sander lleshi

eskorta.jpg
G. P.19:09 | 13/11/2018

Zv/ministri i Brendshëm Sandër Leshi ka zhvilluar një takim formal me drejtuesit e Policisë së Shkodrës.

Nga burime të ABC News bëhet me dije se është kërkuar angazhim maksimal në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Gjithashtu Leshi ka dhënë porosi për të vepruar ndaj grupeve kriminale që janë skeduar nga policia. Mbledhja ka zgjatur për më shumë se dy orë.

Ky ishte takimi i dytë i zv/ministrit Lleshi pas atij që zhvilloi me drejtuesit e Policisë në Tiranë./abcnews.al

BALLA-PER-PRESIDENTIN-1280x720.jpg
ent ela15:49 | 13/11/2018

Partia Socialiste është e bindur që të vërtetojë ligjshmërinë apo jo të mos dekretimit të ministrit të brendshëm nga Presidenti i Republikës. Konfirmimi vjen nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Të drejtë e të hapur e shohin socialistët rrugën e dekretimit të Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm. Kështu ishte që në fillim sipast kreut të grupit parlamentar socialist ndonëse vonesa e krijuar padashje nga presidenti prodhoi disa shkresa më shumë që iu përcollën institucioneve.

“Kjo çështje ka pasur një zgjidhje prej ditës që është propozuar prej kryeministrit z. Lleshaj si ministër i Brendshëm, i cili tashmë e ka filluar detyrën dhe rezultatet e para janë shumë të mira dhe sigurisht që nuk besoj se ka më nevojë publiku shqiptarë apo marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Presidencës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave për të vonuar dekretimin e z. Lleshaj në këtë afat të dytë pas ribërjes së propozimit për të tejkaluar një problem që u krijua ndoshta padashje nga ana e Presidenti i Republikës, sepse Kushtetuta për këtë çështje është shumë e qartë”.

Është shkelur apo jo kushtetuta ? Presidenca apo kryministria ka gabuar? Vendimi i takon gjykatës kushtetuese, e cila kurdo që të bëhet funksionale duhet ta thotë fjalën e fundit prandaj dhe socialistët përgjigjen prerë se kërkesën do ta depozitojnë.

Balla: Po.

Të enjten në seancën parlamentare do të shqyrtohet dekreti i presidenti për vendosjen e Vitore Tushes në krye të Kontrollit të lartë të shtetit.

“Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vetting-ut, meriton gjithë respektin, por kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa, as nxitim”.

Këtë qetësi nuk duhet ta karakterizojë Partinë Demokratike pasi pedagogu i ekonomisë që u arrestua për trafik droge është edhe një funksionar kësaj partie i kujtoi Taulant Balla Lulzim Bashës.

Është e turpshme dhe në rastin e Lulzim Bashës është e dyfishtë njolla e turpit që një person që sa herë që në krahun kundërshta rë përtisë së tij ka raste të tilla bën zhurmën e madhe dhe ndërkohë që ende nga PD nuk ka një njoftim që ky person, i cili është drejtues i lartë i PD-së në Tiranë, është drejtuesi i PD-së për Njësinë numër 5, njësia më e madhe administrative brenda Tiranës. Ky person është gjithashtu edhe pjesë e departamentit të ekonomisë në PD”. /abcnews.al

gjykata-kushtetuese.png
G. P.16:14 | 11/11/2018

Si deklaroi vetë kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë televizive, ditën e hënë pritet që socialistët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm nga Presidenti Meta.

Lidhur me këtë Gjykatës do i kërkohet një interpretim final i Kushtetutës sa i përket tagrit të kreut të shtetit për mosdekretimin e një ministri të propozuar nga kreu i qeverisë. Por Kushtetuesja prej muajsh është një institucion de fakto jo-funksional, prej gjymtimit të trupës së saj nga 9 në 2 anëtarë të mbetur, të pamjaftueshëm për shqyrtimin e çështjeve referuar gjykatës.

Kjo nuk e ka shqetësuar kryeministrin Rama i cili më herët është shprehur se nuk e ka me ngut marrjen e përgjigjes për rastin, por kërkon thjeshtësisht mos përsëritjen e një situate të dytë si kjo mes tij, presidentit Meta dhe propozimit të padekretuar dhe ridërguar në presidencë, Sandër Lleshi./abcnews.al

MOISIU-PER-LLESHIN_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.19-1280x671.jpg
G. P.13:54 | 11/11/2018

Dekeretimi të gjeneral Sandër Lleshi, si ministër i Brendshëm shikohet paraardhësi i Metës në presidence. Ish-presidenti Alfred Moisiu foli për gazetarët nga qyteti i Korçës, aty ku ishte i pranishëm në një aktivitet.

Ish-presidenti Alfred Moisiu mendon pozitivisht për çështjen e dekretimit të gjeneral Sandër Lleshi. Nga Korça Moisiu tha se Meta do ta kalojë këtë dekret.
Sipas tij, këto çështje zgjidhen me mirëkuptim midis kryeministrit dhe Presidentit.

Alfred Moisiu, ish President: “Mendoj që po. Duke e parë se vërtet ka filluar procesi. Presidenti është përfaqësuesi i unitetit të kombit. Kjo do të thotë të mos lejosh kriza, kur ato krijohen ti zbusësh e jo ti ngacmosh.”

Dekretimi i ministrit të Brendshëm ka hapur nje debat mes Presidencës dhe Kryeministrisë që pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Pas refuzimit të parë të Metës, i cili tha se nuk ishte i bindur për kandidaturën e Lleshit, kryeministri Edi Rama dergoi sërish dekretin në presidencë dhe tha se do të presë 7 ditë./abcnews.al

AGRON-GJEKMARKAJ-1280x720.jpg
ent ela20:41 | 09/11/2018

Mosdekretimi i Sandër Lleshit për postin e Ministrit të Brendshëm nga Presidenti, solli shumë reagime, një pjesë e tyre edhe me fokusin fetar. Reagimet vinin kryesisht nga pjesa katolike e Shqipërisë dhe një ndër ta ishte pedagogu Agron Gjekmarkaj. I ftuar në studion e “Provokacijas” Gjekmarkaj u shpreh kundër qëndrimit të një pjese të politikanë për ta shndërruar çështjen fetare në funksion të politikës.

“U fol për shitje të Ministrit të Brendshëm te Vatikani, në rrjete sociale, doli motivi katolik sikur janë në minorancë jo etnitet, kjo nuk më pëlqeu. Ka ca politikanë që thonë që unë i kam qejf katolikët, ça do thotë me këtë? që janë ekzotikë. Kjo është ta shndërrosh çështjen fetare në funksion të politikës dhe unë kundër kësaj jam ngritur. Në 75% të shkrimit tim them mos i konsideroni si minoritet. Budi, Fishta, Mjeda, At Zef Pëllumbi, kontributi i Katolikëve është i rëndësishëm jemi komb homogjen jo heterogjen”.

Gjekmarkaj solli në vëmendje elitën e kohës së Rilindjes që u bashkua në mënyrë harmonike për modernizmin e kombit shqiptar rreth idesë “Pavarësia, Gjuha, Kombi”.

“Ideologu i Rilindjes Kombëtare është Pashko Vasa, ndërsa mishërim i Rilindjes për mua janë Frashërllinjtë, Naimi mbi të gjithë dhe pastaj Samiu e Avdyli, Samiu shkroi një traktat për “Shqiptarët ç’kanë qenë, ç’janë e ç’do bëhen”. Nëse s’do kishte pasur këtë emancipim të kësaj elite myslimane nuk do kishte pasur modernizim të shtetit shqiptar, por kjo elitë ka funksionuar në mënyrë harmonike, ka patur elementë të rëndësishëm të ortodoksve, të Diasporës së Rumanisë dhe Amerikës për të mbërritur të Fan Noli e Katolikët e Veriut, ka qenë një elitë që u bashkua rreth idesë së madhe pavarësia, gjuha, kombi, dhe ia dolën”.

Ndërsa sot ai vëren hipokrizëinë e klasës politke që shtiret si laike, ndërsa çdo emeërim e ka religjioz.

“Ka hipokrizi nga klasa politike që hiqet si laike dhe në çdo emërim e kanë këtë religjioz, unë do isha të zgjidhej njeriu i aftë, i zoti dhe kur zgjidhen për të përfaqësuar fenë të gjejnë njerëz tamam  jo thjesht për t’i përdorur si ushtarë”.

Sa i përket emërimit të Sandër Lleshit, Gjekmarkaj ndan mendimin se Rama e zgjodhi atë, jo si katolik, por si njeri me kredenciale dhe dinjitet, pas skandaleve me dy ministrat e mëparshëm.

“Nuk mendoj që Rama e zgjodhi Lleshin si katolik. E ka emëruar pas skandaleve të mëdha në Ministrinë e Brendhsme me dy ministra që iu kthyen në bumerang dhe gjeti një njeri, unë e çmoj Lleshin dhe kam konflik interesi që të flas se e njoh si individ. Ne do ta shohim si është ministri në punë, ne do i gjykojmë punën. Individi ka kredenciale dhe dinjitet, po ka një CV të pakontestueshme.  

Sipas tij kjo zgjedhje nuk nuk e çliron Ramën nga dështimet, nga lidhjet me krimin dhe nga të gjitha ato që ka patur Ministria e Brendshme për këto vite. Gjekmarkaj thekson se politika shqiptare vetëm kur është ngushtë e hedh dorën te njerëzit me integritet, ndërsa dorëheqjen e Xhafës e shikon si shkarkim që mbështillet si dorëheqje.

“Politika shqiptare vetëm kur është ngushtë e hedh dorën te njerëzit me integritet. Më ka befasuar Rama me këtë zgjedhje, qeveria e tij është një fasadë mediokriteti. Nuk ka transparencë pse dha dorëheqjen Xhafa. Unë mendoj që njerëzit që kanë qenë mekanizma terrori në komunizëm nuk duhet të ishin në këto nivele drejtuesish. Xhafa ka qenë hetues dhe sekretar partie, por i njoh një meritë me bandat e fundit që ka treguar zell dhe mos qoftë kjo arsyeja pse e ka shkarkuar Rama. Sigurisht ka qenë shkarkim që mbështillet si dorëheqje për t’i shpëtuar nderin njëri-tjetrit”. /abcnews.al

SINKRON-FLECKENSTEIN-PER-LLESHIN.mpg_snapshot_00.46-1280x720.jpg
G. P.11:44 | 09/11/2018

Në një konferencë me gazetarët, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein theksoi bindjen se Shqipërisë duhet ti hapen negociatat për antarësim me Bashkimin Europian, duke njohur punën e bërë derimëtani dhe duke nxitur vijimin e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

“Shqipëria meriton hapjen e negociatave dhe pikë.” Deklarata u bë nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstain gjatë një konference me gazetarët.

Knut Fleckenstain: “Të gjitha gjërat që kemi kërkuar janë bërë. Tani, Këshilli natyrisht që do të shikojë që në këtë periudhë deri në qershor-korrik që ata do të takohën, as qeveria dhe as Parlamenti në Shqipëri të ndalojë së punuari. Kjo do të thotë se procesi i Vettingut duhet të vazhdojë, lufta kundër krimit të organizuar duhet të na tregojë rezultate. Jam i sigurt se Parlamenti nuk do të ndryshojë mendimin që ka, por që do të shtyjë dhe nxisë sa më shumë të jetë e mundur dhe Këshilli duhet të marrë një vendim që duhet ta kishte marrë më herët”.

Sa i përket situatës ku Shqipëria prej tetë muajsh nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, Fleckenstein duke folur në mënyrë kushtore, skenarin e komentoi si jo të favorshëm, por jo të pazgjidhshëm.

“Ne nuk do të na pëlqente situate, por nëse ju e keni një problem të tillë aktualisht mendoj që gjëja më e rëndësishme që dueht të bëhet është që të zgjidhet kjo situatë dhe antëarët e GJK të mund të zgjidhen dhe të keni një gjykatë funksionale. Nëse nuk ekziston një gjykatë e tillë situata nuk është e mirë, megjithatë ne e dijmë që në këtë process mund të ketë një efekt domino dhe ndoshta nuk funksionon që të gjitha masat të merren në të njëjtën kohë. Nuk e shoh si një problem që nuk mund të zgjidhet së shpejti”.

Sa i përket projektimit në shtetin gjerman, të një situate si ajo për të cilën akuzohet kreu i bashkisë Durrës Vangjush Dako, Fleckenstein drejtoi gishtin nga gjyqësori.

“Në gjermani ne kemi zyrën e prokurorisë dhe nëse prokurori identifikon të tilla raste deputeti shkarkohet. Dhe nëse bëhet fjalë për deputetin që ka miq e shok, është më e vështirë, por ndaj kemi gjyqësorin dhe nëse rezultati është i qartë ti nuk mund të jesh deputet, kjo është e sigurt. Ndaj duhet që prokuroria të bëj punën e saj”.

Sa i përket reformës zgjedhore, vlerësimin e shprehu për dy bashkëkryetarët, e paralajmërimin për shefat e tyre.

“Do ishte shenjë e mirë që në një cështje kaq themelore të arrihet një dakordësi. Jam shumë i lumtur për përpjekjet për marrëveshje për bashkëkryetarët dhe shpresoj që ata të mos lihen në mes të shiut nga dy liderët e tyre”.

Nëse parlamenti nuk do të arrijë të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor edhe këtë session parlamentar, kjo nuk do të ishte fatale por sigurisht do të kishte një kontribut negativ në diskutimet që do të zhvillohen lidhur me çeljen apo jo të negociatave, përfundoi Fleckenstein./abcnews.al

LAJME-20-_-OERDI.mpg_snapshot_16.58-1280x720.jpg
ent ela22:06 | 08/11/2018

“Presidenti nuk mund të dekretojë dy herë të njëjtin emër për ministër të Brendshëm, pais bie ndesh me kuhstteutën”. Është ky qëndrimi i demokratëve i shprehur përmes deputetit Oerd Bylykbashi në studion e Mbrëmje në  ABC News.

Bylykbashi thekson se kryeministri duhet të propozojë sa më parë një emër tjetër për postin e Ministrit të brendshëm pasi Sandër Lleshi ra, ndërkohë që jemi në një boshllëk të rëndë kushtetues .

“Sandër Lleshi ra, një zv/ministër nuk mund të nxjerrë aktet që parashikon Kushtetuta.  Jemi në një boshllëk të rëndë kushtetues. Ta zgjidhë kryeministri. Sot ai ka detyrimin , duhet të çojë propozimin tjetër për Ministër. Sandër Lleshi e mbaroi çështjen e tij. Një emër tjetër për ministër, çështja e të njëjtit emër është mbyllur. Në këto momente nuk ka ministër të brendshëm”.

Deputeti demokrat shprehet se kompetenca e Presidentit për mosdekretimin e Lleshit si ministër të Brendshëm është e pastër, edhe pse është përdorur për herë të parë, ndërsa akzuon Kryeministrin Rama se po shkel rëndë Kushtetutën.

“Kushtetuta është e qartë, Presidenti cakton dhe shkarkon ministrat. Kjo është kompetencë e tij. Kryeminsitri ka rolin propozues. Kompetenca  e Presidentit është e pastër, e ka përdorur për herë të parë, do të thotë qëkemi një precendet. Çdo rpesident dhe organ kushtetues bën interpretimin e Kushtetutës. I ngjan një rasti në Itali, ku një nga Presidentët ka tefuazuar emerimin e një ministri se ishte magjistrat”.

Ai akuzon Kryeministrin Rama se po shkel rëndë Kushtetutën.

“Sot kemi kryeministrin që po shkel Kushtetutën haptazi, refuzon të çojë një propozim për të zëvendëusar zotin Lleshi, nuk ka asnjë specifikë që pa të bie qeveria, por ka dy elementë antikushteues, e para Kryeministri refuzon të prpozojë se do të plotësojë boshllëkun që i ka qeveria dhe së dyti po operon me zv/ministër që nuk ka target kushtetetues për të nxjerrë aktet. Një zvministër kryen vetëm funksionet e administrimit, duhet të dekretohet  në Presidencë ministri”.

Bylykbashi mbrojti qëndrimin e partisë së tij të bërë publik sot nga Alibeaj lidhur me arrestimin e Vangjush Dakos për krim elektoral. /abcnews.al

ambasada-amerikane-3_1510145611-8852936.jpg
G. P.12:26 | 08/11/2018

Në një reagim të parë, pas komandimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, thotë se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Në deklaratën për shtyp thuhet se SHBA janë inkurajuar nga përparimi i parë përgjatë muajve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit në Shqipëri, rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.

“Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane bashkë me garancinë se qeveria amerikane mbetet e gatshme për të punuar me partnerët shqiptarë e për të ofruar asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar./abcnews.al

sander-llesh-1280x556.png
ent ela17:24 | 07/11/2018

Zv.ministri i Brendshëm gjeneral Sandër Lleshi, i cili u komandua nga qeveria Rama në krye të ministrisë së Brendshme, ka nxjerrë një urdhër të ri që ndalon frekuentimin e kafeneve përgjatë orarit të punës për të gjithë punonjësit e Ministrisë që ai drejton.

Por, ky urdhër do të thyhet vetëm me leje të eprorit dhe në raste festatash kur punonjësit mund të jenë me orar të reduktuar.

Javën e kaluar Presidenti Meta refuzoi t’a dekretojë Lleshin, duke kthyer ministrinë e Brendshme në pesë zvministra dhe pasi asnjë titullar zyratare të ministrisë së brendshme. Kjo është hera e parë që një ndër  ministritë më të rëndësishme në qeverinë Rama të drejtohet pa një titullar të dekretuar. /abcnews.al

PROVOKACIJA-ARMAND-SHKULLAKU-1280x720.jpg
ent ela22:47 | 06/11/2018

Refuzim politik e konsideron gazetari Armand Shkullaku mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga Presidenti Meta. I ftuar në studion e “Provokacija” në ABC News, Shkullaku shprehet se qëndrimi i Presidentit është politik dhe nuk ka të bëjë me argumentime juridike dhe konstitucionaliste.

“Mendova se ishte një lloj karshillëku brenda lojës politike që luhet në Shqipëri. Refuzimi për mua ishte i papritur. Deri sot mund të hamendësoja një lloj pozicionimi të fortë ndaj kryeministrit, por sot në deklaratën që bëri zëdhënësi i Presidentit. Qëndrimi i Presidentit është politik dhe nuk ka të bëjë me argumetime juridike e konstitucionaliste. Refuzimi është për motiv politik”.

Duke iu referuar citimit të Ngjelës për mbrojtje në terma fetarë, të Sandër Lleshit, Shkullaku thotë se nuk beson në zërat që mbrojnë përzgjedhjen fetare e krahinore. Sipas tij Rama ka pasur tjetër motivim kur ka vendosur Lleshin, pasi nuk vjen nga politika dhe nuk është pjesë e organizatës së Rilindjes.

“Rama ka patur tjetër motivim kur ka vendosur Lleshin të vërë njeri pa ngarkesë politike të mos ishte pjellë e organizatës, por dikush që nuk kishte mbi shpinë mëkatet e organizatës së Rilindjes”.

Sipas Shkullakut dorëheqja e Fatmir Xhafës është kërkuar nga kryeministrit Rama, kur historia e implikimeve filloi të trashej.

“Dorëheqja e Xhafës ishte paplanifikuar. Kjo e Xhafës kulmon kur kryeministri (alla Erdogan) tha se  skutat e errëta kanë kryer konspiracion të madh për të rrëzuar qeverinë dhe opozita ka paguar një njeri Fredi Alizotin. Rama ka kërkuar largimin e Xhafës, pasi histioria filloi të trashej më shumë se ç’mbante që nga implikimi i drejtorit të policisë filloi të shndërrohej në serial, polici dhe vettingu i paragjykuar”.

Sa përket zgjedhjeve, Shkullaku i qëndron mendimit që opozita nuk duhet të futet në zgjedhje.

“Kemi demokraci parlamentare ku opozita shërben si fasadë dhe pushteti në fund shënon shifrën që i duhet. Mendimi im është që opozita nuk do duhej të futej, por sa ka b … opozita të marrë këtë vendim…” /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono