rita ora

rita-ora.jpg
G. P.09:58 | 04/07/2019

Rita Ora dhe Dua lipa tashmë suksesin e tyre po e shohin jo vetëm në muzikë, por edhe në biznes.

E konsideruar si një ndër artistet më të përfolura të mediave ndërkombëtare, Rita Ora prej vitesh është angazhuar edhe në reklamimin e markave prestigjoze. Bashkëpunimi i saj i fundit vjen me një prej kompanive më të njohura të bizhuterive në Gjermani.

Ka qënë vetë Rita, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ka shprehur emocionet e të qënit pjesë e kësaj fushate.

Ndonëse numëron më pak bashkëpunime marketingu, edhe Dua Lipa po e zgjeron aktivitetin e saj. Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me një prej firmave më të njohura të xhinseve për një linjë të re veshjesh, e cila do të mbajë emrin e saj.

23-vjeçarja pritet që gjatë muajit Gusht të vijë në Kosovë, në një festival të organizuar nga i ati i saj, Dukagjin Lipa.

Tv Klan

5d00e61467690ritaaaaaaaaaaaa.jpg
Sej rie14:00 | 12/06/2019

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë e ftuar në koncertin e bamirësisë “Sentebale Audi”. Koncerti ishte organizuar nga Princi Harry, me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi. I njëjti koncert është mbajtur edhe vitin e kaluar ku të ardhurat nga ky koncert shkuan për bamirësinë e zhvilluar për fëmijët në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.

Sipas Daily Mail, Princi britanik, dukej i lumtur teksa takohej me këngëtaren shqiptare. Në koncert këngëtarja shoqërohej nga e ëma  Vera, e cila ka treguar disa detaje nga takimi me Princin. Vera ne llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa foto ku shihet duke folur me Harry ndërsa Rita shihet duke u përqafuar me Prinsin.

 “Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera./abcnews.al

rita.jpg
G. P.23:42 | 09/05/2019

Një llogaritar, i cili vodhi 3.65 milionë paund nga këngëtarja Rita Ora dhe ish-kapiteni i kombëtares angleze të regbisë, Matt Dawson, është dënuar me burg.

Andrew Munday, shkaktoi një humbje prej rreth 2.4 milionë Paundësh gjatë mashtrimit që i bëri kompanisë në pronësi të Rita Orës për rreth 7 vjet. Kompania e 38-vjeçarit pësoi rënie dhe për të justifikuar humbjet, ai mori nga llogaritë e dy personaliteteve dhe jo vetëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, Munday ishte i martuar dhe i varur nga kumari. Ai u dënua të mërkurën pasi pranoi 6 akuza për mashtrim dhe tre akuza për pastrim parash.

Me paratë e mashtrimit, ai kishte arritur të bënte një stil jetese të jashtëzakonshëm. I riu britanik ishte bërë anëtar ekskluziv i skuadrës Tottenham Hotspurs, kishte marrë karta origjinale të filmit “Star Wars” dhe kishte blerë një bluzë të firmosur nga ish-futbollisti Paul Gascoigne.

Nga kompania e këngëtares me origjinë shqiptare ai kishte marrë fillimisht 1.6 milionë paund, por në fund i shkaktoi asaj një humbje prej 2.390,474 Paundësh./abcnews.al

rita-ora.jpg
G. P.22:01 | 10/04/2019

E ndodhur në Kosovë në kuadër të një programi të UNICEF, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora ka deklaruar se do të punojë për mbështetjen dhe promovimin e projekteve të të rinjve kosovarë.

Rita Ora ka befasuar të rinjtë nga e gjithë Kosova që merrnin pjesë në një ngjarje të organizuar nga UNICEF-i. Ajo tha se është mahnitur me punën e të rinjve që po bëjnë në Kosovë, duke thënë se nuk do të kursej kontributin e saj për fuqizimin e tyre.

“Pata kënaqësinë e madhe të takoj të rinj të Kosovës. Do të mundohem të bëj gjithçka mundem që t’i inspiroj dhe t’i mbështes të rinjtë. Shpresoj t’i kem inspiruar. Jam e nderuar të jem këtu me të gjithë këta që punojnë për UNICEF-in. Jam krenare që jam nga këtu, nga Kosova dhe pres me padurim t’i mbështes të rinjtë e vendit tonë”, tha Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtyre ditëve ka vizituar fëmijë, të dhe të rinj në familje të  varfra në Kosovë ku është njoftuar për së afërmi për sfidat e tyre me të cilat ballafaqohen./abcnews.al

rita-ora-post-malone-pic.jpg
G. P.09:40 | 28/10/2018

Edhe pak ditë na ndajnë nga festa e përvitshme e Halloweenit, tashmë me ndërkombëtarizim edhe në Shqipëri. Këto ditë të gjithë mendojnë për kostumin më të frikshëm dhe maskën më të mirë për të impresionuar njerëzit përreth. Por kurioziteti më i madh qëndron tek karakteret që njerëzit e famshëm do të paraqesin. Kjo për shkak se buxheti i tyre lejon që të sjellin tek publiku iluzione sa më të arrira të cilat i përshtaten kësaj feste. Ndërkohë, mbretëresha e këtij eventi mbetet modelja Heidi Klum, për shkak të kostumeve mahnitëse që ajo ka realizuar për vite me radhë.

Por këtë vit Heidi mund të mposhtet nga këngëtarja shqiptare Rita Ora. Për të Halloweni ka ardhur më herët duke e vendosur tashmë shumë lart standartin për të famshmit që duan të bëhën pjesë e ndryshimeve të tilla. Këngëtarja ka arritur që të realizojë një imitim fizik perfekt të reperit Post Malone. Detajet janë realizuar në perfeksion duke bërë që të mos vihet re asnjë ndryshim nga origjinali.

Ora debutoi më veshjen e saj në një koncert ku ndodhej për të performuar. Ajo u shpreh se fansat e saj nuk kishin arritur ta njihnin se kush ishte në të vërtetë. Por në Twitter ka patur reagime të shumta të cilët e aprovonin këtë vendim të Ritës si diçka origjinale dhe e realizuar siç duhet. Tashmë pritet reagimi i reperti Malone për këtë ide. Mbase ai do të maskohet si Rita? Na mbetet të presim deri më 31 tetor ku finalizohet dhe ky manifestim./abcnews.al

rita.jpg
G. P.20:15 | 18/09/2018

Këngëtarja shqiptare me famë botërorë Rita Ora, ka ndarë një lajm shumë të veçantë me fansat e saj. Pas një kohe të gjatë pritjeje, artistja më në fund ka deklaruar se albumi i saj i radhës synohet të dalë në treg më 23 nëntor të këtij viti.

Ora këtë vit ka qenë mjaft aktive me projektet e saj të reja në muzikë. Fillimisht ajo u bë pjesë e kolonës zanore të filmit të shumëpërfolur “Fifty Shades Freed”, me këngën “For You” në bashkëpunim me ish-anëtarin e bandës së One Direction, Liam Payne. Ndërsa këtë verë ajo bëri publike edhe videoklipin “Girls” ku morën pjesë këngëtaret më në zë të momentit si Cardi B, Charli XCX dhe shqiptarja Bebe Rexha. Kënga në fjalë shkaktoi shumë polemika, pas deklaratës së Rita Orës për prirjet e saj biseksuale dhe imazheve sensuale dhe provokative të përfshira në video.

Gjithashtu, këngëtarja realizoi edhe një tur koncertesh mjaft të suksesshëm në Europë. Megjithatë, në prurjet e albumeve artistja ka qenë pasive duke lançuar vetëm një të tillë në vitin 2012. Për shkak të problemeve me shtëpinë e saj diskografike dhe marrëdhënies së dështuar më DJ-n Calvin Harris, ajo nuk ka mundur të publikojë një tillë deri më tani. Por me sa duket pritjes i ka ardhur fundi. Në profilin e saj në Instagram, ajo është shprehur e emocionuar për këtë projekt të ri, i cili më në fund do të na bëjë të mundur pasjen në duar të një albumi të ri nga Rita Ora. Projekti në fjalë quhet “Phoenix” dhe na mbetet të presim deri më datë 23 nëntor./abcnews.al

4F45F21600000578-6082793-Liam_was_caught_on_camera_with_his_arms_draped_around_the_singer-m-29_1534859929779.jpg
G. P.14:57 | 22/08/2018

Rita Ora është zënë mat në krahët e këngëtarit Liam Payne ditën e djeshme në afterpartyn e MTV VMA. Duke harruar kështu modelen 20 vjeçare më të cilën po shoqërohej, Liam nuk mundi ti mbante duart larg nga Rita, teksa ata po flisnin shumë privatisht me njëri-tjetrin pas performancës së tyre në skenë.

Sipas filmimeve, ata kërcyen dhe pëshpëritën në vesh teksa Rita i fërkohej me ish-anëtarin e bandës së One Direction. Sipas burimeve të afërta me ta, “çifti” thuhet se ka pasur me siguri një eksperiencë romantike.

Liam dhe Rita interpretuan duetin e tyre “For You” në skenë nën brohoritjet e publikut dhe mesa duket kimia mes tyre ka vazhduar dhe përtej skenës.
Këngëtarja shqiptare po shijon suksesin e saj pas rrëmbimit të çmimit “Best Dance” në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve MTV VMA për këngën e saj në bashkëpunim me DJ e ndjerë Aviivi “Lonley Together”./abcnews.al

ariana-grande-mtv-vmas-show-aug-20-2018-billboard-1548-1280x847.jpg
G. P.13:03 | 21/08/2018

Mbrëmjen e së hënës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV VMA 2018. Një nga kompeticionet muzikore më të shumëpritura të vitit, mblodhi bashkë artistët më në zë të muzikës botërore për një mbrëmje plot spektakël dhe të papritura.

Performanca mbreslënëse, momente komike, ndarje çmimesh dhe emocione e pushtuan skenën amerikane të manifestimit të muzikës komerciale. Momenti kulminant i evenimentit ishte performanca e këngëtares ikonë Jenifer Lopez, e cila u nderua me çmimin e “Michael Jackson Video Vanguard Award”, një atribut i cili u jepet artistëve që kanë lënë gjurmë në realizimin e videove muzikore gjatë karrierës së tyre. Nuk mund të lihet pa përmendur dhe performanca energjike e një përmbledhjeje prej këngëve më të suksesshmë të saj me një koreografi të realizuar në detaje. Perfomanca të tjera të mbrëmjes ishin edhe reperja Nicki Minaj, ylli i popit Ariana Grande, këngëtari i ri Shawn Mendes, Maluma etj.

Një moment i veçantë i kushtua dhe këngëtares së ndjerë Aretha Franklin e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Asaj iu kushtuan homazhe nga Madonna, e cila ndau gjithashtu disa histori të lidhjes që dy divat kishin me njëra-tjetën.

Camilla Cabello, ishte këngëtarja e cila pati triumfin më të madh, duke rrëmbyer çmimin “Video e Vitit” dhe “Artistja e Vitit”. Hapja e ceremonisë u bë nga artistja e shumkërkuar Cardi B, e cila falenderoi fansat e saj për detikimin dhe suksesin që i kishin dhënë. Prezantuesit ishin komedianët e njohur Tiffany Hadish dhe Kevin Heart. Dyshja e mbushi audiencën me humor dhe me thirrje kundër Donald Trump. MTV VMA edhe këtë vit rezultoi i suksesshëm duke dhuruar momente argëtuese dhe emocionuese për publikun dhe këngëtarët. Pjesë e këtij festimi ishin dhe këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat prezantuan dhe erdhën më rrëzëllitësë se kurrë. Gjithashtu Rita rrëmbeu dhe çmimin “Video më e mirë e muzikës dance” për këngën e saj “Lonely Together” në bashkëpunim me të ndjerin Aviici.

Lista e plotë e fituesve:
Video of the Year: Camila Cabello -“Havana” [ft. Young Thug]
Best Collaboration: Jennifer Lopez – “Dinero” (ft. DJ Khaled & Cardi B)
Best New Artist: Cardi B
Artist of the Year: Camila Cabello
Best Latin Video: J Balvin – “Mi Gente” [ft. Willy William]
Song of the Year: Post Malone – “Rockstar” [ft. 21 Savage]
Best Pop Video: Ariana Grande – “No Tears Left to Cry”
Best Hip Hop Video: Nicki Minaj – “Chun-Li”
Push Artist of the Year: Hayley Kiyoko
Song of Summer: Cardi B / Bad Bunny / J Balvin: “I Like It”
Michael Jackson Video Vanguard Award: Jennifer Lopez
Best Dance Video: Avicii ft. Rita Ora – “Lonely Together”
Best Rock Video: Imagine Dragons – “Whatever It Takes”
Video With a Message: Childish Gambino – “This Is America”
Best Cinematography: The Carters – “APES**T”
Best Direction: Childish Gambino – “This Is America”
Best Art Direction: The Carters – “APES**T”
Best Visual Effects: Kendrick Lamar & SZA – “All The Stars”
Best Choreography: Childish Gambino – “This Is America”
Best Editing: N.E.R.D – “Lemon” [ft. Rihanna]/abcnews.al

rita.jpg
G. P.22:43 | 18/06/2018

Rita Ora, nuk është thjeshtë me origjinë nga Kosova. Ajo thotë se vazhdon të ndjehet një kosovare dhe të punojë për t’i shërbyer emrit të saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një dedikim emocionues për vendin e origjinës së saj, Kosovës.

“Teksa jam duke udhëtuar për në koncertin e radhës, e gjeta veten duke menduar për momentet e jashtëzakonshme që kam patur në karrierën time deri më tani. Ky moment ishte i veçantë për mua. Gjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që të mbaj titullin si ‘Këngëtarja e parë’ e cila del në tregun ndërkombëtar nga Kosova dhe të tregoja se një vend kaq i bukur ekziston vërtet”.

Këngëtarja kujton momentet kur u nderua me titullin “Ambasadore Nderi” nga Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Londër.

“Ishte vërtet një moment historik. Që atëherë kemi patur plane të jashtëzakonshme që i kemi përmbushur dhe kemi arritur të bëjmë bamirësi me ndikim të madh në botë. Pres me padurim të vazhdoj të mbaj me krenari statusin e ambasadores dhe të vazhdoj të përfshij Kosovën aty ku gjithmonë e ka merituar të jetë”.

Klan Plus

eni-shehu.jpg
G. P.22:11 | 04/06/2018

Eni Shehu ishte i ftuar në Mbrëmje në ABC News për të folur rreth koncertit të Rita Orës të mbajtur më 3 Qershor në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.

Sipas gazetarit, debati zhvillohet në rrafshin politik dhe në rrafshin artistik.

Artistja ishte kritikuar më parë në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe dhe sipas Shehut, kjo është një nga arsyet pse nuk foli shumë shqip.

Më tej, gazetari shtoi se e gjitha ishte një strategji e stafit të bashkisë për të kulmuar me 3 vite punë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono