robert rakipllari

robert-rakipllari.jpg
G. P.22:09 | 09/07/2019

Sipas gazetarit Robert Rakipllari, mund të ketë një lloj administrimi tjetër jopolitik i zgjedhjeve. Sipas tij, parimi i administrimit të zgjedhjeve në vendin tonë nga ana e komisionerëve të partive është qesharake.

“E para është çështje besueshmërie. Parimi i administrimit tonë të zgjedhjeve që praktikisht është qesharak, por që fatmirësisht deri më tani ka funksionuar ka qenë sepse partitë vendosnin në komisionet e numërimit militantët e tyre më të besuar. Ata ruanin njëri tjetrin. Hajduti ruante hajdutin. Kështu ka funksionuar kjo gjë. Ky është një model që na mban shumë mbrapa. Edhe Greqia bëri zgjedhje por në 8-9 të darkës dy orë pas mbylljes së kutive u mor vesh kush fitoi. Ne vazhdojmë lodhen komisionerët e PD-së, pastaj lodhen komisionerët e PS-së.

Pastaj vazhdon numërimi, nuk dihet se kush është i pari. Ndërkohë mund të ketë një lloj administrimi tjetër jo politik që është e vështirë të gjendet në Shqipëri, por që mund ta kenë përgjegjësinë ligjore për ta bërë dhe mund të zgjidhet. E dyta, sfida e PS duke pasur parasysh kontekstin e para 30 Qershorit ishte kjo, që të konfirmonte ato 764 mijë votat e 2017 të cilat mori qeverinë e vetme dhe qeveris e vetme sot. Duhet të konfirmonte patjetër ato. Provat janë dhënë pafund se si mbushin komisionerët kutitë”, tha Rakipllari gjatë emisionit “Provokacija”, ku ishte i ftuar mbrëmjen e sotme./abcnews.al

robert-rakipllari.jpg
G. P.21:15 | 30/11/2018

Gazetari Robert Rakipllari dhe drejtuesi i emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano, u ndalën në një bisedë interesante në lidhje me situatën e shtypit ditët e sotme. Duke iu përgjigjur pyetjes provokatore të Nanos, Rakipllari tha se njerëzit po i kthehen leximit të gazetave pasi ka filluar një rritje e lehtë.

Mustafa Nano: Kur do ta shpallim vdekjen e shtypit të shkruar? Apo do e shpallim që sot?

Robert Rakipllari: Nuk e shpallim dot vdekjen e shtypit të shkruar. Shqipëria pavarësiht se është treg i vogël dhe vend i vogël, përfaqëson trendin e vendeve të tjera. Me informacionet e mia shtypi perëndimor ka filluar, ka ndalur trendi i rënies dhe ka filluar një lloj rritjeje e lehtë. Njerëzit janë kthyer te pjesa e seriozitetit të gjërave. Nuk e di se çfarë do ndodhë në Shqipëri.

Megjithatë, zhvillimi i teknologjisë ka sjellë edhe mediat online. Për këtë pjesë Rakipllari shprehet se nuk ka një ligj që të ndalojë të drejtën e autorit. Sipas tij ka portale që vetëm vjedhin lajme nga ato pak redaksi që ekzistojnë në Shqipëri.

“Pavarësisht se kryeministri flet për ligjin antishpifje ne sot nuk kemi një ligj ose nuk kemi një kuadër rregullator që të ndalojë të drejtën e autorit. Pra ne kemi redaksi që prodhojnë lajme dhe kemi portale me dy-tre vetë që rrinë me kufje në vesh dhe vjedhin nga këto. Fusin helmin dhe këndvështrimin e tyre dhe jetojnë me këto 4 redaksi që prodhojnë lajme. Nëse do kishim të drejtën e autorit do ishte ndryshe. Edhe shtypi i shkruar do ishte në një pozitë ndryshe”, tha ai./abcnews.al

mustafa-nanoooo.jpg
G. P.12:39 | 23/05/2018

Të ftuar në episodin e radhës në “Provokacija” ishin:

  1. Xhevat Lloshi, gjuhëtar. Ai ishte i ftuar sërish në studio për të folur mbi mënyrën sesi flitet gjuha shqipe në hapësirat publike. Këtë herë u krahasuan nivelet e sharjes me gjuhën angleze ku sipas Llloshit niveli i sharjes nuk është i njejtë me të anglishtes në tërësi.
  2. Robert Rakipllari. Analisti dhe kryeredaktori i gazetës “Panorama” foli rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me çështjen “Xhafaj”.
  3. Alfred Trebicka. Aktori i njohur foli rreth çështjes së ndërtimit të teatrit Kombëtar.
  4. Ilir Demalia. Analisti sëbashku me moderatorin e emisioni, Mustafa Nanos, diskutuan rreth Gjergj Fishtës dhe gjuhës së përdorur prej tij./abcnews.al

mustafa-nanooo.jpg
G. P.20:49 | 22/05/2018

Javën e kaluar, drejtuesi i “Provokacija”, Mustafa Nano, gjatë emisionit “Opinion” në TV Klan u përfshi në një debat me ish-ministrin teknik të Drejtësisë, Gazment Bardhin, ku pati edhe një shpërthim sipas tij.

Nano sqaroi këtë të enjte gjatë emisionit, ku i ftuar ishte analisti Robert Rakipllari, se reagoi për shkak se ndaj tij ishte thënë një shpifje por njerëzit po e marrin si një reagim mbi bazën e emocioneve politike.

Mustafa Nano: “Mua më ka ndodhur një histori kohët e fundit në “Opinion”. Pata një debat me dikë. Edhe kam vënë re shumë diskutime. Unë pata një shpërthim”.

Robert Rakipllari: “E ndoqa”.

Mustafa Nano: “Në fakt, ato janë brenda natyrës time. E kanë ndjekur të gjithë edhe unë nuk është se jam krenar për këto shpërthime mirëpo u ndodha përballë një shpifje edhe shpërtheva. Mirëpo njerëzit po më marrin si njeri që kam reaguar mbi bazën e emocioneve politike. Unë thjesht reagova ndaj një shpifjeje, prandaj po e bëj këtë saktësim. Një person që mendon ndryshe nga unë dhe e kam përballë, mund të thojë ça të dojë dhe unë merrem vetëm me fjalët që thotë ai, që nxjerr nga goja dhe nuk më intereson fare biografia e tij. Kështu që ky ishte një saktësim që doja të bëja për veten”.

Nuk mungoi edhe një koment nga ana e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, Robert Rakipllarit, në lidhje me këtë çështje. Ai u shpreh gjatë emisionit “Provokacija” se kur gazetarët dhe analistët janë përballë debateve politike duhet të përgatiten që të jenë edhe përballë këtyre rasteve.

“Në qoftë se më lejon të bëj një koment për këtë pjesë, le ta quajmë si një solidarizim kolegësh. Ka dy momente. E para njëherë ju nuk ishit në një debat me një kolegun tuaj. Pra ishit në një debat me një person që ishte palë dhe përderisa ne kemi marrë parasysh që do jemi përballë debateve, pra do bëjmë debate dhe me palët, pra siç është opozita, qeveria, duhet të jemi të përgatitur që do jemi përballë shpifjeve të tilla. Mua përshembull, jam ndodhur dhe unë përballë këtyre rasteve. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në një debat më tha që ti je biznesmen për shembull. Unë ia sqarova aty në sy, jo me atë shpërthimin tënd. Nuk e di pse e pate atë shpërthimin sepse nuk ishte e nevojshme se tejkalove dhe etikën etj, etj, por megjithatë raporti është ndryshe me kolegët dhe ndryshe me palët. Nga palët duhet të jemi të përgatitur për të dëgjuar shpifje dhe nga këto banalitete të tilla”, tha Rakipllari./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono