romeo veshaj

projekti-i-ri.jpg
G. P.19:08 | 09/03/2019

Dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj janë dy binjakët më të njohur në Shqipëri. Ata ishin të ftuar në emisionin “Thumb”, ku në këndin e rrëfimit, përballë Fatmës dhe Aulonës kanë treguar se kanë në plan një projekt të ri.

Dy aktorët e “Al Pazar” nuk treguan shumë detaje, por thanë që do jetë diçka ndryshe nga spektaklet e tjera në Shqipëri.

Romeo Veshaj: Kemi në plan një projekt të ri që është pak shpejt që ta themi çfarë është.  

Fatma Haxhialiu: Do të jetë projekt solo? Do dilni dhe ju si kolegët tuaj më vete?

Romeo Veshaj: Po, pak a shumë, por do ta merrni vesh.

Fatma Haxhialiu: E keni menduar mirë?

Donald Veshaj: E kemi menduar mirë.

Aulona Musta: Nuk duhet të jetë spektakël humori kam përshtypjen, por diçka tjetër?

Donald Veshaj: Jo, do jetë diçka tjetër që ndoshta në Shqipëri do jetë ndryshe.

Aulona Musta: Do jeni po në Vizion plus?

Romeo Veshaj: Kështu mendohet, tani është pak herët, por po merremi me këtë projekt./abcnews.al

vellezerit-1280x721.jpg
G. P.18:08 | 09/03/2019

Dy binjakët më të njohur në Shqipëri, Romeo dhe Donald Veshaj, ishin të ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë. Ata rrëfyen përballë Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se lidhja e tyre është shumë e fortë, madje duke vërtetuar edhe atë që thotë shkenca se binjakët parandiejnë gjëra për njëri–tjetrin.

Ishte Donaldi, ai që tregoi se në ëndërr ka parë vëllain duke kryer seks me një vajzë.

Donald Veshaj: Unë po flija gjumë. Ishte drekë. Romeo kishte dalë me një gocë. Dhe po bënte diçka me atë gocën. Ishte ajo pjesa që po zbërthehej pjesa e pantallonave. Dhe unë isha ky në ëndërr, po shikoja çfarë po bënte ky me sytë e mi. Kam parë gjithçka ka parë dhe ky. 

Romeo Veshaj: Ka parë çdo gjë. Ky ishte unë në ëndërr.

Donald Veshaj: Prandaj unë duhet të shkoj me goca me dritë fikur se kam frikë. Ka ndodhur dhe fakti që ka ndodhur do të thotë që ka mundësi të ndodhë prapë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono