robert ndrenika

quizi.jpg
G. P.15:05 | 14/06/2018

Artistët dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ranë dakord për Teatrin Kombëtar, ndonëse diskutuan për mbi tri orë. Artistët vijojnë të kundërshtojnë prishjen e ndërtesës ekzistuese dhe ndërtimin e një Teatri të ri me kulla. Por Veliaj argumentoi se godina ekzistuese ndodhet në kushte të vështira.

Mbi tri orë diskutime mes artistëve dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk prodhuan një zgjidhje për çështjen e Teatrit Kombëtar. Kryebashkiaku ftoi artistët të zgjedhin një përfaqësi për të negociuar rreth projektit të Teatrit, por ata kanë një kusht.

Erjon Veliaj: “Ky nuk është një ligj për të prish Teatrin dhe një ligj për të ndërtuar teatrin e ri, ky është një ligj që thotë se ne kemi një ofertë, ne kemi një propozim, a mund ta konsiderojmë zyrtarisht dhe të caktojmë një palë negociatore, nuk mund të shkojmë të 2000 te arkitekti”.

Arben Derhemi: “Ai është vend i shenjtë e ka thënë Robert Ndrenika, ai është Jeruzalem dhe ai nuk do të cënohet se aty fillojnë dhe mbarojnë bisedimet me ne”.

Të kontaktuar nga ABC Neës në mbyllje të takimit artistët thanë se të premten do të dalin në protestë siç kishin planifikuar  më herët, ndërkohë sipas bashkisë dëgjesa të ngjashme do të vijojnë. Në këtë dëgjesë të parë kryetari i Bashkisë përsëriti se godina ekzistuese ndodhet në gjendje të mjerueshme, ndërsa shpjegoi se teatri i ri ka kosto të papërballushme për t’u ndërtuar pa partneritetin e privatit.

Erjon Veliaj: “Shkon 4-5 fishi i një pallati se nuk është pllaka manjelike edhe tuba hidraulike. Pra kostot dhe me çmimet e Shqipërisë për Teatrin për 9 mijë e 500 metra katorë do të ishin 30 milionë euro që të ketë të gjithë parametrat e një teatri modern. Të gjitha investimet në Tiranë në një vit nga Shën Gjergji në Ndroq janë në nivelin e 20 milionë eurove”.

Artistët kërkuan rikonstruksionin e godinës aktuale të Tetarit Kombëtar. Robert Ndrenika merr shembull pazarin e ri, kundërshton partneritetin publik-privat, e nuk është dakord as me shifrën që kryebashkiaku jep për ndërtesën e re.

Robert Ndrenika: “Edhe ky kompleksi ynë me të dyja këto godinat edhe me atë të marangozëve edhe me oborrin, se është monument kulture dhe oborri, edhe pishina mund të riparohet dhe mund të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo em 30 milionë euro dhe kam bindjen zoti Erjon se të kanë gënjyer me ato 30 milionë eurot, pavarësisht se the 4-5 fish nuk është e vërtetë ajo, maximumi mund të shkojnë 10 milionë”.

Kundër një Tetari me kulla u shpreh edhe Reshat Arbana.

Reshat Arbana: “Kam 27 vjet që kam ik nga ai Teatër, them që Teatri duhet të mbetet aty, se ato kullat do na duket sikur do bien në kokat e artistëve dhe mbin godinën e tëatrit..

Për regjisorin Budina këto diskutime vijnë se ndër vite kultura nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Argumentin e mbështet ne buxhet, ndërsa krahasimin e bën me rajonin.

Robert Budina: “Unë nuk e di se ku vendet tona fqinje i gjejnë financimet për kulturën, ne e kemi 0.7% për kulturën, vendet et e rajonit e kanë minimumi 2-3%”.

Kjo dëgjesë publike me Kryetarin e Bashkisë vjen pas disa protesave të artistëve për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

taulant-balla-1-1280x656.jpg
ent ela16:14 | 13/06/2018

Mungesën e deputetëve socialistë në komisionin parlamentar të medias, e ka sqaruar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ai i është drejtuar me shkrim aktorit Robert Ndrenika, i cili e vuri në dukje mungesën e mazhorancës.

Sipas Taulant Ballës mbledhja ishte thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe për socialistët, kjo ishte thjesht një mbledhje private. Balla i thotë Robert Ndrenikës se të besosh që Vokshi apo Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts. /abcnews.al

protesta-aktoret-teatri.jpg
G. P.08:05 | 03/04/2018

Një tjetër protestë është zhvilluar të hënën pasdite në sheshin përpara Teatrit Kombëtar në Tiranë. Artistë, njerëz të artit por edhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Artistë, njerëz të artit por edhe dashamirës të tij u mblodhën pasditen e të hënës në ambientet para Teatrit Kombëtar për të shprehur kundërshtitë e tyre lidhur me vendimin e qeverisë për prishjen e godinës ekzistuese e ndërtimin e një teatri të ri me një seri kullash pranë tij.

Emra të njohur i kanë bërë thirrje qeverisë që të ofrojë mundësi të tjera për të përmirësuar kushtet e teatrit, pa e shkatërruar atë. Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika thotë se shteti e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë e jo privatët. Madje, ai kërkoi edhe ndërhyrjen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në këtë debat.

Robert Ndrenika: “Unë jam kundër PPP-ve. Shteti duhet ta ndërtojë teatrin, jo privati. Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje nëse duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP po të ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë. Kjo godinë mund të qëndrojë dhe 70 vite të tjera pa vendosur edhe një gozhdë”.

Të njëjtin qëndrim për përgjegjësinë e shtetit kanë ndarë edhe folës të tjerë në këtë tubim. Krijuesi dhe pedagogu Elvis Hoxha tha se ky model shkatërrimi i artit ka ndodhur edhe në të kaluarën nga qeverisja vendore e qëndrore

Artistët deklaruan se do vazhdojnë të mblidhen në mbrojtje të teatrit kombëtar që e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të edukimit kulturor të një populli./abcnews.al

ARTISTET-PER-TEATRIN-1280x720.jpg
ent ela22:54 | 19/03/2018

Artistët janë mbledhur pasditen e të hënës për të artikuluar kundërshtitë e tyre për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Emra të njohur të skenës e ekranit, kërkojnë që Teatri të ndërtohet nga shteti, e të jetë në funksion të artit.

Janë mbledhur t’i thonë kryeministrit Edi Rama ato që ai refuzoi t’i dëgjojë në takimin e fundit. Aktorit Robert Ndrenika i ka pëlqyer projekti në vija të përgjithshme, por kjo nuk mjafton sipas tij. Zërin kundër e ngre me forcë me mënyrën se si do të ndërtohet. Sipas Ndrenikës duhet ta ndërtojë shteti teatrin jo private.

Të shqetësuar për projektin shprehen edhe njerëz të njohur të skenës dhe artit.

Gjithçka duan këta artistë është të sqarohen fillimisht se cfarë planifikon qeveria me projektin e ri dhe të marrë parasysh edhe kërkesën e tyre që teatri që të funksionojë si i tillë nuk mund të rrethohet nga kulla biznesi. /abcnews.al

edi-rama-3-1280x658.jpg
G. P.21:02 | 12/03/2018

Kryeministri Edi Rama nuk stepet nga kundërshtimet e aktorëve. Teatri Kombëtar do të shembet dhe i riu do ndërtohet në të njëjtin vend përmes Partneritetit Publik Privat. Në një sallë të mbushur me aktorë u prezantua projekt-propozimi për teatrin, që Kryeministri tha se do të jetë pa kullë.

Teatri Kombëtar do të shembet dhe mbi gërmadhat e tij do të ndërtohet teatri i ri. Kryeministri Edi Rama e përsëriti disa herë gjatë prezantimit të projekt-propozimit, ku deklaroi se hapësira në dispozicion të tij do të trefishohet.

Edi Rama: “Ku salla kryesore, nga 480 vende që ka sot, do ketë 620 poltrona, ku krijohet dhe një sallë e re, e hapur, mbi Teatër, me mbi 100 vende dhe ku ka dhe dy salla të reja të tipit black box, me nga 100 vende secila”.

Një hapësirë e veçantë do t’i dedikohet atyre që kanë lënë gjurmë në teatër.

Edi Rama: “Kështu që, kush ka kaluar në atë histori dhe ka lënë gjurmën e pashlyeshme të yllit të vet, por nuk jeton më, do të jetojë aty si shëmbëlltyrë në hapësirën e përgatitur enkas. Ashtu sikundër, kush sot del e bën protesta që të mos prishet godina do duhet të mendojë se si të lërë yllin e vet aty, se godinës nuk ka absolutisht çfarë i bën më”.

Kryeministri tregoi se debatet për ndërtimin e teatrit i ka dëgjuar, por pa ndonjë vëmendje të veçantë dhe për këtë dha argumentin e tij.

Edi Rama: “Është i njëjti debat që përsëritet, vetëm se gjithmonë e më shumë mungojnë protagonistët e fillimit të debatit, pasi jeta bën të vetën dhe ndahen nga jeta e shfaqen të tjerë, që në ndryshim nga ata të parët nuk kanë as reputacionin dhe as hijen e tyre në historinë e Teatrit, por kërkojnë çuditërisht, të qëndrojnë në hijen e godinës së vjetër të Teatrit, e cila do shembet.”

Kryeministri e bëri këtë deklaratë në një sallë të mbushur me aktorë, ku nuk mungonin dhe nga ata që kanë rreth gjysmë shekulli në skenë si përshembull Robert Ndrenika.

Shefi i qeverisë deklaroi se nuk lëviz nga pozicioni i tij i vjetër dhe se ndërtimin e teatrit të ri do ta bëjë realitet përmes Partneritetit Publik Privat, ku qyteti do të fitojë teatrin, ndërsa kompania do të realizojë projektin e saj si pjesë integrale e qendrës së Tiranës.

Edi Rama: “Kompania nuk do vijë të bëjë Teatrin, edhe të shkojë në falimentim. Në pjesën tjetër do bëjë zhvillimet e veta, që do jenë pjesë integrale e zhvillimit të qendrës së re të kryeqytetit, për të cilën do flasë vetë arkitekti. Nuk është një Teatër me kullë, por nuk do ishte asnjë mëkat dhe po të ishte nën kullë. Teatrot e broadway-t janë të gjithë nën kulla, por, kur shkojnë njerëzit në teatër, nuk shohin kullën, shohin teatër.”

Projekti për teatrin është hartuar nga arkitekti i njohur, Biarke Ingels, dhe pas shqyrtimit të propozimit nga pikëpamja formale do të hartohet një projektligj i veçante që do të kërkojë miratimin në Parlament./abcnews.al

vlcsnap-error226-1-1280x720.jpg
G. P.16:39 | 08/02/2018

Artistët përmes një peticioni me 74 firma, mes të cilëve edhe aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika, i kanë kërkuar takim ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në Teatrin Kombëtar. Qëllimi kryesor i artistëve është anulimi i projektligjit për artin dhe kulturën, me pretendimin se cënon pavarësinë e e institucioneve dhe nga ana tjetër, ata kërkojne që Teatri Kombëtar të mos zhvendoset tek “Turbina”./abcnews.al

vlcsnap-error452-1280x720.jpg
us er15:56 | 10/01/2018

“Artistin e Popullit” dhe Nderi i kombit, Robert Ndrenika, feston sot 76  vjetorin e lindjes. Urime per Mjeshtrin e skenës dhe ekranit Robert Ndrenika, kanë qenë të shumta  në  rrjetet sociale dhe  mediat e shkruara i kanë dedikuar një vend të veçantë.  Teatri Kombëtar e ka uruar në facebook: Gëzuar ditëlindjen mjeshtër!

Ju falenderojmë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në teatër dhe kinematografi.

Ndrenika është interpretues i më shumë se 35 filmave, midis te cilëve mund të përmendim “Horizonte te hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert ne vitin 1936.

Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono