sauk

7cf118fe-adcf-41d0-9534-451b1c3ad875.jpg
R D18:39 | 19/12/2019

Pas një konflikti në Sauk mes dy personave, pa mbetur i plagosur me sende të forta 38-vjecari Santiano Xhaferi. Fillimisht u raportua për të shtëna me armë, por policia e hodhi poshtë këtë version duke deklaruar se plagët që ka në kokë e këmbë, 38-vjecarit i janë shkaktuar nga perdorimi i mjeteve të forta. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes, identifikimin dhe kapejn e autorit. Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbë, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri.

Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh, është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.

Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al

ramiu.jpg
Autor E14:58 | 07/12/2019

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vizituan sot disa familje të prekura nga tërmeti në Tiranë.

Teksa hyri në njërën prej familjeve në zonën e Saukut, Rama shprehi bezdinë për televizorin që mbahej ndezur në dhomë.

“Aman fike atë se është si shejtani në shtëpi”, tha Rama.

Ndërkohë, Veliaj shpjegoi se i kanë ofruar 1 000 familjeve bonuesin e qerase, nga i cili kanë përfituar 922 të tilla.

Gjatë bisedës Veliaj ndërhyn duke thënë se familja ishte në çadër në ditët pas tërmetit dhe se familja ishte transferuar një ditë më parë në atë shtëpi.

Rama u shpreh se familjet që janë të lidhura me pronën për shkak të bagëtive apo shtëpisë do të mbështeten me qera pranë lagjes së tyre.

Më pas Rama vizitoi edhe një tjetër familje, ku zonja e shtëpisë, një grua e moshuar, i tha se i vinte keq shumë për kryeministrin pasi sipas saj, ai lodhej shumë.  /abcnews.al

sauk-aksidenti-1280x689.jpg
nev ila09:06 | 03/12/2019

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm mësohet se një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Saukut.

Në këtë aksident janë përfshirë 4 automjete ndërsa nuk është bërë me dije nëse personat e përfshirë në jëtë aksident janë lënduar apo jo. Ata janë larguar për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të saktësuar rrethanat e aksidentit./abcnews.al

aksidenti-4-1-1280x720.jpg
Autor E12:08 | 11/11/2019

Arrestohet nga Policia shkaktari i aksidentit me një të vdekur ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë rrethrrotullimin Saukut.

I riu që u prangos është me inicialet F.F, i cili ka qenë në drejtimin e makinës tip “Mercedes” me targa “AA 131 ZZ”. Në të njëjtin automjet humbi jetën rrugës për në spital 17-vjeçari Kristjan Vasili.

Adoleshenti ka qenë pasagjer në automjetin luksoz që dyshohet se po bënte gara tek rrethrrotullimi i Saukut me shpejtësi tepër të lartë.

Në automjet kanë qenë edhe pasagjeri Alban Dervishaj, ndërsa mbeti i plagosur edhe Rei Oka.

Ky i fundit ishte duke qendruar në një tjetër automjet të ndaluar pranë autostradës dhe në shoqëri të disa miqve të tij.

Nga njoftimet e parapraku u raportua se, Dervishaj mbahet në reanimacion në gjendje të rëndë, kurse Oka ka dëmtime të lehta.

Aksidenti ndodhi në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme.

Vetëm në dy ditë 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë  e aksidenteve në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme humbi jetën Julian Loloçi në aksin që lidh lagjen Gerhot , në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.

Ndërsa mesnatën e së shtunës dy vajza 17 vjeçare ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë, ndërsa ktheheshin nga një festë ditëlindje.  /abcnews.al

MANASTIRLIU-NE-SAUK-ABC-M4-T1.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela16:40 | 09/09/2019

Hapet qendra e re shëndetësore në Sauk. Pas inspektimit të punimeve ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se tashmë kjo qendër do të ofrojë shërbim dhe të dielave.

Rreth 13 mijë banorët e zonës së Saukut në Tiranë do të kenë mundësi të marrin shërbim shëndetësor në një qendër të rikonstruktuar.

Tashmë ajo do të funksionojë dhe si qendër e kujdesit parësor dhe do të jetë e hapur si të dielave ashtu dhe ditëve festive.

“Kemi rehabilituar plotësisht 80 qendra shëndetësore, 100 të tjera janë në proces dhe përmbyllen brenda vitit dhe 120 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të reabilitohen deri në vitin 2021, duke mbajtur premtimin për transformimin e kujdesit parësor nga veriu në jug”.

Qendra Shëndetësore është rehabilituar falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me programin “Shëndet për të Gjithë” të qeverisë zvicerane. Investimi kap vlerën e 13.2 milionë lekëve. /ABC News Albania 24/7

aksidenti-sauk-logo-1.jpg
nev ila09:22 | 16/06/2019

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, kur familja Biba nga Mirdita, ka humbur 3 pjesëtarë të saj. Viktimat janë babai, nëna dhe vajza e tyre, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza tjetër e çiftit si dhe i fejuari i saj. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia 150-170 kilometra në orë, më të cilën po e ngiste makinën dhëndri i familjes.

Një gëzimi familjar ka rezultuar fatal për tre pjesëtarët e familjes Bibaj me orgjinë nga Mirdita e banues në Tiranë. Ditëlindja e 22-të e Floridës rezultoi edhe e fundit për të. Bashkë me babain e saj, 62-vjeçar Bardhok Bibaj humbi jetën edhe e ëma Valentina 54-vjeçe.

Në drejtim të automjetit BMW X5 ishte Arlintin Alia, i cili është i fejuari i Xhuljana Bibaj, të dy këtë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Të pestë personat ktheheshin nga Elbasani ku kishin darkuar më herët 22-vjetorin e lindjes së Floridës, ndërsa aksidenti fatal ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës ne rrethrrotullimin e një qendre tregtare në zonën e Saukut.

Në pamundësi për të frenuar drejtuesi Alia, ka përshkruar mespërmes rrethin, ku gjurmët janë evidente.  Përplasjet me bordurën nga njëra anë në tjetrën ka vijuar edhe më tej.

Aq e fortë ishte përplasja sa pjesë të makinës të copëtuar u gjetën rreth 200 metra larg vendit nga ku nisi aksidenti.

Sipas ekspertëve të Policisë Rrugore, dyshohet se drejtuesi i mjetit, Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, ka qenë me shpejtësi 150-170 km/h, ku në rrethrrotullim shpejtësia e lejuar e lëvizjet është deri në 40 km/h.

Ende nuk është përcaktuar nëse Alia ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes apo ngjarja tragjike mund të ketë ndodhur për shkak të përgjumjes ose humbjes së kontrollit nga 32-vjeçari./abcnews.al

ogerta-manastirliuuu.jpg
ad min12:26 | 18/04/2019

Qendra shëndetësore në Sauk i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet e kryera në bashkëpunim me donatorët.

Nga kjo qendër që do të ofrojë shërbim me standarde për rreth 13 mijë banorë të periferisë së Tiranës, ministrja tha se investimet do të vijojnë për t’u siguruar akses në shërbimet shëndetësore të gjithëve.

Vetëm në Bashkinë e Tiranës sipas Ministrisë së Shëndetësisë vitin e shkuar u rehabilituan 15 qendra shëndetësore, ndërsa në të gjithë vendin 80 qendra ndryshuan pamje./abcnews.al

policia-2.jpg
ent ela08:58 | 03/02/2019

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugë me qëllim rritjen e parametrave te sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve. Në orët e para të kësaj të diele blutë e kryeqytetit kanë kryer kontrolle me radar në Sauk me qëllim ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat e qarkullimit.

Njoftimi

Në Sauk me Policinë Rrugore.

Të angazhuar për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.

Me Radar për të parandaluar aksidentet dhe ndëshkuar ata që shkelin rregullat e qarkullimit.

155 km/h deri 160 km/h, e papranueshme. Rrezik potencial për jetën tuaj dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Forma e re e menaxhimit dhe kontrollit, ku evidentohet dhe ndëshkohet vetëm ai drejtues mjeti që shkel rregullat e jo të ndalohet çdo mjet.

Mos shpejtoni se polici rrugor edhe pse shpesh i padukshëm, është i pranishëm në çdo aks rrugor me anë të mjeteve logjistike, ndërkohë që masa administrative do t’ju vijë aty ku banoni./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono