Sali Berisha

1578944732_BERISHA.jpg
Autor E17:18 | 28/02/2020

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një postim të gjatë në rrjetin social Facebook në lidhje me vdekjen e gruas së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhës.

Berisha shkruan në Facebook se toka shqiptare ka lindur nëna dhe vajza të mrekullueshme si Nënë Tereza, por edhe monstra pikërisht si Nexhmije Hoxha.

“Këto pak rreshta po i shkruaj për dy arsye. Së pari për t’ju rikujtuar shqiptarëve se vërtetë nënat tona kanë lindur vajza, bije si Shenjtoren Nene Tereza, që me virtytet dhe përmasat e pakufishme të shpirtit të saj pushtoi zemrat e qytetarëve të botës, dhe si askush tjetër meritoi titullin e nenës së mbarë njerëzimit.

Por shqiptare është edhe vajza, gruaja, nena monster, unike në rruzullin tokesor me emrin Nexhmije Hoxha”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës

De mortibus aut bene aut nihil! (per te vdekurit mire ose asgje)

Ne vend te nje ngushellimi per Edvin Kristaq Xhelatin!

Miq, kjo aksiome e lashte dhe e mençur latine eshte e pershtatshme per njerezit mekatare dhe vdekatar. Por kjo aksiome nuk vlen, nuk mund te aplikohet kurre per monstrat e njerezimit si Hitleri, Stalini, Pol Poti, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore as dhe bashkeshorten e tij monster, Nexhmije Hoxha, nena shpirterore politike e Edvin Kristaq Xhelatit.

Keto pak rreshta po i shkruaj per dy arsye. Se pari per t’ju rikujtuar shqiptareve se vertet nenat tona kane lindur vajza, bije si Shenjtoren Nene Tereza, qe me virtutet dhe permasat e pakufishme te shpirtit te saj pushtoi zemrat e qytetareve te botes, dhe si askush tjeter meritoi titullin e nenes se mbare njerezimit.

Por shqiptare është edhe vajza, gruaja, nena monster, unike ne rruzullin tokesor me emrin Nexhmije Hoxha. Gruaja dhe vajza me fytyre njerëzore, me shpirt terroristeje, si asnje femer tjeter me zemer te lige sa vet ligesia, ishte per 45 vite bashkautore ne te gjitha krimet e luftes dhe krimet kunder njerezimit, genocidin dhe infanticidin, skllaverine shteterore dhe hiperkolektivizimin, izolimin dhe indoktrinimin, vdekjet nga uria qe bashkeshorti i saj ushtroi me kliken e tij terroriste ndaj popullit shqiptar.

Ne kete aspekt çdo krahasim tjeter i saj me personazhe nga letersia apo dhe jeta reale eshte i pavlere perveç titullimit te saj “monstra e kombit dhe mbare njerezimit”. Ajo per dekada me radhe ndau me Hitlerin shqiptar te Pasluftes si nje kopje apo Hitlerice çdo vrasje, ekzekutim, torture, burgim, internim te dhjetra mijra burrave, grave, vajzave, te rinjve, te moshuarve, femijeve te pafajshem te Shqiperise.

Me kete raste do te quaja nenën shpirterore te Edvin Kristaq Xhelatit, duke perifrazuar Bernar Hanrry Levin, nje barabare me fytyre njeriu.

Duke denuar dhe nje here me forcen me te madhe barbarite e Hitlerices, gruas monster te njerëzimit, denoj gjithashtu qendrimin e birit te saj shpirteror Edvin Kristaq Xhelati per qendrimin e tij ndaj saj. Se dyti miq, kam ndjekur me vemendje qendrimin e Edvin Kristaq Xhelatit duke ditur lidhjet e tij shpirtërore me monstren, e cila sipas burimeve me te besueshme te familjes se saj, e kishte caktuar djalin e zëvendësit te saj Kristaq Xhelati per kryetar te opozitës, Partise Demokratike te Shqipërisë.

Kete akuze publike Edvin Kristaq Xhelati nuk e përgënjeshtroi kurre ndonjehere. Keto dite, ne detyrim ndaj nenes se tij shpirtërore ai beri gjithçka nëpërmjet lepiresve te tij, trinjakeve ne ligesi dhe servilizëm, mafiozeve Arben Malavita, Karlo Malavita, Ymer Çorapja, qe ne mediat e tyre te zbutej dhe miresohej e pafajsohej e ti behej make-up sa me shume ne ERTV-te 2-4 te tyre Hitlerices shqiptare te Pasluftes se Dyte Boterore, monstres se njerezimit, nenes shpirterore te Edvin Kristaq Xhelatit, barbares me fytyre njeriu, Nexhmije Hoxhes duke treguar edhe nje here veten bir bastard i etreve te tij mizore!

policia-dhunon.jpeg
nev ila17:57 | 21/02/2020

Ish-kryeministri Sali berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar dhunën policore të ushtruar mbi një të ri në qytetin e Librazhdit.

Video është bërë nga disa qytetar të rastit të cilët thonë se polici që grushton quhet Kalem.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Kalemi është mik i ngushtë i Taluant Ballës.

“Shikoni se si godet qytetarin ne mes te qytetit te Librazhdit narkorimineli Kalemi, mik i ngushte i Taulant Bego Yaris. Denoj me ashpersine me te madhe dhunen banditeske te narkohorrave me uniforme! Sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha./abcnews.al

 

berisha-2-1280x636.jpg
Autor E11:50 | 21/02/2020

Ish-kryeministri Berisha ka radhitur një mori akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama gjatë fjalimit të mbajtur sot në konferencësn e PD për shëndetësinë.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se maxhoranca ka qëllim shkatërrimin e Sistemit të Shëndetësisë dhe këtë po e bën përmes vjedhjejeve dhe investimeve të pakta.

Ish-kryeministri e ashpërsoi gjuhën ndaj Ramës duke e cilësuar një të paditur në fushën e Shëndetësisë.

LIVE – Konferenca “Sfida dhe vizione në shendetesi”

LIVE – Fjala e Sali Berishes në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 21. Februar 2020

Ndër të tjera, Berisha tha:

Jo më larg se dje, po deklaronte (kryeministri Rama sh.r) në një nga sallat se nuk kemi mungesë mjekësh. Ky xhahil, ky cinik, ky injorant nuk kupton se sot Shqipëria është më keq se në kohën e Enver Hoxhës në rapotin mjek/ për frymë.

Nuk kupton se në Europë dhe botë numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit themelore të një Sistemi Shëndetësor. Nuk kupton se ia kanë mbyllur sytë koncensionet.

SDoit vendet e zhviluara kanë një mjek për 300 banorë, në vendet isgh-komuniste kanë 1 mjek me 400 banorë, kurse shqipëria po shkon në raportin 1 mjek/ 1000-1200 banmorë.

Sot, dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë po privohen nga kujdesi shëndetësor.

Ka me dhjetra mijëra fëmijë që nuk gjejnë pediatër, apo dhjetra mijëra gra që nuk gjejnë gjinekologun, por ne jemi në rregull për Ramën.

Nuk duhet habitur, sepse po ky do të bënte Europën të qeshte më të duke thënë se Shqipëria nuk ka banda. Në fakt kur je vetë kryebandit, bandat të duken lule. Nuk ka kriminelë thotë, ka keqbërës.

Pikërisht bandat dhe kriminelët po shkatërrojnë Sistemin Shëndetësor.

Po shkatërrohet një sistem që ishte i brishtëe vetë, por që ka nevojë të konsolidohet dhe të përsoset.

Berisha gjithashtu theksoi se maxhoranca është duke promovuar si investime të kësaj periudhe ato që janë bërë ndërkohë vite më parë.

“Ka puthuajse zero investime në Shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë pafytyrësisht një spital thuajse të përfunduar në vitin 2012 duke e paraqitur para shqiptarëve si investimin më të madh në Shëndetësi gjatë 90 viteve të fundit. Edhe atë e gjymtuan, e çuan në 40 shtretër. Nga 9 salla operacioni mbeten 7 salla operacioni.

Ccdo ditë kolegë tuaj, studentë tuaj, nisen dhe marrin rrugët. Ky mashtrues deklaron se po i paguan si Gjermania.

Ky flet sikur jeton në anën tjetër të hënës. Faktikisht po nxit shkatërrimin e Sistemit Shëndetësor. Kjo punë që bëhet sot këtu ka një rendësi të jashtëzakoinshme për vendin që Shqipëria të marrë kthesën në ndërtimin e një Sistemi Shendetësor të përshtatshëm.

Një nga treguesit që kishim më mire, dhe mburreshim ishte aksesi në Sistemin Shëndetësor nga më të mirët Europë, por tani ka shkuar radha 1 muaj përe tu vizituar tek një specialist.

Mjeku në Shqipëri merr gjysmën e rrogës që merr mjeku në Kosovë. Infermierja në Kosovë merr 850 euro, këtu as gjysmën e tyre.

Wshtë një politikë shkatërrimi, nga tradhtia, hajdutëria apo të gjitha sëbashku”, tha Berisha duke iu referuar gjithashtu edhe incidentit të mbrëmshëm me studentin e Mjekësisë, i cili u nxorr jashtë nga badigardët teksa po thoshte se diplomat janë në fakt bileta për në Gjermani.

“Dënoj fort banditizmin ndaj studentit të Shëndetësisë. I themn këtij gangsteri se ka rrahur çdo student shqiptar. Ai i tha se diplomat janë bileta për të shkuar në Gjermani dhe ashtu janë. Shpreh solidaritetin tim ndaj atij studenti”, përfundoi Berisha.

Ndërkohë në një reagim në rrjetin social në “Facebook” krahas disa fotove të publikuara si kundërpërgjigje ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe liderit të PD, Lulzim Basha, ministria Manastirliu theksoi se Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës. “Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e katrahurës së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë”, shkruan ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Statusi:

Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e KATRAHURËS së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë.

Ja, këto pamje/fakte ilustrojnë qartësisht vizionin e tyre. Nuk janë realizuar në vendgrumbullime mbeturinash, por janë shkrepur mu në zemër të qendrës spitalore më të madhe në vend vetëm 6 vjet më parë!

Ishte koha kur profesorë, mjekë dhe infermierë të nderuar, qytetarë hallexhinj dhe të sëmurët duhej të punonin dhe merrnin shërbimin ekzaktësisht në këto mjedise.

Koha kur Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës, ka ikur një herë e mirë.

KTHIM PAS NUK DO TË KETË!

Puna për #ShëndetësinëQëDuam vazhdon👉pa u ndalur kudo në Shqipëri!

PS: Fotografia e parë është shkrepur në shërbimin e Kardiologjisë, të cilin Doktori “e deshi” dhe “e mbështeti” aq fort…

 

/abcnews.al

sali-berisha-1.jpg
in a14:01 | 18/02/2020

Në një intervistë për italianen “Il Messangero” ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se janë dy kryeqytytet që protestojnë: “Karakas kundër Maduros dhe Tirana kundër Edi Ramës.”

Më tej ai shton se opozita ka bërë çdo lëshim që mundej dhe ka pranuar të gjitha marrëveshjet e mundshme të firmosura në maj të 2017-ës. Por sipas tij ka qenë Rama ai që i ka shkelur, dhe për këtë arsye ai duhet të japë dorëheqjen dhe ti lërë vendin një qeverie tranzicioni që i ndalon të menaxhojë dhe të manipulojë procesin e votimit.

Më tej e përditshmja italiane e përshkruan Berishën si liderin historik të Partisë demokratike, i cili ka qenë lideri më jetëgjatë në Shqipëri pas Enver Hoxhës.

I pyetur për arsyet e protestës Berisha shprehet se protesta u bë kundër narkoshtetit që drejton Shqipërinë, por arsyeja më e madhe është ajo e shkeljes së rregullave elektoraleve.

Berisha shkon dhe më tej duke thënë se me Ramën në pushtet nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja është e ashpër, thekson Berisha, por protestat janë një mësim të cilin Rama duhet ta kuptojë, përndryshe do të ketë ditë të vështira dhe fundi i tij do të jetë i tmerrshëm: Njerëzit mund ta vrasin, do ta hedhin në lumë.

Dhuna e përdorur në protestën e së shtunës u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, por sipas ish kryeministrit dhuna e vërtetë është shkelja e të drejëts së votës dhe tashmë nuk ka më kthim prapa pasi situate është kritike.

Duke këmbëngulur se dalja e tij nga skena politike është pa lthim, Berisha premton se do të bëjë cdo gjë që shqiptarët të votojnë si qytetarët europianë, pasi aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Europë me një gjysëm diktaturë si në Venezuelë./abcnews.al

Sali_Berisha1535873562.jpg
in a19:42 | 14/02/2020

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka humbur njeriun e tij të afërm, kushëririn e tij. Përmes një meshazhi në “Facebook”, Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të afërmit të tij. “Sylejmani pati një jetë plot sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj në të gjitha minierat e rrethit dhe qarkut të Kukësit. Kurrë nuk kam njohur një njeri më punëtor se ai apo që të ketë djersitur më shumë në punë se Sylejmani. Kudo qe ai punoi, me ndershmërinë, njerëzinë dhe respektin e tij bëri miq dhe shokë të shumtë”, shkruan Berisha.

Mesazhi i Berishës:

Zi ne familjen tone! Miq, sot ne percollem ne banesen e fundit nje njeri shume te dashur te familjes tone, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Qe kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte per te gjithe vitet e femijerise dhe me vone si vella per mua. Se bashku ndame lojerat, gezimet, dashurine e prinderve, familjareve tane dhe perfunduam shkollen 7 vjeçare. Me vone rruget tona u ndane por jo zemrat tona. Ai qendroi ne Koder te Prifçit ne Tropoje, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij te mrekullueshme.

Sylejmani pati nje jete plote sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj ne te gjitha minierat e rrethit dhe qarkut te Kukesit. Kurre nuk kam njohur nje njeri me puntor se ai apo qe te kete djersitur me shume ne pune se Sylejmani. Kudo qe ai punoi, me ndershmerine, njerezine dhe respektin e tij beri miq dhe shoke te shumte.

Miq, Sylejmani ishte nje patriot i vertet. Ne vitet 1996-1999 ai e shnderroi shtepine ne Kodren e Prifçit ne nje nga bazat me te rendesishme te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ai vet se bashku me djemte e tij Halilin, Gezimin dhe Arbenin moren direkt pjese ne veprime dhe operacione te UCK kunder pushtuesve serbe! Ai priti dhe percolli me qindra e qindra luftetare te lirise, komandante te shquar te tyre, nder te cilet ish kryeministrin e Kosoves, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshen te UÇK, Ilir Konushevci e shume e shume te tjere.

Ne ato vite me dhjetra gazetare, diplomate, ambasadore, ushtarake, zbulues nga shume vende vizituan shtepine dhe Kodren e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i percolli ata ne perputhje me traditen. Te gjithe ata, pyetjes se pse keni lejuar ketu nje baze ushtarake, moren nga ai vetem nje pergjigje: une po respektoj traditen e familjes time.

Ne fakt ai e tregoi vehten i biri i te atit, Zeqir Halilit, i cili qe nga mosha e tij e re dhe deri ne vitin 1944 kishte marre pjese ne çdo perpjekje kunder pushtimit serb dhe per lirine e Kosoves! Por kesaj here lufta u fitua.

Sylejmani mbylli syte pergjithmone nen kujdesin e persosur te bashkeshortes dhe femijeve te tij. Atij i dhane lamtumiren e e fundit familjaret, te afermit, miqte, shoket, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkluftetare te tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

Mbetem pafundesisht mirenjohes ndaj te gjithe atyre qe na nderuan sot me pranine e tyre ne lamtumiren e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin!/abcnews.al

sali-berisha-koronavirusi-.jpeg
nev ila18:32 | 07/02/2020

Qëndrim i papërgjegjshëm e ka konsideruar sjelljen e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ndaj masave të marra për virusin vdekjeprurës Koronavirus, ish –kryeministri Sali Berisha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se disa burime kanë konfirmuar se shtetasit shqiptar që vijnë nga Kina, gjithashtu dhe shtetas kinezë, kalojnë në aeroportin e Rinasit pa asnjë kontroll të veçantë.

Ndërkohë që sipas protokollit, që duhet ndjekur në raste të tilla për Koronavirusin, është që këta persona duhet të kenë një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.

Berisha thekson se futja e një të sëmuri me Koronavirus në spital, do të thotë të rrezikosh jetën e të gjithë të sëmurëve, dhe personelit të atij spitali.

“Në raste të tilla SHBA dhe vende të tjera përdorin për karantina baza ushtarake të izoluara nga popullata dhe jo spitalet komunitare”, shkruan Berisha.

Më tej ish-kryeministri thekson se Ministrja e Shëndetësisë ka marrë rreth 400 maska antivirale të cilat sipas tij, u janë shpërndarë qeveritarëve dhe familjarëve të tyre, deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë.

Berisha thekson se maskat e zakonshme kirurgjikale nuk mbrojnë nga Koronavirusi.

Mesazhi i Sali Berishës:

“Qendrim i papergjegjshem ndaj ardhjes se mundshme te coronavirusit ne Shqiperi.

Te dashur miq, ndjek çdo dite ecurine e kesaj semundje realisht me vdekshmeri te larte. Ajo eshte bere nje shqetesim boteror dhe vendet e botes po marrin masa per tu perballur me te.
Kurse Shqiperia narkosautoritetet e saj, duke filluar nga narkokryekreu te gjeneral Hashashi dhe ndrikull fatkeqesia, po tallen me cinizem me rrezikun e saj njelloj siç bene me termetin. Ky eshte nje krim dhe faqe e zeze.

1- Keshtu, jo nje por disa burime konfirmojne se shtetas shqiptar qe vijne nga Kina dhe kineze kalojne nga aeroporti i Rinasit pa asnje kontroll te veçante nderkohe qe dihet qe periudha e inkubacionit te semundjes eshte 14 dite dhe gjate kesaj periudhe mbartesi i virusit ndonese nuk ka shenja te semundjes mund te infektoje cilindo qe te takoje

2- Dje ne media doli ndrikull Fatkeqesia per te mashtruar qytetaret me gjasme masat qe kane marre per tu perballur me semundjen.
Ajo solli si deshmi nje dhome ne spitalin infektiv te pajisur me respirator etj etj

Mirepo futja e nje te semuri me koronavirus ne nje spital do te thote te rrezikosh jeten e te gjithe te semurve dhe personelit te atij spitali.

SHBA dhe vende te tjera po perdorin per karantine baza ushtarake te izoluara nga popullata ose ndertime dhe objekte te tjera dhe jo qindra mijra spitalet e tyre komunitare apo private.

Ne kete aspekt eshte urgjente gjetja e nje vendi/ objekti te izoluar per karantinen e te gjithe atyre qe vijne nga Kina por edhe krijimi i nje spitali me te gjitha pajisjet per shtrimin dhe mjekimin e pacienteve me koronavirus.

3- Ne Shqiperi per shkak te papergjegjesise kriminale te narkokreut, ndrikull fatkeqesise etj etj maskat antikoronavirus mungojne dhe tani me perhapjen e semundjes ato jane difiçitare ne shume vende te botes.

Thuhet se maska antivirale ndrikull fatkeqesia ka importuar rreth 400 cope, te cilat u jane shperndare narkoqeveritareve, familjareve te tyre, narkodeputeteve dhe narkozyrtareve te tjere.

Shtoj ketu se maskat e zakonshme kirurgjikale nuk mbrojne nga koronovirusi. E konsideroj urgjente importimin sa me pare te sasive te nevojshne te maskave per te gjitha moshat dhe shperndarjen e tyre para se gjithash ne grupet me rrezik me te larte.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem te narkoautoriteteve ndaj ketij rreziku serioz per shendetin e qytetareve dhe u beje thirrje ketyre te fundit te mos bien ne panik ne rast se me kete semundje shfaqen edhe ne vendin tone! sb“, shkruan Berisha./abcnews.al

artan-hoxcha-berisha-1.jpg
So Nila11:16 | 07/02/2020

Tirana Court decided a month ago to close the case over the libel lawsuit of the Haklaj family against former Prime Minister Sali Berisha.

Abcnews.al has secured the decision made in December last year, which finds out  that the case has been closed because the Haklaj family lawyer has not appeared in court several times.

Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) and Zylfie Haklaj, had sued Berisha in court for defamation charges.

Charges

In October 2018, during a television show, former PM Berisha clashed live with journalist Artan Hoxha, accusing him of being a member of the “Haklaj gang”.

“You’re a bandit who gets paid by gangs. You’re a Haklaj bandit ”, Berisha told to Artan Hoxha, accusing other members of the family of violating their honor, dignity and reputation. /abcnews.al

 

 

luli-sali-berisha.jpg
nev ila22:35 | 06/02/2020

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka treguar në “Opinion” bisedën e tij me Lulëzim Berishën në kohën që e kishte shoqëruar për herë të parë në kohën kur ishte pjesë e policisë.

Në fjalën e tij Breçani tha se Lulëzim Berisha i kishte rrëfyer se personi që kishte më shumë frikë në Shqipëri ishte Sali Berisha.

 “E kam shoqëruar Lul Berishën, e shoqërova nga Maqedonia ku u kap dhe komunikova me të në makinë. Në pyetje e sipër i thashë je kriminel, ke vrarë. Jo tha nuk është e vërtetë. I thashë do të të sekuestrohet pasuria. Ai më tha që kam frikë vetëm Sali Berishën se ai të ekzekuton të merresh me të. S’bën kompromise. I kam shitë dy troje një personi të tretë dhe nuk më gjeni asnjë lloj pasurie tha”, tha Breçani.

Ndërkohë gazetari Blendi Fevziu lexoi edhe një sms që kishte dërguar avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi në lidhje me pasurinë e tij.

“E ndjej si detyrim profesional t’ju komunikoj se shtetasi Lulzim Berisha të ardhurat e tij i ka të deklaruara te tatimet, meqë kërkojnë që të justifikojë pasurinë”, ishte sms e avokatit Hysi./abcnews.al

sali-berisha.jpg
nev ila21:43 | 01/02/2020

Në Shqipëri ka një debat të fortë për paketën antishpfije të qeverisë e kritikuar nga komuniteti gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, por dhe një valë masive padish për shpfije dhe shkaktim dëmi në gjykatë.

Gjatë dy viteve të fundit afro 35 padi, me këtë objekt janë depozituar kryesisht nga Kryeministri Edi Rama dhe disa eksponentë të mazhorancës ndaj përfaqësuesve të opozitës, mes tyre 2 padi ndaj një gazetari dhe një ndaj një aktvisiteje të shoqërise civile.
Ndërsa opozita demokrate nuk ka preferuar t’i zgjidhë me padi pretendimet e saj për shpifje ndaj shumicës qeverisëse.
Avokati Ledio Braho, që po ndjek disa çështje të përfaqësuesve të opozitës, e sheh të papreçedentë numrin e padive në nivel kaq të lartë politik.

“Në gjykatë për herë të parë depozitohen padi dhe nisin proçese gjyqësore mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës apo kryeministrit dhe ish kryeministrit, apo mes kryeminstrit dhe deputetëve. Lufta politike ka kaluar nga parlamenti në dyert e gjykatës. Vetë Berisha kur ishte kryeministër, nuk ka iniciuar asnjë proçes gjyqësor. Kanë qenë fëmijët e Sali Berishës që kanw ngritur padi. Ata nuk kanë pse tregojnë një tolerancë në nivelin që tregon kryeministri, sepse janë persona privatë. Dhe tani duhet të kemi parasysh se ka plot akuza të pabazuara ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, por asnjëherë ai nuk ka iniciuar asnjë proçes gjyqësor, padi për shpifje për mazhorancën”, tha Ledio Braho, avokat i disa çështjeve të opozitës në Gjykatë

Qeveria demokrate 8 vjet më parë dekriminalizoi shpifjen dhe fyerjen. kryeministri i atëhershëm Sali Berisha është aktualisht opozitari më i paditur nga pasardhësi i tij Edi Rama, për shkaktim dëmi për shkak të postimeve të tij në fb.

“Edi Rama vetë, ka fantazuar dhe inskenuar sharjet dhe shpifjet më të ndyra nuk është paditur. Ka paditur ai, por jo unë. Ka të tjerë që kanë ndërtuar vila duke shpif cdo ditë për Sali Berishën, por ata nuk kanë marrë ndonjëherë padi nga Sali Berisha, cilido, politikan gazetar apo qytetar. Unë besoj, se rregulli i artë në çdo rast është përgënjeshtrimi. Në rast se nuk pranon të përgënjeshtrosh, atëherë duhet të dish, se mund të përballesh me ligjin”, u shpreh Sali Berisha, ish kryeministër.

Së fundi Kryeministri Edi Rama ka paditur edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për shpifje.

Në qëndrimet e tij publike . Z. Haradinaj e cilësoi paturpësi këtë padi, dhe përsëriti akuzat se Z.Rama ka mbështetur ndarjen e Kosovës. Në një reagim publik shefi e qeverisë së Tiranës tha se padia ishte vetmja mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e tij nga këto akuza.

Ish- kryeminsitri Berisha e lidh numirn e lartë të padive të kryeministri Rama në gjykatë gjatë dy viteve të fundit, me presionin që ushtron shefi i qeverisë ndaj gjykatësve, siç thotë ai, në një kohë kur ata presin t’i nënshtrohen proçesit të Vettingut.

“Edi Rama ka zgjedh tani të bëjë paditë, që ka fut në dorë drejtësinë dhe i urdhëron të japin vendimet siç do ai. Nuk ka asnjë shpifje në qëndrimet e mija. Por natyrisht unë nuk çensuroj, kurrë akuza që bëhen nga qytetarët e thjeshtë. I kam publikuar dhe do vazhdoj t’i publikoj”, vijoi Sali Berisha, ish kryeministër i Shqipërisë.

Vetë Zoti Rama kur mbrojti në parlament në fund të dhjetorit të vitit të kaluar paketën antishpifje, u shfaq krejt i vendosur për të vijuar paditë për shpfije dhe shkaktim dëmi.

“Unë me këta do vazhdoj në Gjykatë. Janë bërë deri tani 60 çështje, mund të shkojnë dhe 600, edhe 6000, varet se sa do rri këtu, por unë këtyre nuk u ndahem. Këta, ose do vijnë të provojnë në Gjykatë që ato që thonë janë të vërteta dhe nëse njëri do dalë që do ta provojë unë do iki që këtu, ose këta do të dënohen në Gjykatë si fajtorë për përhapjen e shpifjeve”.

Avokati Dorjan Matlija thotë se ka një praktikë në Gjykatën Europiane europiane të të drejtave të njëriut, aplikuar në disa çështje, sipas së cilës politikanët gëzojnë më pak mbrojtje se zyrtarët dhe qytetarët e thjeshtë ndaj akuzave për shpifje dhe fyerjeve.

Në këtë praktikë thuhet se sa i përket figurave publike, Gjykata ka konstatuar në mënyrë të vazhdueshme që kur individët privatë bëhen pjesë e sferës publike ata vendosen të hapur për debatin publik dhe prandaj duhet të tregojnë një shkallë më të gjerë të tolerancës ndaj kritikës.

Në rastet që përfshijnë shpifjen ndaj politikanëve, për shembull, themeli i arsyetimit të Gjykatës gjithmonë qëndron në konstatimin se kufijtë e kritikës së pranueshme janë më të gjera në lidhje me politikanët. Zoti Matlija thotë se gjykatat po e favorizojnë kryeminstrin Edi rama duke e cilësuar atë zyrtar, pra me mbrojtje më të lartë se politikanët.

“Në fakt Z. Rama nuk ështe vetëm kryeministër. Ai ka disa cilësi. Është dhe kryetar i një prej partive më të mëdha në vend. Dhe sigurisht në këto raste, kur një person gëzon disa cilësi, cilësia më e rëndësishme për gjykatën, që duhet të merret në konsideratë, është fakti që ai është, jo politikan por politikani më me influencë në Shqipëri”, tha Dorian Matlija avokat.

E ndërsa dhjetra gjyqe janë në proçes, disa të tjera në shkallën e parë kanë përfunduar dhe përfaqësues të opozitës, si Lulzim Basha Sali Berisha, Jorida Tabaku Albana Vokshi etj kanë humbur.

Avokati Ledio Braho thotë se gjykatat kanë mbajtur qëndrime me dy standarde dhe sjell dy shembuj kur zyrtarët e lartë dhe politikanët në akuzat e tyre kanë përdour informacione të prejardhura, duke ju referuar mediave.

“Në rastin e një padie para dy vitesh mes Erjon Velisë dhe Bujar Nishanit kur ishte President, Z. Nishani ishte paditës dhe Z. Veliaj ishte i paditur. Ajo me të cilën u mbrojt Erjon Veliaj, ishte fakti se ishte një informacion i prejardhur, i marrë nga mediat. Gjykata e rrëzoi padinë e Bujar Nishanit, pikërisht me këtë pretendim. Ndërkohë në një rast tjetër se fundi, ku paditës ishte Erjon Veliaj dhe e paditur ishte ish deputetja e PD Albana Vokshi, ne u mbrojtëm me të njëjtin argument që të gjitha informacionet ishin marrë nga media, gjykata detyroi Albana Vokshin që të përgënjeshtrojë deklaratat dhe tha se duhej t’i kishte konfirmuar informacionet. Pra nuk u mbajt i njëjti standard”, u shpreh Ledio Braho avokat.

Drejtorja e institutit për demokraci media dhe kulturë Jonila Godole e sheh këtë fluks të lartë të proçeseve gjyqësore ndaj opozitës si përpjekje të qeverisë për të kufizuar hapësirën e lirisë së shprehjes.

“Në rastin e Shqipërisë, si një nga vendet ku demokracia nuk merret seriozisht, dhe ku gjykatat janë në atë gjendje që janë për momentin pa e mbyllur proçesin e Vettingut, çdo ndërhyrje e tillë në mendimin e lirë, tek faqet e facebook-ut, tek rrjetet sociale, na çon drejt autoritarizmit”, u shpreh Jonila Godole, drejtore e Institutit per Demokraci Media dhe Kulturë.

Zëri i Amerikës ju drejtua avokates që mbron kryeministrin Edi Rama në një pjesë të konsiderueshme të gjyqeve me përfaqësues të opozitës, Enkelejda Muçaj, por edhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama për një qëndrim mbi nivelin e lartë të padive të tij ndaj kundërshtarëve politik, por nuk mori përgjigje./VOA

mustafa-nano-1-1280x647.jpg
nev ila22:15 | 24/01/2020

Përpara disa ditësh u bënë 9 vjet nga dita ku në bulevardin qendror të Tiranës u vranë 4 vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm.

Sa herë që vjen data 21 janar, debati lidhur me përgjegjësitë mbi atë ngjarje mbi atë që ndodhi atë ditë, del gjithmonë gjithnjë një bandill, del gjithmonë një karafil i cili përsëri të njëjtën gjë sureale e të çuditshme.

Pak a shumë thotë që; u vranë vërtet 4 vetë atë ditë por fajin e ka edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë.

Po e përsëris, pretendimi i tyre është që ka faj edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, a thua se kryeministria apo vendi përpara kryeministrisë ishte një thertore, apo është akoma një thertore dhe njerëzit që shkojnë atje janë dele që shkojnë për tu futur në thikë.

Kjo është një nga gjërat më të çmendura që mund të dëgjoj veshi. Për mua është një qëndrim, ose idiot ose i poshtër, ose të dyja bashkë. Të dyja bashkë nuk qëndrojnë se si rregull kush është idiot nuk është i poshtër dhe anasjelltas, kush është i poshtër nuk është i idiot.

Por pse e thonë këtë? E thonë këtë sepse duan shumë që Edi Ramën ta bëjnë edhe vrasës. Edi Rama është çdo gjë tjetër e kësaj bote, por vrasës nuk është.

Ai ka bërë çdo gjë tjetër që kanë bërë edhe paraardhësit e tij madje në disa rrethana ka bërë edhe gjëra që ndonjë paraardhës nuk i ka bërë, por vrasje nuk ka bërë, për fat të mirë ai nuk ka vrarë.

Lidhur me pretendimin në fjalë, me pohimin që thotë se, fajin e ka ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, absurditeti i kësaj fraze del edhe nga një fakt shumë i thjeshtë, kjo frazë nuk ka kuptim sepse po të kishte kuptim do ishin vrarë njerëz edhe përpara datës 21 janar ë vitit 2011.

Do ishin vrarë njerëz edhe pas kësaj date. Në vitin e shkuar, për javë të tëra u zhvilluan disa protesta të opozitës ku secila prej tyre ishte e ngjashme me atë të 21 janarit 2011.

Secila prej atyre protestave u parapri nga kanosje të tipit nuk kemi çfarë të bëjmë, protestën e drejton populli, ne nuk jemi më përgjegjës, populli do ti tërheqë zvarrë ata që drejtojnë vendin, pra protestat u paraprinë nga kanosje të tilla,  tamam siç ndodhi në 21 janar. Protestat e vitit të kaluar për javë të tëra ishin të dhunshme, pati njerëz të lënduar.

Pra ishin protesta identike por nuk pati të vrarë, dhe kjo ishte diferenca esenciale kjo ishte gjëja që dallonte protestën e 21 janarit me protestat e zhvilluara vitin e kaluar. Pra nuk pati viktima.

Viktima  nuk pati sepse autoritetet këtë herë nuk e kanë çuar kurrë në mendje që mund të shtinin mbi trupa njerëzish, arsyeja është shumë e thjeshtë, autoritetet këtë radhë më shumë ishin të merakosur që të mbronin jetën e protestuesve se sa të mbronin jetën e atyre që nuk ishin protestues. Kjo pra është arsyeja kryesore që nuk pati viktima.

Pse ndodhi ajo që ndodhi në 21 janar?

Sipas meje, ndodhi ajo që ndodhi, sepse në zyrën e kryeministrit, ishte një vrasës psikopat, sepse në zyrën e kryeministrit ishte një njeri i cili kur i shkoi një ambasador apo një njeri i huaj i rëndësishëm, kur i shkoi një partner i huaj ndërkombëtar, 2 apo 3 ditë përpara se të ndodhte protesta e 21 janarit, dhe i kërkoi që ai si Kryeministër i vendit të Shqipërisë, të bënte kujdes gjatë datës 21 janar, duke qenë se pritej një protestë e fortë, përgjigja e tij ishte shokuese, skandaloze, ishte e ndyrë, ishte ndyrësisht e ndyrë, ai i tha atij të huajit që ti thoshte Edi Ramës që:

“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper, në të 4 anët dhe unë do jem nga dritarja dhe në mënyrë absolute do goditet, vetëm po nuk e çpoi plumbi”

Ky është shpjegimi i datës 21 janar i vitit 2011. Kështu që pyetja nuk duhet bërë, kush ishte ai apo kush ishin ata që çuan protestuesit përpara kryeministrisë.

Pyetja duhet bërë kush ishin ata që në zyrën e kryeministrit çuan një zuzar të tillë, që flet për snajperë, për plumba dhe flet për mundësinë që edhe ai vetë do qëllonte në një rrethanë të tillë.

Ky monolog është për të gjithë ata që akoma vazhdojnë të mendojnë në mënyrë idiotike se ka faj edhe ai që i çoi njerëzit, protestuesit, të protestonin përpara kryeministrisë, ky ishte monologu im për sonte./abcnews.al   


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono