seanca degjimore

KPK-PER-BESNIK-CANIN-1280x720.jpg
G. P.14:17 | 01/01/2019

Procesi i Vettingut, i nisur që prej tetë muajsh në sistemin e drejtësisë, do të rikthehet që në datë katër Janar.  Në pritje që procesi i Vettingut të ofrojë një sistem gjyqësor pa gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, puna për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të nisë për këtë vit të ri me seancën dëgjimore me kryetarin e Gjykatës së Sarandës Alltun Çela, për të vijuar me dy kolegë të tij magjistratë.

Konkretisht në datë 8 Janar do të jenë në seancë dëgjimore, kryetari i Gjykatës Shkodër Arben Zefi dhe në datë 9 kryetari i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni. Ndërsa, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka planifikuar tre seanca për muajin Janar, ku do shqyrtohen ankimimet e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./abcnews.al

VETINGU-PER-ADNAND-KOSOVEN-1280x720.jpg
ent ela20:11 | 19/12/2018

Prokurori Adnan Kosova në seancën dëgjimore rezultoi i saktë për deklarimin e pasurisë nga ILDKPKI dhe në përputhje me ligjin.

Kosova ka në pronësi një apartament 93 metra katror i blerë për 19.600 dollarë në vitin 1998, teksa disponon edhe një automjet me vlerë 11 mijë euro. Burimi për apartamentin, të ardhurat nga paga, nga puna si pedagog dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë.

Ndërkohë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar  ka dorëzuar një raport me konstatimin se: prokurori Adnan Kosova ka plotësuar saktë formularin dhe nuk ka informacione se ka lidhje me persona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë. Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij. Adnan Kosova u paraqitur pa avokat, ndërsa vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jepet të enjten paradite. /abcnews.al

kpk123.jpg
G. P.15:48 | 15/07/2018

Java e kaluar ishte një jave e ngjeshur me seanca për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për llogari të procesit të Vettingut të gjyqtarëe dhe prokurorëve. Por edhe java që vjen duket se do të jetë e tillë. Mëngjesin e së hënës KPK do të shpallë vendimin përfundimtar në lidhje me rivlerësimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Gani Dizdari.

Në orën 13:00 të së njëjtës dite para Komisionit pritet të dalë në seancë dëgjimore, anëtari i Gjykatës së Tiranës, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës, Artan Zeneli. Të martën në orën 10:00 kolegu i tij i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, për të cilin u zbulua një dënim fajësie nga një gjykatë italiane, do të njihet me vendimin final nëse kalon ose jo Vettingun.

Një orë më vonë KPK do të kalojë në filtra gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova. Ndërsa në 13:00 të së martës para Komisionit do të dalën prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari.

Të mërkurën, në dy seanca të njëpasnjëshme do dëgjohen në KPK, prokurori i Apelit Tiranë, Arben Nela dhe gjyqtari i Apelit të kryeqytetit, Ervin Metalla./abcnews.al

KPK-BASHKIM-DEDJA-1280x720.jpg
ent ela11:46 | 08/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Në raportin e lexuar në KPK Dedja kishte probleme me justifikimin e disa prej pasurive në vlera që shkonin në mijëra euro.

Kufiri mes suksesit dhe dështimit në procesin e vettingut duket një vijë shumë e brishtë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vendimi përfundimtar për të pritet të shpallet në 13 qershor, duke lënë disa ditë në tension gjyqtarin me 25 vjet karrierë në sistemin e drejtëisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbuluar probleme në justifikimin e pasurisë. Faktet u pohuan të premten, në seancën dëgjimore ndaj tij në KPK.

Bashkim Dedja kishte shfrytëzuar të drejtën e mosparaqitjes, duke ia lënë avokatit të tij Maksim Haxhia të përballej me gjetjet aspak pozitive ndaj gjyqtarit.

Problemet nisnin nga aparamenti me sipërfaqe 146 m2 dhe një garazh 15 m2 të blera në shumën 180 mijë euro. Dedja ka deklaruar se për këtë shumë ka marrë 120 mijë euro kredi, 25 mijë euro hua pa interes nga kunati dhe vëllai, si edhe pjesën e mbetur prej 35 mijë euro i ka pasur kursime të tij dhe bashkëshortes.

Nga verifikimi i thelluar i KPK ka rezultuar se në datën e huadhënies të nënshkruar para noterit, kunati i gjyqtarit nuk kishte qenë fare në Shqipëri. I pyetur për këtë situatë, Dedja kishte ndryshuar deklarim, duke pohuar se huan e kishte marrë jo nga kunati, por nga babai i kunatit. E pajustifikuar rezultonte edhe huaja prej 15 mijë euro marrë tek vëllai. Kjo për faktin se në atë periudhë vëllai i tij kishte blerë një aparament në Tiranë përmes një kredie bankare.

Sipas KPK, situata problematike nuk përfundonte këtu. Pasi në lidhje me këtë apartament të dytë, në vitin 2003 Bashkim Dedja kishte deklaruar se ishte blerë nga të ardhurat financiare të tij dhe vëllait, ndërsa në deklaratën e bërë për llogari të vettingut, shprehje ai ishte pronar i vetëm i saj.

Një tjetër dyshim i ngritur nga Komisioni ishte një apartament në Golem të Kavajës, i mbajtur në përdorim nga gjyqtari. Sipas KPK, ky apartament figuronte në emër të vëllait tjetër të Dedjes me banim në Dibër. Por, kontrata e energjisë e këtij apartamenti mbante emrin Bashkim Dedja dhe ishte paguar prej tij nga dita e parë e lidhjes e deri sot. E vetmja pasuri e pakomentuar ishte një truall prej 2 mijë metër2 në Dibër. Në lidhje me pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, Dedja rezultonte i përshtatshëm.

Në fjalën mbrojtëse, Haxhia mohoi pretendimet e ngritura, duke pohuar se pasurite e vëllezërve të gjyqtarit kishin ardhur nga puna në emigracion dhe nga suksesi në bletari, blegtori e pemëtari.

“Nuk ka dy deklarata të ndryshme por ka dy deklarata që janë bazuar në të dhëna shtesë. U pamë të dhënat e para, pastaj u kërkuan të dhënat më të detajuara dhe prova për burimin e parave të vëllait i cili është emigrant 25 vjet jashtë shtetit. Pasi i solli në formën e duhur me apostile dhe u pa që këto burime  janë të pastra dhe të mbuluara nga vëllai i vet për blerjen e këtij apartamenti. Është një apartament që është blerë në plazh nga vëllai i tij që ka të dhëna të konsiderueshme”.

Largimi i mundshëm i Dedjes nga sistemi do të vështirësonte edhe më shumë situatën në Gjykatën Kushtetuese, aktualisht jofunksionale, e  cila ka tre anëtarë në total, një prej të cilëve me mandat të mbaruar./abcnews.al

vlcsnap-error879-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 01/03/2018

Kuvendi ka pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës për të thirrur në seancë dëgjimore në Komisionin për sigurinë kombëtare Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.Në mbledhjen e fundit të këtij komisoni ku ishte i thirrur ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati, deputetët e opozitës kërkuan më shumë informacion mbi praktikën e ndjekur dhe procedurën e plotë të propozimit të Artur Mecollarit si pjesë e grupit negociator për Marreveshjen e Detit me Greqinë. Gjithashtu edhe çfarë informacioni disponojnë këto autoritete mbi integritetin e këtij individi duke përfshirë arsyet e përjashtimit të tij të mëparshëm nga Forcat e Armatosura.Mbledhja e rradhës së Komisioni për Sigurinë Kombëtare do të zhvillohet ditën e martë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono