sazan guri

sazan-guri-1280x698.jpg
ent ela17:25 | 08/02/2019

Ambjentalisti Sazan Guri prezantoi librin “ Mjedisi Shqiptar”  në vëzhgimet dhe auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këtë libër Guri jep zgjidhje konkrete për  trajtimin e mjedisit.

Ambjentalisti Sazan Guri eksperiencën e tij 5-vjeçare  në vëzhgimin e mjedisit me stafin e auditimit të Kontollit të Lartë të Shtetit e ka përmbledhur në një libër.  Guri thotë se përmes këtij libri ai përpiqet që tashmë ta japë zgjidhje konkrete përmes formulave dhe jo në  formë hipotetike.

Libri “Mjedisi Shqiptar” në vëzhgimet dhe auditimet e Kontrollit te Lartë të Shtetetit u prezantua në ambjentet e Akademisë së Shkencave./abcnews.la

klosii.jpg
G. P.15:30 | 19/05/2018

Bizneset në zonat turistike kanë më pak se dy javë kohë për të marrë masa për trajtimin e ujërave të ndotura. Pas një Qershorit, ka paralajmëruar ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ata që i derdhin këto ujëra në det do të ndëshkohen ashpër.

Kjo inxhiniere po i prezanton Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi teknologjinë që një resort turistik në bregdetin e Tales në Lezhë po përdor për të trajtuar ujërat e ndotura.

Nisma vjen si një detyrim që duhet të përmbushin strukturat akomoduese në zonat turistike deri më 1 Qershor.

Blendi Klosi: “Nga data 1 Qershor ne do të veprojmë me gjithë institucionet që shfrytëzojnë ujin e detit. Qofshin ato private apo shtetërore, që nuk kanë deburatorë për trajtimin e ujërave të zeza. Ne do të jemi shumë më ashpër me këdo që nuk zbaton lejen mjedisore në raport që ka me shtetin shqiptar  për të administruar ujërat e zeza dhe trajtuar mbetjet urbane”.

Edhe sipas ambjentalistit Sazan Guri, praktikës së vjetër për mënyrën e trajtimit të ujërave të zeza duhet t’i vijë fundi.

Sazan Guri:“Nuk janë vetëm për hotelet të komplekseve turistike, por janë për çdo lloj punishteje, fabrikë, kombinat që do të thotë që në Shqipëri nga ky moment këta janë dallëndyshja e parë. Është një nga praktikat më të mira në vend dhe në Shqipëri mbaroi koha që t’i mund të bësh çfarë të duash me ujërat e zeza”.

Në këtë resort, gjithashtu do të ketë edhe një impiant për trajtimin e mbetjeve të tjera që krijohen nga konsumatorët. Lënda që përftohet, sipas administratorit Gjergj Liqejza, do të përdoret për plehërimin e hapësirave të gjelbëruara./abcnews.al

vlcsnap-error585-1280x720.jpg
us er15:27 | 17/12/2017

Ambjentalisti Sazan Guri ka shkruar tre libra mbi historinë, mendësinë dhe gjuhësinë e shqiptarëve. Promovimin e veprave e ka zgjedhur ta bëjë në Kosovë. Autori Guri tha se në këto libra është shpalosur puna e tij 40 vjeçare gjate të cilave ka mbledhur fakte dhe thënie të shumta të shqiptarëve ndër shekuj./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono