Rrugore

deget-e-pemeve-1280x716.jpg
Sej rie14:51 | 08/05/2019

Mosfunksionimi i sinjalistikës rrugore, mund të bëhet burim aksidentesh. I tillë është edhe rasti kur fushëpamja e semaforëve në disa rrugë, është e kufizuar për shkak të degëve të pemëve.

Sinjalistika rrugore luan një rol të rëndësishëm në disiplinimin e përdoruesve të rrugës, qytetarë apo mjete, por kur ajo nuk funksionon siç duhet sjell probleme në orientim

Në disa zona të kryeqytetit, për shkak të rritjes së degëve të pemëve, një pjesë e semaforëve kanë një fushëpamje të kufizuar, për drejtuesit e automjeteve, çka përbën problem për ta.

Në pritje që autoritetet të marrin masa për prerjen e degëve e hapjen e fushëpamjes së semaforëve, përdoruesit e rrugës, sidomos drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë një vigjilencë maksimale, si tek ky kryqëzim, në mënyrë që të mos bëhen shkak për aksident./ABC News Albania 24/7

aksident-2-1280x718.jpg
ent ela17:30 | 21/02/2019

Organizata Boterore e Shëndetesisë e rendit vendin tonë ndër shtetet me nivel të lartë vdekjesh në aksidentet rrugore. Vetëm në muajin janar sipas Institutit të Statistikave 15 persona humbën jetën në rrugë. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.

Rrugët në Shqipëri vrasin më tepër se në shumë shtete europiane. Vetëm gjatë muajit janar 15 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore nga 13 që ishin të njëjtën periudhë të një viti më parë.   Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave sipas te cilit muajin e parë të vitit u shënuan gjithsej 104 aksidente rreth 30 me pak se janarin e 2018.  Shkaku kryesor i tyre në 86.5%  të rasteve është sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhe është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.  Instituti i Statistikave vëren një rritje me 30.4% te aksidenteve rrugore shkaktuar nga kjo grupmosh karahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Shqipëria renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndër  vendet me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Europë, 13.7 vdekje për 100 mijë banorë. Raporti i fundit thekson se rrugët me vdekjeprurëse i ka Rusia me 18 vdekje për 100 mijë banorë, ndërsa rrugët me të sigurta janë në Norvegji dhe Zvicër përkatësisht 2.7 dhe 2.8 vdekje për 100 mijë banorë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi./abcnews.al

mithat-tola.jpg
ent ela21:44 | 10/01/2019

Moti i keq prej disa ditësh ka mbërthyer të gjithë vendin. Disa zona malore janë të izoluara nga trashësia e borës. I ftuar në “Mbrëmja ABC”,  kreu i Policisë Rrugore Mithat Tola, duke folur për vështirësitë e krijuara në disa akse rrugore, tha se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë mungesë mjetesh dhe janë kapur të papregatitura.

“Këto vështirësi mund të vijë edhe nga mungesa e mjeteve nga ana e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve. Nga pikëpamja zyrtare kemi kërkuar që të gjtha kompanitë të kishin në dispocion sasi kripe. Besoj se jemi në kushtetet ku qarkullimi ka vijuar normalisht. Nuk kemi pasur aksidente rrugore me pasojë, kemi pasur vetëm plagosje. Policia rrugore është në alert dersa akset të lirohen totalisht. Nëse do të kemi përkeqësim të situatës do t’i shtojmë forcat dhe kontrollet”.

Ndërsa ai u shpreh se shpejtësia trej normave të lejuara dhe mungesa e sinjalistikës në disa akse rrugore mund të jenë burim aksidentesh.

“Gabimet që bëjnë shpesh herë është  se shoferët ecin me shpejtësi. Ndërsa nga ana tjetër dhe mungesa e sistemit të sinjazilimit, mund të jetë burim aksidentesh. Kujtojmë këtu disa akse në dalje të Kukësit. Në ditë dimri kur ka prezencë akuli dhe dëbore duhet që automjetet të ruajnë distancën. Gjithashtu përdorimi i zinxhirëve në disa segmentë rrugorë është i rëndësishëm”.

Më tej kreu i Policisë Rrugore foli për zonat ku qarkullimi është bllokuar ose bëhet i mundur vetëm me zinxhirë.

“Në zonën e Dibrës në disa komuna qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Gjithashtu ka komuna në Kukës që kalohet me vështirësi për shkak të trashësisë së borës. Ka pasur probleme midis rrugës Kukës-Dibër ku trashësia e borë arrin në 80 cm.  Edhe në qytetin e Gjirokastrës paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT