Rudi Vata

Roko.png
Igli Nikolli08:47 | 29/10/2019

Rudi Vata u aktivizua për tre sezone me Celtic në mesin e viteve ’90. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare fitoi një Kupë Skocie me ekipin në vitin 1995, teksa e mbylli aventurën me 4 gola të shënuar në 45 ndeshje.

Një tjetër Vata pritet të shkruajë historinë e tij me klubin e famshëm. Roko Vata është djali i Rudit, ka lindur me 18 prill të vitit 2005 dhe cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së klubit.

Roko me prindërit gjatë firmosjes së kontratës

Roko ka firmosur kontratën e parë si profesionist në karrierën e tij. 14-vjeçari aktivizohet me ekipin U16 të Celtic, teksa hodhi firmën për kontratën 5-vjeçare nën shoqërinë e babait të tij, në prani të administratorit, Peter Lawwell, si edhe drejtorit të akademisë së Celtic. /abcnews.al

RUDI-VATA-PER-KOMBETAREN.mpg_snapshot_01.05-1280x776.jpg
Vladimir Prenga23:31 | 14/10/2019

Rudi Vata është entuziast për kombëtaren, edhe pse futbolli shqiptar nuk e gëzon dhe nuk i jeop shpresa. Ish-kapiteni i kombëtares, në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC News, foli për fitoren me Moldavinë fillimisht.

“Kjo kombëtare të gëzon, po rinovohet dhe ka futur gjakun e ri. Ishte e domosdoshme. Fatmirësisht pas viteve ’90 shumë shqiptarë emigruan dhe e gjitha është produkt i atyre që kanë lindur në Europë. Kampionati është i nivele të dobëta dhe nuk jep garanci për të ardhmen, pasi është në një mjerim të tillë. Mungon infrastruktura dhe edukimi. Fatmirësisht që kemi këto djem që kanë lindur në Europë dhe na përfaqësojnë dhe na japin krenarinë e nevojshme”.

“Shikoj që në ekipin kombëtar, në mbrojtje jemi të konsoliduar. Normalisht është një mbrojtje fuqishme, janë të rinj dhe ruajnë pozicionin. Ndoshta na mungon një mesfushor mbrojtës. Më pëlqen të kemi një Gattuso, një Roy Kean, që të rikuperojë topa me pak brutalitet. Gjasula është i mirë, por i mungon ai brutaliteti. Sot u shënuan katër gola, pasi nuk kishim presion. Me Turqinë kishim presion, por luajtëm mirë. Në fund humbëm. U fitua një farë vlere, pasi të fitosh 0-4 në transfertë ka vlera. Kjo të jep shpresë,. Brezi i ri që po afrohet është i duhuri dhe shpresoj të qëndrojnë me këmbë në tokë. E ardhmja duket e mirë.

“Mendoj që Reja me eksperiencën që ka, nuk ka më të aftë. PO të ketë mbështetje dhe mos t’i ndërhyjnë, mund të bëjë mirë. Shpresoj t’ia rinovojnë kontratën dhe të vazhdojë në këtë rrugë të nisur”, tha Vata në emisionin e drejtuar nga Geti Çarçani. /abcnews.al

PROVOKACIA-10-SHTATOR-RUDI-VATA-PJESA-1.mpg_snapshot_24.39-1280x720.jpg
ent ela21:14 | 10/09/2019

Ish kapiteni i kombëtares Rudi Vata nuk sheh shanse për kualifikim të kombëtares shqiptare. I ftuar në studione  provokacijas në ABC Neës, Vata e bazon në këtë nga ajo që është parë në fushën e lojës deri më sot.

“Shanset për kualifikim nuk janë zero me llogari matematike, kurse me llogari profesionale pothuajse zero me atë që u paraqit deri sot në fushën e lojës”.

Ndërsa veten e tij e konsideron lider në fushë dhe shprehet se e dinte që në vogëli se ishte më i miri.

“Që në vogëli e dija që isha më i miri. Kam qene që në vogëli lider i skuadrës dhe kjo më ka bërë me u rrit dhe sot se kam shumë besim te ajo që ofroj dhe i shërben gjithësekujt. Fati më ka ardhur duke punuar shume dhe jo duke ndenjur”.

I pyetur se kush është më i mirë Mesi apo Maratona, Vata shprehet: “Maradona siç e kanë quajtur dhe italianët është zoti i futbollit ka bërë gjëra që një individ nuk mund t’i bëjë, kurse Mesi nuk mund t’i bëjë. Maradona ka bërë gjëra të mëdha në futboll. Atë që bën Mesi në hapësira të vogla nuk di nëse do e bënte Maradona. Nuk i ndaj por Maradona ka pasur me tepër grind dhe një lider në fushë. Mesit i mungon karizma që ka pasur Maradona”.  /abcnews.al

PROVOKACIA-10-SHTATOR-RUDI-VATA-PJESA-1.mpg_snapshot_06.55-1280x720.jpg
ent ela20:40 | 10/09/2019

Futbolli në Shqipëri është i korruptuar si çdo institucion shqiptar, thotë Rudi Vata, i cili për këtë fajëson politikanët.

“Futbolli në Shqipëri është i korruptuar siç është çdo institucion shqiptar se këto 28-29 vite është ndërtuar një sistem i mbrapshtë dhe njerëzit besojnë te e mbrapshta dhe jo te e mbara, dhe nuk është faji i tyre, por politikanëve që kanë implementuar idetë negative te populli ynë. Ka shumë nepotizëm”.

Në këndvështrimin e tij ish kapiteni e cilëson futbollin një lojë të të varfërve prej nga ku kanë dalë dhe talente më të mëdhenj, kurse në Shqipëri ka shumë nepotizëm.

“Në Shkodër prodhohet futboll, por ka shumë nepotizëm. Ka talente por ekziston fryma e nepotizmit, e ndërhyrjeve. Unë mendoj që futbolli i përket klasës punëtore, aty lindin talente. Një prind aristokrat nuk ak dëshirë që fëmija të bëhet futbollist. Talentet më të mëdhenj janë aty ku është fukarallëku më i madh. Sot në Shqipëri çdo prind ka dëshirë të bëjë fëmijën futbollist nëpërmjet rrugës së gabuar që është nepotizmi.” /abcnews.al

rudi-vata-1280x718.jpg
nev ila23:30 | 22/07/2019

Deklarata e fortë e ish futbollistit të kombëtares Rudi Vata se Skënderbeu është viktimë e sistemit që vetë e ndërtoi ka ardhur edhe reagimi nga klubi korçar. Zv presidenti i juglindorëve, Arlind Boshku vuri në dukje sukseset e Skënderbeut në Europë dhe mungesën e provave në hetimet për shit blerjen e ndeshjeve.

Dënimi i skuadrës së Skënderbeut me 10 vite jashtë europës dhe gjobës prej 1 mln euro është pasuar me deklarata të forta nga ish kapiteni i kombëtares shqiptare Rudi Vata. Ish futbollisti deklaroi për emisionin “Rubrika Sportive”:

“Futbolli në Shqipëri është i korruptuar në çdo qelizë. Skënderbeu është viktimë e sistemit që ndërtoi vetë. Ata që ndërtuan këtë klub e ndërtuan me qëllimin që janë të paprekshëm dhe të pakapshëm. Takaj foli si politikan për ti mbushur mendjen popullit”.

Deklaratë e cila u pasua me një reagim të fortë nga zv presidenti i Skënderbeut, Arlind Boshku.

Numri dy i klubit juglindor vuri në dukje suksesin e skuadrës së Skënderbeut në kupat e europës apo mungesën e provave në hetimet për shit blerjen e ndeshjeve.
Skënderbeu ishte një gjë shumë e madhe për këtë Shqipërinë tonë të vogël dhe të varfër, madje e parakohshme për këtë realitet.

“Në ndjekjen me korespondencë të aktualitetit shqiptar nuk deshe ta kuptojë Skënderbeun, as përpjekjet titanike të tij për të ndërtuar një model shprese, mundësie dhe suksesi! si është e mundur që një klub i vendit tim arrin të shkoj dy herë në fazën e grupeve të Europa League?! Si mundet të eleminojë ekipe radhazi në katër ture dhe përball çfarë kundërshtarësh?! Ty nuk të intereson që në tre vjet hetime dhe tre shkallë gjykimi nuk u gjet asnjë grimcë fajësie e Skënderbeut”.

Skënderbeu do të vazhdojë ta ndjekë çështjen në gjykatën federale në Zvicër si e vetmja mundësi e mbetur për të besuar tek drejtësia./ABC News Albania 24/7

RUDI-VATA-PER-KOMBETAREN.mpg_snapshot_01.05-1280x776.jpg
ent ela18:00 | 18/11/2018

Ish-kapiteni i kombëtares, Rudi Vata, analizon disfatën e thellë në “Loro Boriçi” dhe nuk ngurron të lëshojë kritika të forta për skuadrën kuqezi. Vata flet edhe për të ardhmen e trajnerit Panuçi.

Nëse do të kishte një renditje, kjo do të ishte në vendin e fundit. Sfida e Shqipërisë me Skocinë në “Loro Boriçi” merr një vlerësim maksimalisht të ulët nga një ish-kapiten i kombëtares si Rudi Vata. Ish-mbrojtësi që luajti për Sëlltikun, nuk ka asnjë rezervë kur flet.

Rudi Vata, ish-kapiten i Kombëtares: “Ndeshja ndoshta më e dobët e ekipit kombëtar, të paktën me sa mbaj mend në fushën tonë. Një skuadër që relativisht nuk tregoi asnjë vlerë profesionale. Një skuadër pa dëshirë, pa nerv. Një skuadër që normalisht të jepte përshtypjen se ishte futur në fushë për të qenë skuadër e dytë.”

Problem ekipi apo problem trajneri, si mendon Vata?

“Faji kryesor i selektorit te ekipit kombëtar normalisht ka patur mjaftueshëm kohë në dispozicion për të formuar një skuadër relativisht të fortë, për të përballuar këtë edicion që mendoj se ka qenë një prej edicioneve më të përballueshme kur shikon skuadrat me të cilat kemi qenë në grup.”

Çfarë duhet të ndodhë me Panuçin pas këtij dështimi?

“Trajneri normalisht nuk mendoj se ndihet rehat pas kësaj humbje në shtëpi. Pas këtyre eliminatorëve mendoj që trjaneri me ekipin kombëtar shqiptar ka përfunduar karrierën e tij.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono