sajmir tahiri

sajmir-tahiri-ne-gjykate.jpg
nev ila15:43 | 16/04/2019

Ish-ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri do ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershror.

Më 19 qershor do të nisë procesi gjyqësor për Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, këtë të Martë është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit, i cili do të ulet  në bankën e të akuzarve.

Treshja që do të gjykojnë Tahirin janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Procesi i Sajmir  Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar, pasi Ish-ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, pa pranuar akuzën, duke këmbëngulur se është i pafajshëm.

Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode. Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe dërgoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”./abcnews.al

TAHIRI-HOXHA-KORCE-1280x720.jpg
ent ela12:24 | 22/10/2018

Shefi i Antidrogës dhe trafiqeve në Policinë e Korçës, i cili verifikoi lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe familjes së tij në TIMS, ka fituar gjyqin. Ndaj tij u mor masa “pushim nga puna”, por gjykata e shfuqizoi masën disiplinore.

Gjykata e Korçës ka shfuqizuar masën disiplinore ndaj shefit të seksionit kundër krimit ekonomik, drogës dhe trafiqeve në Policinë e Korçës Dritan Hoxha.

Ky zyrtar u ndëshkua në shkurt nga Drejtoria e Standarteve Profesionale,me paralajmërim për largim nga puna, pasi kishte kontrolluar në sistemin TIMS lëvizjet jashtë vendit të ish -ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe babait të tij, Bashkim Tahiri.

Në padinë e siguruar nga ABC News, rezulton se Hoxha, së bashku me vartësin e tij Mariglen Koro, ishin ndër 23 efektivët e policisë,të drejtorive të ndryshme të vendit, ndaj të cilëve, Standardet kishin filluar proçedimin disiplinor për këtë çështje. Të dhënat e përftuara për familjen e Sajmir Tahirit, oficerët e policisë, të gradave dhe detyrave të ndryshme, i kanë shpërndarë në media, konkludoi hetimi i Drejtorisë së Standardeve.

Masa administrative për Dritan Hoxhën,i cili ka nje karrierë 16 vjeçare dhe mban gradën komisar, u la në fuqi edhe nga Komisioni i Apelimit i Drejtorisë Vendore të Korçës, çfarë detyroi Hoxhën t’i drejtohet gjykatës ,duke paditur institucionin ku punon.

Hoxha ka argumentuar para gjykatës,se në ditët që janë kontrolluar në TIMS hyrje -daljet e Sajmir Tahirit,ai ka qenë me leje të zakonshme. Sipas tij, ka qenë vartësi Mariglen Koro,ai që ka hyrë në llogarinë e tij,e cila kishte mbetur e hapur në kompjuterin e zyrës, pasi Seksioni kundër Korrupsionit është i lidhur vetëm me një kompjuter me sistemin TIMS, që i përket llogarisë së paditësit.

Standardet sipas oficerit nuk ka bërë një hetim të  plotë dhe të pavarur lidhur me objektin e masës disiplinore, pasi nuk ka asnjë të dhënë elektronike, të nxjerrë nga serverat e Policisë së Shtetit, se nga cilat IP janë bërë kontrollet, sa herë janë bërë restart dhe reset kodet në sistemin TIMS, ndërsa nuk janë identifikuar, cilët oficerë policie, shpërndanë për mediat,të dhënat e nxjerra nga sistemi TIMS për Sajmir Tahirin. /abcnews.al

 

lulzim-bbb.jpg
G. P.10:46 | 20/09/2018

Nga Vlora, ku mblodhi sot deputetët opozitarë, kreu demokrat Basha akuzoi qeverinë për atë që quan aferë kriminale dhe korruptive me ligjin special për Teatrin Kombëtar. PD dhe aleatët e saj vijojnë bojkotin e parlamentit që prej fillimin të këtij sesioni.

Opozita e bashkuar takimin e radhës të grupit parlamentar me aleatët e zhvilloi në Vlorë.

Duke denoncuar ashpër praktikën e vjedhjes me ligj, si e quan Lulzim Basha rivotimin në parlament të ligjit special për Teatrin Kombëtar, të rrëzuar si antikushtetues nga dekreti persidencial, rastin e servir si pasqyrim të situatës energjente ku ndodhet vendi.

“Drejtësia në kolaps, gjykata në kolaps, pa gjykatës dhe prokurorë nuk mund të jetë zgjidhje për vjedhjen me ligj që votohet sot në seancën plenare”, tha Basha.

Kjo zgjidhje nuk mund të vijë as nga institucionet që e kanë detyrë ndalimin e paligjshmërisë, thekson kryedemokrati, sa kohë gjenden nën kontroll politik.

“Cila është policia që duhet të arrestojë ligjvënësit që vjedhin me ligj. Policia është shtojcë e organizatave kriminale. Drejtësia e tregon rasti i Emiliano Shullazit ku u katandis, është pa prokuror. Kjo është vepra e Ramës në reformën në drejtësi. Ky është nderi i Ramës ndaj Shullazëve të tjerë”, tha Basha.

Pjesmarrjen e opozitës në Kuvend e sheh si përligje të asaj që quan fasadë parlamentare për llogari të kriminelëve, ndaj në një thuajse-thirrje për protestë, Basha identifikon të vetmen zgjidhje demokratike joinstitucionale.

“Çlirimi i parlamentit nga sovrani përmes mobilizimit qytetar është e vetmja mënyrë. Bashkimi i qytetarëve që kulmon në Tiranë do i provojë shqiptarëve se koha kur një tufë banditësh marrin peng Shqipërinë do të marrë fund shpejt”, u shpreh kreu i PD-së.

Betejën politike brenda institucioneve thotë se opozita e tij e ka mishëruar me propozimet kushtetuese për Vettingun e politikanëve, zgjidhja e vetme për Lulzim Bashën për pastrimin e mëtejshëm të institucioneve nga miqtë e kriminelëve, pas largimit të vetë këtyre të fundit, të arritur nga ligji i dekriminalizimit edhe kjo e fundit nismë e opozitës demokrate./abcnews.al

 

 

saimir-tahirii-1.jpg
ent ela14:02 | 14/07/2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me tre muaj të tjerë afatet hetimore për ish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri. Afatet për Tahirin përfundonin më 17 korrik. Mësohet se kjo shtyrje e re, diktohet nga pritja e letërporosive që organi i akuzës ka dërguar jashtë vendit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zgjatjen edhe me tre muaj të tjerë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kjo është hera e tretë që organi i akuzës kërkohet shtyerje të afateve, pasi prokurorët janë ende në pritje të letërporosive të dërguara më herët në vendet fqinje, si Itali, Greqi e Mali i Zi. Tahiri po hetohet në kuadër të dosjes ‘Habilaj’ dhe afati përfundonte më 17 korrik, ndërsa tashmë kanë kërkuar zgjatjen e afatet edhe me 90 ditë të tjera.

Kërkesa për shtyerje të afateve të prokurorisë, argumentohet me faktin se ka derguar tre leterporosi te reja drejt italise. Dy janë derguar në qershor dhe një në korrik. Prokurorët e dosjes ‘Tahiri’ do të shkojnë në Itali për të rimarrë në pyetje të pandehurit e tjerë mes tyre ai që cilësohet si koka e bandës së trafikut të drogës Shqipëri-Itali, Moisi Habilaj.

Ish-ministri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj i përfshirë në trafikun e kanabisit dhe armëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Aktualisht hetimet për Tahirin po zhvillohen në gjendje të lirë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi dy vendimet e Shkallës së Parë, atë të ‘arrestit shtëpiak’ dhe bllokimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm. Po këto dy vendimi që ishin kundër prokurorisë, organi i akuzës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe është në pritje të kësaj të fundit se çfarë do të vendosë./abcnews.al

saimir-tahiri-1-1200x630.jpg
ent ela19:34 | 12/06/2018

Në një postim në rrjetet sociale ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti socialist, Saimir Tahiri ka uruar 27-vjetorin e Partisë Socialiste.

Tahiri pranon se jeta ka momente të vështira dhe këtë gjë e ka kuptuar me situatën që po përjeton, por shprehet se e afërt do të jetë dita kur do të ringrihen dhe për të mos u përkulur përpara padrejtësisë.

“Nga 27 vjet, kam jetuar pak më shumë se gjysmën e tyre mes shumë burrash e grash, të rinj e të reja në PS. Disa nuk jetojnë më, të tjerë jeta u ka hapur rrugë të reja, shumë janë ende e shumë bashkohen. Kam pasur privilegjin të njoh shumë, të flas, të debatoj e mbi të gjitha te ndjej mbështetjen e shumë prej tyre në çdo moment. Akoma më shume sot.
Momente të veshtira ka gjithmonë, jeta ma solli ta kuptoj shumë mirë këtë. Ka plot të tjerë që kanë pare e shohin keq e më keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Herët, më shumë se vonë. Për gjithçka nuk bëmë dot, e gjithçka duhet të bëjmë për të mos u përkulur para padrejtësisë.

Për të dobtin që do zë, të varfrin që do një shans, të mundurin që do drejtësi, të pastrehun që do shtëpi, të papunin që do pune, të aftin që do meritë, të gjithë në Shqipërinë tonë, 27 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar ku do hedhim këmbën e radhës. Gëzuar”, shkruan Tahiri. /abcnews.al

 

tahiriiiii.jpg
ent ela10:14 | 23/05/2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka caktuar datën 28 maj për zhvillimin e seancës gjyqësorë për ankimet e bëra ndaj masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin, Saimir Tahiri.

Në orën 13:30 të kësaj dite ish-ministri i akuzuar për “trafik narkotikësh” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “korrupsion” pritet të ulet para një Kolegji Penal të Apelit.

Në ankimin e tij Tahiri kërkon shuarjen e masës së sigurisë, me pretendimin se “arresti shtëpiak” është i pabazuar në prova. Nga ana tjetër, në ankimin e bërë nga prokuroria kërkohet prishja e vendimit të shkallës së parë për “arrest shtëpiak” dhe caktimi i masës “arrest në burg” për Tahirin. /abcnews.al

F.Noka_-1280x854.jpg
ent ela14:53 | 07/05/2018

Partia Demokratike thotë se mosarrestimi i Saimir Tahirit edhe pse dorëzoi imunitetin parlamentar, dëshmon garancinë që i ka dhënë kryeministri se do mbetet i paprekshëm. Nga selia blu, Flamur Noka tha se do jetë komisioni hetimor parlamentar ai që do provojë se Rama është autori i kanabizimit të vendit.

Deklaratë e deputetit Flamur Noka

Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet.

Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit.

Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm.

Pazari Rama – Tahiri është pazari për të mbuluar se:

  • Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës.
  • Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri.
  • Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës.

Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithccka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi i Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313.   /abcnews.al

 

BYROPOLITIKE-04-MAJ-2018-1280x720.jpg
ent ela09:49 | 05/05/2018

Dorëheqja e beftë e ish-minsitrit të Brendshëm Sajmir Tahiri ka qenë në fokus të bisedës në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi me gazetarët, Alfred Lela, drejtor i Politiki.al, Mentor Kikia, kryeredaktor i Klan Plus, Afred Peza gazetar dhe Armand Bajrami gazetar i ABC News.

Për Lelën dorëzimi i mandatit të Deputetit të Tahirit ishte një akt i detyruar dhe i vonuar.

“Nuk ishte dhe aq e papritur, ishte një fund i pritur që erdhi vonë. Tahiri u përpoq që ta paraqiste si akt njerëzor,  por si akt politik është i vonuar, nuk është i vullnetshëm. Duhet të gjente kohën e duhur, tani është në fund, është një akt i detyruar”.

Duke e konsideruar një veprim qesharak të shtyrë nga presioni ndërkombëtar, , Kikia tha se ky akt duhej bërë me kohë.

“Nëse ka apo jo marrëveshje me Ramën e dinë ata të dy dhe këtë do e provojnë zhvillimet e mëvonshme. Mori konotacionet e një ngjarjeje historike që në fakt është një akt që duhej bërë më kohë. Është absolutisht presioni ndërkombëtar. Tahiri duhet ta kishte dorëzuar mandatin që në fillim. Dorëzimi i mandati është qesharak”.

Alfred Peza dorëzimin e mandatit të Tahirit e lexon si një individ politik i zhgënjyer nga palët

“Nëse e lexojmë me vëmendje tekstin, formën e përmbatjen dukej një individ politik i zhgënjyer nga palët ku i bëri bashkë të gjithë kundër vetes. Kishte dhe nje dimesion populist, ku aleancën tentoi ta zhvendoste te opinioni publik dhe qytetarët. Ishte një tekst i njeriu të lënë vetem, i mirëmenduar, kishte emocion. Ai kuptoi që ishte në syrin e ciklonit dhe ishte bërë rrufepritësja e gjithë kësaj situate dhe dje ai e shkëputi spinën nga vetja për të çliruar veten nga kjo situatë”.

Gazetari Armand Bajrami ka folur për hetimin e Prokurorisë ndaj Tahirit, i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge./abcnews.al

ramaaa-933x445.jpg
ent ela21:25 | 03/05/2018

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, duke e konsideruar akt dinjitoz. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan dhënë për gazetaren Manjola Bregasi, Kryeministri Rama ka mohuar që t’i ketë sugjeruar Tahirit të dorëzojë mandatin e deputetit. Ai thotë se nuk ka pasur dijeni paraprakisht për dorëheqjen e Tahirit, duke arsyetuar se prej 6 muaj ish-ministri i Brendshëm nuk është pjesë e grupit parlamentar të PS. Sa i përket akuzave të opozitës se dorëheqja e Saimir Tahirit është kërkuar nga Gjermania, Kryeministri Edi Rama i mohon këto pretendime.

Pyetje: Z.Rama çfarë mendoni ju për dorëheqjen e Tahirit?

Edi Rama: Një akt dinjitoz, në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar, i respektueshëm plotësisht. Unë gjykoj asgjë nga ato që thuhen në këtë rast, sepse ky është një rast për të cilin jam shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë, se i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

Pyetje: A ja keni kërkuar ju dorëheqjen?

Edi Rama: Besoj që është humbje kohe të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, pasi ky është një akt që flet vetë dhe është i respektueshëm për atë që është. Unë s’kam pasur asnjë dijeni dhe s’ka asnjë arsye pse unë duhet të kisha dijeni. Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlament dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste.

Pyetje: Ky vendim i Tahirit, e çliron Parlamentin shqiptar qoftë në sytë e publikut apo qoftë edhe në ato akuzat e inkriminimit që janë bërë?

Edi Rama: Parlamenti shqiptar, fatkeqësisht nuk është një i tërë sot, është i ndarë. Parlamenti shqiptar ka një shumicë, ka dhe një pakicë. Në rast se flasim për shumicën, nuk ka pasur asnjë lloj nevoje të çlirohet nga asgjë. Shumica ka mbajtur qëndrimin e duhur për këtë rast. 100 herë të ktheheshim mbrapsht, 100 herë do kishim mbajtur të njëjtin qëndrim.

Pyetje: Lidhur me deklaratat që Tahiri ka bërë për qëndrimet që ministri i Brendshëm ka mbajtur ndaj policisë dhe krimit, a keni ju një koment?

Edi Rama: Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm pothuajse një mandat të plotë me mua dhe unë nuk i heq asnjë presje të gjithë atyre që kam thënë në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm, sepse kam mbështetur dhe vlerësuar punën e tij. Ashtu sikundër mbështes dhe vlerësoj punën e ministrit aktual të Brendshëm. Janë natyra të ndryshme, janë qasje të ndryshme, janë stile të ndryshme.

Pyetje: Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, njëkohësisht z.Berisha sot kanë artikuluar që në fakt Europa kërkon largimin tuaj, jo largimin e Saimir Tahirit. Si i komentoni ju këto deklarata?

Edi Rama: Përfytyroni se në ç’mjerim do të ishte Europa nëse do të fliste për shqiptarët nëpërmjet Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit. Por, ata nuk kanë asnjë lidhje me Europën në kuptimin e zëdhënies në emër të Europës dhe fatkeqësisht janë sot kundërshtarë të vendosur të rrugës sonë për të ecur më shpejt drejt Europës për të çelur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe kjo është një fatkeqësi e jona e përbashkët, por në këtë mes Europa s’ka asnjë lidhje. Patjetër ata thonë kaq dhe shumë më tepër se sa kaq dhe ajo që unë mund të them për ato që ata thonë, është Zoti i ndihmoftë ata që i dëgjojnë.

Pyetje: Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se kjo është një lojë që bëhet pas presionit që juve keni patur në Gjermani.

Edi Rama: Unë në Gjermani nuk kam pasur asnjë presion. Në Gjermani në komisionin çështjeve europiane, unë thjesht i jam përgjigjur interesimit të një deputeti për këtë çështje duke dhënë edhe shpjegime bazuar në qëndrimin tonë që është publik këtu. Sa për lojën, lojë është t’i ikësh drejtësisë me raporte mjekësore siç ka bërë Lulzimi.

Pyetje: A është një sinjal për hapjen e negociatave gjesti i Tahirit?

Edi Rama: Hapja e negociatave nuk ka lidhje fare me këtë rast dhe leje më pastaj me këtë gjest. Hapja e negociatave është tani më një çështje politike. /tvklan.al

tahiri-3.jpg
ent ela21:44 | 19/04/2018

Duke iu referuar deklaratave të sotme dhe gjuhës së përdorur sot nga Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm shpjegoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se përgjatë 6 muajve mungesë në Parlament, persona të tjerë i kanë bërë gjyqin publik.

Gjatë një lidhje telefonike, ish-ministri i Brendshëm tha se deklaratat e tij ditën e sotme nuk ishin kërcënim për askënd dhe as për Kryeministrin Edi Rama. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse deklarata e tij ishte mesazh i koduar, Tahiri theksoi se prej 6 muajsh i është bërë “gjyqi publik” nga kushdo në Parlament dhe jashtë tij, e tani i intereson të dalë e vërteta.

“S’mund të hidhni fall për arsyen pse kam shkuar unë në Kuvend apo arsyen nëse kam kërcënuar unë Edi Ramën apo këdoqoftë. E para nuk e kam në kulturë të kërcënoj, e dyta nuk e kam në mënyrën time të të bërit të gjërave t’i jap mesazhe njerëzve në çdolloj rruge përveçse të drejtpërdrejtë, e treta kam gjithë të drejtën time të flas në Parlament dhe jashtë për gjithçka kam dëgjuar përgjatë 6 muajve që kam qëndruar në heshtje. Ju kam dëgjuar dhe ju, pafundësisht më keni bërë gjyqin, siç kam dëgjuar edhe në Parlament Saliun, Lulin, kam dëgjuar këdo tjetër që më ka bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj. Për hir të respektit ndaj sistemit të drejtësisë, meqë unë sot jam në hetim, për hir të parimeve të mia nuk jam marrë kurrë me prokurorë dhe gjyqtarë që nga momenti kur unë jam vënë nën hetim. Por kjo nuk do të thotë që Saliu, Luli e kushdo tjetër të më bëjë gjyqin moral. Këtë unë nuk e pranoj në asnjë rast”.

Sërish ish-ministri i Brendshëm ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke iu referuar togfjalëshit të sotëm “bir k**ve”.

“Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot e thonë njerëzit më shumë. Në qoftëse unë jam një bir nëne që kam 6 muaj duroj lloj-lloj akuzash dhe lloj-lloj shpifjesh në kurrizin tim, unë të garantoj që në popull ka mijëra djem nënash nga qeverisja e 30 viteve të bij ku***sh, vuajnë varfërinë dhe gjithçka tjetër”.

Sa i përket hetimit ndaj tij për përfshirje të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri theksoi se gjatë 4 viteve të punës si ministër i Brendshëm, kultivimi i kanabisit ka qenë më i ulët krahasuar me një vit të Qeverisjes Berisha.

“Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivimi i hashashit ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”, tha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në Tv Klan. /tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono