robote

dinozaur-1280x854.jpg
G. P.13:34 | 17/01/2019

Një hotel në Tokio do të pushojë nga puna 200 robotë dhe në vend të tyre do të punësohen njerëz. Drejtuesit e hotelit u shprehën se pas tre vitesh kuptuan se robotët nuk janë në lartësinë e duhur.

Jo efikas, të ngadaltë dhe të paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve. Të paktën gjysma e nëpunësve të hotelin Henn-na të Tokios do të pushohen nga puna. Por lajmi është se ata janë të gjithë robotë. Hoteli u bë i famshëm sepse ishte nga të parët në botë që punësoi 200 robotë në vend të njerëzve. Pas tre vitesh, eksperimenti konsiderohet i dështuar. Drejtuesit e hotelit në periudhën e fundit kanë marrë shumë ankesa nga klientët dhe kështu kanë vendosur t’i pushojnë nga puna.

Wall Street Journal shkruan se i pari që u çaktivizua ishte asistenti vokal i dhomës, i cili nuk arrinte t’u përgjigjej pyetjeve më të thjeshta, ose aktivizohej në mes të natës sapo dëgjonte zhurmën më të vogël. Robotët që merreshin me bagazhet, fikeshin në rast se binte shi apo borë dhe kritikoheshin pasi ishin shumë të ngadaltë. Ndërsa recepsionistët, nuk dinin të jepnin informacione për vendet që mund të vizitoheshin apo për oraret e fluturimit.

Robotët pas pak vitesh konsiderohen të vjetëruar, por drejtuesit vendosën që të mos i rinovojnë më. Por gjithsesi, ata paralajmërojnë se koha e robotëve nuk ka përfunduar./abcnews.al

GAZETARET-ROBOTE-1280x720.jpg
ent ela13:24 | 10/11/2018

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, ka punësuar dy robotë – gazetarë të cilët mund të punojnë 24 orë në ditë. Ata do të japin lajmet duke zëvendësuar kolegët e tyre njerëz gjatë ditës.

Inteligjenca artificiale dhe Kina janë një binom i pandashëm. Në Pekin është krijuar një robot me pamje njerëzore, në gjendje për të dhënë lajmet. Në agjencinë shtetërore të lajmeve Xinhua, janë punësuar, një robot në gjuhën angleze dhe një në gjuhën kineze, të cilët do të alternohen me kolegët e tyre – njerëz për të dhënë lajmet e ditës.

Në këtë mënyrë të dy robotët do të mund të punojnë 24 orë në 24 dhe të drejtojnë edicione të ndryshme lajmesh duke reduktuar ndjeshëm shpenzimet për përgatitjet e llajmeve dhe duke përmirësuar efikasitetin. Por sidoqoftë lëvizjet natyrale të dy robotëve kanë ende nevojë për përmirësim, pos do të duhen pak vjet punë për ti bërë ata praktikisht njësoj dhe të padallueshëm nga njerëzit. /abcnews.al

robotet.jpg
G. P.21:38 | 02/02/2018

Japonia nuk njeh limite në teknologji. Kësaj here, një kafene në shtetin aziatik ka krijuar një robot banakier, i cili mund të të bëjë dhe më pas ta shërbejë kafenë.

Roboti, i “pagëzuar” me emrin Sawyer, shërbeu për herë të parë këtë javë në kafenenë “Henna” në Tokio.

Sawyer, i cili është i pajisur vetëm me një krah, skanon biletën dhe më pas përshëndet klientin.

“Dëshironi një kafe të shijshme? Unë mund t’ua bëj më mirë se qëniet njerëzore këtej rrotull”, mund të thotë Sawyer me një zë të ulët.

Për t’u bërë një kafe nga banakieri më i ri në Tokio duhen vetëm disa minuta dhe kushton 3 dollarë.

Gjithashtu, Sawyer mund të përgatisë edhe disa pije të tjera duke përfshirë kapuçinon dhe çokollatën e nxehtë. /abcnews.al

macet-artificiale.jpg
us er17:28 | 19/12/2017

Shkencëtarët janë duke krijuar macet robotike, të cilat do t’u shërbejë shumë të moshuarve.

Ekspertët pretendojnë se macet do të kenë “detyrë” të kujtojnë pronarin, që të marrë ilaçet ose ndoshta ta ndihmojë atë të gjejë syzet.

Roboti mund të kërkojë që të fërkohet në bark si një mace e vërtetë dhe është e dizenjuar që për të moshuarit të ndalojë ndjenjat e vetmisë, depresionit dhe ankthit.

Kërkuesit po punojnë që t’i shtojnë inteligjencë artificiale, duke bërë që ato të mjaullijnë dhe të lëpijnë putrën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono