sasi rekord

KOKAINA-SPANJE-1280x663.jpg
ent ela13:45 | 25/10/2018

Autoritetet spanjolle kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mësohet nga mediat se është sekuestruar një sasi record: rreth 6 ton kokainë. Droga ishte fshehur në banane dhe po transportohej nga një vend i Amerikës Latine për në Spanjë. Autoritetet njoftuan se në këtë operacion kanë përfunduar në pranga 15 persona. Ndërsa kjo shifër arrestimesh mund të dyfishohet gjatë vijimit të hetimeve. Operacioni është zhvilluar në Malaga. /abcnews.al

spanje.jpg
G. P.19:35 | 25/04/2018

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine të nisur nga Kolumbia, që në treg do të kapte vlerën e 470 milionë eurove. Zyrtarët iberikë kanë deklaruar se kanë goditur rëndë një organizatë kriminale ndërkombëtare.

Në Spanjë është sekuestruar ajo që autoritetet e kanë cilësuar si ngarkesa më e madhe e kokainës. Bëhet fjalë për 9 tonelata kokainë, që ishin nisur nga Kolumbia me destinacion portin Algesiras, të fshehura në një ngarkesë bananesh.

Sipas autoriteteve spanjolle, fshehja e drogës mes frutave ishte bërë në një konteiner të nisur nga lokaliteti Antiokia Uraba 15 ditë më parë. Përveç ngarkesës, agjentët kanë arrestuar edhe 5 anëtarë të rrjetit ndërkombëtar që kishte për detyrë të priste lëndën narkotike në Europë.

Operacioni ishte koordinuar mes marinës kombëtare dhe policisë gjyqësore, që njoftuan policinë se ngarkesa ilegale po udhëtonte në bordin e një anijeje me emrin “Lucie Schulte”, e nisur nga Kolumbia.

“Bëhet fjalë për një ofensivë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare të trafikut të drogës, që kanë kryer krime në rajonin Uraba të Kolumbisë dhe në Spanjë”, kanë deklaruar autoritetet.

Ngarkesa i përkiste një organizate, pjesë e klanit të Gjirit, që ka kontakte të shumta në portin e Spanjës, vend që është dhe një ndër tregjet kryesore të tij të konsumit të narkotikëve. Llogaritet se vlera e saj në treg do të arrinte në 470 milionë euro, që mund të kishin përfunduar në xhepat e organizatës kriminale të strukturuar./abcnews.al

kokaine.jpg
G. P.17:02 | 02/03/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave reagoi të premten mbi operacionin e sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë të ardhur nga Kolumbia në portin e Durrësi.

Përmes një njoftimi për shtyp doganat mohuan ekzistencën e një sinjalizimi nga partnerët ndërkombëtarë për drogën.

“Ky operacion ishte vepër e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rrjedhojë e funksionimit të sistemeve, procedurave doganore dhe bashkëpunimit efektiv”, thuhej në njoftim./abcnews.al

28511851_1831364236896899_2021349514_n.jpg
ent ela14:22 | 28/02/2018

ABC News shkoi në Maminas, aty ku dhe u finalizua operacioni antidrogë me zbulimin e 613 kg kokaine. Aty ndodhet dhe kamioni i vënë në sekuetro nga policia sëbashku me gjithë territorin e kompanisë në të cilin do të shkarkohej sasia e madhe e kokainës.

Për dy ditë kamioni i mbushur me 613 kg kokainë u mbajt në vëzhgim nga shërbimet e posaçme.

Nga Kolumbia në Itali, Maltë në Portin e Durrësit, për t’u shkarkuar në magazinat e kompanisë “Arbi Garden”.

Kokaina ishte e ngarkuar bashkë me bananet e porositura nga Shqipëria. Një sasi e pabesueshme dhe e pakapur ndonjëherë në territorin tonë.

Nga këtu kamioni u nis për në magaziant e “Arbi Garden” në Maminas. Aty ku dhe kishte destinacionin e fundit. Ndërkohë dy 25 vjeçar ishin vënë në pranga që në port, kurse pronari Arbi Çekaj u shpall në kërkim.

Siç shikoni edhe nga pamjet, ky është kamioni i kokainës. I parkuar para kapanonit, aty ku dhe policia finalizoi superoperacionin. Me targë DR 3819 E kontinieri u bllokua nga forcat antidroge që u përforcuan me specialistë.

I gjithë territori nuk vonoi dhe u vendos në perimetrin e sigurisë. Objekti kaloi në sekuestro. Patrulla të policisë u vendosën në hyrje dhe në dalje të rrugës.

Hetues hyjnë e dalin nga “Arbi Garden” dhe pononjësit merren në pyetje. Këtu në Maminas Arbi Garden ka vetëm një pjese të aktivitetit.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

 

98675638_0972883a-e542-46d6-bc13-951f83e3a32d.jpg
us er12:57 | 09/11/2017

Policia kolumbiane sekuestroi 12 ton kokainë, sasinë më të madhe në historinë e vendit. Kokaina i përket organizatës së njohur kriminale kolumbiane Klani i Gjirit, dhe u gjet e fshehur në dy ferma në provincën veriperëndimore të Antiokuia, pranë kufirit me Panamanë. Vlera në treg e kokainës së sekuestruar është rreth 360 milionë dollarë. E përpunuar, droga do të ndahej në 11 milionë doza prej një gram, e duke llogaritur që do të shitej 60 dollarë një dozë, fitimi do të ishte 660 milionë dollarë

Presidenti kolumbian Huan Manuel Santos, i cili në muajin korrik nënshkroi marrëveshjen për paqe me guerrilasit e FARC. dha detaje të tjera për sekuestrimin në një konferencë për shtyp. Santos akuzohet se nuk mban një qëndrim të ashpër ndaj trafikantëve të drogës. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan një bashkëpunim më të madh nga Kolumbia, pasi në muajt e fundit prodhimi dhe eksportimi i kokainës në vend është shtuar./abc news

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono