rudina hajdari

Capture-7.jpg
nev ila14:03 | 20/06/2019

Nga foltorja e parlamentit Rudina Hajdari, e ka dhënë edhe një mesazh, për Presidentin e Republikës, nëse ai, sipas saj, ka ndërmend të shpërndajë Parlamentin.

Ne duhet të vazhdojmë të kompletojmë reformën në drejtësi përpara tetorit, vetëm 3 muaj na ndajnë nga vendimi. Në kushtet që jemi sot çfarë mendoni se do ndodhë? Nëse keni informacion se do ketë vrasje si në 2 prill, a nuk është me rëndësi që ti evitoni këto episode? Kush flet për shtetin e së drejtës? Nëse ju vazhdoni të krijoni viktima sërish, a nuk i jepni ju Shqipërisë të tjera viktima? A është e vetmja mënyrë që pa bërë viktima nuk mund të bëjmë zgjedhjet?

Thirrini ndërgjegjes tuaj politikanë. Ne duhet të evitojmë të shënohen viktima. Kryeministri ka info se do shënohen viktima, atëherë ai duhet të marrë masat që të evitojë këtë.

Dua të shtoj se ky nen shton presionin ashtu si ajo rezoluta që erdhi përpara 1 jave e cila ngriti presionin dhe i hodhi benzinë zjarrit nuk solli asnjë lloj rezultati. nëse ju mendoni vërtetë se ku parlament do të shpërndahet prej presidentit atëherë presidenti nëse e bën këtë gjë  ti thotë “burgut hapu” sepse është një shkelje e rëndë e kushtetutës. Ai nuk e ka kompetencën e shpërndarjes së parlamentit, shpërndarja e parlamentit ndodh në 2 situata dhe ju e dini fare mirë se është e parashikuar në kushtetutë“, tha Hajdari./abcnews.al

rudina-hajdari-1280x695.jpg
nev ila13:45 | 20/06/2019

Deputetja Rudina Hajdari, kryetare e grupit të ri të demokratëve në Kuvend ka akuzuar kryeministrin Rama se po i hedh benzinë zjarrit dhe po u bën shantazh institucioneve. Ajo tha se kryeministri e ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe se gjuha që ai përdor është acaruese dhe arrogante, më tej Hajdari shtoi se nëse kryeministri ka informacione se në zgjedhjet lokale do shënohen viktima si në 2 prill atëherë ai duhet të marrë cdo lloj mase për ta evituar këtë.

“Seancë e jashtëzakonshme kjo e sotmja duke marrë parasysh situata aktuale. Për shkak të politikës shqiptare për shkak të 30 viteve të fundit, kemi disa parti dhe individë që luftojnë njëri tjetrin. Dua ta filloj me një shprehje: “dhuna fillon aty ku mbaron arsyeja dhe politika. Dhuna ka disa forma; fizike, psikologjike etj”

Kryeministri i Shqipërisë është duke përdorur dhunë dhe fjalor acarues e arrogant. I them politikës çfarë lloj zgjidhje do i japim vendit që të evitojmë konfliktin? Jemi përballë një realiteti i cili duhej evituar me kohë, e theksoj se vjen nga politika shqiptare. Kjo situatë kërkon shtetarë që japin zgjidhje dhe jo që i hedhin benzinë zjarrit. Kryeministri tha se ai është i mbrojtur nga ndërkombëtarët, kjo nuk është e vërtetë, ai po e humb mbështetjen sepse ai po përdor parlamentin për ti hedhur benzinë zjarrit, për të bërë shantazhe. Ai që sot mori përgjigje nga Këshilli i Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave për dy arsye: përballë fakteve e përgjimeve dhe situatën në të cilën ndodhet vendi.

Duke parë se prokuroria ka humbur besimin dhe ndodhet në një kolaps total, duke marrë parasysh vettingun, dosja 184 dhe 339 mund të mos gjejnë përgjigje. Të dyja dosjet mund të përfundojnë pa mbaruar hetimet për shkak të afateve. Ka shtetarë të lartë që kanë qenë pjesë e politikës me krimin, nëse nuk arrijmë që këto dosje të çohen për gjykim ne do dështojmë përpara shqiptarëve. Duhen ndëshkuar politikanët që kanë abuzuar me shqiptarët. Duhet të kuptojmë se asnjë palë nuk është e mbrojtur në kohën e sotme. Është koha që ne ta marrim fatin në dorë dhe parlamenti të funksionojë. Është koha që ti themi jo dhunës. Është koha të përfundohet reforma në drejtësi.

Kryeministri tha se është i vetmi që kërkon reformën në drejtësi dhe kjo nuk është e vërtetë.

Ne duhet të vazhdojmë të kompletojmë reformën në drejtësi përpara tetorit, vetëm 3 muaj na ndajnë nga vendimi. Në kushtet që jemi sot çfarë mendoni se do ndodhë? Nëse keni informacion se do ketë vrasje si në 2 prill, a nuk është me rëndësi që ti evitoni këto episode? Kush flet për shtetin e së drejtës? Nëse ju vazhdoni të krijoni viktima sërish, a nuk do i jepni ju Shqipërisë të tjera viktima? A është e vetmja mënyrë kjo që pa bërë viktima nuk mund të bëjmë zgjedhjet?

Thirrini ndërgjegjes tuaj politikanë. Ne duhet të evitojmë të shënohen viktima. Kryeministri ka info se do shënohen viktima, atëherë ai duhet të marrë masat që të evitojë këtë.

Për sa i përket zërave se presidenti i republikës do të bëjë që ky parlament të shpërndahet atëherë ti thotë burgut hapu sepse kjo është antikushtetuese.

Për sa i përket shtesave në Kodin Penal, ne do rishikojmë propozimet për ashpërsim dhe shtesë të Kodit Penal për të penguar shqiptarët të udhëtojnë në BE dhe Amerikë sepse na duket se bie në kundërshtim me të drejtat e qytetarëve, çfarë do bëni ju në rastin kur një shqiptar duhet të udhëtojë për arsye shëndetësore? Nëse ne shohim që ky propozim është marrë në përputhje me kushtetutën atëherë nuk kemi pse të jemi kundër.”, tha Rudina Hajdari./abcnews.al

rudina-hajdari.jpg
nev ila09:49 | 19/06/2019

Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari e cilëson si traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare zjarrin që iu vendos shkollës dje në Shkodër, brenda së cilës ishte vendosur KZAZ-ja. Hajdari thotë se ka vendosur që pagën si deputete ta dhurojë për riparimin e shkollës që u dogj dje në Shkodër.

“Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare. Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”. Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa” shkruan ajo./abcnews.al

rudina.jpg
Sej rie10:50 | 13/06/2019

Deputetja Rudina Hajdari nga Kuvendi i Shqipërisë është shprehur se vetëm një muaj do të shtyhet data e zgjedhjeve, derisa Rama, Meta dhe Basha të arrijnë një konsensus.

 “E di çfarë do të ndodhë të dashur shqiptarë? Në më të mirën e rastit zgjedhjet do shtyhen vetëm me një muaj. Ja këtu do të jemi! Muajin tjetër do të kemi zgjedhje. Dhe e vetmja pyetje që i bëj vetës është a ia vlejti barra qiranë? A ia vlejti që opozita të digjte mandatet? A ia vlejti që ne të bllokojmë reformën në drejtësi? A ia vlejti që ne ti mbyllim dyert e Evropës? Kjo bëhet që këtë ta tre të ulen bashkë me njëri-tjetrin dhe të bëjnë një konsensus tjetër”.

Ndër të tjera deputetjadeklaroi se gjykimin mbi vendimin e Presidentit Ilir Meta e merr vetëm Gjykata Kushtetues.

“Ne  vetëm mund të konstatojmë mbi aktin e Presidentit, gjykimin mbi vendimin e Presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese dhe ne duhet të jemi shumë të qartë. Sipas nenit 90 pika 2 mocionin për shkarkimin e tij vjen me 35 deputetë që firmoset dhe i depozitohet kryetarit të Kuvendit që ka për detyrë të hapë një Komision Hetimor dhe më pas të shikojë pse Presidenti ka marrë këtë vendim, dhe më pas pasi ka bërë verifikimet ka për detyrë të dëgjojë Presidentin dhe në fund të përpilojë një raport që të diskutohet në Parlament dhe ti depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Fakti që në nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është një fatkeqësi e madhe sepse këtu është thelbi i të gjithë debatit dhe pse shqiptarët po shikojnë një lojë të shpifur dhe një tragjedi që vazhdon dhe na merr zvarrë të gjithëve. Gjykata është organi i vetëm që konstaton këtë shkelej. Por është detyra ime të konstatoj se pse ky Presidentit ka marrë një veprim që më vë në pikëpyetjet e tij”./abcnews.al

MBULIM-KOMISIONI-REFORMES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
G. P.15:15 | 24/05/2019

Komisioni i Posaçëm Parlament për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme nën drejtimin e Damian Gjiknurit nga Partia Socialiste dhe Rudina Hajdarit nga grupimi opozitar në Kuvend.

Ky komision vendosi që brenda muajit Korrik të hapen konsultimet publike për çështjen e sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse. Gjithashtu deputetët u dakordësuan që brenda 31 Korrikut të kenë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it.

Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor, komisioni parashikohet që të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike. Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor./ABC News Albania 24/7

balla-dh-hajdari.jpg
G. P.15:22 | 23/05/2019

Mazhoranca dhe opozita parlamentare është bërë bashkë në kërkesën drejtuar të gjithë aktorëve të politikës për t’u bashkuar për të kontribuar në çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Thirrja është drejtuar nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Taulant Balla dhe ajo e grupit demokrat Rudina Hajdari.

“Ne jemi kundërshtarë, e kritikojmë padyshim njëri-tjetrin, por ama kur vjen çështja tek rruga evropiane e shqipërisë padyshimqë duhet të jemi bashkë. Por më vejn keq që Presidenti i Republikës e rendit veten në krahun e atyre që mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka ecur ashtu siç duhet edhe pse të gjitha institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë, nuk ka një partner sot nga SHBA,në vendet anëtare të BE-së që nuk lverësojnë reformën në drejtësi. Apo për më keq se kaq që parlamenti sipas Presidentit edhe pse jemi Republikë e pastër parlamentare nuk qenka funksional. Po pse nuk qenka funksional parlamenit? Sepse këtu nuk është Monika dhe është Ralfi? Apo se këtij Kuvendi i mungojnë fjalimet pa pikë e pa presje të Sali Berishës dhe e ka zëvendësuar me fjalime të ngjashme të Kujtim Gjuzit”, tha Balla.

“Në një anë kemi një kryetar, në tentativë, i cili jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE, por shoqërohet me disa delegatë të një ushtrie të vdekur që nuk përfaqësojnë asnjë dhe nuk ka delegacionin e saj asnjë të ri. A nuk është ky një turp? Pse nuk jemi në gjendje sot e kësaj dite të shkojmë të unifikuar drejt Be dhe të shprehim qartë interesin tonë dhe vullnetin e 93% të shqiptarëve për t’u anëtarësuar në BE. Unë mendoj se ne duhet të bëjmë të pamundërën, duhet t’i tregojmë BE-së që po bëjmë përpjekjet maksimale, qoftë edhe përballë kësaj krize , kësja opozite që tashmë është e përçarë dhe jashtë Kuvendit. Duke ndenjur në rrugë nuk vjen ndryshimi”, tha deputetja Hajdari./ABC News Albania 24/7

rudina-hajdari-2-1280x748.jpg
G. P.23:51 | 11/05/2019

“Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria”.

Kështu e nis reagimin e saj në lidhje me protestën e sotme, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari sipas së cilës do të jenë njerëzit, ata që do të paguajnë dëmet që janë shkaktuar për shkak të bombave molotov.

Hajdari shkruan se shqiptarët kanë zgjedhur demokracinë dhe sipas saj, Azem Hajdari nuk do të kishte mbështetur veprimet e Bashës sot. Sipas deputetes, Basha po minon parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit.

“Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellur demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një “demokrat”. Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke përsëritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet – dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kësaj shfaqje të shëmtuar.

Im atë nuk bëri gjithë atë sakrificë që një ditë Partia Demokratike të bënte këtë që bëri sot sepse – ju po minoni parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit, me keq akoma. Im atë nuk kërkoi t’i japë fund 5 dekadave të sundimit komunist, që Shqiptarët që të jetojnë përsëri në frikë për të nesermen. Frika nuk ka vend në demokraci dhe njerëzit e zakonshëm e dinë se kjo sjellje e pakicës nuk ka vend në një vend demokratik”, shkruan Hajdari.

Sipas deputetes, sjellja e Bashës nënkupton që koha e tij është e shkuar.

“Me këtë sjellje mendoj se është e qartë se edhe e vetë e kuptoni se koha juaj është e shkurtër. Dhuna është mjet i fundit i të dëshpëruarve. Ju nuk do të detyroni popullin e këtij vendi të zgjedhë ju nga frika.

Gjenerata ime edhe pse ja vratë shpresën vazhdojnë vlerësojnë demokracinë dhe s’kanë për të rënë pre e rikthimit në kohë. Gjenerata ime do shpresë, do alternativë, do vizion, do njerëz të mirë, e të tillë ka plot ky vend!

Ata që morën pjesë në protestën e PD në mënyrë të dhunshme këtë mbrëmje nuk e bënë këtë në emrin e tim atë, por të dhunshmit ishin një pakicë e vogël. Shumica e heshtur e Shqipërisë e di se udhëheqësit që shpërthejnë molotov në vend të dialogut, nuk janë udhëheqës të cilët luftojnë për një Shqipëri si Evropa”, shprehet Hajdari./abcnews.al

 

myslym-murrizi.jpg
Sej rie16:25 | 08/05/2019

Myslym Murrizi do të jetë nënkryetari i ri i Kuvendit, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë ish-deputetin demokrat Edi Paloka. Në votim, në fund të seancës së sotme, për emërimin e Murrizit në detyrën e lartë votuan pro 93 deputetë, ndërsa vetë Myslym Murrizi ngriti kartonin e abstenimit për emrin e tij në detyrën e nënkryetarit të Kuvendit. Pikërisht për këtë votë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i tërhoqi vëmendjen Murrizit pasi vota e tij ishte në konflikt interesi.

Deputetja Rudina Hajdari ka marrë drejtimin e Komisionit të Intregrimit Europian, ndërsa kryetare e Komisionit të Medias është emëruar Fatjona Dhimitri, deputetja e Gjirokastrës nga lista e Partisë Demokratike. Komisionin e Shëndetësisë do e drejtojë Enver Rroshi dhe Komisioni i Sigurisë i është besuar deputetit Alban Zeneli. Halil Jakini do të mbajë postin e zëvendëskryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Korab Lita u votua si zëvendëskryetar i Komisionit të Ligjeve, ndërsa zëvendëskryetar i Komisionit të Jashtëm u emërua Ralf Gjoni./ABC News Albania 24/7

komisioni-1280x818.jpeg
G. P.18:04 | 07/05/2019

Në mbledhjen e parë të komisionit të reformës zgjedhore, të rindërtuar me anëtarët e opozitës së re parlamentare, anëtarët votuan miratimin e kalendarit të punës dhe ekspertët që do t’i ndihmojnë. Deputetët e rinj kërkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Rekomandimet e OSBE-së dhe propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të adresohen njëkohësisht nga komisioni i reformës elektorale. Arritja në një draft të gjithë pranuar duket se do të kalojë përmes atij të punuar nga mandate paraardhës i këtij komisioni i drejtuar nga z. Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi por u depozitua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Për t’u njohur me këtë draft, anëtarët që nuk ishin pjesë e komisionit në mandatin e mëparshëm, do të kenë një muaj kohë që të njihen me këtë draft”.

Vullnetin politik të qeverisë, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri e njoftoi përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave që do të miratojë.

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari theksin e vuri tek kushti që kjo opozitë i vuri mazhorancës për pjesmarrjen e saj, diskutimin për sistemin zgjedhor.

Për këtë të fundit, kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë Berndt Borchardt deklaroi se misioni që drejton nuk mund të sjellë propozime, por një këshillë e ka.

Në përfundim komisioni miratoi kalendarin, pa afate kohore për përfundimin e çështjeve që janë për t’u adresuar, afate të cilat do të përcaktohen në mbledhjen e radhës, si dhe ekspertët përkatës. Dritan Cakaj për socialistët dhe një ekspert britanik për demokratët./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono