Samuel Eto’o

jonuz-me-eto.jpg
Vladimir Prenga14:33 | 10/10/2019

Mirsad Jonuz ka lënë Katarin dhe është rikthyer në qytetin e Shkodrës. Tekniku nga Maqedonia e Veriut ka dalë sot në stërvitje me ekipin dhe po përqendrohet te puna me futbollistët, që të jenë gati për ndeshjen e radhës me Partizanin.

Klubi shkodran zbulon se Jonuz ka ftuar personalitete si Samuel Eto’o dhe Santiago Solari të vizitojnë Shkodrën dhe Vllazninë. “Tekniku ka qenë i autorizuar nga Klubi i Futbollit Vllaznia për të biseduar dhe gjetur ura bashkëpunimi me klube të ndryshme. Nga sa ka bërë të ditur vetë ai pas kthimit në Shkodër, ka patur biseda edhe me personalitete të tilla të futbollit si Samuel Eto dhe Santiago Solari, të cilët madje i ka ftuar që në një të ardhme të afërt të jenë në Shkodër.

Ftesa është mirëpritur nga ana e tyre dhe është lënë që bisedohet sërish në të ardhmen për detaje të tjera. Po ashtu, një ftesë i është bërë edhe zëvendëspresidentit të Akademisë ‘Aspire’ të Dohas, Tarik Aziz, një prej më të mëdhave në Botë, për të bashkëpunuar me Vllazninë. Edhe ai po ashtu e ka mirëpritur një ftesë të tillë”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran. /abcnews.al

Jonuz dhe Tarik Aziz, zëvendëspresidenti i Akademisë ‘Aspire’ në Doha
eto-aragones.jpg
Vladimir Prenga14:11 | 08/10/2019

Samuel Eto’o ëndërron të bëhet një trajner i madh dhe të fitojë Champions League, çka do të ishte një arritje e madhe për të. Kjo është ajo çka e do më së shumti, që të bëhet afrikani i parë që e arrin diçka të tillë në pankinë. Kamerunasi ka edhe një të të preferuar si trajner, të cilit do donte t’i ngjante.

“Trajneri më i mirë që kam punuar? Secili është i veçantë. Nuk është e lehtë të zgjedhësh, por nëse do të më duhej të zgjidhja një, padyshim ai do të ishte i ndjeri Luis Aragones. Kur luaja për Mallorca-n, mbaj mend një bisedë në zyrën e tij e cila më ndryshoi jetën.

Ai më tha që te Mallorca kam bërë gjithçka dhe se është momenti për të shkuar te një ekip më i madh. Në atë moment mendova: ‘Çfarë po thotë ky burrë i vjetër?’. Luis kishte shumë personalitet. Ai ishte për mua si një baba. Do të ishte një nder i madh të bëhesha një trajner si ai”, tregon Eto’o.

PEP DHE MOURINHO – Kamerunasi  kujton gjithashtu kohën e tij me Pep Guardiolën tek Barcelona dhe thekson: “Unë e dua atë si trajner, por jo si person. Mësova shumë nga ai dhe e këtë e tregova në fushë më shumë se kushdo tjetër”.

Sa herë që dëgjon Mourinho-n ai ka vetëm kujtime të bukura ku “qershia mbi tortë” ishte fitorja në Champions në 2010. “Më la në stol për një muaj dhe më bëri të dal në nxehje në kohën që isha i dëmtuar. Në kokën e tij ai priste të më bënte të vetin. Bisedova me të dhe ai kërkonte nga unë të isha në formën time maksimale. Dhe unë kështu bëra. Ne fituam gjithçka. Ishim një ekip me 11 dhe fituam ndryshe”, përfundon Eto’o. /abcnews.al

Etoo.jpg
Igli Nikolli09:14 | 01/10/2019

Barcelona-Inter është një nga përballjet më të bukura të së mërkurës në Champions League. Samuel Eto’o ka luajtur e fituar me të dyja skuadrat dhe zemrën e ka të ndarë në dysh.

Në një prononcim për Gazzetta dello Sport, afrikani i njohur u rikthehet kujtimeve dhe zbulon opinionin e tij për Antonio Conten. Eto’o luajti 5 sezone në Katalunjë dhe 2 në Milanon zikaltër, duke fituar gjithçka me të dy klubet.

Në fund një koment edhe për racizmin. 38-vjeçari e ka një ide dhe tregon mënyrën e duhur se si mund të vijë ndryshimi në këtë aspekt.

BARÇA-INTER – “Mallorca ka qenë gjëja më e bukur e karrierës time, ndërsa Barcelona dhe Interi ishin kulmi i ndarë në 50 me 50. Barcelona ishte vitrina që më dha mundësinë për të bërë të ëndërrojnë miliona fëmijë afrikanë që gjithçka është e mundur. Interi e konfirmoi diçka të tillë, ishte hapi pasardhës. Fitova dy tripleta rresht me dy ekipe të ndryshme. Interi konfirmoi edhe faktin që kisha marrë një vendim të mirë, duke mos i dëgjuar njerëzit që më thonin: ‘Nuk duhet të shkosh në Itali. Njerëzit me ngjyrë hasin probleme atje’. Më pak se në vendet e tjera, në të vërtetë…”

CONTE – “Është i përqendruar te fitorja si askush tjetër. Është i rrallë dhe ka shumë pak të tillë si Conte.”

RACIZMI – “Në futboll qarkullojnë shumë para dhe shumica e aktorëve që i gjenerojnë janë djem me ngjyrë. Nëse një ditë, në të gjitha fushat e futbollit, me ndihmën e shokëve të bardhë, vendosin të mos zbresin në fushë, besoj se shumë gjëra do të ndryshonin.” /abcnews.al

eto-guardiola.jpg
Vladimir Prenga09:26 | 21/09/2019

Samuel Eto’o dëshiron të bëhet trajneri dhe të jetë fitues. Kamerunasi, i cili ka fituar shumë trofe si futbollist, synon të bëhet afrikani i parë që ngre Champions League nga pankina. Jo vetëm kaq, por ai dëshiron t’ia arrije me stilin e Pep Guardiola.

“Dua të jem trajneri i parë afrikan që do të ngrejë trofeun e Champions League. Diçka të tillë dua ta bej në stilin e Pep Guardiola”, është shprehur kamerunasi, ndërkohë që së fundmi ka folur edhe vetë spanjolli.

“Faleminderit. Së pari ai duhet të blejë lojtarë si Eto’o dhe më pas mund të bëjë çfarë Pep bën”, janë fjalët e trajnerit të Manchester City në konferencë për shtyp. Eto’o ka përpara një mision të vështirë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono