sander lleshaj

sander-lleshaj.jpg
ad min14:11 | 25/09/2019

Përmbytjeve në lagjen Sanxhak të qytetit të Laçit duhet t’i jepet një zgjidhje përfundimtare. Propozimin e bëri ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj gjatë inspektimit të disa familjeve që iu përfundojnë në ujë banesat sa herë nisin reshjet e shirave.

Shtëpitë iu përmbytën pas çarjes së argjinaturës së një kanali në afërsi të tyre. Kjo situatë i ka bërë të pabanueshme banesat e kësaj lagjeje periferike të Laçit. Puna ka nisur për riparimin e dëmeve, por kaq nuk mjafton u tha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që shkoi të shohë situatën e tyre.

“Këtu në Laç kemi dy probleme të mëdha; kemi këtë argjinaturë ose kanalin e ujërave të larta, dhe përroin që kalon përmes qytetit. Të dy këto shkaktojnë probleme të vazhdueshme dhe kronike në qytet.

Ne do të merremi shumë shpejt për t’i adresuar në themel këto dy çështje, në mënyrë që të zgjidhet një herë e mirë. Pa u zgjidhur këto, ne nuk mund të kemi stabilitet në çështjet e emergjencave civile në Laç”.

Ministri Lleshaj më herët bëri një inspektim në zonat përreth lumit të Ishmit, ku paraqiten problematika të ndryshme kryesisht për shkak të përmbytjeve kronike të shkaktuara nga dalja e lumit nga shtrati. Ai u shpreh se po planifikohen ndërhyrje për thellimin dhe hapjen e lumit, që të tërheqë ujërat e shirave të mbledhura nga kanalet anësore./ABC News Albania 24/7

policia-e-shtetit.jpg
ad min11:55 | 24/09/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje banorëve në Durrës, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti që të zhvendosen drejt qendrave të pritjes. Ministri Lleshaj, vizitoi disa prej familjeve në Shijak që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa që u rrezikojnë jetën.

Shkoi për t’u dorëzuar disa ndihma që kanë mbledhur vullnetarisht nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, por pa që më shumë u nevojitet largimi i menjëhershëm nga banesa.

Këto objekte nuk janë më të sigurta. Është vetëm njëra prej shumë të tillave që janë prekur nga tërmeti i 21 shtatorit në zonën Shijak-Maminas. Ministri i brendShëm Lleshaj i kërkoi që të evakuohen përkohësisht në qendrat e përkohshme pritëse dhe Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

“Unë e di që kanë probleme, kanë bagëti, kanë materiale por më e rëndësishmja nga të gjitha është të garantojmë sigurinë e këtyre qytetarëve. Kështu që u bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që janë në kushte të ngjashme me këtë familje këtu, të bashkëpunojnë për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi ndërtuar”!

Ndër zonat më të dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë Shijak janë fshatrat Bodinak, Karpen, Karreç dhe Bilalas./ABc News Albania 24/7

sander-lleshaj-frontex-1280x715.jpg
nev ila12:00 | 31/08/2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi oficeret e FRONTEX në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Sipas ministrit janë parandaluar trafiqet e qënieve njerëzore si edhe flukset migratore nga vendet e Lindjes së Mësme.

“Rezultatet e FRONTEX në parandalimin e trafikut të qënieve njerëzore janë të dukshme”.

Kështu u shpreh ministri brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një vizite në pikën e Kalimit kufitar të Kapshticës, duke shtuar se, bashkëpunimi me FRONTEX është i rëndësishëm edhe për të parandaluar flukseve migratore nga vendet e Lindjes së Memse.

Minstri Lleshaj theksoi se, operacioni që FRONTEX zhvillon në vendin tonë është një shans i mirë për të rritur nivelin Policisë së Shtetit krahasuar me shtetet e tjera të në Ballkan.

Shqipëria është vendi i parë me të cilin FRONTEX ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe operon jashtë BE-së, në menaxhimin e integruar të kufijve./ABC News Albania 24/7

 

SINKRON-SANDER-LLESHAJ.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ad min15:20 | 26/08/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me anë të një postimi në Twitter u bën thirrje të gjithë studentëve, që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin, të regjistrohen për t’u bërë pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm vendos theksin tek motivimi i studentëve për të kryer shërbime publike me nder dhe vendosmëri të lartë. Lleshaj shkruan se “15 Shtatori po afron dhe se të gjithë studentët që kanë një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel të  lartë të gjuhës angleze dhe kondicion fizik të mirë duhet që të nxitojnë që të regjistrohen”.

Më tej ministri shprehet se: “Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe europiane. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit”. /ABC News Albania 24/7

sander-lleshaj-policia-1280x699.jpg
nev ila14:03 | 14/08/2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor.

Drejtuesit e policisë kanë raportuar për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Ministri Lleshaj ka kërkuar që të rriten e përpjekjet për të ndaluar personat me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë, të cilët mund të shfrytëzojnë sezonin verorë për qëllime kriminale.

Lleshaj ka kritikuar ashpër disa nga drejtuesit e policisë për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura gjatë muajit Gusht.

Gjithashtu Ministri ka kërkuar shtimin e kontrolleve për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike si në qarkullimin rrugor, bare e diskoteka.

Ndërkohë Sandër Lleshaj u ka kërkuar uniformave blu që të punojnë me rigorozitet në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike./ABC News Albania 24/7

selia-PD-1280x713.jpg
nev ila16:51 | 10/08/2019

Partia Demokratike përmes një reagimi në rrjetet sociale nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Gazment Bardhi, kthen vëmendjen në Lazarat.

Sipas Gazment Bardhit, Rai 3 është në listën e armiqve të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt bashkë me Zërin e Amerikës dhe Bild. Bardhi vazhdon akuzat që në Shqipëri krimi i organizuar ka mbështetje në të gjitha nivelet.

, shkruan Bardhi./abcnews.al

 

sander-lleshaj.jpg
ad min12:39 | 19/07/2019

Në takimin e Task Forcës për menaxhimin e turizmit në Himarë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kërkuar llogari institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ai deklaroi për mediat se subjektet private që administrojnë plazhet nuk janë të pajisur me elementet e sigurisë dhe janë pikërisht këto biznese që marrin lekë nga turizmi dhe nuk paguajnë taksa.

“Çdo subjekt privat që operon në vijën bregdetare të vendit të jetë i përgjegjshëm përballë klientëve të tij në aspektin e sigurisë. Duhet që stacionet e sigurisë, kullat e famshme, të funksionojnë ashtu siç duhet në mënyrë që ata pushues që paguajnë përballë këtyre subjekteve të marrin si kundërvlerë shërbimin e sigurisë dhe e dyta formalizimi. Formalizimi i të gjithë atyre që operojnë në vijën tonë bregdetare. Vija bregdetare është pronë e publikut dhe e qytetarit shqiptarë dhe gjithë publiku duhet të përfitojnë nëpërmjet taksave jë pjesë të vlerës që gjenerohet. Nuk mund të pres vitin tjetër për të rregulluar këtë vit. Ne duam ta rregullojmë sot. Ky është mesazhi. Të gjitha autoritetet, qoftë vendore, qoftë agjenci të tjera duhet të marrin masa. Duhet të bëjnë që qytetarët të gjejnë sigurisë dhe subjektet që punojnë të prodhojnë taksa për qytetarët”, tha Lleshaj./ABC News Albania 24/7

lleshaj-1280x853.jpg
ad min14:05 | 18/07/2019

Propozimet e mazhorancës për ndryshimet në Kodin Penal i mbështeti në Kuvend edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas ministrit duke forcuar ligjin i shërbejmë jetës së qytetarëve duke sjellë në vëmendje edhe vitin ’97 kur u vranë njerëz në mënyrë të pavullnetshme.

“Duhet të bllokojmë kufirin për të ruajtur mosfutjen e armëve në Shqipëri. Shqipëria është vend i lirë dhe kufijtë tanë janë shumë porozë për arsye se janë kufij të gjelbër tashmë. Nuk janë kufij me tela me gjemba dhe përmes këtyre kufijve të gjelbër mund të futen. Ashtu siç futen kontrabandë cigare e mallra të tjera, mund të futen edhe armë dhe mjete të rrezikshme. Prandaj duhet forcuar dhe ashpërsuar ligji dhe ndëshkimi penal ndaj posedimit të armëve. Ne do të shkojmë në një hap më të rëndësishëm më vonë duke forcuar kriteret për mbajtjen e armëve edhe në mënyrë të ligjshme. Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve europiane ka një politikë penale relativisht liberale sa i përket dënimit penal.

Ne që e kemi hequr dënimin me vdekje, duhet të heqim edhe mundësinë fizike që dikush të vrasë. Kur ja kemi hequr këtë mundësi ligjit dhe shtetit për të vrarë, duhet t’ia ngushtojmë mundësinë çdo qytetari, i cili siç thatë ju nuk mund të pengohet kurrë për t’u çmendur, që një ditë të caktuar duke e patur lehtësisht në dorë armën, edhe mund ta përdorë keq edhe mund të vrasi njeri. Kjo është pak a shumë ideja që është mbrapa këtij propozimi. Të forcojmë dënimin penal  ndaj atyre që posedojnë në mënyrë të paligjshme armë, sepse këto armë nuk janë instrumente muzikore nga ato të ahengut që përmendët, po janë mjete të cilat kanë vetëm një funksion – për të vrarë”, tha Lleshaj./abcnews.al

PArtia-Demokratike.jpg
nev ila21:38 | 27/06/2019

Menjehërë pas statusit në rrjetet sociale të ministrit Sandër Lleshaj i cili akuzonte Partinë Demokratike për sulmin në KZAZ-në nr.6 në Shkodër, ka reaguar Partia Demokratike e cila deklaron se asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat-Shkodër.

Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private”./abcnews.al

polici.jpg
nev ila20:57 | 27/06/2019

Shkolla profesionale në Bushat  ku ndodhet KZAZ nr.6 u sulmua me molotov mbrëmjen e se enjtes nga militantë të opozitës duke djegur një pjesë të konsiderueshme të materialeve zgjedhore. Nga ngjarja mbeten të plagosur 3 policë dhe janë shoqëruar në komisariat disa persona.

Militantët e opozitës zhvilluan një protestë mbrëmjen e se enjtes para KZAZ nr 6 në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat.

Me pas KZAZ-ja u sulmua me Molotov .

Flakët përfshinë ambientet ku ndodheshin materialet zgjedhore. Një pjesë e konsiderueshme e tyre u shkrumbuan.

Policia e Shkodrës informoi se nga ngjarja mbeten të plagosur tre policë të komisariatit të Vaut të Dejës. Të lënduarit u transportuan në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje shkoi edhe Drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj. Kandidati i PS për bashkinë e Vaut të Dejës dhe deputeti Tom Doshi thonë se materialet do të zëvendësohen dhe autorët do të përgjigjen para ligjit.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona. Pak minuta pas ngjarjes reagoi në rrjetet sociale ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë ,’ –përfundon mesazhin e tij ministri Lleshaj.

Menjëherë është kundërpërgjigjur edhe Partia Demokratike me dy deklarata për mediat. Në njoftimin e parë thuhet se asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur KZAZ në Bushat dhe dënon me forcë shpifjen e ministrit të brendshëm si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për inkriminuar opozitën. Në deklaratën e dytë Partia Demokratike dënon sërish skenarin kriminal të Edi Ramës

“Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur ”,- thuhet ne njoftimin e PD-së./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono