savona

savonaaa.jpg
gra moz15:23 | 13/06/2018

Ministri italian për Çështjet Evropiane, Paolo Savona, tha se nuk kishte një plan B për të nxjerrë vendin nga Eurozona. Ai njoftoi se nuk ka kërkuar kurrë një gjë të tillë. Megjithatë në librin e tij të fundit, i paraqitur të martën për shtypin e huaj, Savona shprehej se ishte e nevojshme përgatitja e një plani B për daljen nga euro.

Ekonomisti i njohur, 81 vjeç, dhe ish-ministër i Industrisë në vitet ’90 mohoi çdo lloj armiqësie kundër Gjermanisë, por shprehu të drejtën e tij për ta kritikuar. Ndërkohë, kritikat e tij në drejtim të euros dhe Gjermanisë, shtynë presidenti Sergio Matarella që të pengojë emërimin e tij në postin e ministrit të Financave. Savona ishte propozuar nga Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet./abcnews.al

italia-3-1280x662.jpg
gra moz11:16 | 16/03/2018

Policia italiane arrestoi në Savona 49-vjeçarin shqiptar Indrit Kadrimi dhe bashkëshorten e tij italiane, 45-vjeçaren, Barbara Longo. Nga kontrolli që policia ushtroi në lokalin e tyre u gjetën 40 gramë kokainë, e cila ishte ndarë në doza dhe ishte gati për shitje, 10 gramë hashash si dhe materiale të tjera paketimi për drogën dhe një shumë të madhe parash.
Hetuesit italianë po përpiqen të zbulojnë furnizuesit e çiftit./abcnews.al

policia-8.jpg
gra moz19:44 | 30/01/2018

Autoritetet e Cortemilia-s në Itali kanë arrestuar një shqiptar, 31 vjeç, për vjedhje të disa banesave.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga policia pas një ndjekjeje të një makine tip “Peugeot 407” në Bormida, ku gjendeshin tre shqiptarë.

Ishte ky momenti, kur pas një verifikimi u arrestua vetëm 31-vjeçari.

Në makinë, autoritetet sekuestruan një levë dhe disa kaçavida, që shqiptari i kishte përdorur për vjedhje si dhe disa bizhuteri e stoli, të cilat me shumë mundësi janë vjedhur gjatë natës së të hënës.

Gjithashtu, policia gjeti edhe dy ora me vlerë 1000 euro, të cilat iu kthyen zotëruesve të tyre në provincën e Savonës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono