Rruga

TRAFIK-I-CMENDUR-NE-VLORE.mpg_snapshot_00.01-1280x709.jpg
nev ila19:39 | 11/08/2019

Trafiku i rënduar në zonën e plazhit të Semanit, në rrethin e Fierit ka bllokuar totalisht këtë aksin rrugor Fier-Seman.

Që prej fillimit të gushtit situata e trafikut është mjaft e rënduar në qytetin e  Fierit,  pasi dyndjet për të shkuar drejt jugut, janë të mëdha.

Edhe këtë të dielë fluksi i makinave që shkojnë drejt zonave bregdetare, konkretisht ajo e Semanit, kanë shkaktuar kaos deri në bllokmin e kësaj rruge./abcnews.al

TRAFIK-NE-FUSHE-KRUJE-MBULIM-ABCM2T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela13:10 | 02/08/2019

Prej disa orësh në aksin Fushë Krujë-Thumanë ka trafik të rënduar. Radhët e automjeteve janë kilometrike.

Gazetari i “ABC News” Ahmet Zani raporton se shkaku kryesor është ngarkesa në qarkullim.

Policia ka dale në terren në disa pika, por e ka të pamundur të menaxhojë situatën.

Trafiku është krijuar nga fluksi i pushuesve dhe emigranteve që kanë ardhur në Shqipëri për sezonin e verës.

Shumë drejtues të nervozuar nga pritja thyejnë rregullat e qarkullimit, duke dalë nga vargu e duke sjellë përkeqësim të situatës. Ata thonë për ABC News se kanë disa orë që presin në radhë. /ABC News Albania 24/7 

 

68299921_2539413652747002_762049905526046720_n.jpg
nev ila12:26 | 31/07/2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen.

Përgjatë këtij segmenti janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike.

Këto objekte përveçse pa leje, janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore.

IKMT njofton se ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët./abcnews.al

Veliaj-rruga-Kashar-Yzberisht-1-1280x853.jpg
nev ila21:41 | 22/07/2019

Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar. Kryetari Erion Veliaj tha se e ka mbajtur fjalën e dhënë per kete zonë, ndërsa theksoi se 90% e banorëve e duan Unazen e Re.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në zonë Industriale Yzberisht-Kashar. Mbajtëm fjalën për të krijuar fillimisht lagjen e re të zonës së Astirit dhe Unazës së Re. Kjo infrastrukturë është në shërbim të komunitetit”, u shpreh Veliaj

Veliaj theksoi se se ky investim, përveç banorëve, do t’u shërbejë edhe bizneseve përgjatë këtij aksi të rëndësishëm industrial.

Kryebashkiaku u tregua mirënjohës me banorët mirëkuptues, të cilët kanë lëshuar pak nga pronat e tyre për të ndërtuar rrugë dhe trotuare.

Ai theksoi se puna e bërë në gjithë këtë zonë, qoftë me rrugët, rehabilitimin e lagjeve dhe ndërtimin e Bulevardit të Kasharit, është prova më e mirë se edhe realizimi i projektit të zgjerimit të Unazës te Astiri do të jetë po aq dinjitoz dhe që do sjellë civilizim e urbanizim të të gjithë zonës.

Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i përgjigjet kërkesës së 90% të qytetarëve të zonës që e duan zhvillimin, për të vijuar me këtë projekt dhe për t’i dhënë Tiranës një aks të domosdoshëm për qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve.

Thirrja ime për të gjithë banorët e Astirit është që ne nuk do t’ju zhgënjejmë; e dimë që ka një shumicë të heshtur, që është mbi 90% e banorëve, që nuk ka arsye të vuajnë pengimin nga një pakicë e zhurmshme partiake dhe politike, e keqpërdorur, të cilëve ju garantoj gjithashtu se do t’ju shërbejmë njësoj./ABC News Albania 24/7

rruga-1280x854.jpg
ad min14:14 | 06/07/2019

200 pallate çdo vit synon Bashkia e Tiranës të rehabilitojë përmes Fondit të Komunitetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi qytetarët të aplikojnë ndërsa inspektoi punimet e kryera në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” në njësinë numër pesë.

Kjo zonë e Tiranës me shtëpi të ndërtuara kryesisht gjatë tranzicionit ka marrë një tjetër pamje. Muret rrethuese të banesave janë pajisur me kangjella ndërsa rruga me ndriçim e sinjalistikë.

Bashkia ka përfunduar investimin në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” në njësinë administrative numër pesë. Kryebashkiaku Erion Veliaj e inspektoi bashkë me deputetin socialist Pandeli Majko.

“E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 qershor është vetëm fillimi me energji të reja i punës dhe jo detyrimisht fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që mos të dallojë fare ai 30 ditëshi zyrtar i fushatës, nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administratës lokale. Puna konkrete sot ishte “Dhimitër Shuteriqi”, kështu që ta gëzojmë të gjithë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë ftoi qytetarët që të aplikojnë për “Fondin e Komunitetit” ndërsa shprehu synimin e tij për këtë katër vjeçar.

“Jam i lumtur gjithashtu që shoh që ashtu siç kemi nisur me Pallatet e Arabit, pallate të tjera kanë filluar me Fondin e Komuniteteve. Ne duam të kalojmë nga një situatë ku kemi pasur 50 pallate në vit, në 200 pallate çdo vit. Do punojmë me buxhetin e ri të këshillit të ri bashkiak, sidomos në zona të tilla, ku puna na është shpërblyer me votë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kjo nismë vjen si  një përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve të Tiranës për të rikuperuar një pjesë të problematikës së viteve ’90. /ABC News Albania 24/7

ilir-meta-eliot-engel-1280x853.jpg
nev ila13:52 | 05/07/2019

Nuk ka forcë në botë që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro amerikane. Kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në Tropojë ku u shpreh i sigurt se historia e dy vendeve dhe është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rruga Gjakovë-Qafë Morinë- Tropojë do të mbajë emrin Eliot Engel, kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan. Një rast i mirë për Presidentin e Republikës që t’i kundërpërgjigjet atyre që e kritikojnë si përçarës të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane”, tha ai.

Jo vetëm periudha komuniste nuk e zhbëri dot këtë aleancë por as kjo e sotmja nuk prodhon dot intriga për të përçarë këto dy vende deklaroi Presidenti Ilir Meta.

“Për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Mesazhin Presidenti i Republikës e dha gjatë ceremonisë së vlerësimit me titullin Qytetar Nderi i Tropojës, kongresmenit Eliot Engel për kontributin historik dhënë për miqësinë shqiptaro-amerikane dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare.

“Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmonë do të sjellë fat. Ua them miqve të mi në Nju-Jork dhe Uashington se mund të udhëtosh anembanë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë se sa nga miqtë tanë shqiptarë”, tha Engel.

Pas kësaj ceremonie, Presidenti i Republikës së bashku me Kongresmenin Engel vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në sheshin kryesor të Bajram Currit, në prani të personaliteteve të ftuar dhe drejtuesve të pushtetit vendor./ABC News Albania 24/4

MBULIM-RAMA-RRUGA.mpg_snapshot_00.51-1280x720.jpg
ent ela17:48 | 20/06/2019

Militantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar rreth orës 16:50 njërin krah të rrugës Lezhë -Shkodër.

Protestuesit janë vendosur në afërsi të kryqëzimit të Dajçit duke penguar lëvizjen e mjeteve që qarkullojnë në njërin krah të aksit rrugor.

Simpatizantët e Partisë Demokratike janë në pritje të kryeministrit Edi Rama i cili pritet të zhvillojë një takim pasditen e sotme në Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. /abcnews.al

64263488_1709145665895972_1788902875770912768_n.jpg
ent ela09:45 | 15/06/2019

Qytetarët e Tiranës këtë verë do të kenë një tjetër alternativë për të shkuar në plazhin e Durrësit apo drejt Jugut. Rruga e vjetër nga kryeqyteti në Ndroq ka nisur të rikonstruktohet. Kryebashkiaku Veliaj shprehet se shumica e punimeve mbaron në pak javë.

Rruga alternative që lidh kryeqytetin me Durrësin apo Jugun e vendit, ajo nga Ndroqi po ndryshon pamje. Ajo do të jetë në shërbim të banorëve me kushte më të mira, sipas kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj gjatë  kësaj vere.

“Është një rrugë e cila ka pasur prej kohësh nevojë për një dorë, kështu që po bashkojmë forcat. ARRSH-ja do bëjë aksin kryesor, të gjitha riparimet e nevojshme, ndërsa bashkia do të bëjë të gjitha kthesat dhe qafat e rrugëve. Do punojmë gjithashtu për skarpatat”.

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë që mund të hasin gjatë kryerjes së punimeve.

“Brenda 20 ditësh, tre javë, do të kenë mbaruar le të themi riparimet kryesore, pastaj do të shfrytëzojmë gjithë korrikun-gushtin, kur Tirana është më e zbrazur dhe ka më pak trafik, që të sigurohemi që kur secili të kthehet nga plazhet të gjejë jo vetëm akset kryesore, por edhe rrugët e mëhallës së vet, shumë më të mira seç i la përpara se të mbaronin votimet dhe të shkonin për pushime”.

Kjo rrugë do t’i shërbejë jo vetëm banorëve të zonës për të derguar prodhimet e tyre bujqësore drejt tregjeve në kryeqytet, por dhe pushuesve që zgjedhin plazhin e Durrësit. /ABc news Albania 24/7

 

 

tirana.jpg
ad min17:41 | 10/06/2019

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e rishikuar të rrethrrotullimit në sheshin “Shqiponja” në Tiranë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se puna do të nisë së shpejti dhe parashikohet të përfundojë brenda 24 muajve.

E tillë pritet të jetë hyrja kryesore e Tiranës pas rreth dy vjet e gjysmë. Këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e rishikuar të rrethrrotullimit në sheshin “Shqiponja”. Drejtoresha Sonila Qato dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjeguan detajet.

“Nuk kemi më atë barrierën e një mbikalimi, por është një projekt i harmonizuar me nënkalim dhe krijimin e sipërfaqeve të reja të gjelbërta”, tha Balluku.

Ky projekt i ka dhënë zgjidhje dhe kalimit të këmbësorëve, një problematike e hasur në projektin fillestar.

“Në projektin e parë ishte parashikuar lëvizja e tyre me tunele nëntokësore si dhe kalimin e automjeteve direkt në kryqëzimin e Laprakës dhe të Zogut të Zi, gjë e cila do të sillte bllokim të këmbësorëve në këto dy pika. Zgjidhje përsëri me tre nivele, por duke vendosur përsëri lëvizjen e këmbësorëve dhe të trafikut lokal të zonës në nivelin zero. Projekti siguron lëvizjet e rrjedhshme të automjeteve në nivelet nëntokësore”, tha Qato.

Automjetet parashikohet të lëvizin me 80 km/h. Shpejtësia do të reduktohet në 40 km/h në kthesat e nënkalimeve ndonëse nuk parashikohen ndalesa. Zbatimi i projektit pritet të nisë së shpejti. Paralelisht do të punohet dhe në lotet e tjera të Unazës.

“Menjëherë do të nisim procedurat ligjore të garës për këtë objekt si dhe hapjen e kantierit për implementimin e punimeve. Tashmë që vendimi i qeverisë për shpronësimin e pronarëve që preken nga ky projekt është i miratuar. Sqarojmë që gjurma e shpronësimit të parë është ruajtur edhe në këtë projekt të dytë me disa modifikime teknike në funksion të realizimit të këtij projekti madhor”, tha më tej Qato.

Investimi që synon përmirësimin e trafikut dhe në të ardhmen krijimin e një tjetër qendre për Tiranën do të kryhet nga qeveria. Vlera e tij parashikohet e njëjtë si në projektin fillestar rreth 2 miliardë e 696 milionë lekë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono