sarande

pranga1_4.jpg
G. P.12:45 | 10/10/2018

Një i ri nga qyteti i Vlorës është vënë në pranga nga policia e Sarandës. Xhoni Qëndra, 22 vjeç, u arrestua pas kallëzimit të bërë nga një 17-vjeçare nga Vlora. Ajo ka deklaruar se Qëndraj e kishte marrë atë nga qyteti bregdetar që ta trafikonte në Greqi.

Në momentin e kapjes së tij 22-vjeçari ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me të miturën që kishte marrë me vete. Ndërkohë në njoftim thuhet gjithashtu se “Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje”./abcnews.al

ramaaaa.jpg
G. P.11:53 | 30/09/2018

Duke ironizuar në rrjetin social Facebook të gjithë ata që i përqeshin projektet 3D të rrugëve për të cilat inauguron nisjen e punimeve.

Nga kantieri i asaj Delvinë – Kardhiq, kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij të shkurtër ndryshe nga sa ia do zakoni, pjesë dërrmuese ia dedikoi qeverisë “Berisha”.

“Finalizojmë një proces të gjatë për rrugën Devinë-Kardhiq jo vetëm është premtuar, por ka pasur inagurime që në 2007, gjithë gjatësia e rrugës është përfshirë në 10 mijë km rrugë të saliut. Na u desh nje mandat për të hequr malin me borxhin që na lanë”.

Rruga do të ndërtohet me një projekt plotësisht të ri, theksoi ai, i cili do të jetë tregues i standartit europian sipas Kryeministrit Rama.

“Ndërsa tuneli dhe pjesa që lidh Delvinën me Sarandën po bëhen tani pasi nuk ishin parashikuar fare”.

Ditë të shënuar e quajti edhe ministri i infrastrukturës Gjiknuri nisjen e këtyre punimeve. Kjo rrugë jo vetëm i shërben qytetarëve por do të furnizojë edhe turizmin në shqipëri i cili me realizimin e aeroportit në Sarandë zhvillon potencialin ekonomik të zonës, theksoi ai./abcnews.al

 

 

operacionii.jpg
G. P.10:37 | 23/09/2018

Policia e Vlorës, ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar.

Artan Agolli nga Korça u vu në pranga gjatë operacionit antidrogë të quajtur “Vjeshta”.

Në banesën e tij në Dhërmi të Vlorës, policia sekuestroi 107 doza kokainë, 353.000 lekë të rinj, 875 Euro, si dhe  100 dollarë. Gjithashtu u bllokua një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike dhe dy aparatë celularë

Ndërkohë në Sarandë, policia arrestoi në flagrancë Marjo Kolën, 42 vjeç. Kapja e tij u bë në lokalin ku punonte si menaxher dhe banakier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e lokalit, u gjet 4 gramë kokainë./abcnews.al

ece5963a-c50a-49e1-aea2-958d622d358e-1280x960.jpg
ent ela12:44 | 16/09/2018

Dy persona janë kapur në flagrancë në kufi me Greqinë me mbi 33 kg Cannabis Sattiva. Alment Bakullati, 27 vjeç dhe Klement Domeri, 35 vjeç, të banues në fshatin Shalë, Konispol u arrestuan gjatë transportimit të lëndës narkotiek nga nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek, pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”. Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako.

Informacioni i Policisë

Seksioni për Krimet, Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda Sarandë në bashkëpunim më Kufirin dhe Migracionin Sarandë dhe Policinë Greke, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni antidrogë, mbi bazën e të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Alment Bakullati, 27 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Klement Domeri, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Shërbimet e mësipërme bënë të mundur kapjen e tyre pasi më datë 15.09.2018, këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 të Kodit Penal.

sarande-policia.jpg
G. P.12:16 | 15/09/2018

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se është bashkëpunëtor në plagosjen e kolegut të tij, bodyguard në një disko. I ndaluari Joan Buli akuzohet për moskallzim krimi.

Ndërkohë është shpallur në kërkim autori kryesor i plagosjes, një 31 vjeçar me banim në Sarandë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në ambjentet e jashtme të një diskoje në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Dyshohet se plagosje të ketë ndoddhur pas një konflikti për motive të dobëta./abcnews.al

sarande.jpg
G. P.19:03 | 11/09/2018

Një 29-vjeçar rezulton i zhdukur që prej ditës së hënë. I riu para se të largohej mësohet se u ka thënë familjarëve se do të lahej në det.

29-vjeçari quhet Blerim Dule. Ndërkohë policia në prani të familjarëve ka zhvilluar kërkime në det, por ende nuk ka shenja jete për të zhdukurin nga Manastiri i Sarandës.

Sipas burimeve të ABC News në banesën e Dules janë gjetur pasaporta dhe celulari duke e vështirësuar akoma më shumë gjetjen e 29-vjeçarit./abcnews.al

policia-sarande.jpg
G. P.10:15 | 08/09/2018

Policia ka arrestuar në flagrancë në Sarandë shtetasin Fatmir Filaj 43 vjeç, banues në Berat.

Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi më datë 07.09.2018, në malin Pagane – Konispol, dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa vatra zjarri duke djegur kështu kullotën e shtetasit Xh.D, 46 vjeç, banues në Konispol.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal./abcnews.al

mesueja-933x445.jpg
ent ela21:25 | 07/09/2018

Një avion në Rinas është gati për fluturim, por i ka rrotat e çara…

Një karroatrec ka ngarkuar një furgon, duke u bërë rrezik publik për të gjitha automjetet që qarkullojnë.

Në rrugën “Karl Gega” në Tiranë, punimet e tubacioneve të Ujësjellësit kanë lënë rrugën të prishur.

Më pas shfaqet një video, ku mësuesja Miranda Bodini godet fizikisht një nxënës të klasës së parë në shkollën “Shën Vasil” në Sarandë.

Këto janë disa nga videot që u transmetuan dhe komentuan në studion e emisionit “Stop” në rubrikën “Hitparade i Absurdit”/tvklan.al

sarande.jpg
G. P.16:58 | 25/08/2018

Drejtuesi i makinës në aksidentin me pasojë vdekjen e turistes italiane u arrestua.

Ai është Fatmir Rumani, 52 vjeç, nga Saranda. Sipas policisë, të premten në rrugën Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor” Rumani duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me motomjetin tip “Piaggio” me drejtues një italian 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, duke marrë mjekim më të specializuar.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën shtetësia italiane 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motor. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./abcnews.al

ilir-meta.jpg
G. P.19:02 | 24/08/2018

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një apel qytetarëve sarandiot, por edhe gjithë shqiptarëve lidhur me nismën e ndërmarrë nga aleanca për dhurimin e gjakut në përmbushjen e qëllimit që dhurimi i gjakut të plotësojë në mënyrë vullnetare çdo nevojë në mënyrë të qëndrueshme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Sarandë, Florjana Koka, ishte në qytetin bregdetar në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” për të cilën u drejtoi një apel qytetarëve.

“Saranda është një nga ato qytete ku problematika është serioze sa i takon përqindjes së banorëve me talasemi. Apeloj që ky proces cilësor i dhurimit vullnetar të gjakut, i nisur sot, të vazhdojë”.

Kreu i shtetit nënvizoi qëllimin kryesor të Aleancës që në vitin 2020 të arrihet objektivi i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces i garantuar tërësisht në mënyrë vullnetare. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono