Ruçi

BU.jpg
R D23:15 | 30/12/2019

Qeveria miratoi pr/ligjin për aministinë, i cili pritet të miratohet nga parlamenti. Në këtë mënyrë disa të burgosur pritet të lënë qelinë në Janar, kryesisht gratë, dhe burrat që janë dënuar më pak se dy vite burgim.

Por drafti për amnistinë ka ngjallur indinjatë tek të burgosurit e tjerë që nuk janë përfshirë në kategoritë përfituese. Kësisoj në zyrën e Gramoz Ruçit ka mbërritur një letër e firmosur nga 300 të burgosur në burgun e Fierit. Ata luten për një amnisti të përgjithshme, pasi ndjehen të diskriminuar.

“Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i Ministrisë së Drejtësisë për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tyre, ku përmendin si një arsye më shumë edhe termetin e 26 nëntorit.

LETRA

I nderuar zoti Gramoz Ruçi!

Kemi dëgjuar me vëmendje znj.ministre Etilda Gjonaj për draftin e amnistisë. Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i përpiluar për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj. Katastrofa natyrore na tronditi të gjithëve, jashtë njerëzit e lirë kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpive të tyre, por ne, të dënuarit, vetëm Zotit i luteshim, mëshirë te ai kërkuam sepse ishim brenda katër mureve në pamundësi për të dalë, të panikosur dhe me mendje te shtëpia, tek fëmijët e familjet tona…

Ju lutemi gëzojini familjet tona, nënat tona, me një amnisti të përgjithshme, pa dallime.

Ju lutemi merreni në konsideratë kërkesën tonë,

Me shpresë e me respekt të dënuarit e I.E.V.P Fier.

/abcnews.al

43f33d27-cef3-434b-bc24-9393e1fe82db-600x450.jpg
R D11:06 | 22/12/2019

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sizmologun grek, Spiros Pavlidis. Kryetari Ruçi e falenderoi profesorin Pavlidis mbi kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë si edhe për mesazhet e qarta për shkencëtarët, politikanët dhe qytetarët shqiptarë pas tërmetit të 26 nëntorit, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj. Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj rezultativ me Parlamentin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike.

Prandaj, e konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm të legjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujërat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj. Asnjë paragraf i legjislacionit tonë nuk duhet të devijojë nga mirëkuptimi me natyrën dhe ligjësitë e saj. Kuadri ynë ligjor duhet të respektojë në mënyrë rigoroze ligjësitë e saj dhe rezultatet e shkencave natyrore, gjeologjike, fizike etj. Për këtë do të mirëprisnim edhe kontributin tuaj si edhe të universiteteve dhe ekspertëve të shquar grekë dhe nga vende të tjera”, vuri në dukje Gramoz Ruçi.

Profesori Pavlidis e falenderoi Kryetarin Ruçi për ftesën për të diskutuar bashkërisht për çështjet të zhvillimeve sizmike në Shqipëri si edhe vlerësoi qasjen e drejtë të tij që për trajtimin e tyre duhet një bashkëpunim shumë i ngushte midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e legjvënësve. “Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurive sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike.

Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen nga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria. Ju keni një hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit. Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore”, nënvizoi profesori Pavlidis.
/abcnews.al

arben-malaj.jpg
R D17:43 | 18/12/2019

Arben Malaj, ish-deputet, ish-ministër i PS-së për disa vite, sot përballet me kolegët socialistë në Parlament, pasi Edi Rama ka propozuar shkarkimin e tij nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Shqiptare.

Përpara se të bëhet votimi, Arben Malaj ka mbajtur një fjalim “himn”, duke deklaruar se deputetët po vendosen në rresht, gjë që s’ka ndodhur as në 1992. Ai deklaroi se po shkarkohet vetem se ka guxuar të thotë fjalën e lirë. Fjalën e lirë për keqqeverisjen e vendit nga Kryeministri Rama.

Ai e quajti “goditje pas shpine”, atë që po bën Rama. Ndërsa për kreun e Parlamentit, Gramoz Ruçi u shpreh se “me votimin për shkarkimin e tij në parlament po e mbyll karrieren politike me turp”.

“Korrupsioni dhe kapja e shtetit vret më shumë se termeti. Kostot financiare ndihen në jetën e shqiptarëve, në pasigurinë e tyre për të ardhmen. Një aksiomë thotë “pushteti absolut korrupton në mënyrë aboslute”. Asnjë bankë qendrore nuk ia del të mirëmbajë financat kur atmosfera politike është acid.

Nëse institucionet kushtetuese nuk funksionojnë, nëse vendi keqqeveriset atëhere pushtetarët kanë vetëm një qëllim: Pasurimin personal.

Kërkesa për heqje imuniteti kanë ardhur edhe dy herë të tjera në këtë parlament por kanë dështuar. Heqja e imunitetit dështoi në vitin ’92 kur deputetët me integritet refuzuan ti heqin imunitetin Rulit dhe Rukës. Në vitin 2004, PS-ja shpëtoi nga njolla kur vendosi të mos i heqë mandatin e deputetit Nikoll Lesit.

Sot Rilindja po më bën një gjyq politik. Ky është një turp në historinë e parlamentarizmit. Në vitin 2019 deputëtët e PS ndjehen të frikësauar nga Rama i cili po mbjell frikë kudo dhe po rrezikon ta kthejë vendin në neodiktaturë.

Duke shfrytëzuar gjithçka negative ju Shoku Rama arritët të bëheshit kryetari i rilindjes në PS dhe kryeministër i Shqipërisë. Por siç thotë Ezopi krushqia me njerëzit e ligj përfundon gjithmonë keq siç është duke përfunduar në mënyrë dështuese epoka juaj e drejtimit të Rilindjes dhe Shqipërisë.

E majta ka shumë personalitete që mund ta qeverisin Shqipërinë shumë më mirë sesa ju por dehja nga pushteti abuziv ju mban të lidhur siç mban droga të droguarit. Në jetë janë disa gjëra që nuk janë për shitje, integritetin tim nuk e kam ofruar për shitje.

Unë e kam kryer me korrektesë detyrën si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së. Shkarkimi im është vetëm një hakmarrje personale e Edi Ramës”, u shpreh ndër të tjera Arben Malaj.

/abcnews.al

 

gramoz-rucci.jpg
in a09:16 | 19/11/2019

Parliament Speaker Gramoz Ruci at the NATO meeting and security versus technology ” once again expressed his position on  the non-opening  negotiations between Albania and Northern Macedonia. According to him, the EU’s confusing attitudes damage NATO and endanger security. “The EU bureaucracy did not open the negotiations for us.

Confusing EU attitudes affects  NATO as well while the symmetry between NATO and the EU is affecting us.

We are at the intersection of foreign influences but not all countries in the Balkans have a western perspective like Albania.

Albania and Kosovo are often mentioned even for the majority of the Muslim population. The Western Balkans is facing great challenges, ”Ruci said./abcnews.al

gramoz-ruci-1-1280x698.jpg
ent ela10:35 | 10/11/2019

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu është drejtuar me një letër kryeparlamentarëve të  BE-së që ishin kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Në letrën drejtuar krerëve të BE-së, kreu i Kuvendit shprehet se vendimi i pamerituar i KE-së nuk na dekurajoi, ndërsa vlerëson mbështetjen e Bundestagut dhe Kancelares Merkel. Sipas tij reformat integruese u shërbejnë qytetarëve të Shqipërisë

Ai u bën thirrje Francës, Holandës, Danimarkës që të vijnë dhe të verifikojë reformat. /abcnews.al

gramoz-ruci-1280x818.jpg
ent ela15:07 | 07/10/2019

Kryetari i Kuvendit Shqiptar Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi për fitoren kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti. Në letrën e kreut të Kuvendit shprehet mbështetja e qeverisë shqiptare për bashkëpunim.

“Urime të përzemërta për fitoren e Vetëvendosjes. Qytetarët votuan Vetëvendosjen t’i qeverisë. Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive. Përgëzon Veselin për standardet demokratike të zgjedhjeve. Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Kuvendeve. Bindje se PDK do t’i shërbejë kombit e qytetarëve në opozitë. Respektimi i fituesit, modeli demokracie”.

Letra e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për Albin Kurtin:

“I dashur Albin,

Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe evropiane të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës.”

/abcnews.al

ruci.mpg_snapshot_01.43-1-1280x720.jpg
ent ela13:44 | 30/09/2019

I pakënaqur dhe kritik ka qenë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në mbledhjen e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. Ruçi tha se janë realizuar vetëm 20% te objektivave të raportit të monitorimit, ndërsa kërkoi që justifikimet të lihen mënjanë.

Janë 29 të zgjedhur ndër deputetët e Kuvendit për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.Por rezultatet nuk janë arritur u vë në dukje kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi.

Grupi i deputetëve Miqtë e Fëmijëve ka ende rrugë për të bërë për të realizuar ato çka përcaktohen në strategjinë e hartuar për fëmijët. Madje edhe si ligjbërës kanë mangësi.

Nuk ka politika e programe pa burime e pa fatura financiare. Prandaj kryeparlamentari Ruci i kërkon ministrisë së financave të sqarojë se cilat janë planet për rritjen e buxhetimit për sektorin social, për arsimin parauniversitar dhe për sektorë të tjerë që lidhen me mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Nëse vazhdohet me justifikime dhe lihen pa u realizuar ato çfarë u kërkohen ministrive e bashkive, raporti monitorimit nuk do të përmbante asnjë vlerë të shtuar sipas kreut të kuvendit. /ABC News Albania 24/7

 

ruci.mpg_snapshot_01.43-1280x720.jpg
ent ela12:44 | 30/09/2019

KIryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në fjalën e tij në konferencën Miqtë e fëmijëve e vuri theksin te problemet e Raport, mbi gjendjen dhe nevojat e fëmijëve. Sipas Ruçit gjysma e objektivave të caktuara në Agjendë për këtë periudhë nuk janë plotësua.

“Shpenzimet faktike të raportuara për 2017-2018 përbëjnë vetëm 9.4% të shpenzimeve të planifikuara për Agjendën për vitet 2017-2020. Shtylla strategjike “Eleminimi i Dhunës tek Fëmijët” prek të gjithë aktorët, në nivel qëndror e vendor, me rol koordinues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe rol mbikëqyrës Këshillin Kombëtar të Fëmijëve. Por për këtë shtyllë Raporti zbulon se:

Një në dy masa të parashikuara nuk janë raportuar, janë shtyrë ose nuk kanë nisur të zbatohen. Janë realizuar vetëm 20% e masave. Është realizuar vetëm 9% e buxhetit, i cili ka ardhur tërësisht nga donatorët”.

Për disa çështje të tjera, kreu i Kuvendit kërkoi adresim të menjëhershëm:

“Fëmijëria e hershme, pra moshat derinë 6 vjeç, që mbulohen nga Objektivi 5 i Agjendës, rezulton e pambuluar nga punë e deritanishme. 70% e masave të këtij objektivi nuk janë realizuar.

Prandaj nxis Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, të udhëheqin përpjekjet për të zgjidhur këto vonesa.  

Raporti prek në mënyrë të tërthortë adoleshentët, duke përmendur se ka filluar puna për Strategjinë kombëtare të shëndetit dhe mirëqenies së tyre. Prandaj nxis të gjithë institucionet të rimendojnë qasjen ndaj kësaj grupmoshe.

Një konstatim tjetër imi është se roli i bashkive është ende larg pritshmërie që kaKuvendi, qeveria, familjet shqiptare dhe qytetarët. Prandaj, veç defekteve të tyre, institucionet duhet të gjejnë mekanizmat e bashkëpunimit me pushtetin vendor. Ka edhe mjaft tregues të tjerë shqetësues, të cilët flasin vetë dhe nuk kanë nevojë as për fjalime, as për justifikime”. 

Po çfarë duhet të bëhet për të ndryshuar këtë gjendje? Ruçi rekomandon që të gjitha këto mosrealizime të bëhen objekt reflektimi

“Rekomandoj që të gjitha këto mosrealizime të bëhen objekt reflektimi, përndryshe Raporti i monitorimit nuk do të përbënte asnjë vlerë të shtuar

Nuk ka politika e programe pa burime e fatura financiare.

Po pyes Ministrinë e Financave dhe ministritë e linjës: Cilat janë planet për rritjen e buxhetimit për sektorin social, arsimin parauniversitar apo sektorët e tjerë që lidhen me mbrojtjen e zhvillimin e fëmijëve?

Unë do ta monitoroj personalisht mobilizimin e burimeve financiare për sektorët e programet që kanë lidhje me fëmijët, gjatë të gjitha fazave të diskutimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Buxheti i Shtetit është burimi kryesor financiar që jetëson politikat, programet, masat dhe institucionet përgjegjëse, të cilat duhet të përmirësojnë në mënyrë të matshme cilësinë e jetës së fëmijëve”.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të fokusohen në propozime për ndryshime ligjore.

“A duhet të rishikohet Kodi i Familjes për të mbështetur më mirë zbatimin e ligjin “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”?

Çfarë ndryshime ligjore duhet të propozojmë e miratojmë për të mbrojtur e  siguruar fëmijët nga interneti?

Për këtë çështje kam kërkuar edhe më parë ndryshime ligjore, por nuk janë realizuar ende.

A duhet të rishikojmë ligjin për arsimin parauniversitar, për të vendosur detyrimin ligjor të ndjekjes së programit parashkollor?

A duhet të miratojmë një ligj të veçantë për fortifikimin e miellit dhe kripën e jodizuar, si produkte që prekin drejtpërsëdrejti shëndetin e fëmijëve?’/abcnews.al

 

RUCI-ME-AMERIKANIN-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:11 | 04/09/2019

Drejtori për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit David Kostelancik, shprehu sot në Tiranë mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi dhe integrimin europian të vendit tonë. Gjatë takimit me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi, zyrtari i lartë amerikan theksoi se Institucionet e reja të sistemit do t’u shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të kuvendit, Ruçi dhe Kostelancik ndanë te njejtin qendrim se qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkë për shëndetin e demokracisë në Shqipëri  dhe prestigjin e vendit tonë në OSBE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe  rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë  për opozitën të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. /ABC News Albania 24/7

reforma-1280x724.jpg
ad min14:40 | 22/07/2019

U bënë 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, por institucionet e reja ende nuk janë funksionale. Kreu i Kuvendit thotë se zbatimi i saj është i panegociueshëm, ndërsa ai që drejtoi reformën, Fatmir Xhafaj thotë se ata që e sulmojnë e kanë prej frikës, teksa beson se shpejt, gjithçka do jetë në vendin e vetë.

Mëngjesi i kësaj të hëne shënon 3 vjet nga miratimi konsensual i ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi.

Por kjo natë që bashkoi çdo karton të parlamentit në vitin 2016, sot e gjen ekstremisht të ndarë klasën politike, kur vlerësojnë ecurinë e reformës.

Njeriu që e udhëhoqi Komisionin e Posaçëm, Fatmir Xhafaj, thotë se ata që e sulmojnë reformën, e kanë nga frika e ndëshkimit.

Ish-ministri i Brendshëm, e ka një mesazh për të gjithë drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë.

I vetëdijshëm për vonesat në krijimin e organeve, Xhafaj shprehet optimist.

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thotë se brenda gushtit do t;i propozojë parlamentit dhe presidentit kandidatë për Gjykatën Kushtetuese./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono