ring

ULJET-E-GUSHTIT-NE-RING.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela19:45 | 31/07/2019

Veshje, rroba banjo, aksesorë dhë gjithçka për çantën e plazhit mund ta blini deri në 60%-70% më lirë. ABC Neës ju sjell përmes një vëzhgimi dyqanet që ofrojnë produktet me ulje për të gjithë familjen. Kombinimet e ngjyrave dhe nodelet e koleksioneve të verës ju bëjnë të ndiheni me stil. Trendet e momentit vijnë deri në 60% ulje! /ABC News Albania 24/7

BOKS-FITON-GENADI-GOLOVKIN-1280x720.jpg
ent ela18:43 | 09/06/2019

Legjenda e boksit, Genadi Golovkin, mundi kanadezin Rolls dhe kërkoi ndeshjen e revanshit ndaj meksikanit Alvarez. Golovkin fitoi me nokaut në vetëm katër raunde.

Kërshëria ishte e madhe në Medison Skuer Garden. Një javë më parë, një tronditje e vërtetë ndodhi në atë që mbiquhet “Meka” e boksit profesionist botëror, por normaliteti u rikthye.

Shtatë ditë pas humbjes së kampionit të botës, Entoni Xhoshua, një ish-kampion fitoi ndeshjen e tij dhe menjëherë kërkoi të luftonte për brezat e artë.

Genadi Golovkin mundi në katër raunde kanadezin Stiv Rolls, në duelin e peshave të mesme, duke lënë pas humbjen me polemika shtatorin e kaluar me meksikanin Kanelo Alvarez.

Legjenda nga Kazakistani, i njohur më shumë me inicialet e tij të emrit, GGG apo Tre G, e nisi ngadalë duelin, sikur të kishte zënë ndryshk pas 9 muajsh jashtë ringut, dhe kundërshtari e testoi disa herë.

Gjithsesi, klasi nuk mund të mohohej, dhe veteran 37-vjeçar shkëlqeu në momentin e duhur.

Kur kishin mbetur 51 sekonda nga përfundimi I raundit të katërt, ai lëshoi të majtën e tij të njohur duke I dhënë fund luftës.

Rolls, edhe ai veteran 35-vjeçar, u përpoq të ngrihej përsëri, por ishte e pamundur.

Golovkin, arriti fitoren e 39-të në 41 ndeshje, të 37-ën me nokaut.

Me t’u shpallur fitues, njeriu që nuk është rrëzuar kurrë në ring në karrierë, kërkoi ndeshjen që të gjithë e presin.

“Ju e dini se me cilin kërkojnë tifozët që të ndeshem, – tha ai, – ishte një natë e madhe boksi. Jam gati të kthehem në shtator për një tjetër dramë të madhe. Më pëlqejnë fitoret me nokaut. E dashuroj Nju Jorkun”.

Mbi 12 000 tifozët në Medison Skuer Gardën presin tani duelin e tretë Golovkin-Alvarez, për titullin botëror në peshat e mesme. /ABC News Albania 24/7

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono