saimir cullhaj

sajmir-cullhaj.jpg
ad min12:17 | 07/02/2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 8 vite burg për Saimir Çullhajn. Sëbashku me një tjetër person në Gusht të 2017, ai tentoi të kalonte përmes aeroportit të Rinasit drejt Anglisë 3 armë automatike me anë të pakove postare.

Pavarësisht se Çullhajt iu gjetën gjurmat e gishtave në pakot postare, ai e mohoi fillimisht përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.

Prokuroria ka bërë me dije se dyshohet për përfshirje të dy personave të tjerë në këtë trafik armësh, por për ta nuk ka ende prova të mjaftueshme./abcnews.al

burg.jpg
ad min14:51 | 21/11/2018

12 vite burg është masa e dënimit që ka kërkuar sot Prokuroria e Krimeve të Rënda për Saimir Çullhajn, i cili akuzohet për trafik armësh. Çullhaj tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Saimir Cullhajn, duke kërkuar qëndrimin e tij me 12 vite në qeli. 32-vjeçari tentoi në fund të muajit Gusht të kalonte armë drejt Anglisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit me anë të pakove postare.

Brenda pakove u gjetën tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, ndërsa dërgesa kishte si destinacion Londrën. Përveç armëve luftarake, prokuroria e akuzon Cullhajn edhe për  trafikim të lëndëve narkotike, të cilët iu gjetën në automjet si edhe në banesën e tij. Hetimet për këtë çështje, organi i akuzës i ka zhvilluar në bashkëpunim me palën angleze, ndërkohë që bashkë me Çullhajn po hetohej edhe Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Gjurmët e gishtave të 32-vjecarit nga Shijaku u gjetën në pakot kompanisë postare theksoi në Gusht policia, duke e koduar emrin e operacionit antitrafik “Dilivery”. Cullhaj ka mohuar përfshirjen e tij në rrjet, ndërsa në seancat gjyqësore ka pretenduar se nuk e dinte çfarë kishte brenda në pakot dhe, se, po ia dërgonte një mikut i tij në Angli me emrin Tani. Për prangosjen e Cullhajit, u angazhuan oficerët e Antiterrorit, agjentët e SHISH si edhe ekspertët anglezë të “Scotland Yard”./abcnews.al

MBULIM-SAJMIR-CULLHAJ.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ent ela19:07 | 23/08/2018

Gjykata për Krimet e Rënda zgjati afatin e hetimeve për Sajmir Çullhajn, 32 vjeçarin e arrestuar në gusht 2017, si personi që kishte postuar drejt Britanisë tre pako me pjesë kallashnikovi në to.

Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata shtyu afatin deri në muajin tetor, si kohë të nevojshme për ardhjen e disa letërporosive nga Mbretëria e Bashkuar. Prokuroria dyshon se për kryerjen e veprës penale Cullhaj ka bashkëpunuar me Neritan Farian, i cili është në kërkim.

Pjesët e kallashnikovit në tre pakot e nisura drejt Anglisë u pikasën nga skanerat e aeroportit të Rinasit një vit më Parë. Ndërsa Çullhaj u identifikuar nga kamerat e sigurisë të një filiali poste në Durrës teksa kishte postuar pakot në emrat e dy shtetasve britanikë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono