Ristani

arben-ristani-interviste-1.jpg
ger ta16:02 | 08/11/2019

Në një lidhje telefonike për Abcnews, Arben Ristani ka reaguar për mbylljen e çështjes së lobimit rus, ku ky i fundi dge kreu i PD, Lulzim Basha janë  thirrur si të pandehur.

Prokuroria ka përfunduar hetimet lidhur me një akuzë për falsifikim parash. Në përfundim të hetimeve prokuroria ka vërtetuar se akuza për falsifikim parash është e pavërtetuar dhe e kanë pushuar. Dhe kanë lënë vetëm akuzën për falsifikim dokumentash.

Akuza për falsifikim të dokumentit ka të bëjë me një deklarim që PD bën pranë KQZ për fondin që ajo përdor. Në rastin konkret formulari pranë KQZ është i rregullt, nuk është i hartuar dhe as firmosur nga unë. Është një akzuë  që nuk qendron por është edhe e motivuar politikisht.

Unë nuk kam hartuar dhe as firmosur dokumenta të tillë. Ju e quani lobim rus por unë nuk di të ketë lidhje të tilla. Është një thashethemënajë e madhe”, tha Ristani. /abcnews.al

kume-1280x692.jpg
ent ela20:31 | 25/02/2019

Djegia  e mandateve të opozitës dhe procedura ligjore janë diskutuar në studion e Byro Politike në ABC News nga konstitucionalisti Kristaq Kume, Kreu i PR Fatmir Mediu, politikani Arben Malaj dhe politikani Arben Ristani. Në këndvështrimin e konstitucionalistit Kume nëse mandatet e opozitës nuk janë deklaruar para këshillit të mandateve, kjo e bën nul vendimin.

“Gjithçka ka ndodhur është rezaultat i një vendimi politik nga PD dhe LSI i cili formësoi pas kësaj me deklarata individuale të deputëtev në Kuvend për të kërkuar ndërprerjen e mandatit të tij. Nuk di nëse formalisht është zbatuar pikë për pikë procedura e kodit Zgjedhor, ku thuhet se nuk përbën shkak për ndërprerjen e mandatit deklaratat kolektive apo individuale, për heqjen dorë nga mandati duhet që deputeti të deklarohet vetë në mnëyrë publike para komsionit përkatës të Kuvendit të Këshillit të Mandateve, vetëm në këtë rast ajo quhet e vlefshme. Nëse kjo kërkesë nuk është plotësuar sado formale të duket e bën nul të gjithë këtë”.

Por sipas Ristanit, nga deputetët e opozitës është ndjekur e gjithë procedura ligjore, ndërkohë që është Kuvedni ai që nuk ka vepruar në mënyrë kushtetuese.

“I gjithë veprimi opozitës është politik është ndjekur dhe një procedurë ligjore e deputetëve të opozitës dhe këtu mbaron vendimi opozitar dhe fillon procedura e parlmentit. Ata, atë rrugë kanë antikushetuese. Ne për këtë arsye jemi jashtë për t’u thënë që ky parlament është i deligjitimuar”. /abcnews.al

RISTANI-ZGJEDHJET-STRUKTURAT-PD-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 07/10/2018

Sipas afateve kohore të përcaktuara në statutin e Partisë Demokratike, por edhe bazuar në ndryshimet e bëra rishtazi në të, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, më 26 shtator urdhëroi krijimin e grupeve të punës për organizimin e zgjedhjeve në strukturat e Partisë. Se çfarë po ndodh aktualisht me këto struktura na sqaron në një intervistë Sekretari i Përgjithshemi PD-së Arben Ristani.

“Ka nisur puna e cila sipas urdhrit deri në mes të muajit do duhet të bëhen zgjedhjet për grupseksione dhe deri ne fund të muajit për seksionet. Pastaj fillon procedura me konferecat e degëve dhe kryesitë dhe kryetarët e degëve”.

Do të jetë kjo përbërje e re e Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratike e cila do të votojë për Këshillin e ri

“Dhe më pas zgjedhjet në qendër për kryesinë dhe sekretariatet e PD”.

Proces ky i cili sipas sekretari të përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani, nga aplikimi i parimit “një anëtar një votë” që në niel grupseksioni, deri tek kalimi i vendimeve në organet kolegjiale pritet të forcojë partinë dhe demokratizojë vendimmarrjen.

“Ne mendojmë që brenda PD do i bëj mirë kjo vendimmarrje e organeve kolegjiale, shtimi i kompetencave të tyre.

Zgjedhja një anëtar, një votë e kryetarit të grupseksioneve do zhdërvjellësojë grupseksionet, marrjen e përgjegjësive dhe duke ndjerë pushtet mendojmë se do menaxhojnë më mirë zonat e vogla të organizimit.

Ideja është që territori të menaxhohet më mirë dhe ai që e drejton të jetë zot i punës së vet dhe njëkohësisht të japë produkt”.

Janë kryesitë e degëve ato të cilat duhet të japin mendimin e tyre për kandidaturat për këshilltar bashkiak dhe më pas të merret mendimi për kandidaturat për kryetar të pushtetit lokal, zgjedhjet për të cilët janë vetëm 7 muaj larg, thekson Ristani.

“Në një sens normal do ishte që pasi të përfundonte ky proces të fillonte tjetri, por kemi menduar që paralelisht me zgjedhjet në parti të konsultohet për të zgjedhurit e ardhshëm të PD sa i përket menaxhimit të pushtetit lokal”.

Një udhëzim specifik i kryetarit të partisë Basha drejtuar jo vetëm krerëve të grupeve të punës të ngritura për zbatimin e këtij procesi, por edhe atyre të seksioneve dhe grupseksioneve.

“Për të mos lënë jashtë procesit të rintjë dhe të vjetrit. Aty ku unë drejtoj kam amrrë të gjithë drejtuesit e vjetër, deputetë, këshilltarë bashkiakë. Kemi bërë kujdes të thërrasim dhe të jemi bashkëpunëtorë që ka dhënë kontribut dhe do të japi kontribut”.

Ky proces i rifreskimit të strukturave të Partisë Demokratike vjen pas ndryshimeve në statutin e kësaj force politike të votuara në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve në Prill 2018. /abcnews.al

arben-ristani-2-1280x661.jpg
ent ela13:09 | 13/03/2018

Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka përsëritur në studion e ABC News se PD nuk ka asnjë shqetësim për akuzuar që i adresohen pasi kontratat dhe financimet e saj janë transparente dhe ligjore. Nga ana tjetër Ristani zbulon se ka nisur konsultimet me Ridvan Boden e kritikët e tjerë të Bashës, në prag të Kuvendit Kombëtar.

Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani deklaron se investigimi i “Mother Jones” është nxitur nga socialistët. Në studion e ABC News Ristani si zyrtari përgjegjës për kontratat e PD rrëfen edhe dy thirrjet në Prokurori, nëntorin e kaluar dhe të premten e kaluar.

Edhe akuzat e fundit të socialistëve për transparencë të financimit të aksionit 3 mujor të PD në cadër, për Ristanin janë taktikë për të tërhequr vëmendjen nga droga e krimi, pasi PD e ka transparent çdo akt.

Nga ana tjetër, Ristani që për shkak të pozicionimit që Basha i bëri në Vlorë, nuk është më deputet i PD, thotë se është takuar me Ridvan Boden, por edhe me kritikë të tjerë të bashës propozues  të platformës për ringritjen e PD dhe projektstatutin.

Ristani thotë se PD duhet të dëgjojë sugjerimet e Sali Berishës për të bashkuar e maksimizuar kontributet e të gjithë demokratëve./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error080-1280x720.jpg
ent ela14:29 | 16/01/2018

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nga foltorja e selisë akuzoi kryeminsitrin dhe minsitrin e Brendshëm se jo vetëm nuk po pastrojnë policinë e shtetit, por po ndërrojnë një kupolë kriminale me tjetrën. Provë e kësaj për demokratët janë shefat e policisë të arratisur pasi shpallen në kërkim nga informacione të bëra publike në media./abcnews.al

vlcsnap-error551.jpg
ad min17:31 | 01/11/2017

Në një intervistë për ABC News, e para që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Arben Ristani komentoi listën Basha, pabarazinë me kundërshtarin në fushën e lojës dhe qëndrimet e kritikëve në parti. Ristani deklaroi se çështja Tahiri konfirmoi çdo akuzë të Partisë Demokratike dhe ajo meriton besimin e qytetarëve.

Edhe pse numri dy i PD, Arben Ristani nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Në listën e 25 qershorit Lulzim Basha e renditi në zonë rreziku, të katërtin në Vlorë. Në intervistën e tij të parë që nga ky moment, sekretari i Përgjithshëm demokrat thotë se do kishte dashur pozicion sulmi dhe lista me karakter politik.

“Pavarësisht meje, personalisht kam koshiencë partiake, e konsideroj dhe vlerësoj mendimin e kryetarit të partisë sime dhe kam bërë detyrën, siç e bëra, me të gjitha mundësitë dhe forcat e mia. Sigurisht do të ishte më mirë nëse lista do kishte konceptin politik të saj”.

Por kjo është vetëm njëra anë, e cila sipas tij zbehet, kur konstaton lojën totalisht të pabarabartë me kundërshtarët.

“Këtu do ta ndaja pak përgjigjen ose do ta krahasoja me një ekip futbolli dhe do të thoja që trajneri, në rastin konkret kryetari i partisë, për mua do të ishte më mirë të më kishte vendosur në sulm se sa në mbrojtje dhe këtë e shoh si një gabim në taktikë. Por po të mendosh që ne luanim me kanatiere siç luhet futboll dhe pala tjetër luante me skafandra dhe me shkopinj e robokop, këtu pastaj nuk vlen më të diskutohet taktika e zgjedhur nga trajneri”.

Muajt e fundit i ka shfrytëzuar për reflektim, ndërsa po luan rol aktiv në organizimin e partisë, tashmë në proces analize. E përfshin veten tek ata që dëgjon më të vjetrit.

“Kam qenë njëherë deputet, kam bërë një mandat deputeti, nuk fitova dot këtë herë. Sigurisht që jam i keqardhur, por politika, thonë këta politikanët më të vjetër se unë, është maratonë nuk është sprint, kështu që do të vazhdojmë të merremi me politikën”.

Për kritikët ndaj listës dhe ndaj garës për kreun në PD, Ristani sygjeron ndjekjen e rregullave demokratike dhe statutit. Astrit Patozi në platformën e tij kërkon edhe rizgjedhjen e kryetarit brenda 9 muajsh, por Ristani thotë se Basha është legjitim dhe për të çështja e kryetarit është e mbyllur. Forumet janë ato që vendosin për çdo rast.

“Është pjesë e demokracisë në veprim. Kemi patur pretendime që kryetari gjatë hartimi të listave shkeli statutin, e ka pranur dhe mbajtur përgjegjësinë edhe zoti Basha. Por kjo nuk na bën që të kalojmë nga shkelja në shkelje. Duhet patjetër të ecim brenda statutit dhe rregullave që ka partia. Ka patur vendimmarrje në kryesi, janë zhvilluara zgjdhjet për kryetarin e PD, proces që është përfunduar. Sot kemi kryetar legjitim dalë mbi një proces mbi bazën e rregullave dhe statutit. Nuk mund ta fsheh se ka pasur kontestime për procesin, por janë gjëra që duhet të kalojnë po nga institucionet e partisë. Unë këmbëngul tek kjo. Secili ka mendimin e vet personal që është i respektueshëm, ta mbajë e zhvillojë, por pa kaluar nga rregullat e partisë nuk mund të zhvillojmë veprimtari korrekte. Në këto kushte kjo është çështje e mbyllur për mendimin tim. Nëse do ketë vendimmarrje tjera merren nga organet. Për tu mbledhuru ndiqet procedura, në rast se askush nuk ndjek procedurat, por mbeten në kuadrin e shprehjes së mendimeve, mendimet vlerësohen të mira apo të këqija, janë subjektive. Po nuk ece në rrugën proceduriale nuk gjen dot zgjidhje”.

Ristani thotë se mediatikisht ndoshta ka qenë pak i tërhequr, edhe për të reflektuar, por angazhimi me pjesën organizative nuk mund të konkuronte me ngjarjet e mëdha që ndodhin në vend dhe rol kryesor në denoncimin e tyre për katër vite ka pasur vetë Ristani në legjislaturën që shkoi.
“E gjithë beteja që është zhvilluar sot është e qartë, për inkriminimin që ka shteti, për planin e studiuar që ka pasur kryeministri i vendit për ta kriminalizuar policinë dhe shtetin dhe për ta kanabizuar vendin.

Ristani thotë se tashmë besimi legjitim mund të kthehet tek PD, pasi çdo akuzë e saj po konfirmohet.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono