rinas

30184885_1637496816304149_2124311934_n.jpg
ent ela18:52 | 19/04/2018

Një 56 vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, pasi është dënuar me 18 vite burg për tentatvë vrasje dhe armëbajtje pa leje. Ai është  Hashim Isufi nga Dibra, i cili në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj të Tiranës, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë, duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Njoftimi i Policisë

Rinas – Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar :

– Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbatje pa leje”  e parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. /abcnews.al

 

blendi-klosi.jpg
gra moz15:56 | 16/04/2018

Me fillimin e javës së tokës, aksioni i pastrimit nisi nga ura pranë aeroportit të Rinasit dhe ajo e Gjoles, dy pika tepër të ndotura, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit.

Blendi Klosi ishte atje për të inspektuar aksionin e ndërmarrë nga Komanda e Forcave Detare bashkë me këshilltarin e kryeministrit, Sandër Lleshi dhe përfaqësues të prefekturës së Durrësit.

Ministri Klosi i bëri apel banorëve dhe bizneseve të mbështesin Forcat e Marinës për të pasur një mjedis më të pastër.
Forcat e Ushtrisë kanë nisur pastrimin në shtratin e lumit Drino pranë urës së Kordhocës në Gjirokastër./abcnews.al

rinas.jpg
ent ela17:33 | 05/04/2018

Në Aeroportin e Rinasit mbërriti një “Charter” nga Anglia me 53 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Angli.

Gjithashtu pasdite mbërriti edhe një tjetër avion ‘Charter’ nga Franca me 29 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Francë dhe Belgjikë. /abcnews.al

 

grabitjet-1280x660.jpg
gra moz21:54 | 13/03/2018

Personat e akuzuar për dy ngjarjet e ndodhura brenda pak muajsh rreth 2 vjet më parë, ku u grabitën blindat me para bankash në rrugën e Rinasit, akuzohen edhe për një grabitje spektakolare banke të ndodhur më herët.

Bëhet fjalë për grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë, prane ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, të ndodhur në 13 Shkurt 2015.

ABC News ka mësuar se dosja e hetimit për këtë ngjarje i është bashkuar asaj të grabitjeve të ndodhura në rrugën e Rinasit. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka komunikuar të dyshuarve akuzat e ngritura ndaj tyre.

Të dyshuarit për tre grabitjet me armë, përfshi atë të një banke të nivelit të dytë pranë ish-Stacionit të Trenit do të përballen me akuzën “vjedhje me armë”, “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas burimeve nga Prokuroria, hetimi është në fazën perfundimtare dhe pritet të mbyllet brenda muajit Mars. Më tej, dosja do të kalojë pranë Gjykatës se Krimeve të Rënda, ku 9 të pandehurit do të dalin në bankën e të akuzuarve./abcnews.al

rinas.jpg
ent ela12:55 | 06/03/2018

Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin ka bërë të mundur transportimin e 178 shqiptarëve, të cilët janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze.

Policia e Shtetit njofton gjithashtu se “të tjera fluturime riatdhësimi vullnetare apo të detyruara, priten në javët që pasojnë nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit”.

Vetëm në këto dy muaj, sqaron policia, janë kryer 156 operacione riatdhësimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhësuar 1 044 persona. /abcnews.al

vlcsnap-error284-1-1280x720.jpg
ent ela12:47 | 21/02/2018

Pas linjës së gjelbër, me autobusë elektrikë, e cila do të funksionojë shumë shpejt brenda kryeqytetit, edhe ne linjen Tiranë-Rinas, qe lidh kryeqytetin me aeroportin “Nënë Tereza”, do të operojne autobusë elektrikë. Keshtu ben te ditur  Bashkia e Tiranës, qe ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e aeroportit për të mundësuar një linjë transporti publik me autobusë të ashtuquajtur te gjelbër. Këto mjete, sipas kryetarit Veliaj mbrojnë mjedisin dhe rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës dy automjete të reja për heqjen e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit, si dhe iu bashkuan nismës për mbjelljen e pemëve. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i falenderoi ata për përgjegjësinë sociale që treguan, duke kontribuar për një qytet të pastër dhe më të gjelbër./abcnews.al

 

 

 

51de4852-264c-455f-a0b1-337ea8a82038-933x445.jpg
ent ela09:42 | 15/02/2018

63 persona të cilët nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit janë evidentuar dhe kthyer nga shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Rinas, gjatë dy javëve të para të muajit Shkurt.

Në hyrje janë kthyer edhe 6 shtetas të huaj të cilët nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit në vendin tonë. Në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të atyre që qarkullojnë me dokumente të falsifikuara, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 10 raste, ku 4 raste janë proceduar me arrest në flagrancë.

Njëkohësisht janë proceduar penalisht për “Kalim të paligjshëm të kufirit”, 15 shtetas. Po nga Policia Kufitare e Rinasit  janë proceduar 2 raste të braktisjes së fëmijëve të mitur.

Janë kapur 4 persona në kërkim, si dhe janë ndaluar 3 shtetase të cilat ishin  shpallur në kërkim për largim nga banesa. Përmes aeroportit të Rinasit, në vendin tonë kanë hyrë 32.143 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe kanë dalë 28.528 shtetas shqiptarë e të huaj.

Policia bën me dije se edhe në ditët në vijm do vijojë puna me intensitet për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë./abcnews.al

 

vlcsnap-error415-1280x720.jpg
ent ela11:18 | 08/02/2018

Gjykata për Krimet e Rënda shtyu me tre muaj afatin e hetimit për dy supergrabitjet e gati 7 milionë eurove në autoblinda të bankave të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit. Shtyrja u kërkua nga Prokuroria me pretendimin se nuk ishin kryer të gjitha veprimet hetimore.

Një vit kohë nuk i ka mjaftuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të finalizuar hetimin e supergrabitjes së 3.2 milionë eurove në një autoblindë pranë kthesës së Kasharit në Shkurt të vitit 2017.

Për këtë shkak institucioni i akuzës kërkoi zgjatjen e afatit të hetimit me tre muaj. Kërkesa u pranua të enjten nga Gjykata për Krimet e Rënda.
Në sallën e gjyqit, prokurori i çështjes e argumentoi kërkesën me ngarkesën e lartë të çështjeve dhe nevojën nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore për rastin. Sipas prokurorit bëhej fjalë për administrimin dhe kqyrjen e disa tabulateve telefonike, si edhe për marrjen e disa dëshmive, që mund të japin të dhëna të vlefshme për provueshmërinë e autorëve të grabitjes.

Kërkesa është kundërshtuar me forcë nga avokatët. Sipas tyre, Prokuroria ka pasur gjithë kohën e nevojshmë për të përfunduar hetimin e dosjes. Duke pretenduar mbajtjen me pa të drejtë në qeli të klientëve të tyre, avokatët kërkuan rrëzimin e kërkesës.

Prokuroria për Krimet e Rënda po heton nëntë persona si të përfshirë në grabitjen e Shkurtit 2017 në aksin Kthesa e Kasharit-Rinas, si edhe grabitjes së Dhjetorit 2015 në të njëjtin segment, në një vlerë prej gati 7 milionë euro në total, vlerë monetare e bankave të nivelit të dytë. Nëntë prej tyre po hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndrërsa Admir Murataj është i shpallur në kërkim./abcnews.al

rinas-1280x853.jpg
gra moz20:50 | 22/01/2018

Të tjerë refugjatë shqiptarë janë kthyer nga Franca për shkak se u është refuzuar azili.

Sot në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 130 shqiptarë. Kthimi i tyre u bë nëpërmjet aeroportit të Rinasit ku ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj.

Në fjalën e saj Hajnaj theksoi edhe një herë bashkëpunimin mjaft të mirë që ka Policia Shqiptare me zyrat e migracionit në BE dhe apeloi edhe një herë ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë azilkërkues dhe respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Aida Hajnaj: “Zyra franceze për emigracionin dhe integrimin sot ka kthyer në aeroportin e Rinasit 130 shtetas shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim të vazhdueshëm, rigoroz dhe korrekt me autoritetet franceze dhe me autoritetet e vendeve të tjera të BE-së dhe Schengen-it, të cilat kanë probleme me kërkesat për azil nga shtetas shqiptarë.

Bashkëpunimi konsiston në rritjen dhe forcimin e shkëmbimit të informacionit dhe në zbatimin e masave nga të dy palët me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.

Shtetasit shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se rruga e vetme për t’u integruar në vendet e BE-së dhe në Schengen, është vetëm respektimi i rregullave dhe i parimeve të lëvizjes së lirë.

Gjithashtu dua të theksoj edhe një herë se edhe gjatë vitit 2018, Policia Shqiptare ka marë të gjitha masat për të parandaluar fenomenin e azil-kërkimit në vendet e BE-së dhe në Schengen. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë forcuar dhe vazhdojnë të zbatohen në mënyrë rigoroze dhe korrekte, masat e përcaktuara për parandalimin e këtij fenomeni.

Aktualisht vetëm gjatë këtij muaji, kemi një sërë rastesh që janë goditur për dokumenta të falsifikuara, të cilët kanë dashur të kalojnë kufijtë për të kërkuar azil në vendet e BE-se dhe në Schengen.

Gjithashtu në vijim të masave do të vazhdojmë me identifikimin e të gjithë shtetasve, të cilët përdorin dokumenta false apo dokumenta të tjera, për të lëvizur në vendet e BE-së dhe Schengenit, në mënyrë jo të rregullt dhe jo në respekt të parimeve dhe rregullave të lëvizjes së lirë”. /tvklan.al

vlcsnap-error861-1-1280x720.jpg
ent ela09:18 | 19/01/2018

Policia ka vënë në pranga një të dënuar me 18 vite heqje lirie, i cili u deportua nga Italia, pasi kishte vuajtur dënimim atje për një vrasje tjetër. Agron Lleshaj, alias Kristian Deda ishte i njohur për policinë tonë dhe atë italiane. Mbi supet e tij nuk rëndojnë vetëm dy vrasjet, por edhe arratisje nga burgu.

Në foto Agron Lleshaj

Hyri në Shqipëri si i deportuari me emrin Kristian Deda, pasi kishte vuajtur 17 vite burg për vrasjen e një italiani, por u zbulua se e presin edhe 18 vite burg për një vrasje të kryer në Shqipëri. Historia e pazakontë i takon në fakt shtetasit me emër Agron Lleshaj. 41 vjecari nga Mamurrasi u vu në pranga pasi rezulton i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, me identitet të dyfishtë. Cdo gjë u zbulua pasi nga policia italiane ktheu si deportiv  Kristian Deden, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin italian me 17 vite burgim për vrasjen e një italiani ne 2001. Gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e këtij shtetasi. Pas 4 orësh hetime u arrit të zbulohet identiteti i dytë dhe i vërtetë i  shtetasit të deportuar.  Ai rezultoi të ishte Agron Lleshaj, i dënuar në mungesë  në janar të 2001 nga Gjykata e Rrethit Kurbin me 18 vite burg.

Agron Lleshaj, me datë 09 prill të vitit 2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me një person tjetër, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur një shtetas i cili më pas ka gjetur vdekjen. Kristian Deda nuk ishte i panjohur edhe për drejtësinë italiane. Ai pas marrjes së dënimit për vrasje kishte arritur që të arratisej nga burgu i Sienës, për t’u rivënë sërish në pranga në 2014, pas grabitjes së banesës së një avokati në Latisana të Italisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono