rritja ekonomike

RRITJA-EKONOMIKE-SIPAS-QEVERISE-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela15:37 | 01/07/2019

Situata politike në vend pritet të ndikojë në rritjen ekonomike. Ministrja e Financave Anila Denaj e bëri të ditur në një deklaratë për mediat, ndërsa u shpreh sa për tremujorin e parë të vitit ekonomia rezultoi sipas parashikimeve të qeverisë.

Rritja ekonomike nga janari deri në mars në nivelin e 2.21 % sipas Institutit të Statistikave ka rezultuar sipas parashkimeve të qeverisë.  Ministrja e Financave e theksoi në një deklarate për mediat.

Efekte negative në rritjen ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit dhanë mbyllja e lojrave të fatit, prodhimi i energjisë elektrike dhe bujqësia.

Ekonomia shqiptare sipas ministres së Financave pritet të përballet me të tjera rreziqe.

Ndërkohë gjatë tremujorit të parë të vitit papunësia zbriti në 12.1%, ndërsa numri i të punësuarve u rrit me 1.5%. /ABC News Albania 24/7

 

sheshi-skenderbej.jpg
G. P.13:06 | 07/04/2019

Konfederata e Industrive jep alarmin se rritja ekonomike në vitin 2019 rrezikon të mos kalojë pragun e 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndjeshëm më ulët sesa parashikimet buxhetore të qeverisë shqiptare dhe institucioneve kryesore financiare si FMN dhe BB.

Në një deklaratë për mediat, administratori i përgjithshëm i Konfidustrisë del në përfundimin, se në tërësi viti financiar 2019 do të jetë i vështirë për ekonominë shqiptare.

Sipas Gjergj Buxhukut, pjesë të madhe të përgjegjësive për rënien e rendimentit fiskal dhe problematikave të thella ekonomike, krahas vendimmarrjes politike shqiptare, ka edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me marrëveshjen e përbashkët të vitit 2014./abcnews.al

 

KONFINDUSTRIA-PER-BUXHETIN-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.12:19 | 28/10/2018

Konfindustria vlerëson se parashikimi për rritje të ekonomisë me 4.3% të Prodhimit te Brendshëm Bruto parshikuar në projekt buxhetin e vitit 2019 është i ulët. Administratori i Përgjithshëm i Konfidustrisë Gjergj Buxhuku thotë se po të ishin marrë në konsideratë investimet e planifkuara në formën e partneritetit publik-privat rritja ekonomike duhet të ishte të pakten 2.5% e PBB më e lartë. Kjo sipas Administratorit të Përgjithshëm të Konfindustrisë, vjen ose nga një llogaritje jo realiste ose tregon pritshmëritë e dobëta të qeverisë në paraqitjen e ekonomisë për vitin që vjen./abcnews.al

e968145deaf14fbaa5efe968c3c4e948.jpg
G. P.09:50 | 20/10/2018

Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë ngadalësuar rritjen ekonomike të Kinës. Kështu qeveria e Pekinit ka regjistruar rritjen më të ngadaltë që prej kohës së krizës së madhe në 2009.

Kina nuk kishte rritje ekonomike kaq të ngadaltë që prej vitit 2009, momenti më i errët i Krizës së Madhe. Në tremujorin e tretë të vitit, Enti i Statistikës zbuloi, se Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 6.5%, kundrejt 6.7% në tremujorin e mëparshëm dhe 6.6% që pritej nga analistët. Numrat që ende mbajnë vendin në përputhje me objektivin e zhvillimit të vendosur për të gjithë 2018 (+ 6.5%), por që konfirmojnë se ngadalësimi ekonomik rrezikon të jetë shumë më i paparashikueshëm se sa pritej. Pak para publikimit të të dhënave, për të shmangur rënien e mëtejshme të bursave, që ndodhet në minimum prej të paktën katër vitesh, autoritetet kryesore financiare të vendit, banka qendrore, rregullatori bankar dhe rregullatori i tregut, ndërhynë me deklarata sigurie qartësisht të koordinuara. Objektivi është arritur, duke marrë parasysh se Shanghai ka kufizuar dhe pastaj ka anuluar humbjet.

Përtej shifrave në bursë dhe Produktit të Brendshëm Bruto, indikatori flet për një Kinë shumë të paqëndrueshme dhe shumë politike. Kjo është ajo që Byroja e Statistikave thotë në deklaratën e saj për të treguar vështirësinë e kësaj faze. Mjedisi i jashtëm është “shumë kompleks”, duke iu referuar tarifave të vendosura nga SHBA-të që ende duhet të prodhojnë efektet e tyre dhe që do të “rrisin presionin dhe rënien” e ekonomisë.

Javët e fundit, qeveria dhe banka qendrore kanë nisur një sërë masash për të stimuluar investimet e kreditit dhe të infrastrukturës së bankave nga autoritetet lokale, të dyja ngadalësuar për shkak të fushatës së reduktimit të borxhit të Xi Jinping. Guvernatori i bankës qendrore ka siguruar që ai ende ka margjina të mëdha për veprim, por me borxhin e përgjithshëm prej mbi 250% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rreziku është që të fryjë edhe më shumë një flluskë financiare që tashmë konsiderohet e paqëndrueshme./abcnews.al

AHMETAJ-VLERSIME-PER-EKONOMINE-1-1280x720.jpg
ent ela13:41 | 05/10/2018

Një ditë pasi Banka Botërore rishikoi me rritje projeksionin për ekonominë shqiptare ministri i Financave dhe Ekonomisë e cilësoi këtë një vlerësim për reformat e qeverisë.  Ministri Ahmetaj në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh për rënie të papunësisë, ndërsa deklaroi disa prej parashikimeve të paketës fiskale.

Rreth 15 mijë e 400 të punësuar vitin që vjen do të përfitojnë nga ndryshimet që do t’i bëhen ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj e bëri të ditur në një bashkëbisedim me gazetarët.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë gjithashtu paralajmëroi rritje pagash për infermierët, mjekët, arsimtareët e ushtarakët, ndërkohe që 33 milionë dollarë nga buxheti i shtetit do të lëvrohen për pensionistët dhe familjet në nevojë. Ndërsa papunësia tha ministri Ahmetaj ka njohur nivelin më të ulët historik.

Megjithëkëtë varfëria vijon të mbetet problem i shoqërisë shqiptare, përballja me të cilën sipas Ministrit të Ekonomisë dhe Financave kërkon angazhimin e të gjitha palëve politike.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave cilësoi lajm të mirë që Banka Botërore rishikoi me rritje projeksionin për ekonominë, ndërsa tha se një vlerësim tjetër për reformat e ndërmarra është edhe besimi i investitorëve të huaj.

Ministri Ahmetaj tha se efektet pozitive nga emetimi i Eurobondit janë e pakta 35.7 milionë euro për shtatë vite nga rifinanimi i borxhit ekzsitues. /abcnews.al

BANKA-BOTERORE-PER-SHQIPERINE-1280x720.jpg
ent ela14:09 | 04/10/2018

Banka Botërore në raportin e saj për Shqipërine sugjeron ndër të tjera veprime dhe politika lokale, kombëtare dhe globale me qëllim thyerjen e ciklit të varfërisë. Në këtë raport, Banka Botërore ka vlerësuar reformat për rritjen ekonomike, duke e cilësuar si hap mjaft të mirë marrjen e borxhit eurobond prej 500 milionë eurosh.

Shqipëria parashikon Banka Botërore do ta mbyllë vitin me një rritje ekonomike prej 4%. Gjatë prezantimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor ekspertët e institucionit ndërkombëtar financiar vlerësuan ecurinë pozitive të te gjithe komponenteve.

Rritja ekonomike vunë në dukje ekonomistët e Bankes Botërore është shoqëruar me rritje të vendeve të punës dhe rënie të papunësisë.

“Punësimi është rritur me 4% në gjysmën e parë të 2018, kryesisht  në sektorin e shërbimeve. Kjo vijon prej disa vitesh. Ka nxitur pjesëmarrjen në forcat e punës, papunësia është ulur në 12.4%  në fund të tremujorit të dytë duke arritur minimumin historik prej disa vitesh“.

Banka Botërore vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria për rritjen ekonomike dhe në të njëjtën linjë sheh edhe marrjen e eurobondit prej 500 milionë eurosh me një interes prej 3.55% në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

 “Emetimi i Eurobondit në të njëjtën linjë me zgjatjen e maturimit të borxhit dhe uljen e normës interesit qe paguajmë në total për borxhin publik. Pjesëmarrja në tregjet e huaja flet për ecuri pozitive të ekonomisë”.

Megjithëkëtë Shqipëria mbetet një nga vendet me borxhin më të lartë publik dhe ekonsomistët e Bankës Botërore i bëjnë thirrje qeverisë të rendisë ndër pritoritet e saj konsolidimin fiskal, të racionalizojë shpenzimet publike dhe të bëjë kujdes nga rreziqet që sjell partneriteti publik privat. Në këtë pike Banka Botërore tërheq vëmendjen.

“Qëndrimi ynë në një linje me atë të FMN. Partneriteti publik privat është një mënyrë për të ekzekutuar një program publik. Ne mendojmë që perdorimi i propozimeve të pakërkuara është pak më i lartë se duhet të jete. Ky ka qenë dialogu me Ministrin e Financave, sesi ta përdorin këtë instrument më mirë“.

Sa i përket ofertës së kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë ekonomistët e Bankës Botërore thonë se transaksionet ndjekin rregullat e tregut, ndërkohë që apelojnë për monitorim rigoroz nga autoritetet vendase. /abcnews.al

 

BANKA-BOTERORE-RAMA-1280x720.jpg
ent ela12:41 | 04/10/2018

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Kryeministri Rama shprehet se Banka Botërore në raportin e ekonomisë për rajonin, vendos theksin mbi rritjen e punësimit në Shqipëri, falë rritjes ekonomike!

Shefi i qeverisë iu drejtohet me një pyetje të gjithë atyre që pretendojnë të kundërtën.

“Kjo ngre pyetjen për të gjithë helm-nxjerrësit realë e digjitalë: Të jetë edhe Banka Botërore jashtë realitetit vallë?”- shkruan kryeministri Edi Rama. /abcnews.al

 

AHMETAJ-1280x720.jpg
ent ela11:35 | 04/10/2018

Duke folur në parlament për ndryshimet e propozuara në ligjin e investimeve strategjike, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka folur për rritje të investimeve të huaja në Shqipëri. Ministri e konsideron miratimin e Eurobondit me interes 3.55% si tregues të qartë për rritjen e besimit të investitorëve ndaj vendit tonë.

Duke marrë shkasë nga ndryshimet në ligjin për investimet strategjike, të cilat shtyjnë afatin e aplikuesve për përfitimin e këtij statusi deri në 31 dhjetor 2019, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, nga foltorja e Parlamentit foli për rritje të investimeve të huaja si produkt i reformave të qeverisë, të kurorëzuara, sipas tij, me miratimin e Eurobondit me interes 3.55%.

“Investimet e huaj kanë ardhur vetëm në rritje, vetëm në 6 mujorin e parë e kemi rritjen e investimeve të huaja 28%. Investimet në tërësi dhe të huaja kanë kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Ajo që ndodhi në tregjet ndërkombëtare pardje është fakt i gjallë, i vërtetë, se pranuan të investojnë te siguria e Shqipërisë  me 1 kupon 7 vjeçar afatgjatë më një nivel 3.5 %. Përpara disa vjetësh na shikonin me dyshim dhe te 5 vjeçari ishin 123 investitorë afërsisht që morën pjesë në kërkesat në blerjen e eurobondit”.

Në vijim të kësaj linje, Ahmetaj lajmëroi edhe përgatitjen e një inisiative ligjore lidhur me investimet e huaja.

“Ne jemi duke përgatitur një ligj integral për investiemt e huaja, ku do i trajtojmë në parim, me detaje dhe transparencë investimet e huaja në Shqipëri”.

Për Ahmetajn është pikërisht puna e qeverisë ajo që mundësoi që problemet në vendet e Europës nuk arritën të ndikonin vendon tonë./abcnews.al

EDI-RAMA-PER-PUNESIMIN-VLORE-1280x720.jpg
ent ela13:52 | 31/03/2018

Kryeministri i  Shqipërisë  Edi Rama  gjatë prezantimit të strategjisë kombëtare të punësimit nga Vlora deklaroi se  qëllimi kryesor është rritja ekonomike  mbi 5% deri në 2021. Rama  tha se së shpejti do të hapet edhe aeroporti i Kukësit , si dhe do të nisë puna  për 4 kantiere  në infrastrukturë.

Kryeministri Edi Rama nga Vlora deklaroi se shpejti do të hapet aeroporti i  Kukësit me çmime të ulëta dhe konkuruese.

Nga ana tjetër Rama lajmëroi hapjen e 4 kantiereve  për ndërtimin e rrugëve, me Partneritet Publik Privat  dhe me para nga buxheti i shtetit. Kryeministri tha se lind nevoja për zanatçi, ndaj ndjekja e shkollave  profesionale bën që të rinjtë te kenë punë të sigurtë.

Programi  i trajnimeve me para nga shteti, për kualifikimin e të rinjve është prioritet i qeverisë, pasi Rama  është i bindur  se do të rrisë ndjeshëm punësimin dhe si referencë merr muajin mars.

Kryeministri  i jep përgjigje të gjithë atyre që ankohen për  rritjen e  taksës mbi fitimin,  ai sqaron se  taksat janë rritur vetëm për të pasurit dhe jo të varfërit./abcnews.al

MISIONI-I-FMN-DEKLARATA-1280x720.jpg
ent ela18:11 | 20/03/2018

Një përfundim të një vizitë dy javore në Shqipëri, një mision i FMN-së ka vlerësuar se Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon. Përmes një deklarate publike, theksohet nevoja e pershpejtimit të reformave, sidomos atyre institucionale për të rritur standardin e jetesës e ulur varfërinë.

Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon. Mjedisi makroekonomik dhe politik është i qëndrueshëm”.

Ky është konkluzioni i një Misioni të Fondit Monetar Ndërkombëtar pas një vizite zyrtare në Tiranë në harkun kohor 7-20 mars 2018.  Në deklaratë zyrtare të publikuar monitorimit, misioni i FMN-së shprehej se politikë-bërësit do të duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë të mirë për të çuar më tej reformat për zbutjen e risqeve që lindin nga borxhi i lartë publik dhe detyrimet e kushtëzuara dhe nga kreditë nën standard në sektorin financiar.

Misioni i FMN thekson se parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitiv, me kusht që të përshpejtohet ritmi i reformave, për ta rritur besimin dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të reja dhe rritje. Norma e rritjes ekonomike çmohet se do të arrijë në 3.7 për qind për vitin 2018.

E nevojshme është konsideruar konsolidimi më i shpejtë fiskal. “Fuqizimi i të ardhurave përbën prioritet kyç, jo vetëm për t’i ulur defiçitet, por edhe për të krijuar hapësira për më shumë shpenzime në infrastrukturë dhe në arsim”, thuhej në deklaratë.

Për  zbutjes së rreziqeve fiskale, misioni i FMN sugjeronte nevojën e kornizave më të forta për menaxhimin e buxhetit dhe investimeve publike.

Në lidhje me Partneritetet Publike Private,  monitoruesit e FMN-së shprehnin nevojën e pakësimit të vendimmarrjeve të fragmentuara dhe fuqizim të proceseve të vlerësimit të riskut brenda Ministrisë së Financave.

Sipas konkluzioneve të misionit, nevojitet një rritje më e shpejtë për ta rritur standardin e jetesës dhe për ta ulur varfërinë, çka kërkon reforma institucionale themelore.

Në këtë kuadër monitoriuesit kanë evidentuar paqartësitë mbi të drejtat e pronës dhe një gjyqësor i korruptuar dhe jo efikas si pengesa kryesore për thithjen e investimeve.  Por me tej vlerësohej se tashmë është momenti për të zbatuar reformat për përmirësimin e klimës së investimeve, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rritur mundësitë për punësim.

Këto përpjekje do ta hapin ekonominë edhe ndaj mundësive të reja për rritje, do ta ndihmojnë Shqipërinë t’i afrohet më shumë integrimit në BE”, mbyllej deklarata e misionit të FMN. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono