safet gjici

gjicci-1280x710.jpg
Sej rie12:52 | 01/07/2019

“Në komision zonal të zgjedhjeve në Bashkinë e Kukësit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për kryetar bashkie. Pjesëmarrja në votime ka qenë 11 mijë e 800 votues , nga të cilët rreth 86% kanë votuar për kandidatin e PS-së Safet Gjici ndërsa 13% për kandidatin e partisë Bindja Demokratike Abedin Oruçi. Nga numërimi i votave kanë rezultuar rreth 500 vota të pavlefshme”, raporton gazetari i ABC News në Kukës Bujar Muçmata.

Ndërsa për mediat pas shpalljes së rezultatit socialisti Safet Gjici premton punë të mëdha gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie.

“Me votat që kemi në diferencë me kundërshtarin jemi diku tek 86% . Natyrisht duhet të falënderoj të gjithë popullin kuksian që na ka votuar në shumicë dhe nuk janë pak por janë më shumë se 40 mijë vota,. Natyrisht që kjo është një përgjegjësi që populli i Kukësit na ka dhënë ne për të drejtuar pushtetin lokal nëpërmjet ushtrimit të votës. Besoj se se do kemi tashmë një përgjegjësi krejt tjetër, për qytetarët kuksianë për të realizuar atë që kemi premtuar gati në një muaj fushatë”, tha Gjici./abcnews.al

gjici-1280x725.jpg
Sej rie14:00 | 30/06/2019

Kandidati i PS-së, për Bashkinë e Kukësit Safet Gjici ka ftuar të gjithë kuksianët të votojnë ditën e sotme. Pasi hodhi votën e tij, Gjici u ndal në një prononcim të shkurtër për mediat, ndërsa e quajti ditën e sotme një ditë festive.

“Sot një ditë e qetë ditë festive. I bëj thirrje gjithë qytetarëve kuksianë ashtu siç kanë treguar deri tani qytetari besoj që deri në përfundimin e këtyre zgjedhjeve të rëndësishme për Kukësin e për qytetarinë iu bëj thirrje të vijnë sa më shumë të marrin pjesë, është një ditë feste e realisht kuksianët si ndalon kush të votojnë. Besoj që pjesëmarrja do jetë e kënaqshme deri tani, iu bëj thirrje të gjithëve, të vijnë të votojnë është ditë e bukur, të vijnë e të votojnë”,–  u shpreh Gjici./abcnews.al

edi-rama-5.jpg
G. P.22:27 | 25/06/2019

Kryeministri Rama zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Kukës. Ai premtoi se me Safet Gjicin në krye të bashkisë do realizohen projekte madhore, aeroporti i Kukësit dhe përfundimi i Rrugës së Kombit.

Kryeministri Edi Rama mbërriti me helikopter në aeroportin e Kukësit ku e prisnin mbështetës socialistë për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Safet Gjicin. U premtoi kuksianëve se aeroporti do përfundojë shumë shpejt dhe çmimet e ofruara do jenë të ulëta.

“Ka këtu vajza dhe djem që kanë lindur me këtë premtim dhe janë bërë thuajse 30 vjet. Sot nuk është më një premtim, është një angazhim që po mbahet dhe shumë shpejt të gjithë ata që nga Kukësi janë larhuar në emigracion sidomos në Britaninë e Madhe do të kenë mundësi të vijnë dhe të kthehen këtu direkt nga Londra në këtë aeroport, i cili do të jetë një aeroport jo thjesht i Kukësit, por i gjithë zonës verilindore duke përfshirë edhe pjesën matanë kufirit. Tani Shqipëria ka nevojë për një aeroport çmimesh të ulëta. Ky do të jetë aeroporti i Kukësit”, tha ai.

Një tjetër premtim u bëri për përfundimin e Rrugës së Kombit.

“Njësoj janë sot si rrugët e lëna rrugëve. Ne Rrugën e Kombit do ta mbarojmë. Se çdo bëhet me rrugët e tyre me atë do të merren demokratët pas 30 Qershorit”, tha Rama.

Kryeministri përsëriti se në 30 Qershor, populli duhet t’i verë më në fund kufirin, kësaj politike që djeg mandatin që i ka dhënë populli.

“Këtu është çështja që populli duhet t’i vërë përfundimisht kufirin kësaj lloj politike që e bëri Shqipërinë copë. Kësaj lloj mënyre të ulët që ti i jep votën ai shkon në parlament dhe ai djeg mandatin që i ke dhënë ti, ti ia ke dhënë mandatin që ai të rrijë aty, të flasë për ty, jo të vijë në parlament me vezë. Nuk ia ke dhënë mandatin që ai të vijë të ngrejë një pulari që të gjuajë me vezë në parlament. Thotë po iki se do bëhem popull. Në fakt nuk bëhet popull por futen atje mes turmës dhe gjejnë më budallenjtë ose ata që janë më të sinqertë dhe i hedhin me kokë t’i bien murit të ligjit. Ata shkojnë nëpër burgje, këta shkojnë flejnë në shtëpi”, tha Rama.

Madje thotë se ai nuk ikën me protesta.

“Për të ik unë? Nuk iki unë. Se kur iki unë e vendosni ju që jeni këtu, e vendos shumica dhe e vendos edhe unë. Jo ata. Kurrë”!/abcnews.al

gjici-1280x715.jpg
Sej rie22:30 | 13/05/2019

Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici gjate një interviste për Abc News uroi Partizanin për titullin kampion por theksoi se skuadra me e mirë ne letër është skuadra që ai drejton.

Urimi për Partizanin në këtë titull vjen edhe nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, që mendjen e ka te Tirana në trofeun e Kupës, por kërkon të konsolidojë sidoqoftë edhe vendin e dytë. Krye i klubit verior që gjen kohën nga axhenda elektorale të merret edhe me skuadrën, sërish nuk mungon në apelin e urimeve për skuadrën kampione.

Gjici: “Unë nuk jam si ata që na uruan pak. Normalisht kampionatin e ka marrë Partizani dhe i uroj suksese ta gëzojnë titullin Partizani pas 26 vitesh. Kjo lojë, ky sport kështu e ka. Nuk është e thnë që të dali një ekip çdo vit kampion. Natyrisht edhe ne kemi pas problemet tona. Nuk është se Partizani ka pasur një konkurrencë të fortë”.

Kush është skuadra më e mirë në letër, sepse me renditje ajo është kampionia e re e futbollit. Për këtë Gjici ka një përgjigje.

Gjici:Në letër realisht është Kukësi dhe këtë do e besojë edhe vetë Partizani. Por në rezultat është Partizani me meritë aty ku është ka marrë titull, sepse ne jemi kundërshtarë në futboll po presidentët e klubeve kanë investuar qoftë Gaz Demi, qoftë të tjerë. Natyrisht është mirë që ka fituar Partizani pas 26 vitesh, ta gëzojë”.  

Sidoqoftë, nisur edhe nga përvoja e vet, ku ka marrë gjithçka, sërish vetë kreu Kukësin njësi matëse për Partizanin shikon kupat e Evropës, dhe kryesisht prezencën në Ligën e Kampioneve.

Ndërkaq, çdo gjë është e fokusuar te Kupa. Një tjetër takim sot mes presidentit, trajnerit e drejtorit sportive të klubit. Gjici kërkon të plotësojë palmaresin e klubit verior edhe me trofeun e Kupës së Shqipërisë, ajo që I mungon kësaj skuadre dhe që e luan me Tiranën në 2 Qershor./ABC News Albania 24/7

Partizani1.jpg
nev ila22:35 | 23/04/2019

Presidenti i skuadrës së Kukesit, Safet Gjici në intervistën për Abc News pohoi se Kukësi ia ka bërë të lehtë Partizanit shkëputjen në garën për titullin kampion. Gjici beson se në pozita të tjera të kuqtë nuk do të shkonin më shumë se vendi i katërt në renditje.

Presidenti i Kukësit Gjici është mëse i bindur që Partizanin përveç skuadrës e kanë ndihmuar shumë edhe rrethanat të shkëputetr dhe të jetë fare afëer titullit kampion. Në një intervistë dhënë për ABC Neës, kreu i klubit verior thekson se në pozita të tjera, Partizani do të ishte vetëm në vendin e katërt në renditje.

Ndërkaq, një investim i madh pritet që të nisë brenda fundmuajit në Kukës. Procedurat kanë nisur, dhe brenda fundit të muajit, maksimumi në fillim-maji do të nisin punimet për stadiumin e ri në Kukës, një bashkëfinancim mes qeverisë shqiptare dhe FSHF-së.

Si një klub që ka ndërruar trajnerët gjatë këtij edicioni, çfarë do të ndodhë me Gjokën, nëse nuk arrihet marrja e trofeut. Edhe për këtë, Gjici vetë e ka një përgjigje, që lidhet direkt me vijimësinë e stafit të ri.

Kukësi aktualisht kërkon të mbajë vendin e nënkampionit, në një kohë që objektiv primar ka marrjen e trofeut të Kupës së Shqipërisë, ku përballë është një njohje e vjetër e Safetit, Takaj i Korçës./abcnews.al

ANALIZA-E-SUPERLIGES-FLET-ERNEST-GJOKA.mpg_snapshot_00.30-1280x720.jpg
G. P.10:30 | 07/04/2019

Ernest Gjoka rikthehet në stolin e Kukësit pas më shumë se një viti e gjysmë. Trajneri tiranas fitoi titullin me kuksianët në 2017, por u shkarkua pas një humbjeje të pafat në Champions.

Kanë kaluar më pak se dy vjet nga ky çast i lumtur. Ernest Gjoka, në stolin e Kukësit, u shpall kampion i Shqipërisë vetëm tre vjet pas fitores së Kupës me Flamurtarin. Trajneri tiranas pritej të vazhdonte një cikël jo edhe aq të shkurtër, veçse gjithçka u ndërpre në mes nga një humbje e pafat në Champions.

Presidenti Gjici e shkarkoi pas ndeshjes ndoshta më të mirë të Kukësit vitet e fundit, fitores 2-1 ndaj Sherifit të Tiraspolit të Moldavisë. Nuk luajti rol fakti që u humb penallti vendimtare dhe u godit shtylla.

Që nga vera e 2018-s, kuksianët provuan disa trajnerë, si Milinkoviçin, Pakultin e Cungun, e së fundmi, Ramadan Ndreun, të shkarkuar për shkak të inaktivitetit në humbjen  ndaj Kastriotit.

Tani, erdhi sërish radha e Ernest Gjokës. Klubi njoftoi zyrtarisht se ai do të kthehet në stol dhe do të nisë punën me skuadrën, duke pasur objektiv ndjekjen e titullit për sa kohë lejon matematika, si dhe fitoren e Kupës së Shqipërisë.

Nuk dihet nëse Gjoka e pranoi me dëshirë emërimin, apo thjesht veproi ashtu sepse një trajner gjithnjë dëshiron të punojë e të jetë në treg. E sigurt është që, nëse rezultatet sërish nuk do të jenë të mira, as ai nuk do ta ketë postin të sigurt./abcnews.al

IMG_4552-1280x853.jpg
ent ela14:13 | 27/12/2018

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë 1.5 milionë Dollarë kompanisë së ish-prefektit socialist të Kukësit Safet Gjici për të kryer punime në Universiteti i Durrësit. Por  në një reagim Gjici thekson se prej vitesh ai nuk administron asnjë biznes dhe aq më pak të fitojë tendera me fonde publike.

“Qeveria e Edi Ramës është dështim për arkën e parave publike, por jo për xhepin e miqve dhe klientëve të tyre përmes të cilëve shefi i qeverisë synon të blejë zgjedhjet.”

E nis kështu denoncimin Partia Demokratike e cila përmes këshilltarit për ekonominë Dorjan Teliti akuzon kryeministrin Edi Rama se po financon me paratë e taksapaguesve kandidatin e tij në Kukës ,Safet Gjici.

“Me aktin e fshehtë normativ, E

di Rama i ka shkurtuar investimet në arsim, por i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit.

Nëpërmjet kompanisë “Kevin Construction”, Safet Gjici ka lidhur kontratë prej 5 milionë dollarë me këtë universitet, i cili, sipas dokumentave të tenderit, duhej të financohej plotësisht nga të ardhurat e vetë Universitetit”. 

Kontrata e lidhur mes Universitetit Aleksandër Moisiu dhe shoqërisë “Kevin Construksion” pas tenderit të fituar nga kjo e fundit, parashikon punime në godinën 2 të Universitetit të Durrësit, me financim nga të ardhurat e Universitetit. Në faqen online të “Spending Data” rezulton se Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka kryer transaksione të shumta me kompaninë “Kevin Construction” me qëllim ndërtimin e korpusit dhe kampusit të universitetit në qytetin bregdetar.

Por kampusi i këtij universiteti duket se është parashikuar edhe në aktin normativ që ndryshon ligjin për buxhetin 2018 ku parashikohet financimi i investimit për Kampusin Universitar Durrës, në masën 150 milionë lekë.

“Në Shqipëri janë me dhjetëra projektet që Universitetet kanë kontraktuar me kompanitë private, por Edi Rama ka përzgjedhur të financojë vetëm njërin prej tyre, atë të klientit Safet Gjici”.

Në reagimin e tij pas deklaratave të PD-së, Safet Gjici e quajti opozitën të painformuar.

“E kam thënë e rithënë: Prej vitesh nuk administroj asnjë biznes, jo më të përfitoj tendera. Kjo është lehtësisht e verifikueshme!

Sot, u akuzova, se kam përfituar tenderin për Universitetin e Durrësit. Gënjeshtër fund e krye.

Tenderi për godinën e Universitetit, është realizuar në fillim të vitit 2013, kur në qeveri ishte Partia Demokratike! Madje, kompania që unë administroja dikur, nuk ka marë ende as paratë e punës së bërë”.

Në një kërkim në web faqen e qendrës kombëtare të biznesit rezulton se kompania “Kevin Construction është regjistruar si biznes në vitin 2006 me përfaqësues ligjor dhe ortak të vetëm Safet Gjicin, biznes të cilin ky i fundit ka vendosur t’ia dhurojë Lavdërim Gjicit në Mars të vitit 2014./abcnews.al

ardian-takaj.jpg
G. P.16:55 | 28/08/2018

Presidentët e Superligës dalin kundër Policisë së Shtetit për sigurinë në stadiume. Pas Safet Gjicit të Kukësit, edhe presidenti i Skënderbeut, Takaj, kërcënon me bojkot.

Ndaj pushtetit mund t’ia dalin më të fuqishmit.

Presidentët e klubeve të futbollit të Superligës, duket se po i bien ndesh edhe një herë vullnetit të politikës, këtë herë për garantimin e sigurisë në stadiume.

Pasi e sfiduan me sukses në zgjedhjen e presidentit të Federatës, Dukës, disa muaj më parë, janë të vendosur të kthejnë mbrapsht vendimin për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet.

Pas presidentit të Kukësit, Gjici, ja edhe reagimi i numrit 1 të Skënderbeut, Ardian Takaj.

“Ne investojmë për futbollin shuma shumë të mëdha dhe të prishet gara për hir të disa njerëzve të papërgjegjshëm është shumë e rrezikshme për ne që merremi me këtë punë. Prandaj jam dakord me atë që ka thënë Gjici dje dhe i bashkohem apelit të Gjicit për këtë. Jam gati që nesër që të bojkotohet kampionati”, thotë Takaj.

Cili është shqetësimi i kreut të kampionëve?

“Unë e di sa i kanë kapacitetet të gjitha klubet shqiptare për ta përballuar me steëard. U bëj thirrje këtyre që rrijnë edhe presin të bëhet ça të bëhet. Por të çohen sa nuk është vonë. Ka një kosto shumë të madhe dhe në fund asnjë nga këto kompanitë me steëard nuk mund ta përballojnë dhe të marrin përsipër edhe riskun. Policia e Shtetit është në zbatim të ligjit dhe në qoftë se kthehet ligji dhe të funksionojë siç ka qenë më parë atëherë do kalojë në rrjedhën normale sepse nuk është momenti në Shqipëri për hequr policinë nga stadiumi”, sipas Takajt.

Një ditë përpara tij, Gjici ishte shprehur kështu.

“Jam shumë dakord që të gjithë presidentët e klubeve të Superligës, por edhe ata që janë në Kategorinë e Parë duhet të bllokojnë kampionatin nëse policia nuk kthehet tek siguria e stadiumeve”, tha Gjici.

Duket se ka një bashkëpunim mes klubeve të Superligës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, që Policia e Shtetit të vihet nën presion, dhe po ashtu parlamenti përsa i përket Ligjit të Sportit.

Disa ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i Federatës, Shulku, i dërgoi një letër Policisë së Shtetit, ku i kërkoi kthimin në stadium./abcnews.al

PRESIDENTI-I-KUKESIT-KERCENON-SUPERLIGEN-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_01.19-1280x720.jpg
ent ela22:24 | 27/08/2018

Superliga shqiptare ka marrë një kërcënim të fortë nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Numri 1 kuksian kërkon kthimin e Policisë së Shtetit për të ruajtur rendin në stadiume.

Padyshim që pakënaqësia është e madhe. Presidentët e klubeve shqiptarë të futbollit nuk po ndihen aspak mirë këtë sezon, që po detyrohen të paguajnë shumë më tepër nga xhepi për të ruajtur sigurinë në stadium. Veçse, kjo shtrëngesë paska sjellë kaq stres saqë menjëherë vjen paralajmërimi i parë për Superligën. E bën presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili flet për faqen zyrtare të klubit.

Safet Gjici, president i Kukësit:“Siguria në stadiume nuk mund të bëhet me polici private, është e pamundur. Nuk janë pjekur akoma kushtet në Shqipëri dhe tifozeria nuk është e ndërgjegjësuar që të arrijmë që ne të marrim përsipër sigurinë e stadiumit me polici private, është e pamundur. Të rikthehet policia e shtetit në krye të detyrës sepse ligji është i përcaktuar qartë që të krijojë sigurinë publike.”

Menjëherë pas humbjes në fushën e Flamurtarit, Gjici, lëshon këtë kërcënim.

“Unë jam dakord që të gjithë presidentët e klubeve të Superligës, por edhe ato që janë të kategorisë së parë, ne duhet të bllokojmë kampionatin nëse policia nuk rikthehet tek ruajtja dhe siguria e stadiumit. Në përgjithësi, kur luhen ekipe që janë rivale, Kukësi-Partizani-Korça-Tirana, do kemi përsëri probleme të mëdhaja.”

Me siguri, që Gjici ka folur në emrin e tij, por edhe në atë të presidentëve të tjerë, por nuk dihet nëse ka folur edhe në emër të Federatës, e cila gjithashtu ka kërkuar rikthimin e policisë në stadiume./abcnews.al

KUKESI-PREZANTON-LOJTARET-1280x720.jpg
G. P.17:48 | 13/08/2018

Kukësi ka prezantuar dy lojtarë të tjerë të afruar në ekip. Bëhet fjalë për Ardian Cuculin e ardhur nga Shkëndija e Tetovës dhe për afrikanin Ture, të huazuar nga Juventusi.

Momenti nuk është nga më të mirët. Kukësi pësoi një disfatë të rëndë në Ligën e Europës pak ditë më parë, duke qenë në prag të eleminimit, por presidenti Safet Gjici duket se nuk heq dorë nga ambiciet e tij.

Përpara sesa të vijë takimi i kthimit në turin e tretë eleminator, nënkampionët e Shqipërisë bënë prezantimin e dy lojtarëve më të fundit të afruar, Ardian Cuculit dhe Omar Turesë, ky i fundit i huazuar nga Juventusi.

Në konferencën për shtyp, toni u dha pikërisht nga Presidenti.

“Me ardhjen e Cuculit dhe Turesë, besoj që do ketë një impuls të ri në skuadër, nuk do ndalojmë këtu, do ketë surpriza të tjera dhe goditje në sulm e mesfushë”.

Përqëndrimi për momentin është i gjithi në Europë ndaj Torpedos gjeorgjane.

“Jam i bindur që me këtë grup që kemi, ky ekip mund të kalohet, rezultati është i vështirë”

Cuculi është ambicioz pas sukseve vjet me Shkëndinë e Tetovës.

“Unë sezonin e fundit kam qenë kampion i dyfishtë dhe unë vij për të ndihmuar ekipin, për të arrit objektivat, që Kukësi e ka dëshmuar se është pretendent për titullin kampion”.

Nga Juventusi te Kukësi, një ndryshim i madh, por si i duket Omar Turesë?

“Për mua është një aventurë tjetër dhe jam shumë i lumtur, – u shpreh ai, – Duhet të bëj gjithçka për të ndihmuar skuadrën”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono