rruga e kombit

RRUGEN-E-KOMBIT-NENKALIMET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ent ela14:45 | 10/05/2019

Në Rrugën e Kombit banorët e shumë fshatrave në anë të saj janë penalizuar për kohë të gjatë për mungesë të nënkalimeve apo mbikalimeve. Ata kanë rrezikuar jo vetëm veten, por edhe drejtuesit e mjeteve duke çarë rrugën mes për mes. Nga zonat më problematike është ajo e Pobregut në Kukës.

Me gjasë kështu është mësuar ta kalojë autostradën që kur ka filluar të ecë. Fëmija që nuk duket më shumë se mosha e Rrugës së Kombit është nga Pobregu i Kukësit.

Për të dalë në anën tjetër të fshatit, rri gjatë në trafikndarëse. Derisa të gjejë hapësirë para makinave.

Kanë dhjetë vjet që vrapojnë mes për mes mjeteve. Kanë rrezikuar dhe jetën. Por këtu në Porbreg  kjo ka qenë e vetmja mundësi.

Jetesa e tyre e lidhur ngushtë në dy anët e rrugës. Të ndara tokat bujqësore, pronat, shtëpitë, madje edhe varrezat e fshatit. Mbase kjo do të ndodhë edhe për pak kohë. Koncensionari i Rrugës së Kombit, ka nisur punimet. Aty shikohen makineritë që po punojnë për nënkalimin.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

RRUGA-E-KOMBIT-NDERTIMET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela16:30 | 19/04/2019

Rruga e Kombit ka vite që është kthyer në kantier ndërtimi. Aktualisht po punohet tek mbikalimi i madh i Fushë-Dukagjinit.

Baltë, pluhur, tabela, trafikndarës, blloqe betoni, makineri,trajktore buldozerë, mjete të rënda. Kjo është pamja që të ofron segmenti i Rrugës së Kombit.

Kantier ndërtimi për çdo vit, ku shtohet apo pakësohet diçka në rrugë. Aktualisht po punohet për ndërtimin e rreth rrotullimit dhe mbikalimit të madh në Fushë Dukagjin.

Kjo nyjë shërben për hyrje-daljen në autostradë të mjeteve e udhëtarëve që përdorin rrugën e vjetër të Tiranës e që lidh bashkitë e Fushë -Arrëzit, Pukës e Shkodrës. Por edhe një pjesë të mirë të fshtarave në njësitë administrative Kolsh, Malzi, Surroj e Arren të Kukësit.

Punimet mendohen të përfundojnë diku nga fundi i qershorit apo fillimi i korrikut. Por përdoruesit e rrugës së kombit dhe mijëra automjete në ditë kanë dhjetë vjet që përballen me me kantiere ndërtimi. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Kukës Bujar Muçmata

rruga-e-kombti.jpg
G. P.14:20 | 24/02/2019

Ura më e madhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit, ajo e Uzinës ka përfunduar. Ndërsa punimet shtesë dhe 7 urat e tjera pritet të përfundojnë në muajin Qershor.

Ishte parashikuar për të përfunduar në fund të Marsit apo fillim Prilli, por punimet ecën shumë shpejt dhe vendosja e trarëve përfundoi në mes të Shkurtit. Kjo është ura e Uzinës, ose ura më e madhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit.

Po hidhen shtresat e betonit dhe vinçi e makineritë për vendosjen e trarëve janë zhvendosur në urën e fundit për dublimin e saj, atë të Porbregut, fare pak metra larg urës së Uzinës.

Burimet e kompanisë sipërmarrëse të punimeve thanë se ky dimër i favorizoi ndjeshëm për mosndërprerjen e punimeve thuajse në asnjë ditë, duke shkurtuar afatin e përfundimit me më shumë se një muaj.

Me këtë ritëm, duket se sezoni i ardhshëm turistik në fillim Qershori, i gjithë segmenti prej 17 kilometrash me shtatë ura, do të përfundojë, bashkë me shtresat e asfaltit.

Punime shtesë janë parashikuar të bëhen përgjatë gjithë gjatësisë, duke eliminuar edhe dëmtimet e krijuara në urat ekzistuese apo pjesët e rrugës që kanë pësuar çedime, trafikndarëset, mbrojtëset anësore, sinjalistika e rrethimi i saj. /abcnews.al

MBULIM-RRUGA-E-KOMBIT-MOTI.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela13:36 | 23/02/2019

Përgatitje për motin me reshje po bëhen në autostradën e kombit. Kompania koncesionare këshillon përdoruesit e rrugës së Kombit të kenë goma dimërore, makinat të kenë zinxhirë dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Të gjithë ata që udhëtojnë nërrugën e Kombit (Autostrada A1, Milot-Morinë), këshillohen që për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe për të shmangur aksidentet, të zbatojnë me përpikmëri kodin rrugor dhe sinjalistikën rrugore.

Koncesionari ka vënë në dispozicion numrin jeshil 08000400, për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve për cdo problematikë që mund të paraqitet. Në pak minutave stafi i koncesionarit do të jetë në vend për t’ju ofruar asistencën e nevojshme.

Në njoftimin për shtyp, shoqëria konçesionare Albanian Hajuej, njofton se ka marrë të gjitha masat për të shmangur çdo bllokim apo problem që mund të shkaktohet nga moti i keq. Për t’i paraprirë përkeqësimit të kushteve atmosferike do të ketë patrullim 24 orë, kriposje të rrugës në gjithë gjatësinë e saj, si dhe janë marë masat për pastrimin e dëborës. /abcnews.al

prishje.jpg
G. P.14:44 | 20/02/2019

Fadromat e IKMT prej disa ditësh po rrafshojnë objekte pa leje përgjatë Rrugës së Kombit. Aksioni është përqëndruar në ato pika, ku do të ndërtohen mbi dhe nënkalimet apo hyrje-daljet në autostradë.

Gjatë ditës së sotme janë prishur objekte në Fushë-Dukagjin e Kolsh, rreth 7 kilometra nga Kukësi. Aty është parashikuar hyrje-dalje e mbikalim, jo vetëm për pjesën e fshatrave të njësive Kolsh e Malzi, por edhe për shkak të kryqëzimit të rrugës që lidh Kukësin me Fushë-Arrëzin dhe Pukën.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se IKMT do të prishë çdo objekt që nuk ka respektuar distancën e parashikuar në legjislacion për autostradat. Në Fushë-Dukagjin janë 6 ndërtesa shërbimi dhe një karburant./abcnews.al

haki-cako.jpg
G. P.17:40 | 10/01/2019

Rruga e Kombit është inspektuar nga kreu i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili tha për mediat se ky aks rrugor është i qarkullueshëm, por duhet treguar kujdes. Ai deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e kompanisë kontraktuese për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

“Ne jemi në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me prefekturën, me Bashkinë e Rrëshenit kemi qenë në kontakte të vazhdueshme. Inspektuam Rrugën e Kombit për nevojën e zhbllokimit e situatës së lëvizjes së automjeteve. Rruga është e hapur. Duhet lëvizur me kujdes pasi ka lagështirë dhe ngrica në zona të caktuara, por gjithsesi të gjitha institucionet dhe njerëzit janë në dispozicion dhe në krye të detyrës ashtu sikurse janë edhe Forcat e Armatosura në dispozicion për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo nevojë me të gjitha mjetet dhe teknikën”, u shpreh Çako./abcnews.al

TAKSA-UL-NUMRIN-E-KOSOVAREVE.mpg_snapshot_00.38-1280x713.jpg
G. P.21:03 | 24/12/2018

Rreth 40 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtët muaj të vitit të shkuar vizituan Shqipërinë në tetor dhe nëntor. Kjo periudhë përkon me vendosjen e tarifës për të përshkuar Rrugën e Kombit.

Taksa e kalimit në “Rrugën e Kombit” duket se i ka dhënë efektet e saj. Kosovarët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, tetorin dhe nëntorin e këtij viti, ishin më të pakët në numër krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë nëntor, sipas Institutit te Statistikave, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti. Rreth 25 mijë persona më pak, shifër kjo që gjatë nëntorit pësoi rënie në 15 mijë persona.

Përjashtuar tetorin dhe nëntorin fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova në vendin tonë ka qenë i lartë. Në dhjetë muaj Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë kosovarë. Shtetasit nga Kosova zenë peshën kryesore të turistëve që erdhën në Shqipëri këtë periudhë, pas tyre renditen maqedonasit, italianët e malazezët. Ndërkohë që në total për 11 muaj vendin tonë e vizituan gjithsej 5.6 milionë të huaj, me një rritje prej 16.2% me bazë vjetore./abcnews.al

PUNIMET-NE-RRUGEN-E-KOMBIY_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.17:23 | 30/11/2018

Në Rrugën e Kombit vazhdojnë punimet për dublimin e urave dhe lidhjen e tyre. Në terren janë punëtorët e firmës e cila po angazhohet me ritme të shpejta dhe brenda një kohe të shkurtër, investimi do të përfundojë.

Në Rrugën e Kombit po punohet. Nuk ka ditë feste e pushimi për punëtorët e kompanisë që dublojnë urat nga Kukësi në Morinë. Në urën më të madhe të Rrugës së Kombit atë të Uzines, ka nisur vendosja e trarëve. Një proces shumë i vështirë e që merr kohë. Ndaj po shfrytëzohen ditët me mot të qëndrueshëm. Makineritë dhe specialistët kanë ardhur nga Greqia e Turqia.

Sipas tyre do duhen rreth tre muaj për përfundimin e plotë. Kjo në varësi të kushteve të morit që mund të përkeqësohen nga dita në ditë. Shenjat e një dimri të ashpër janë dhënë. Temperaturat kanë rënë nën zero e me nisjen e borës nuk do punohet më deri në pranverë. Paralelisht po punohet edhe në urën tjetër të papërfunduar, ndërsa pesë nga shtatë urat nga Kukësi në Morinë kanë përfunduar.

Gjatë kësaj periudhe do të mbyllen edhe punimet shtesë për hyrje-daljet e urave dhe lidhjen e tyre me pjesën tjetër të rrugës. Do të vendosen mbajtëset anësore metalike e trafikndarëset që do të shoqërohen edhe me sinjalistikën e nevojshme. Gjithësesi e gjithë pjesa e mbetur e Rrugës se Kombit nuk mund të përfundojë deri në verën e ardhshme./abcnews.al

Përgatiti: Bujar Muçmata gazetar i ABC News, Kukës

MBUIKALIMET-NE-RRUGEN-E-KOMBIT_ABCM2-T1.mpg_snapshot_00.11-1-1280x704.jpg
G. P.14:46 | 08/11/2018

Prej disa vitesh në aksin rrugor Kukës – Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, mungojnë mbikalimet. Së fundmi kanë nisur të ndërtohen tre të tilla, por banorët e fshatrave në këtë zonë thonë për ABC News se i kanë shumë larg dhe nuk përmbushin nevojat e tyre të përditshme.

Kalimi i trafikndarësve në Rrugën e Kombit nga Kukësi deri në Morinë për banorët e fshatrave është një rutinë e përditshme, por mjaft e rrezikshme. Prej 9 vitesh situata është e tillë.

Banori 1: “Ja makina. Nënat tona e motrat tona, mund ti shtypi makina, ose s’mund të kalojnë e thyejnë këmbët.”

Këto ditë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për ndërtimin e dy mbikalimeve, njëri në fushoren e Uzinës e tjetri në Terthore. Një i tretë po ndërtohet nga koncesionari. Asnjëri prej tyre nuk përmbush kërkesat e banorëve. Jetesa e tyre është cënuar pikërisht nga ndarja e pronave dhe shtëpive.

Banori 2: “Uji vaditës merret përmbi autostradë. Nëse i vendos dhe gardhin, s’kanë ku kalojnë njerëzit për të marrë ujin.”

Banori 3: “Kemi pasur gjithë këto raste, kemi pasur gjithë këto aksidente këtu. Janë 3 katunde që duhet të lidhen. Nuk është zgjidhur ky problem deri sot.”

Banori 4: “Kemi nënën dhe babain, për ti nxjerrë nga ana tjetër e autostradës, nuk mund ti nxjerrim.”

Mbikalimet e planifikuara janë me konstrukt metalik dhe shkallë, duke e bërë të pamundur lëvizjen e bagëtive nga njëra anë në tjetrën.

Banori 5: “Janë duke e bërë atë mbikalimin me shkallë atje. Jopët nuk ngjiten në shkallë, ato ecin në tokë. Ata atje janë bërë pa na pyetur ndokush.”

Banori 3: “Nuk do të gjejë qetësi kjo rrugë, deri sa të bëhet mbikalimi, nënkalimi dhe rrethrrotullimi i madh.”

Punimet për dublimin e urave dhe nënkalimin në Breglume, thuajse janë drejt përfundimit. Në fund të procesit, e gjithë autostrada është parashikuar të rrethohet në dy anët e saj me mbrojtëse metalike e rrjetë. Këtu përjashtohen vetëm mbikalimet./abcnews.al

Përgatiti: Bujar Muçmata, gazetar i ABC News

perplasen-mjete.png
ent ela16:26 | 02/11/2018

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve në rrugën e Kombit. Shkak për aksidentin dyshohet një parakalim i gabuar i njeë prej mjeteve.

Nga një aksident në rrugën e Kombit u shkaktuan dy viktima dhe tre të plagosur.

Një mjet tip Volksëagen është përplasur me një Benz në autostradën Rrëshen-Milot, pranë vendit të quajtur Fang në Rubik.

Dy drejtuesit e mjeteve Jak Syla dhe Myftar Kovaçi kanë humbur jetën.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe tre femra, të cilat ishin pasagjere të mjetit tip BENZ.

Dy nga të dëmtuarat u transportuan me helikopter në kryeqytet, ndërsa e treta u dërgua me autoambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga burime të ABC Neës mësohet se volksvageni ka qenë duke udhëtuar nga Fushë Arrëzi në drejtim të Tiranës dhe ështeë futur në parakalim në vendin e quajtur Fang.

Në këtë moment është përplasur kokë më kokë me Mercedezin qeë shkonte në drejtim të Kukësit. Jak Syla drejtuesi i mjetit Volksvagen mësohet se në mjet kishte ngarkuar edhe dru.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono