rumani

vvd.jpg
in a20:25 | 29/01/2020

Në Rumani nëntë persona kanë ndërruar jetë për shkak të gripit A1H1. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Bartshme në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Personi i fundit që vdiq nga gripi është një fëmijë 11 muajsh nga Qarku Vaslui, i cila nuk ishte vaksinuar dhe diagnostikuar me nëntipin H1.

Sipas zëdhënësit të Spitalit të Fëmijëve “Saint Mary” të Iasi, doktor Tamara Solange Rosu, fëmija ishte i parakohshëm dhe kishte një patologji të shoqëruar, duke paraqitur kështu një faktor rreziku.

“Bëhet fjalë për një fëmijë që vdiq nga gripi AH1N1. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha doktori. Sipas menaxherit SJU Vaslui, ditët e fundit ka pasur një rritje të pacientëve me çrregullime të frymëmarrjes./abcnews.al

fili-botosani.jpg
Vladimir Prenga13:31 | 28/01/2020

Momenti për të luajtur jashtë. Realdo Fili prej kohësh e kërkonte këtë shans dhe e ka gjetur së fundmi, pasi i është bashkuar skuadrës së Botosani në Rumani. Sulmuesi anësor u aktivizua në disa ndeshje miqësore dhe tashmë ka ardhur edhe firma.

Fieraku doli lojtar i lirë nga Luftëtari dhe në Superiore kishte disa oferta, me Vllazninë dhe Laçin që e tentuan anësorin. Gjithsesi ai ishte i qartë: “Dua të luaj jashtë”. Me ndihmën e menaxherit të tij, Sokol Haxhia, Fili e ka realizuar objektivin e tij.

Sulmuesi në të shkuarën ka qenë pjesë e Apolonisë, ku edhe është rritur si futbollist. Më pas ka dhënë kontributin e tij te Partizani, Skënderbeu, Kamza dhe Luftëtari së fundmi. Tashmë do të luajë te Botosani, ku gjen Enriko Papën. /abcnews.al

vajushi-4.jpg
Vladimir Prenga15:26 | 23/01/2020

Armado Vajushi do të provojë një eksperiencë të re në Rumani dhe e nis nga Liga e Dytë, ku pak ditë më parë nënshkroi edhe mbrojtësi i majtë Simo Rrumbullaku. Shkodrani për disa ditë ishte në provë dhe gjatë miqësoreve shënoi edhe dy gola.

Paraqitjet e tij e kanë bindur klubin e Petrolul Ploiesti, që i ka ofruar shkodranit një kontratë që do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit. Në varësi të paraqitjeve do të vendoset sërish në verë për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Sigurisht në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezon tjetër. Vajushi gjashtë muajt e fundit ishte pa ekip, pas një eksperience të pafat me Teutën në Superiore. /abcnews.al

 

ryanair-plane-smoke-feat.jpg
So Nila11:28 | 23/01/2020

Udhëtarë të shumtë janë dëgjuar teksa bërtisnin dhe qanin gjatë një fluturimi. E gjithë kjo pasi nga kabina e aeroplanit “Rynair” dilte tym i bardhë.

Tymi filloi të përhapej në gjithë aeroplanin pak çaste pasi “Boeing 737-800” u ngrit nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukuresht.

Një grua mund të dëgjohet, duke qarë në panik në pamjet e filmuara në aeroplan, teksa një burrë shihet duke u kapur lart në aeroplan në përpjekje për të lëshuar një maskë oksigjeni.

 

 

Fluturimi për në Londër u shndërrua në diçka shumë të frikshme vetëm disa minuta pasi piloti shpalli një emergjencë dhe u kthye në aeroportin e Otopeni-t.

Sipas “Ryanair”-it, besohet se tymi mund të jetë shkaktuar nga lëngu i ngrirjes që hyn në sistemin e ajrit të kondicionuar. Fluturimi u raportuar për në 6:40 të mëngjesit, por u vonua për shkak të problemit që u shfaq.

169 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit hipën në një aeroplan zëvendësues, i cili u ngrit rreth katër orë më vonë./abcnews.al

Rrumbullaku.jpg
Vladimir Prenga11:00 | 20/01/2020

Simo Rrumbullaku bëhet me skuadër të re. Mbrojtësi i majtë, kampion me Kukësin në të shkuarën, do të luajë në Rumani dhe gjithçka është zyrtare. Edhe në verë pati disa oferta nga ai kampionat, por anësori i majtë nuk u bind.

Gjashtë muaj më pas UTA Arad, që kryeson kampionatin në ligën e dytë, e ka “joshur” gjirokastritin, i cili në të shkuarën është aktivizuar edhe në Greqi. /abcnews.al

Vajushit.jpg
Veronik Istrefaj15:29 | 08/01/2020

Armando Vajushi ka gjetur skuadër të re. Sulmuesi shqiptar do të firmosë me ekipin e Petrolul Ploiesti. Vajushi do t’i bashkohet skuadrës që militon në kategorinë e dytë rumune dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Marius Stan.

Ky i fundit, konfirmoi tre afrime në klubin e tij, përfshirë dhe Armando Vajushin: “Tani për tani, do të vijnë tre futbollistë. Miguel Santos, Leonel Pearce dhe Armando Vajushi do të jenë afrimet e para për këtë merkato”, tha presidenti i Petrolul Ploiesti.

Vajushi për herë të fundit luajti me Teutën në Superiore, ku u aktivizua në nëntë takime. Në 410 minutat që sulmuesi anësor luajti me ekipin durrsak, goli i mungoi. Vajushi u nda me Teutën në verë, ndërsa tani pas gjashtë muajsh, më në fund ka gjetur skuadër.Vajushi ka luajtur 6 ndeshje edhe me kombëtaren e Shqipërisë, ku ka shënuar një gol./abcnews.al

 

Marius Stan, presidenti i Petrolul
Begue.jpg
Igli Nikolli18:17 | 20/12/2019

Gola të bukur shënohen kudo dhe në Rumani është shënuar një i tillë. Astra fitoi 3-1 në shtëpi kundër Academica Clinceni dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes me dy pikë më shumë se Cluj.

Ish-ekipi i Llullakut e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, teksa goli i dytë ishte fantastik. Julien Begue gjeti golin e parë sezonal në duelin e sotme.

26-vjeçari francez mori një asist me finte nga Alibec dhe me thembër dërgoi topin në rrjetë. Astra humbi javën e kaluar ndeshjen direkte kundër Cluj, por sot reagoi dhe siguroi një fitore shumë të rëndësishme. /abcnews.al

gaz-metan.jpg
Vladimir Prenga20:55 | 06/12/2019

FCSB (ish Steaua Bucurest) dhe Gaz Metan po përballen mes tyre në Rumani prej orës 19:30. Kjo ndeshje ka nisur me një surprizë për shqiptarët, pasi në fillim të takimit është hapur një pankartë me mbishkrimin “Lutu për Shqipërinë”, në anglisht.

Lojtarët e të dyja ekipeve e mbajtën atë dhe pozuan me njëri-tjetrin, në shenjë solidariteti me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.  Më të dyja këto ekipe kanë luajtur futbollistë shqiptarë në të shkuarën.

Kamer Qaka ka qenë pjesë e FCSB, kurse me Gaz Metan ka shkëlqyer sulmuesi Azdren Llullaku, për disa sezone. Kjo nismë është mbështetur nga Federata e Futbollit Rumun dhe në çdo ndeshje do të hapet pankarta “Pray for Albania”. /abcnews.al

thumane-hetimet.jpg
in a12:19 | 03/12/2019

Një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën 4 orë para se ato të ndodhin, do të testohet në Universitetin Politeknik të Bukureshtit. Sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës, ka berë të ditur Mediafax.

Sistemi është ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”.

Sistemi  është ende në fazën fillestare, por pas testimeve të para të zhvilluara në Turqi dhe Greqi ka rezultuar i sukseshëm. Në fazën e ardhshme,sistemi do të testohet në rajonin rumun të Vrançës, një prej zonave  më aktive sizmike të Europës.

Sipas rektorit të Universitetit politeknik, sistemi do të vihet në punë në gjysmën e parë të vitit 2020, i cili pritet tu sigurojë autoriteteve informacione mbi tërmetet për të treguar në këtë mënyrë se si funksionon sistemi në praktikë.

Rektori thotë se prova do të realizohet edhe në Kaliforni.

“Sipas llogaritjeve të bëra nga Universiteti Politeknik, jemi të bindur se mund të kemi informacione  të besueshme minimalisht 4 orë para së të ndodhë tërmeti. E përsëris, minimalisht 4 orë, pasi mund të jetë edhe më tepër”, tha Minea Costoiu, Rektor i Universitetit Politeknik të Rumanisë.

Kompania izraelite “Ionoterra”, e cila ndërtoi sistemin dhe e prezantoi atë zyrtarisht në Rumani ditën e premte, pretendon se paralajmërimet për tërmet mund të lëshohen 8 orë para se ai të ndodhë. Testet paraprake u zhvilluan në Greqinë lindore dhe Truqinë perëndimore, duke përdorur një sistem minimal parashikimi, dhe me një nivel suksesi prej 90%.

Nga 75 paralajmërime për tërmet që u lëshuan, 68 u konfirmuan nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane me një magnitudë mesatare prej 2,58 i shkallës Rihter.

Duke marrë në konsideratë këto rezultate, “Ionoterra” vlerëson një saktësi prej mbi 97% parashikime, duke përdorur sistemin e plotë të monitorimit për tërmete mbi 4,5 të shkallës Rihter./abcnews.al

rumani.jpg
in a14:35 | 25/11/2019

Në Rumani presidenti në detyrë, konservatori pro europian Klaus Johanis, fitoi bindshëm në balotazhin e të dielës në kuadër të zgjedhjeve presidenciale në vend. Ai mori një mandat të dytë pesë vjeçar pas fitores në vitin 2014. Sipas rezultateve të publikuara ai ka marrë rreth 67 për qind të votave, dyfishin e votave të marra nga rivalja e tij, ish-kryeministrja socialdemokrate, Viorika Dansila, e cila rezultoi me 33 për qind të votave.

Një fitore e padiskutueshme e cila njëkohësisht tejkaloi çdo parashikim e madje me një rezultat më të thellë se ai i raundit të parë të zgjedhjeve.

Në fjalën e tij të parë Johanis u shpreh se kjo ishte një fitore e Rumanisë moderne, europiane dhe normale. Sipas tij rumunët ishin heronjtë e këtyre ditëve, pasi ishin të shumtë ata që dolën në votime dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Kreu i shtetit rumun njëkohësisht e vlerësoi këtë si një humbje të pastër për socialdemokratët në vend./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono