zyrtarëve të policisë së Vlorës; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, të cilët janë në arrati prej rreth 2 vitesh. Togt e zeza u shprehën se duhet të ripërsëritete edhe njëhërë njoftimi i tre ish-zyrtarëve të policisë së vlorës, pasi nuk  kanë marrë dijeni për nisjen e procesit gjyqësorë. Jaeld Çela dhe Sokol Bode kanë lëshuar gjatë muajt Qershor nga një prokurë ku shprehen se janë dakord të përfaqësofen në mungesë nga avokatët e tyre. Sajmir Tahiri ka bërë në seancën paraprake kërkesë për gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo që pritet të shqyrtohet nga gjykata në seancën e 17 korrikut.

 

MBULIM-SHULLAZI.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
G. P.16:01 | 24/06/2019

Dështon sërish nisja e procesit gjyqësor në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda për grupin e Emiljano Shullazit. Shkak për këtë dështim është bërë fakti se gjyqtari i tretë i caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Arben Vrioni nuk është paraqitur.

Drejtuesja e seancës Albana Boksi u shpreh se nga kancelaria e Gjykatës së Apelit Durrës i ka mbërritur një shkresë ku i komunikohet se Gjyqtari Vrioni ka marrë raport shëndetësor deri më datë 29 Qershor.

Gilmando Dani i kërkoi drejtueses së seancës Albana Boksi që të japë dorëheqjen. Kjo për shkak se, sipas të pandehurit Dani, kjo gjyqtare ka dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt, ndaj nuk mund të jetë e paanshme.

I pandehuri Dani i kërkoi  gjithashtu gjykatës që të thirren në gjyq avokatët e zgjedhur prej tyre dhe të mos njoftohen më ata të caktuar kryesisht./ABC News Albania 24/7

MBULIM-MBROJTJA-PER-BALILIN.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
Sej rie15:30 | 14/06/2019

Ka dështuar seanca e radhës në Gjykatën për Krime të Rënda për pasurinë e shtetasve Klement Balili dhe Bashkim Balili. Shkak për shtyrje është bërë mungesa e mbrojtësit të Balilëve, Sokol Hazizaj. Në këto kushte, Bashkim Balili, i pranishëm në seancë dhe prokurori Eneid Nakuçi i kërkuan trupit gjykues shtyrjen e seancës në një datë tjetër. Séance e radhës, sikurse vendosi gjykata, do të zhvillohet më 20 qershor, në orën 09:00.

Klement Balili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Hetimi pasuror për Klemend Balilin ka nisur që përpara dy vitesh kur ai u shpall në kërkim nga organi i akuzës. Klemend Balili u shpall fajtor për trafikimin e 678 kg kanabis nga Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda ku u dënua më 10 vjet burg. Vendim të cilin Balili e ka ankimuar nëpërmjet avokatit të tij Theodhori Sollaku. Procesi në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda nuk ka nisur akoma./ABC News Albania 24/7

moisi-habilaj-933x445.jpg
G. P.18:01 | 11/06/2019

Mosnjoftimi i të pandehurve të grupit “Habilaj”, të cilët ndodhen në Itali, ka bërë që të shtyhet sërish seanca gjyqësore për këtë dosje te Krimet e Rënda. Më 13 Qershor Gjykata e Katanias në Itali pritet që të japë vendimin për 8 të pandehurit e grupit të Habilajve. Ndërsa më 19 Qershor në Tiranë nis procesi gjyqësor për Saimir Tahirin dhe 3 ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës.

Procesi gjyqësor për grupin e “Habilajve” në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar sërish. Pranë togave të zeza nuk kanë mbërritur përgjigjet e letërporosive nga Italia për të faktuar se 8 të pandehurit që gjenden në vendin fqinj kanë marrë dijeni për nisjen e procesit gjyqësor në vendin tonë.

Drejtuesi i seancës Bibë Ndreca i kërkoi te pandehurit Armando Koçerrit të paraqesë zyrtarisht kërkesën e tij për mos lejimin e mediave audiovizive në sallën e gjyqit, të shoqëruar edhe me një dokument nga psikologu.

I pandehuri kishte paraqitur shqetësimin se fëmijët e tij të mitur kanë shfaqur probleme psikologjike duke e pare në media gjykimin e tij. Në këtë seancë mungonin edhe avokatët e të pandehurve, të cilët janë zgjedhur nga familjarët e tyre.

Në Shqipëri nga grupi i “Habilajve” ndodhet vetëm Armando Koçerri ndërsa Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj po hetohen nga drejtësia italiane, ku pritet që më 13 Qershor Gjykata e Katanias të japë dhe vendimin.

Grupi “Habilajve” u godit në Tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në mediat e vendit fqinj të dosjes së përgjimeve të grupit “Habilaj”nga prokuroria italiane, ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Për këtë të fundit dhe 3 zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila dosja është e ndarë dhe procesi pritet të nisë më 19 Qershor. Në këtë seancë do të vendoset nëse ish-ministrit të Brendshëm dhe Çelës do t’i pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Në seancën paraprake gjyqtarja Miliana Muça ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës. Grupi i “Habilajve” akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal dhe krijimi i grupit kriminal./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono