roma

Manchester-United.png
Klejdi Kaimi11:27 | 21/11/2019

Manchester United do të hidhet në sulm në merkaton e janarit. Largimi i Romelu Lukakut ka lënë shumë hapësira bosh në sulmin e ‘Djajve të kuq’. Anglezët kanë kohë që e monitorojnë situatën e sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic, por orët e fundit ka qarkulluar në media dhe një emër i ri.

Bëhët fjalë për ish-sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko. Kapiteni i Romës është objektivi më i ri për sulmin e United, siç raporton ‘Corriere dello Sport’.  Boshnjaku, ndryshe nga kroati, është më i vështirë për t’u arritur, sepse ai konsiderohet i rëndësishëm në ekipin romak.

33-vjeçari firmosi këtë verë një kontratë të re me Romën, deri në vitin 2022. Ekipi i tij ndodhet momentalisht në vendin e pestë në renditje dhe sulmuesi ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje. Ndërkohë, nga ana tjetër, Mario Mandzukic është lënë jashtë ekipit nga trajneri Sarri këtë sezon. Mungesa e minutave në fushë mund të jetë arsyeja e vetme që ai mos të transferohet në ‘Old Trafford’ në janar. /abcnews.al

Hysaj-Berisha.jpg
Vladimir Prenga10:20 | 21/11/2019

“Hysaj nuk kërkohet vetëm nga Roma, ka edhe klube jashtë Italisë që interesohen për të”. Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shkodran, paralajmëroi se për lojtarin e krahut të djathtë ka disa oferta. Napoli nga ana tjetër kërkon të përfitojë 25 milionë euro nga shitja e tij. Deri më tani nuk shikohet një klub i gatshëm të paguajë.

Roma mund të ofrojë Alessandro Florenzin, ndërkohë që së fundmi është një tjetër klub që ofron nëj lojtar në këmbim të Hysajt. Nga Franca raportohet se Olympique Lyonnais është i interesuar për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Rudi Garcia po tenton t’i prishë punë Romës, që më parë e ka drejtuar, duke tentuar Hysajn. Gjithashtu opsion për të është edhe Florenci, i cili te verdhekuqtë këtë sezon nuk po gjen hapësira dhe largimi në janar është opsioni më i mirë.

Olympique Lyonnais ka një plan për Hysajn, teksa ofron holandezin Kenny Tete. Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili ka luajtur edhe për Ajax në të shkuarën, nuk po e bind teknikun Garcia dhe ky i fundit e kërkon zgjidhjen në Itali, duke hedhur sytë nga Hysaj dhe Florenzi. /abcnews.al

Roma-1.jpg
Veronik Istrefaj18:57 | 20/11/2019

Klubi i Romës me shumë gjasa do të shitet. Disa investitorë janë të interesuar për të blerë aksionet e klubit romak dhe këtë gjë e raportuan fillimisht mediet italiane, ndërsa Roma pak çaste më parë doli me njoftim zyrtar.

Në komunikatë zyrtare shkruhet: “Ky është një njoftim me kërkesë të CONSOB, në lidhje me thashethemet që u shfaqën sot në shtyp në lidhje me një blerje të mundshme të AS Roma.

Përmes kompanisë së saj të kontrolluar “NEEP ROMA HOLDING S.p.A.”, njofton se bisedimet paraprake janë duke u zhvilluar me disa investitorë të mundshëm, me qëllim që të lejojnë këta të fundit të vlerësojnë mundësinë e një investimi të mundshëm në AS ROMA SPV LLC.

Në rastin e arritjes së marrëveshjeve në lidhje me shitjen e aksioneve, do të ketë një njoftim të dytë për mediet”./abcnews.al

Zaniolo-Nicolo-1280x646.gif
Klejdi Kaimi14:24 | 20/11/2019

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, po i mahnit të gjithë me talentin dhe potencialin që po tregon në fushën e lojës. Sulmuesi romak arriti të shënojë 2 gola për kombëtaren italiane duke i dhënë një sinjal trajnerit Mancinit se ai është gati për Euro 2020.

Performanca e tij ditën e hënë kundër Armenisë në ‘Renzo Barbera’ u vëzhgua nga delegatë të Manchester United. Siç raporton gazeta ‘Il Messaggero’, anglezët po e monitorojnë me kujdes situatën e italianit.

20-vjeçari me golat e shënuar kaloi De Rossin, duke qënë ai lojtari më i ri romak që shënon për kombëtaren italiane. Kartoni i sulmuesit vlerësohet rreth 79 milionë €. Nëse Roma do ta shesë në të ardhmen italianin, milanezët e Interit do të fitojnë 15% nga kartoni i tij. /abcnews.al

Zaniolo.png
Igli Nikolli09:31 | 20/11/2019

Një deklaratë e Fabio Capellos në lidhje me Nicolo Zaniolon shkaktoi polemika të shumta në Itali. Trajneri i famshëm këshilloi Sebastiano Espositon, 17-vjeçarin e talentuar të Interit, që të mos kopjonte Zaniolon.

Zaniolo pranoi se kritikat e Capellos i kanë bërë mirë, palët u sqaruan, lojtari i Romës po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe po shkëlqen me verdhekuqtë dhe kombëtaren italiane. Capello është rikthyer të flasë për 20-vjeçarin në një prononcim për Corriere dello Sport, teksa e krahason me një emër të madh si Dejan Savicevic, i njohur ndryshe si “gjeniu”.

Fjalët e mia kundrejt Zaniolos ishin si këshilla e një gjyshi për nipin e tij. E falënderoj për fjalët që ka thënë. E ka kuptuar që është një lojtar i rëndësishëm. Pjekuria e tij është në zhvillim e sipër. Keqardhje nëse nuk do të ndodhte kështu, duke pasur parasysh talentin e madh që zotëron.

Roli i duhur në fushë? Mendoj se duhet të luajë i avancuar në krahun e djathtë, aty ku luajti pjesën e parë kundër Armenisë. I njëjti pozicion ku aktivizohej Dejan Savicevic. Zaniolo ngjan me malazezin sa i përket talentit, forcës dhe aftësive teknike. Jam i bindur që Nicolo është një talent i madh“, përfundon “Don Fabio”. /abcnews.al

Hysaj.png
Vladimir Prenga09:53 | 19/11/2019

Mario Giuffredi është nga ata që flet shumë. Mediat në Itali, kryesisht ato pranë Napolit, e pyesin shumë për të ardhmen e Elseid Hysajt. Shkodrani, i cili mungoi për disa kohë për shkak dëmtimi, provoi të luante titullar ndaj Genoa dhe dëshira është që të rimarrë formacionin në klubin italian.

Menaxheri i kapitenit të Shqipërisë, për “CalcioNapoli24 TV” ka deklaruar: “Më ka pëlqyer shumë ajo që Elsi tha në konferencën për shtyp me Shqipërisë, duke shprehur dëshirën për të zënë vendin e tij te Napoli. Nuk kanë qenë muaj të lehtë, pasi kemi menduar që ai duhet të largohet”.

Më tej ai shton: “E gjetëm veten në një situatë jo të lehtë, por e përballuam me inteligjencë të madhe. Veçanërisht lojtari, i cili dëshmoi mençurinë e tij. Pastaj erdhi edhe dëmtimi në ndeshjen me Torinon, që e bëri të rëndë situatën. Gjithsesi Elsi u rikuperua dhe luajti titullar kundër Genoa”.

“E ardhmja? Shohim një situatë të bukur me dy opsione, ose të largohet, ose të qëndrojë te Napoli, ku po luan mirë. Momentet jo të mira të shërbejnë për kuptuar gabimet. Roma? Hysaj ka oferta edhe nga jashtë Italisë”, ka deklaruar Giuffredi. /abcnews.al

Dzeko.jpg
Veronik Istrefaj17:18 | 18/11/2019

Sulmuesi dhe kapiteni i Romës, Edin Dzeko, ka zbuluar disa prapaskena gjatë kohës kur ishte te Manchester City. Bomberi boshnjak nuk arriti për asnjë moment të ishte titullar në “Etihad”, çka solli dhe largimin e tij. Në një intervistë për faqen zyrtare të Romës, Dzeko tregoi për aventurën e tij te “Qytetarët” e Cityt.

“Te Manchester City, gjithmonë kishte katër sulmues të shkëlqyer. Dy luanin, dy jo. Fatkeqësisht, unë nuk luaja gjatë gjithë kohës. Prandaj, nuk isha i lumtur dhe kërkoja largimin. Kur kisha mundësinë të luaja, isha partner me Sergio Agueron.

Ne kuptoheshim shumë mirë me njëri-tjetrin, por rrallëherë na jepej mundësia të luanim nga minuta e parë. Kur Roma më kërkoi, e dija se ishte lëvizja e duhur për karrierën time”, përfundoi Dzeko. Boshnjaku iu bashkua Manchester City në vitin 2011 nga skuadra e Wolfsburg. Kampionët e Anglisë paguan 27 milionë sterlina për shërbimet e tij./abcnews.al

Mikh.png
Igli Nikolli18:10 | 15/11/2019

Henrikh Mkhitaryan ka sqaruar se pse u largua nga Arsenali. Lojtari ofensiv u huazua në Serie A te Roma në merkaton e verës dhe ndihet mirë për këtë veprim. Lojtari armen shigjeton Unai Emery, trajnerin spanjoll të Arsenalit.

Në një prononcim për FourFourTwo, lojtari ofensiv tregon shkakun e vërtetë të largimit nga “Topçinjtë”. Trajneri dhe shefi i klubit tentuan t’i ndryshonin mendje, por Roma e bindi totalisht për t’u larguar nga ekipi londinez.

I kushtonte shumë rëndësi taktikës dhe roli im në fushë ndryshoi. Më parë luajë si sulmues krahu, por m’u desh të bëhesha një mesfushor defensiv. Në një moment nuk e durova dot më faktin që qëndroja në pankinë dhe shihja të tjerët duke luajtur. Jam 30 vjeç dhe kam dëshirë që të luaj. Unai Emery dhe Sanllehi, shefi ekzekutiv i klubit, insistuan që besonin ende tek unë, por Roma tregua më bindëse“, thekson lojtari armen. /abcnews.al

moise-kean.jpg
Vladimir Prenga17:40 | 15/11/2019

“Transferimi në Angli ishte një gabim, sepse ai është akoma një djalë i ri dhe nuk po e gjen veten tek Evertoni. Nuk më pëlqeu ky transferim. Shpresoj të kthehet në Itali, te Roma. E rëndësishme është të rikthehet këtu”, kështu e ka nisur prononcimin e tij për Centro Suono Sport Jean Kean, babai i sulmuesit të Everton, Moise Kean.

Ai flet edhe  në lidhje me raportin që ka me menaxherin e djalit të tij: “Me Mino Raiola nuk kam asnjë raport, nuk e kam takuar asnjëherë, besoj se as që ka dëshirë të më shohë. Kërkoi autorizimin për djalin tim që në moshën 14-vjeçare dhe së bashku me ish-gruan time dëshironin ta transferonin që atëherë në Angli”.

Jean tregon se Moise nuk po kalon një moment të mirë: “Në Everton, ku luan tani, nuk ndihet mirë. Ju desh të priste disa vite për të provuar një eksperiencë jashtë vendit. Nëse ekziston një mundësi për t’u rikthyer në Itali, shpresoj të ndodhë, që të mos shkatërrohet. E njeh mirë kampionatin këtu dhe mund të bëjë paraqitje të mira”.

“Historia e traktorëve? Besoj në Zot dhe në fjalën e dhënë, nëse gënjen, atëherë nuk besoj më. Më kishin premtuar dy traktorë dhe nuk m’i kishin dhënë. Kur ishte 14 vjeç, më thirri Beppe Marota dhe e çova në Torino. Djali mund të shkonte në Angli. Atëherë ai më premtoi dy traktorë, për të ndihmuar vëllezërit e mi, në këmbim të firmës për të kaluar djali te Juventusi. Do t’i kisha përdorur, por asnjë nuk më erdhi”, shprehet Jean.

Në fund ai ka edhe një mesazh për djalin e tij: “Nuk e kuptova pse Juventusi e shiti. Besoj vetëm për çështje ekonomike. Kam dëgjuar të thuhet se Sarri nuk e donte. Allegri e kishte vlerësuar atë. Nëse djali im do më thoshte që Roma e do, do i jepja bekimin tim të kalonte aty. I dërgoj një mesazh atij:  Më dëgjo mirë, jam babait yt nga gjaku, kthehu në Itali për të luajtur dhe do të bëhesh lojtar i madh. Eja luaj në Romë, me mikun tënd Zaniolo. Mos mendo për paratë, por për karrierën”. /abcnews.al

kean.jpg
Klejdi Kaimi15:32 | 14/11/2019

Roma duket se do të jetë aktive në merkaton e janarit. Kryeqytetasit duan të blejnë një sulmues pasi kapiteni i tyre, Edin Dzeko, nuk ka pushuar asnjë minutë duke luajtur në të gjitha ndeshjet që nga dëmtimi i Nikola Kalinic.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Roma është e interesuar për shërbimet e Moise Kean. Sulmuesi nuk po ecën mirë në Angli, ku shpesh është dënuar për vonesat në stërvitje. Klubi ka biseduar me agjentin e 19-vjeçarit, Mino Raiola, për një transferim të mundshëm në verë.

Gjithashtu, Roma po monitoron dhe sulmuesin e Benfikës, Seferovic si dhe sulmuesin e Espanyol, Ferreyra. Por, Moise Kean duket më afër transferimit në kryeqytetin italian. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono