rreziku

ishp.png
Sej rie16:20 | 08/07/2019

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi për mediat u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tone. ISHP jep disa këshilla se si duhet të veprojnë qytetarët kur temperaturat janë më të larta se 30 gradë celsius.

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, rrisin edhe rrezikun e goditjes nga i nxehti dhe rrezet e diellit.

Për të sensibilizuar popullatën për këtë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Instituti i Shëndetit Publik, kanë filluar një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme sociale.

Por cilët janë grupet që janë më të rrezikuara nga i nxehti?! ISHP rendit disa prej tyre duke nisur me të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Po ashtu sipas ISHP individët që vuajnë nga sëmundjet kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet pulmonare dhe gratë shtatzëna duhet të bëjnë kujdes maksimal.

ISHP jep disa këshilla të thjeshta dhe mjaft të rëndësishme se si të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta.

Duhen evituar daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.
E rëndësishme është edhe veshja, e cila sipas specialistëve duhen veshje sa më të lehta prej pambuku dhe ngjyra të hapura. Gjithashtu për të shmangur ekspozimin e rrezeve të diellit duhet të vendosim kapele në kokë, të mbajmë çadër, prej momentit që dalim nga shtëpia.

Sipas specialistëve për t’i bërë ballë të nxehtit, ka mjaft rëndësi edhe se çfarë konsumojmë, pasi duhet sa më shumë ujë, lëngje dhe duhen evituar pijet alkoolike. Zarzavatet dhe frutat duhet të jenë pjesë e çdo vakti, për të forcuar imunitetin për shkak të temperaturave të larta.
Një element tjetër I rëndësishëm është edhe mbajtja fresk e ambientit ku qëndrojmë. Temperatura e dhomës duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës.

Kjo është e rëndësishme veçanërisht për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.
Specialistët shprehen se duhet të freskoni shtëpinë gjatë natës, të hapen dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatura e jashtme ulet.
Një këshillë tjetër shumë e vlefshme sipas ISHP-së, është se nëse një person ka probleme shëndetësore, duhet të paraqitet për të marrë ndihmë pranë mjekut, pasi temperaturat e larta i përkeqësojnë më tej problemet shëndetësore./ABC News Albania 24/7

MBULIM-THACI-MARREVESHJA.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 24/06/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që brenda vitit të përmbyllet marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Në këtë kundërt sipas tij rrezikohen marrëdhëniet mes vendeve në rajon.

Aspak premtuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë i konsideron zhvillimet e fundit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Për Thaçin, edhe përkundër iniciativës për të zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi gjërat nuk po lëvizin fare.

Në konferencën “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe; ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA, Thaçi tha se përmbyllja e dialogut me Serbinë  që rezulton me njohje reciproke është interes nacional i Kosovës. Ka kërkuar nga spektri politik të jenë unik për këtë çështje.

“Nuk kam dyshim që në këtë vit mund të arrihet marrëveshje ligjërisht obligative, por nëse nuk ndodhë hymë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, të cilat mund të destabilizojë raportet jo vetëm tonat si dy shtete, por edhe rajonin”, tha Thaçi.

“Projekti i Serbisë për ndarje të Kosovës ka dështuar, ndonëse e ideja nuk ka vdekur”, tha Albin Kurti.

“Inkurajoj Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi. Për momentin veprimet uniterale për të Kosovën dhe Serbinë e bëjnë të vështirë progresin në  dialog”.

Sipas anketimit së Institutit Ridea 32 përqind e qytetarëve janë për korrigjimin e kufijve që do të rezultonte me njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB./ABC News Albania 24/7

 

RREZIKU-LUSHNJE-FIER_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.29-1280x720.jpg
ent ela14:32 | 11/06/2019

Në autostradën Lushnjë-Fier, rreziku ndaj aksidenteve është rritur ndjeshëm. Kjo për shkak se mbikalimet nuk përdoren nga banorët në dy anët e rrugës.

Për të kaluar kryqëzimin këtë fermer e shoqëroi Policia Rrugore. Lëvizja e mjeteve në hyrje të autostradës Lushnje Fier u ndalua derisa kafsha e ngarkuar me bar kaloi në anën tjetër.

Fermeri:Unë kam ecur 3 km rrugë. E bëj këtë rrugë 4 herë këtë unë nisa nga Savra do shkoj në Karbunarë. Ata vetëm për qytetarët bëjnë rrugë, po fshatarët, po nuk punoi fshati nuk ha qyteti”.

Nga Savra në Karbunar përgjatë 4 km kalojnë çdo ditë mjete bujqësore dhe kafshë. Qarkullimi bëhet në anën e kundërt për shkak të mungesës së rrugës dytësore.

Situata bëhet më problematike në kryqëzimin e vendit të quajtur pushimi i shoferit në Lushnjë.

Zona njihet si një ndër njollat e zeza, përsa i përket rrezikut nga aksidentet. Kalimi i këmbësorëve kryhet mes për mes autostradës. 20 metër nga kryqëzimi është ndërtuar mbikalimi, por që nuk përdoret.

Edhe xhepat e rrugës janë kthyer në venqendrim të autobusëve dhe furgonëve. Këtu pasagjerët qëndrojnë për orë të tëra duke pritur mjetet e transportit.

Kapërcimi i rrugës duke kaluar para makinave dhe lëvizja  në krahun e kundërt e kanë kthyer autostradën Lushnje- Fier në zonën më të rrezikshme.

Duket se as shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe as përmirësimi i sinjalistikës nuk do e heqin këtë segment nga lista e zezë e aksidenteve.

Gazetare e ABC News, Lushnje: Anila Sefa

 

metaa-1280x723.jpg
Sej rie08:30 | 10/06/2019

Presidenti Ilir Meta ka dalë mëngjesin e kësaj të hëne në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, për të sqaruar vendimin e tij në lidhje me anulimin e zgjedhjeve të  30 Qershorit. Presidenti u shprehur se “Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtje. Eksiton  rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend”.

“Në ushtrim të kompetencave, Presidenti me dekretin ka caktuar datën 30 Qershor 2019 si ditën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Caktimi i datës është bërë në një klimë normale, por nga ndjekja e këtij procesi rezulton se nga skadimi i afatit, partitë e opozitës nuk janë regjistruar në zgjedhje, pasi sipas tyre nuk garantohet procesi i drejtë. Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese, ku më shumë se një vit Shqipëria nuk ka Gjykatë kushtetuese, por edhe Gjykata e Lartë nuk funksionon. Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë në konflikt social. E konsideroj moment serioz për sigurinë e stabilitetin. Detyra primare e Presidentit është të garantojë unitetin e popullit. Vlerësoj se organizimi i zgjedhjeve të lira demokratike është baza themeltare e një shoqërie demokratike. Realizimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës është jo demokratike. Qytetarëve shqiptarë iu hiqet mundësia e zgjedhjes së alternativës më të mirë. Në 2015 forcat politike që përbëjnë sot opozitën kanë fituar 48.6 % të votave, PS dhe aleatët 43% të votave. Realizimi i zgjedhjeve pa opozitën, do e përfshinte Shqipërinë në listën e vendeve jodemokratike që bëjnë vetëm votime. Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca qytetarëve iu mohet ushtrimi kushtetues i së drejtës për të zgjedhur”-tha Meta./abcnews.al

city-1280x800.jpeg
ent ela21:19 | 14/05/2019

Skuadra kampione e Anglisë, Manchester City rrezikon përjashtimin nga Champions League për shkak të shkeljes së rregullave të fair play financiar. Hetuesit e UEFA-s pritet të depozitojnë në organet përkatëse kërkesën për dënimin e shkuadrës ishullore.

Manchester Siti përfundon sërish në telashe. Kampionet në fuqi të Premier League rrezikojnë përjashtimin nga Champions League për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play, financiar në vitin 2014.

Parashikohet që deri në fundin e kësaj jave hetuesit e UEFA-s do të depozitojnë në organet përkatëse kërkesën për përjashtimin e Manchesterit në kompeticionet europiane.

Kërkesa për përjashtimin e gjigandit anglez të futbollit pritet të vijë pas një hetimi dy mujor ku është konstatuar një bashkëpunim i klubit me shoqëri të ndryshme financiare, llogaritë e të cilave përfundojnë në parajsat fiskale.

Aludohet se rreth 68 milionë paund janë depozituar në financat e klubit ishullor nga pronaret arabë dhe janë deklaruar si të ardhura nga sponsorët. Minimalisht institucionet përkatëse në UEFA mund ta dënojnë klubin anglez me pezullimin e merkatos me një sezon.

Në rast se Manchester City pezullohet në një kohë të shkurtër, kjo do t’i shërbente pozitivisht skuadrës së Arsenalit dhe Manchester United për të luajtur sezonin e ardhshëm në Champions dhe Europa League.

Akuzat e UEFA-s janë edhur poshtë nga Manchester City që mohon kategorikisht përjashtimin duke theksuar se ka qenë gjithmonë korrekt me zbatimin e fair play financiar. /ABC News Albania 24/7

Drejtues-motorri-1280x718.jpg
ent ela14:50 | 10/04/2019

Edhe pse janë ndërmarrë masa ligjore disa herë, fenomeni i mospërdorimit të kaskës mbrojtëse vijon të jetë prezent tek drejtuesit e motorëve. Të pyetur nga ABC News qytetarët shprehen se mospërdorimi i kaskës përbën një rrezik të madh për jetën e drejtuesve të motorëve apo dhe biçikletave.

Një kaskë mbrojtëse mund të të shpëtojë jetën, edhe pse jo të gjithë e përdorin. Motorët janë mjeti lëvizës me të cilët mund të kursesh kohë në trafikun e rënduar të një metropoli si Tirana, por drejtues të tyre anashkalojnë përdorimin e kaskës, çka i bën ata më të ekspozuar ndaj rrezikut.

Në teori të gjithë duken dakord se kaska mbrojtëse është një domosdoshmëri për përdoruesit e motorëve, njëlloj edhe për të biçikletave, përveçse detyrim ligjor.

Megjithatë sensibilizimi për këtë masë mbrojtëse shtesë, është i dukshëm edhe tek përdorues të biçikletave, të cilët kanë korsi të dedikuara në zona të caktuara në Tiranë.

Për shkak të aksidenteve, disa herë edhe fatale, policia ka forcuar masat ligjore ndaj mospërdorimit të kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motorëve, por pavarësisht kësaj neglizhenca vijon të jetë prezente tek këta drejtues./abcnews.al

KLIMA-RAPORTI.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:23 | 22/01/2019

Në raportin e fundit të publikuar rreth ndryshimeve klimaterike, Instituti i Burimeve Botërore jep alarmin se objektivat kryesorë të vendosur për vitin 2020, nuk mund të arrihen.

Bota po humbet rastin më të mirë për të shmangur efektet e ndryshimeve klimaterike dhe për të arritur objektivat kryesorë për vitin 2010. Edhe pse planeti tokë aktualisht është goditur nga shumë stuhi të mëdha, thatësi, përmbytje të provokuara a e nivelit të detit, emetimet e gazit serë vazhdojnë të rriten dhe një studim i institutit të burimeve botërore tregon se përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturave po dështojnë.

Në vitin 2017 ekspertët vendosën si objektiv për vitin 2020 që të  mos kishte më një rritje temperature prej më shumë se 1.5 centigradë. Disa progrese janë bërë në energjitë e rinovueshme pro në shumë sektorë të tjerë, sipas raportit, masat e marra janë të pamjaftueshme.

Në këtë kuadër duket gjithnjë e më e vështirë që të arrihet një reduktim drastik i emetimeve në vitin 2020. Dhe rreziku për të arritur në një pikë të pakthyeshme është dramatikisht gjihnjë e më konkret. /abcnews.al

gomone18.jpg
ent ela16:04 | 19/01/2019

Një skaf me flamur holandez që rrezikonte të mbytej në brigjet e Sarandës është shpëtuar nga rojet bregdetare.

Mjeti lundrues që drejtohej nga një shtetas italian ishte nisur në mëngjes nga Korfuzi dhe në orën 11:30 dha alarmin SOS.

Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë rojet bregdetare të Sarandës, duke shpëtuar shtetasin italian dhe skafin. /abcnews.al

GJERMANI-SIGURIA.mpg_snapshot_00.15-1280x880.jpg
ent ela22:29 | 20/12/2018

Autoritetet në Gjermani kanë rritur masat e sigurisë në aeroportet kryesore të vendit, pas sinjalizimeve për sulme të mundshme terroriste. Strukturat ligjzbatuese kanë vepruar të ndikuara edhe nga sulmi i një jave më parë në Strasburg, që ndodhet 150 kilometra larg qytetit të Shtutgartit.

Aeroportet më të mëdha të Gjermanisë janë vënë në gjendje alarmi pasi 4 persona të dyshuar për terrorizëm u vunë re teksa monitoronin aeroportin e Shtutgartit. Policia lokale është vënë në kërkim të dy personave, atë e bir, nga rajoni i Rehnit Verior Vestfalia, si dhe për dy persona të tjerë që po fotografonin terminalin e aeroportit. Autoritetet ligjzbatuese gjermane u vunë në lëvizje pas sinjalizimeve të dhëna nga shërbimet sekrete marokene, një javë pas sulmit terrorist të ndodhur në kufirin me Francën. Tre persona mbetën të vrarë nga Sherif Çekat në tregun e Krishtlindjes së Strasburgut, që ndodhet rreth 150 km nga Shtutgarti. Policia gjermane ka deklaruar për transmetuesin publik ARD se forcat e sigurisë janë në gjendje gatishmërie në të gjitha aeroportet e vendit, ndërsa revista “Bild” në edicionin online ka saktësuar se masat janë përforcuar në 14 strukturat më të mëdha të Gjermanisë. Që prej sulmit të Strazburgut, aktivitete të dyshimta janë konstatuar edhe në aeroportin “Sharl dë Gol” të Parisit. Në rastin gjerman, atë e bir u kapën përmes kamerave të sigurisë teksa bënin foto përreth aeroportit, por u larguan para se të mbërrinte policia. Gjermania ra pre e një sulmi terrorist pak përpara Krishtlindjes së vitit 2016, kur xhihadisti tunizian Anis Amri vërshtoi me një kamion në tregun festiv të Berlinit, duke vrarë 12 persona dhe plagosur shumë të tjerë. /abcnews.al

RREZIKOHET-URA-E-SPLAPIT-1280x720.jpg
ent ela15:31 | 04/12/2018

Një nga urat më të vjetra e ndërtuar mbi Shushicë për t’u dhënë mundësi banorëve të atyre kohëve të lëviznin, rrezikon të dëmtohet. Ura mban statusin e Monumentit të Kulturës dhe ka vetëm pak vite që është restauruar.

E ndërtuar në shekullin XVIII, Ura e Slapit në Mavrove po rrezikohet. Inertet që grumbullohen nga punimet në lumin e Vlorës janë depozituar pranë saj.

Ura është e tipit me një hark me dopio qemer dhe në të dy anët e harkut ruhet nga një kamare. Objekti mban statusin e monumentit të Kultures.

Në Drejtorinë Rajonale të Kulturës rasti i depozitimit të mbetjeve inerte njihet. Por drejtuesit thonë se problemi po ndiqet, se ura po ruhet.

Drejtor i Kulturës në Vlorë, Orges Feimi: “Problematika ka qenë në pjesën e shtrirjes së pjesës së vjetër, por gjatë punimeve në lidhje me aksin e ri të lumit të Vlorës ka pasur inerte që janë depozituar përgjatë urës”.

Në kohët e shkuara përgjatë rrjedhës së Shushicës për të siguruar kalimin e njerëzve dhe mallrave në të dy brigjet e lumit janë ngritur disa ura.

Drejtor i Kulturës në Vlorë, Orges Feimi: Janë marrë disa masa që këto dy monumente të behën pjesë integrale e projektit të lumit të Vlorës që të vizitohen nga të gjithë”.

Përveç funksionit praktik, mjeshtëria e ndërtimit të tyre dëshmon dhe për një shije të lartë estetike të banorëve të krahinës së Labërisë.

Drejt urës së Slapit mund të shkohet me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën nga qyteti i Vlorës drejt fshatit Mavrovë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono