rrjetet sociale

donald-trump-1280x785.jpg
nev ila00:00 | 09/07/2019

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara vendosi të martën se presidenti Donald Trump ka shkelur kushtetutën duke bllokuar personat që e kritikonin atë në profilin e tij në Twitter.

Gjykata e Manhatanit deklaroi se amendamenti i parë i Kushtetutës i ndalon kreut të shtetit të përdorë opsionin e bllokimit për të kufizuar aksesin në profilin e tij, që ka 61.8 milionë ndjekës.

“Amendamenti i parë nuk i lejon një zyrtari publik që përdor mediat sociale për të gjitha qëllimet të përjashtojë persona vetëm sepse kanë një këndvështrim ndryshe”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Zyra e shtypit në Shtëpinë e Bardhë nuk e ka komentuar vendimin, por një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë është shprehur e zhgënjyer nga gjykata.

Ajo ka bërë me dije se stafi i presidentit po shqyrton hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë lidhur me këtë çështje.

Presidenti Trump e ka kthyer profilin e tij në Twitter, të cilin e hapi në vitin 2009, në kal beteje të presidencës së tij, duke e përdorur për të promovuar axhendën dhe për të sulmuar kritikët./ABC News Albania 24/7

social_media-1280x855.jpg
ent ela22:58 | 17/12/2018

Një studim i Universitetit të Oksfordit dhe i agjencisë që mbikëqyr aktivitetet ON LLAJN vë në dukje se Rusia ka përdorur të gjitha rrjetet sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. raporti i është dorëzuar Senatit amerikan dhe do të publikohet së shpejti.

Rusia ka përdorur çdo rrjet social për të influencuar zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Kështu thuhet në një raport që pritet të publikohet këtë javë në Senatin amerikan e që ekspozon shkallën e përpjekjes ruse për të dezinformuar elektoratin në Shtetet e Bashkuara. Dokumenti, sipas mediave amerikane, do të vërë në dukje se Facebook, Tëitter, You Tube, Tumblr , Instagram dhe PayPal nuk ngurruan të përhapnin propagandën dhe u vonuan në dhënien e një përgjigjeje të koordinuar ndaj fenomenit. Raporti është përgatitur nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania që analizon rrjetet sociale “Graphika”. Bëhet fjalë për analizën e parë të miliona postimeve të vëna në dispozicion nga Twitter, Google dhe Facebook.

Ndërsa dy rrjetet më të njohura e kanë pranuar më herët ndërhyrjen ruse, fare pak dihet për aktivitetin e platformave të tjera online. Të dhënat sugjerojnë se You Tube, Tumblr, PayPal dhe Google+ ishin prekur gjithashtu nga tentakulat e Rusisë, e cila përdori teknika të marketingut dixhital për të ndikuar tek audienca. Komiteti për shërbimet e inteligjencës në Senatin amerikan, të cilit i është dorëzuar raporti, duhet ende të deklarohet nëse do t’i pranojë konstatimet e tij. Studimi ofron detaje mbi fushatën e gjerë të Agjencisë Kërkimore të Internetit, një kompani ruse që është cilësuar nga inteligjenca amerikane si një vatër dezinformimi me lidhje të ngushta me Kremlinin. Raporti nënvizon se Rusia ka patur në fokus manipulimin e konservatorëve, me postime të ndryshme mbi emigracionin, racizmin dhe të drejtat e armëve. Gjithashtu, Moska është përpjekur të dëmtojë fuqinë votuese të afro-amerikanëve të majtë, duke përhapur informacione të rreme mbi procesin elektoral. /abcnews.al

C_2_articolo_3165475_upiImagepp.jpg
ent ela17:58 | 26/09/2018

 Është ky njoftimi i yllit të popit  në Instagram ku shpjegon dhe arsyet: “Mos harroni, që komentet negative mund të lëndojnë njerëzit”.

Selena Gomez është ylli më i ndjekur në Instagram (ka 143.5 milionë ndjekës) dhe kohët e fundit ka qenë shumë aktive. Përmes llogarisë së dhuroi veshje dhe njoftoi turneun e ardhshëm. Por tani, duke postuar një foto të saj të qeshur, ajo vendosi të bëjë një pushim të ri nga rrjetet sociale. Nuk dihen arsyet e vërteta, por i vetmi që e shpjegon ëhstë një postim i saj ku shkruan: “Mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë njerëzit”.

Këngëtarja 26 vjeçare shkroi në profilin e saj në Instagram: “Unë po marr një pushim nga rrjetet sociale. Sërish. Edhe pse unë jam mirënjohëse për zërin që i japin rrjetet sociale secilit prej nesh, jam po aq mirënjohëse që mund të bëj një hap pas dhe të jetoj jetën reale dhe momente që kam në dispozicion”.

Kjo nuk është hera e parë që Selena Gomez vendos të heqë lidhjen me ndjekësit e saj. Në të kaluarën ajo ka qenë edhe nën trajtim për t’u detoksifikuar nga rrjetet sociale. “Ishte një kohë e errët në jetën time, unë vazhdoja t’i përdorja ato, por nuk bënë asgjë tjetër, përçse dëmtuan vetëbesimin tim” –kishte deklaruar në qershor këngëtarja për “Vogue”. /abcnews.al

INTERI-BARAZIMI-DHE-TALLJET-1280x720.jpg
ent ela14:50 | 27/08/2018

Kritika dhe tallje për Interin pas barazimit me Torinon në Serinë A. Tifozët janë të zemëruar që skuadra e tyre është pranë fundit të tabelës.

Ishte cilësuar si skuadra anti-Juventus, por e justifikoi këtë vetëm 45’. Interi i sfidës së Serisë A ndaj Torinos, në “San Siro”, ishte ai që njihet më së miri nga tifozët dhe që ka marrë epitetin “i çmendur”.

Lojë magjike në pjesën e parë, aq sa mediat deklaruan se jo gjithçka zikaltër mund të hidhet poshtë, veçse shpërfytyrim I plotë pas pushimit, duke dorëzuar lojën, bashkë me fitoren.

Perishiç e De Vraj ishin autorët e golave për vendasit, veçse Interi nuk është një ekip që mbahet 90 minuta. Beloti shënoi pas gabimit të portierit Handanoviç, dhe Meite barazoi për torinezët.

Tifozët pro dhe kundër nuk u përmbajtën në rrjetet sociale.

Një tifoz tallet kështu: Inter-Torino 3-2, me gol të Modriçit në minutën e 94-ët.

Postimi tjetër, është më presidentin amerikan Tramp që sikur thotë: Të shpenzosh një pasuri për Handanoviçin!

Tallja tjetër për portierin Handanoviç, për gabimin e golit të parë: Nuk e dija se isha në portë!

Ja një gjëagjëzë: Merr vetëm 1 pikë në dy ndeshje, por nuk është Frozinone, kush është?

Nuk shpëton as kroati Perishiç, që shënoi një gol: Kur gjen rezultatin e saktë të ndeshjes Inter-Torino!

Ja edhe postimi për trajnerin Spaleti: Kur në verë të quajnë anti-Juve, por nuk arrin të kalosh as ekipin tjetër të Torinos.

Vetë trajneri interist nuk është dakord me përkufizimin.

“Nuk është e lehtë që ta spjegoj këtë humbje, – tha ai, – nuk di ta them sesi i pësuam golat, por është e qartë se skuadra vuan kur është nën presion. Ju, gazetarët, më thoni se ne jemi anti-Juventusi, por duhet të jemi më parë anti-Napoli, anti-Roma apo anti-Lacio. Për momentin, jemi anti-askushi dhe duhet të përmirësohemi”.

Një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e para të Serisë A, do të thotë se Interi është pranë fundit të tabelës, 5 pikë prapa skuadrave që kryesojnë, dhe jo vetëm Juventusit e Napolit, por edhe një emri modest si Spali. /abcnews.al

 

 

human-3175027_1920-933x445.jpg
ent ela23:50 | 18/08/2018

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017. “Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës”, thonë ekspertët.

“Teknologjia që ata kanë nisur të aplikojnë është një fillim i mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore, kur vjen fjala tek planifikimi i vdekjes suaj dixhitale dhe sistemimit të llogarive të ndryshme që ne kemi, është se çdo platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për të ta ‘varrosur’ atë”.

Ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në Facebook për shembull përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa ashtu si Facebook, Google lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Account Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë./Klan Plus

Jerzi-Targalski.jpg
ent ela12:38 | 09/07/2018

Ajo që duhej të kishte qenë një intervistë serioze për tensionet politike në Poloni, u kthye në një fenomen vital në rrjete sociale. Akademiku polak kthehet në një fenomen në rrjetet sociale falë macokut të tij.

Aktivisti dhe politologu i opozitës në Poloni Doktor Jerzi Targalski është kthyer tashmë në një fenomen online pasi maçoku i tij Lizio, bëri shfaqjen e tij gjatë një inetrviste të realizuar në shtëpinë e studiuesit. Targaskli një nga akademikët kryesorë polakë dhe një ish aktivist i opozitës anti komuniste, po jepte një intervistë për tel;evizionin holandez NTR, kur maçoku i rij Lizio vendosi të bëhej pjesë e saj. Fillimisht ai ngjit në supet e akademikut dhe nisi të luajë duke penguar jo pak herë fjalën e Targasklit. Ajo që duhej të kishte qenë një intervistë serioze për tensionet politike në Poloni, u kthye në një fenomen vital në rrjete sociale. /abcnews.al

vlcsnap-error511-2-1280x720.jpg
ad min20:29 | 27/12/2017

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, ka thumbuar pasardhësin e tij Donald Trump rreth përdorimit të rrjeteve sociale. Sipas 56-vjeçarit, përdorimi i tyre në mënyrë të papërgjegjshëm është i dëmshëm.

Në një intervistë speciale për BBC, Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, paralajmëron lidhur me përdorimin e papërgjegjshëm të rrjeteve sociale. Ashtu siç ishte parlajmëruar më herët, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë është intervistuar nga princi Herri. Rrjetet sociale, paralajmëron Obama, po shtrembërojnë aftësinë e publikut për të kuptuar çështje komplekse dhe po shpërndajnë informacion të rremë. Nuk është hera e parë që Obama kritikon përdorimin e tepruar, karakteristikë e pasardhësit të tij Donald Trump. Pavarësisht se 56-vjeçari nuk e përmend manjatin amerikan me emër, mediat ndërkombëtare shkruajnë se kjo deklaratë i referohet atij.

“Një nga rreziqet e internetit është se njerëzit mund të kenë realitete krejtësisht të ndryshme: ata mund të përfshihen në informata që përforcojnë paragjykimet e tyre”, shprehet Obama për monarkun anglez. “Kjo ka të bëjë me mënyrën se si e përdorim këtë teknologji për të lejuar një shumëllojshmëri të zërave, një larmi pikpamjesh që duhet të synojnë gjetjen e një baze të përbashkët”, shpjegon ish-presidenti amerikan.

Ndërkohë, Obama tha se shqetësohet për mënyrë se si Shtetet e bashkuara po lëvizin në arenën ndërkombëtare. Një pjesë e intervistës të zhvilluar nga princi Herri për BBC u publikuan më herët. Ndërsa transmetimi i plotë i emisionit me Obamën u bë të mërkurën./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Xhevahir Qardaku


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono