samiti

taulant-balla-1-1-1280x706.jpg
nev ila14:10 | 20/10/2019

Pasi u refuzuan nga Bashkimi Evropian, deputetë Parlamenteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u takuan në Pogradec. Me optimizëm kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sheh se deri në samitin e Zagrebit, do të ketë reflektim dhe të dy vendet do të nisin procesin e bisedimeve për anëtarësim.

“Vendimi i Këshillit Europian, apo mosvendimi për të qënë korrekt, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk mori parasysh aspak progresin me reformat kryesore të bëra nga të dyja vendet gjatë viteve të fundit. Por ne gjithësesi duhet të vazhdojmë reformat e ndërmarra.

Unë kam studiuar në Rumani, kur Rumania diskutonte anëtarësimin. Ata kaluan shumë më lehtë përgjatë këtij procesi dhe tani na kërkojnë shumë më shumë.

Por unë besoj se do të ketë reflektim dhe se deri në Samitin e Zagrebit për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Maj 2020, me siguri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisim bisedimet për anëtarësim.”

Në shqip iu drejtua kolegëve të tij të cilëve u kërkoi të nxitojnë me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Apeli im, edhe për grupimet e tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, është që, përtej interesave politike që mund të kemi, adresimi i nevojave të ndryshimit të Kod Zgjedhor të rekomandimeve të ODIHR-it duhet të jetë i menjëhershëm.

Besoj që Krishtlindjet e 2019 dhe marrja e presidencës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë, do të na gjejnë me ndryshime të miratuara në Parlamant”.

Buzë liqenit të Ohrit 60 parlamentarët shqiptarë e maqedonas i bëri bashkë OSBE/ODIHR ku i kërkoi që të respektohet barazia gjinore në institucionet publike dhe qeverisjes vendore./abcnews.al

negociataa.jpg
G. P.14:17 | 17/10/2019

Grupi i Vishegradit ka kërkuar që të iniciohet debat në Këshillin Evropian, gjatë samitit të BE-së, lidhur me fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kërkesa është bërë përmes një letre dërguar kryetarit të këshillit, Donald Tusk. 

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishengradit i kanë kërkuar kryetarit të Këshillit Evropian, Donal Tusk, që të mundësohet debat për fillimin e negociatave të Unionit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel.

Kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë thonë në letrën dërguar zotit Tusk se janë të pakënaqur nga mungesa e konsensusit në takimin e së martës midis shefave të diplomacive të vendeve anëtare, lidhur me fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e të dy vendeve.

Ata propozojnë që në Samitin e BE-së këtë javë të inicohet debat në një përpjekje për të zhbllokuar këtë ngërç. Katër kryeministrat thonë se vendimi që do të merret për dy vendet do të përfaqësojë edhe besueshmërinë e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë pasoja për sigurinë edhe stabilitetin e BE-së.

Ata dënojnë faktin se BE ende nuk është në gjendje që t’u garantojë këtyre vendeve perspektivë të qartë evropiane”.

Ka reaguar ndërkohë edhe anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, e cila i është drejtuar presidentit francez Macron, duke i e quajtur JO-në franceze një turp të madh dhe duke i bërë thirrje zotit Macron që të zgjohet.

“Eshtë koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike. Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Fajon në rrjetet sociale, duke postuar edhe foto me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov./abcnews.al

malta.jpg
G. P.10:30 | 24/09/2019

Lundrimet pa destinacion duke kёrkuar njё port ankorimi tё anijeve qё shpёtojnё refugjatё do tё marrin fund. Njё grup vendesh i BE-sё e ka vendosur kёtё. Por shumica e vendeve anёtare tё BE-sё nuk janё dakord.

Samiti nё Maltё (23.09) pёr shpёtimin e refugjatёve nё det tё hapur arrin njё marrёveshje: Gjermania, Franca, Italia dhe Malta kanё rёnё dakord pёr njё sistem emergjence pёr shpёrndarjen e refugjatёve. Kemi rёnё dakord pёr njё dokument tё pёrbashkёt, tha ministri i Brendshёm i Maltёs Michael Farrugia pas bisedimeve me disa ministra tё BE-sё nё Maltё.

Ministri i Brendshёm i Gjermanisё Horst Seehofer deklaroi, se marrёveshja do t’u paraqitet pas dy javёsh edhe tё gjithё homologёve tё vendeve tё tjera tё BE-sё. Sipas tij, ata duhet tё binden pёr t’iu bashkuar marrёveshjes. Seehofer tha, se shpreson, qё gjithsej 12 nga 14 vende do ta pranojnё atё. Marrёveshja parashikon afate tё cakuara – brenda katёr javёsh migrantёt qё zbarkojnё nё tokё duhet tё shpёrndahen mes vendeve tё BE-sё. Kёrkesa pёr azil do tё shqyrtohet mё pas nё vendin, ku do tё dёrgohen migrantёt. Lidhur me atё, se cili vend i BE-sё dhe sa migrantё do tё pranohen nuk ёshtё marrё vendim – sepse kjo varet prej se sa shtete do ta pranojnё marrёveshjen.

Italien Rettungsschiff Open Arms vor Lampedusa (picture-alliance/dpa/F. Bungert)Para Lampeduzës

Deri tani anijet qё shpёtojnё refugjatё mbeten me javё nё det tё hapur nё Mesdhe, sepse Italia dhe Malta refuzojnё tё lejojnё ankorimin e tyre. Kёto vende druajnё, se janё vetёm duke marrё pёrgjegjёsinё dhe kёrkojnё nga vendet anёtare tё BE-sё, qё ato tё pranojnё refugjatё pёr ta pёrpjestuar barrёn. Vetёm pasi vende tё caktuara shprehin gatishmёri tё pranojnё refugjatё, ato lejojnё ankorimin e anijeve nё portet e tyre.

Qё nga korriku 2018 Gjermania ka pranuar tё strehojё 565 migrantё tё shpёtuar nё det. Por deri tani vetёm 225 prej tyre kanё mbёrritur nё Gjermani. E drejta e shpёtimit nё det thotё, qё njerёzit e rrezikuar nё det duhet tё shpёtohen dhe tё dёrgohen nё njё vend tё sigurtё – nё njё port apo nё njё anije tjetёr tё sigurtё. Sipas sё drejtёs sё emergjencёs nё porte nuk duhet tё refuzohet ankorimi i njё anijeje, nёse rrezikohen jetё njerёzish.

Mittelmeer vor Libyen | Hilfsorganisation Sea-Eye rettet Migranten (picture-alliance/dpa/Fabian Heinz/Sea-eye.org)

Ministri gjerman Seehofer para takimit me homologёt e tij nё Maltё, deklaroi, se Gjermania nё rast tё njё zgjidhjeje tё pёrkohshme mund tё pranojё njё tё katёrtёn e tё shpёtuarve. Prej vitesh BE grindet lidhur me qendrimin ndaj migrantёve, qё kalojnё Mesdheun me mjete lundrimi tё papёrshtatshme pёr det tё hapur. Sfondi ka tё bёjё me faktin, qё vende si Polonia dhe Hungaria deri tani refuzojnё krijimin e njё sistemi pёr shpёrndarjen proporcionale tё refugjatёve tё shpёtuar mes vendeve tё BE-sё./DW

1000x563_cmsv2_3566d356-4760-51dd-9aa7-dc2637c2d62f-4159666.jpg
ent ela11:30 | 16/09/2019

E ardhmja e Sirisë do të jetë tema kryesore e samitit mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Krijimi i një komiteti kushtetues, menaxhimi i refugjatëve dhe krijimi i një zone sigurie në Siri do të jenë ne fokus te diskutimeve.

Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në Ankara për të vendosur se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Sirisë. Samiti organizohet pas bombardimeve të reja ajrore të forcave qeveritare siriane në zonën e Idlib, bastioni i fundit i rebelëve në vend.

Rohani, Erdogan e Putin do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve pas shtatë muajsh që nga takimi në Sochi. Krijimi I një komiteti kushtetues, menaxhimi I refugjatëve dhe krijimi i një zone sigurie në Siri do të jenë temat kryesore të samitit.

Këtë të dielë presidenti sirian Bashar al Assad u informua për axhendën e mbledhjes nga i dërguari special për Sirinë i Kremlinit.

Presidenti sirian konfirmoi se do të ketë amnisti të re për të gjithë ata që janë larguar nga rradhët e ushtrisë. Ndërkohë janë me qindra mijëra sirianët që jaanë larguar nga vendi për të shmangur regjistrimin në ushtri. Por ky vendim nuk do të aplikohet për sirianët që janë bërë pjesë e grupeve të rebelëve. /ABC News Albania 24/7

AMAZONA-SAMITI_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela22:10 | 28/08/2019

Vendet e Amerikës Latine do të zhvillojnë një samit në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në pyjet e Amazonës. Presidenti brazilian Bolsonaro ka deklaruar se vendet e prekura nga katastrofa natyrore do të diskutojnë si të koordinojnë përpjekjet për t’i dhënë emergjencës një përgjigje të përbashkët.

Vendet e Amerikës së Jugut do të mblidhen për të diskutuar si t’i japin një përgjigje të koordinuar situatës në Amazonë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, sipas të cilit samiti do të zhvillohet më 6 shtatorin e ardhshëm. Sipas Bolsonaro, të gjitha vendet që përfshihen në rajonin e Amazonës, me përjashtim të Venezuelës, do të jenë të pranishme në samit. “Do të diskutojmë të gjitha hapat e nevojshëm për një reagim të përbashkët”, tha Bolsonaro. Më herët gjatë ditës presidenti brazilian vendosi si kusht për pranimin e ndihmës prej 22 milionë dollarësh të vendeve të G7-s menaxhimin e shumës nga qeveria braziliane. “Brazili do të pranojë ndihmat ndërkombëtare për të luftuar kundër zjarreve në Amazonë vetëm nëse bëhet e qartë se buxheti dhe burimet financiare do të kontrollohen nga qeveria braziliane”, deklaroi zëdhënësi i presidentit. Deri tani kreu i shtetit latin ka pranuar vetëm ndihmën e Kilit, që ka ofruar 4 avionë për të luftuar flakët nga ajri. Ndërkohë, guvernatorët e rajoneve më të prekura nga flakët e Amazonës i kanë bërë thirrje Bolsonaros që të rishikojë qëndrimin e tij ndaj ndihmës së ofruar nga vendet e G7-s. /ABC News Albania 24/7

SAMITI-G7-TUSK_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 24/08/2019

Samiti i G7-ës në Francë u parapri nga deklarata të forta të Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk. Ky i fundit paralajmëroi presidentin Trump se nëse do të vendoste tarifa ndaj verës franceze, Europa do të vepronte në të njëjtën mënyrë.

Duke folur në Biaritz para hapjes së punimeve të samitit të G7-ës, presidenti I këshillit europian, Donald Tusk, shpjegoi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin tarifa të reja ndaj verës franceze, Europa do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Tusk më pas paralajmëroi se vendosja e tarifave nga ana e Trump ndaj Kinës dhe Europës mund të detyrojë ekonomitë e të gjithë botës të bien në recesion, ndërsa marrëveshjet tregtare përforcojnë ekonominë.

Ndërsa Presidenti i Francës Emanuel Makron, në një fjalim të transmetuar drejt për drejt në televizionin francez, renditi temat kryesore të cilat do të trajtohen në samit: paqja dhe zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare, më shumë rritje dhe punësim, luftë kundër ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së planetit. /ABC news Albania 24/7

eta.jpg
G. P.19:18 | 09/07/2019

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore ku ka evidentuar mungesën e Kosovës.

Mungesën e Kosovës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore e vuri në dukje Presidenti Ilir Meta. Në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës ku marrin pjesë kryetarët e shteteve të vendeve të Europës Juglindore presidenti Meta kërkoi nga të pranishmit që ta trajtojnë me respekt fqinjin.

“Në këtë këndvështrim dua të shpreh keqardhjen për faktin se Republika e Kosovës, Kryesuesja jonë e ardhshëm, u detyrua të mos marrë pjesë në këtë Samit. Si mund të pretendojmë që të kemi një bashkëpunim të efektshëm ku disa nga pjesëmarrësit e këtij forumi bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura”.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetëfqinjët e saj. Tani është koha e duhur nënvizoi presidenti që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti./ABC News Albania 24/7

cakajjj.jpg
nev ila15:19 | 07/07/2019

 

Pas Kosovës, edhe Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili organizohet nga Bosnje Hercegovina.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj. Në një postim në Twitter, ministri në detyrë shkruan se trajtimi i Kosovës nga organizatorët, është i papranueshëm.

Cakaj thotë se ky trajtim shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet. Ministri në Detyrë Cakaj shkruan se nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë.

Qëndrojmë së bashku,” përfundon Cakaj në Twitter.

Një ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte njoftuar se ishte ftuar të merrte pjesë në samit me një shënim shpjegues pranë emrit të Kosovës, në dallim nga shtetet e tjera. Për këtë shkak, Kosova refuzoi ftesën./ABC News Albania 24/7

ba4aa658-2703-4f40-a706-0190cfde691c-1280x853.jpg
nev ila14:19 | 07/07/2019

Përmes një komunikimi me median deputeti i PD Agron Shehaj, ditën e sotme nga selia e PD,  deklaroi se Shqiëria nuk mori dot asnjë investim nga samiti i zhvilluar në Poloni. Sipas Shehaj Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike ndërkohë që vendet e tjera të rajonit arritën të merrnin qindra e miliona euro. “Praktikisht jemi vendi më i papërgatitur në Evropë për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian”, theksoi në deklaratën e tij Shehaj.

“Ekonomikisht, Sot Shqipëria është më e izoluar se kurrë ndonjëherë gjatë 30 viteve të fundit.

Sot Shqipëria është vendi më i izoluar nga tregu dhe ekonomia europiane.

Praktikisht jemi vendi më i papërgatitur në Evropë për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian.

Samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë dhe paaftësinë e vendit tonë për të qenë pjesë e ekonomisë europiane. Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike.

Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit morën dhjetra e qindra miliona euro falas, kurse Shqipëria mori një foto me të cilën mburret Kryeministri në Facebook. Është e njejta histori që përsëritet në të gjitha takimet e Procesit të Berlinit. Shqipëria shkon e papërgatitur, pa projekte dhe propozime. Shqipëria shkon si vendi më i korruptuar në Evropë.

Shqipëria shkon si vendi me një qeveri të kapur nga krimi. Korrupsioni dhe lidhjet me krimin janë arsyeja pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë. Para katër muajsh, Komisioni i Buxheitit te Parlamentit Europian deklaroi se:

“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për të thithur më shumë fonde të BE-së se sa asistenca teknike që mer aktualisht dhe pandaj BE nuk duhet të rrisë fondet për Shqipërinë”, deklaroi Shehaj./abcnews.al

shoqeria-civile-1280x713.jpg
nev ila12:39 | 05/07/2019

Shoqëria civile pjesëmarrëse në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poloni është shprehur e zhgënjyer pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me vendimmarrësit.

Procesi i Berlinit kishte nisur me idenë për shkëmbimin e njohurive dhe mbështetjen e progresit në Ballkan. E ndarë nga politika kryesisht, shoqëria civile mundohet të shkëmbejë. Por, pritjet nuk i kanë shumë të mëdha pasi nuk kanë patur as kontakt me ata që marrin vendime. Në këtë samit morën pjesë aktivistë e përfaqësues nga i tërë rajoni. Samitin e vlerësojnë, por vetëm kaq.

Në këtë samit kanë arritur edhe përfaqësues të lartë politik për të diskutuar për punën e bërë dhe planet e nevojshme./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono