rumani

RUMANI-REFERENDUM-1280x684.jpg
ent ela20:17 | 06/10/2018

Të shtunën dhe të dielën në Rumani votohet në referendumin që synon të ndalojë martesat mes homoseksualëve në vend. Mazhoranca socialdemokrate në vend ka vendosur të lërë hapur qendrat e votimit për dy ditë duke shpresuar që numri i votuesve të kalojë pragun prej 30 për qind, në mënyrë që refrendumi  të konsiderohet i ligjshëm.

Në Rumani votohet për referendumin kundër martesave mes homoseksualëve. Rumunët do të votojnë të shtunën dhe të dielën për të ndaluar këto martesa në një një referendum të mbështetur nga e majta në qeveri. 19 milion personat me të drejtë vote do të shprehin mendimin e tyre deri mbrëmjen e së dielës.

Mazhoranca socialdemokrate në vend ka vendosur të lërë hapur qendrat e votimit për dy ditë duke shpresuar që numri i votuesve të kalojë pragun prej 30 për qind, në mënyrë që refrendumi  të konsiderohet i ligjshëm. Një pjesëmarrje e vogël në votim do të përkthehej si një goditje për socialdemokratët të cilët gjatë fushatës në mbështetje të referendumit janë shoqëruar me figurat më të rëndësishme të kishës ortodokse në vend. Referendumi u bë i mundur nga një iniciativë e qytetarëve pranë kishës, të cilët mblodhën tre million firma. /abcnews.al

lotari.jpg
G. P.09:01 | 31/08/2018

Shumë prej nesh arrijnë vetëm të imagjinojnë se çfarë do të bëjnë me paratë nëse do të fitonin lotarinë.

Do të blinin një shtëpi apo të shkonin me pushime? Mirëpo fatkeqësisht fitimi i një shume të tillë varet shumë nga fati.

Por jo për Stefan Mandel. Ai është një ekonomist nga Rumania, që pas shumë problemesh financiare, gjeti zgjidhjen si mund të niste një jetë të re: të fitonte Jackpotin në mënyrë të ligjshme.

Ai kaloi shumë kohë duke kërkuar mbi teoritë matematikore dhe gjeti një metodë mbi algoritmin e numrave të zgjedhur. Në këtë mënyrë, ai parashikonte 5 nga 6 numrat e lotarisë. Kjo reduktonte numrin e kombinimeve të mundshme nga miliona në mijëra.

Stefan Mandel

Fillimisht me këtë metodë ai fitoi Jackpot-in në Rumani, rreth 15 mijë dollarë. Kjo mjaftonte për Mandel që të niste një jetë të re jashtë bvendit. Së bashku me disa miq të tij, ai fitoi 12 lotari dhe mijëra çmime më të vogla në Australi dhe Britani. Gjithashtu ai arriti të fitonte lotarinë edhe në Virginia të SHBA-së.

Më vonë, të gjitha shtetet në SHBA kanë kaluar ligje që e ndalojnë përdrimin e strategjisë së Stefan për të fituar lotarinë. Ai u munduata përshtaste sistemin e tij edhe në Gjilbraltar, por u akuzua për mashtrim. Ndërsa në Izrael kreu 20 muaj burg për mashtrime në investime./abcnews.al

RUMANI-SITUATA-E-SHTUNE-1280x720.jpg
ent ela14:02 | 11/08/2018

Mijëra rumunë, dhe ata që jetojnë jashtë vendit protestuan kundër korrupsionit dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë në Bukuresht. Më shumë se 400 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga policia, akt që u dënua dhe nga presidenti i vendit Johanes.

Policia rumune përdori gaz lotsjellës kundër portestuesve antikorrupsion në Bukuresht, kur natën mes të premtes dhe të shtunës rreth 50 mijë persona u mblodhën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Sipas mediave në vend, mes manifestuesve kishte dhe shumë rumunë që jetojnë jashtë vendit, dhe që janë rikthyer në atdhe për të marrë pjesë në protesta.

Turma u mblodh jashtë pallatit të qeverisë duke hedhur parulla si hajdutë dhe dorëheqje. Me qindra persona u përpoqën të heqin bllokadat e vendosura nga policia dhe në këtë moment agjentët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës për ti sprapsur. Janë më shumë se 400 protestues që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa dhjetra agjentë policie mbetën të plagosur nga gurët dhe shishet që u hodhën nga protestuesit. Gjithsesj 65 persona janë shtruar në spital.

Presidenti i qendrës së djathtë Klaus Johanis deklaroi se dënonte dhunën e përdorur nga policia, e cila sipas tij ishte e ekzagjeruar. Por ai shtoi se cdo lloj dhune është e papranueshme

Një muaj më parë Johanis shkarkoi nga posti i saj prokuroren anti korrupsion Laura Kodruta Kovesi, e cila konsiderohej një simbol i luftës kundër korrupsionit dhe lavdërohej dhe nga Brukseli. Me mijëra persona kanë protestuar dhe në qytete të tjera të Rumanisë. /abcnews.al

RUMANI-PROTESTA.mpg_snapshot_01.04-1280x720.jpg
ent ela22:00 | 10/08/2018

Diaspora rumune në Europë është mbledhur të premten në Bukuresht për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar. Me parullën “Qeveri Hajdute”, ata kanë kërkuar largimin e ekzekutivit që sipas tyre ka varfëruar vendin.

Disa mijëra emigrantë rumunë janë mbledhur të premten në Bukuresht, për t’iu bashkuar protestës masive kundër korrupsionit. Manifestuesit kanë akuzuar partinë Social-demokrate në pushtet se po përpiqet të dobësojë sistemin gjyqësor me qëllim që t’u shpëtojë hetimeve. Rreth 7 mijë vetë kanë mbajtur në duar flamurin rumun dhe atë të Bashkimit Europian dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ekzekutivit, të cilin e kanë etiketuar si bandë hajdutësh. Të mbledhur përpara selisë së qeverisë, disa prej tyre janë përleshur me policinë kur janë përpjekur të tejkalojnë një kordon agjentësh të vendosur për të mbrojtur godinën.

Manifestuesit kanë hedhur shishe dhe objekte të tjera ndaj agjentëve, të cilët janë përgjigjur me gaz lotësjellës. Persona nga të dyja palët kanë mbetur të plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rreth 3.5 milionë rumunë, thuajse çereku i popullsisë vendase, jetojnë dhe punojnë në mërgim dhe vitin e kaluar dërguan në atdhe rreth 5 miliardë euro të ardhura. Protestat përpara selisë së qeverisë në Bukuresht kanë qenë të shpeshta që prej vitit 2017, kur partia Social-demokrate mori pushtetin. Menjëherë ekzekutivi i ri filloi dekriminalizimin e shumë çështjeve të lidhura me korrupsionin në nivele të larta dhe vetëm pak muaj më parë shkarkoi kryeprokuroren e njësisë së posaçme. Kjo lëvizje e qeverisë shkaktoi shqetësim tek Bashkimi Europian, që e ka mbajtur gjyqësorin rumun nën mbikëqyrje që nga anëtarësimi i vendit në vitin 2007./abcnews.al

kovesi.jpg
G. P.18:58 | 09/07/2018

Presidenti rumun ka firmosur dekretin që shkarkon nga detyra kryeprokuroren e njësisë antikorrupsion, e njohur për dënimin e figurave të larta të politikës rumune. Në reagimin e saj, Laura Kovesi ka fajësuar pikërisht klasën politike se po pengon drejtësinë për t’i shpëtuar ndjekjeve penale.

Presidenti i Rumanisë ka shkarkuar të hënën kryeprokuroren e strukturës anti-korrupsion, Laura Kodruta Kovesi, në zbatim të një vendimi të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese. Kovesi ka qenë në krye të DNA-së që nga viti 2013 dhe nën drejtimin e saj u rrit ndjeshëm numri i politikanëve të dënuar për korrupsion.

Për aktivitetin e saj, Kovesi ka marrë një sërë lavdërimesh nga Brukseli, që e mban gjyqësorin rumun nën monitorim që prej anëtarësimit të vendit në BE. Duke reaguar ndaj vendimit, zonja Kovesi ka fajësuar politikanët në pushtet për përpjekje për të penguar gjyqësorin, duke zbutur ligjet kundër korrupsionit për t’u mbrojtur nga ndjekjet penale.

“Është normale të vësh re se synimi i politikës është të bllokojë hetimet, të bllokojë drejtësinë. Por korrupsioni mund të mposhtet, ndaj mos e ndalni luftën”, u është drejtuar Kovesi kolegëve të saj dhe qytetarëve.

Në vitet e fundit, prokurorët e DNA-së kanë kryer një sërë hetimesh ndaj korrupsionit në nivele të larta, që janë kurorëzuar me dënime të politikanëve. Mes tyre spikat rasti i ish-kryeministrit Viktor Ponta./abcnews.al

 

RUMANI-DEKRIMINALIZIMI-1280x720.jpg
ent ela20:24 | 04/07/2018

Me një seri procedurash të nxituara Parlamenti rumun ka dekriminalizuar veprën penale të “abuzimit me detyrën”, një lëvizje kjo që imunizon politikanët nga procedimi dhe fut në kolaps sistemin gjyqësor.

Dhoma e ulët e Parlamentit të Rumanisë ka votuar për të dekriminalizuar pjesërisht veprën penale të abuzimit të detyrës, një ndryshim që mund të hedhë poshtë dënimet me burg për politikanët më të lartë të vendit dhe të mbrojë shumë të tjerë nga procedimi. Masa ka kaluar me shpejtësi nëpër të gjitha proceset legjislative, pavarësisht protestave të opozitës dhe aktivistëve kundër korrupsionit, që kanë akuzuar qeverinë se po lejon përhapjen e një kanceri. Por drafti ka pak gjasa të hyjë në kushtetutë pasi presidenti Klaus Iohannis, i cili duhet ta firmosë para se nisma të kthehet në ligj, ka deklaruar se do ta apelojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet e propozuara nga ministri i Drejtësisë kanë kaluar në heshtje në komisionet parlamentare, në senat dhe në dhomën e ulët, në vend që t’i nënshtroheshin procedurave parlamentare të parashikuara, që zakonisht zgjasin disa javë. Ky ndryshim drastik i kodit penal do të tendosë më shumë marrëdhëniet e Rumanisë me Bashkimin Europian, që e ka mbajtur gjyqësorin rumun nën monitorim që prej anëtarësimit të vendit në bllok, në vitin 2007. Prokurorët kanë deklaruar se qindra raste të abuzimit me detyrën, që aktualisht janë dërguar për në gjykatë, mund të hidhen poshtë nëse ndryshimi realizohet. /abcnews.al

rusi.jpg
G. P.11:13 | 14/06/2018

Një hajdut rumun ka grabitur ambasadorin e Rusisë në Bukuresht, duke i marrë portofolin me rreth 550 dollarë dhe kartën diplomatike të identitetit. Incidenti ka ndodhur në qytezën Sibiu, ku ambasadori po ndiqte një spektakël teatral të një kompanie ruse.

Duke ecur në një shesh, përfaqësuesi diplomatik ka ndjerë një prekje të lehtë, dhe më pas ka vënë re që portofoli i tij ishte zhdukur. Ambasadori ka bërë denoncimin dhe ka lavdëruar policinë lokale për gatishmërinë e treguar në kërkimin e fajtorit.

Për momentin nuk ka gjurmë të hajdutit. Policia njoftoi se në të njëjtën periudhë janë regjistruar disa grabitje./abcnews.al

kovesi.jpg
ent ela18:20 | 16/04/2018

Qeveria rumune nuk ia ka dalë të shkarkojë  kryeprokuroren e drejtorisë së anti-korrupsionit. Apeli drejtuar presidentit, me argumentin se hetuesja kishte tejkaluar kompetencat është hedhur poshtë.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis hodhi poshtë të hënën kërkesën e ministrit të Drejtësisë për të shkarkuar prokuroren e njësisë anti-korrupsion, Laura Codruta Kovesi. Në reagimin e tij, kreu i shtetit deklaroi se argumentet e cituara nga ministri për shkarkimin e hetueses nuk ishin bindëse. Ministri i Drejtësisë, Tudorel Toader kërkoi largimin nga detyra të Kovesit ditën e premte, duke e akuzuar se kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe se kishte dëmtuar imazhin e vendit. Por presidenti, pas shqyrtimit që këshilltarët e tij i bënë kërkesës së qeverisë, nuk ra dakord me këtë sugjerim. “Argumentet për shkarkimin e saj nuk më bindën”, tha Iohannis. Laura Codruta Kovesi njihet si prokurorja që i ka vënë shkopin ndër rrota aferave korruptive të politikës rumune. Në vitin 2006, kur ishte 33 vjeç ajo u emërua prokurore e përgjithshme duke u bërë gruaja e parë që caktohej në këtë post.

Por do të ishte 7 vjet më vonë koha kur ajo do të linte gjurmët e saj në historinë e drejtësisë rumune, kur mori drejtimin e Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion, një institucion i krijuar posaçërisht për të luftuar abuzimet në nivelet e larta.

Që atëherë ajo ka drejtuar çështje korrupsioni që kanë përfshirë figurat kyçe të politikës rumune, nga të gjitha partitë. Mes tyre spikasin ish-ministrja Elena Udrea, kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Sorin Oprescu, vëllai i ish-presidentit Traian Basescu, që u arrestua teksa kreu i shtetit ishte ende në detyrë, si dhe padia ndaj kryeministrit të atëhershëm, Viktor Ponta. /abcnews.al

Bucharest-protests-Feb-1-Romania-Insider-2-1280x960.jpg
ent ela10:11 | 23/02/2018

Me qindra rumunë kanë protestuar pavarësisht temperaturave të ulëta, pas vendimit të ministrit të brendshëm për të kërkuar dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm. Mbi këtë të fundit rëndojnë rreth 20 akuza.

Ministri rumun i drejtësisë Tudorel Toader propozoi shkarkimin nga puna të prokurorit të përgjithshëm, Codruta Kovesi, pasi prezantoi një raport rreth aktivitetit të drejtorisë kombëtare anti korrupsion e që përmbante 20 akuza. Ndër të tjera ministri kritikon prokurorin e përgjithshëm për sjelljen e tij autoritare dhe arrogante, si dhe përfshirjen në hetimet e prokurorëve të tjerë, dhe përparësitë që i jep disa cështjeve të caktuara. Të gjitha këto për të pasur një vëmendje mediatike. Presidenti i Republikës, Klaus Iohannis, i cili do të marrë dhe vendimin përfundimtar, bëri të ditur, sipas asaj që shkrujanë mediat rumune, se ka ende gjëra të paqarta për sa sa i përket kërkesës për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm. Lajmi përvec se ka shkaktuar reagime në Bruksel, ka bërë që me qindra persona të protestojnë në Bukuresht dhe në qytete të tjera të vendit pavarësisht temperaturave shumë të ulët. /abcnews.al

vlcsnap-error909-1-1280x720.jpg
G. P.20:51 | 17/01/2018

Eurodeputetja socialdemokrate, Viorica Dancila, është kryeministrja e re e Rumanisë.

Ajo zëvendëson Mihai Tudose, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen për shkak të presionit që i erdhi nga vetë maxhoranca e tij e majtë. 54-vjeçarja, është kryeministrja e tretë që zgjidhet në drejtim të qeverisë së Rumanisë në harkun kohot të tre muajve. Presidenti i vendit, Klaus Iohannis, kërkoi formimin e një qeverie deri më 1 Shkurt.

Ndërkohë, emërimi i fundit solli për herë të parë në historinë e këtij vendit një femër në drejtim të qeverisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono