riker

RIKER-NE-SHKUP-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 26/07/2019

Nuk ka më kohë për të luajtur me të ardhmen e qytetarëve – ky është mesazhi i shkurtër të cilin Filip Riker, ndihmëssekretari amerikan i shtetit, i drejtoi opozitës në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se duhet të ndërpritet bllokimi rreth propozim-ligjit për Prokurorinë Speciale Publike.

Në moment kur aktorët kryesorë politikë në vend sërish ngecën rreth të ardhmes së Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa udhëheqësja e saj dyshohet për përfshirje në marrëveshje të dyshimta, në Shkup do të qëndrojë për vizitë ish-ambasadori amerikan në Shkup, i afërt me rajonin dhe njohës i mirë i çështjeve ballkanike, që të ndihmojë në mënjanimin e pengesave në rrugën euro-atlantike të Maqedonisë. Filip Riker, tash u. d. ndihmëssekretar amerikan i shtetit për Evropën dhe Euro-azinë, opozitës në vend, e cila në mënyra të ndryshme me muaj e bllokon miratimin e ligjit i cili do të vazhdojë punën e PSP-së, i apeloi së është koha që të jetë konstruktive, në emër të së ardhmes të qytetarëve.

“Koha për lojëra politike, tërheqjen e vëmendjes dhe lojë me perspektivën e qytetarëve është punë e kryer. Porosia ime është e thjeshtë – është koha që të kyçeni në proces dhe çështjet të ecin më tej për të mirën e vendit. Maqedonia e Veriut shkon më tej në përmbushjen e qëllimeve të saj, integrimi në BE dhe në NATO, të fillojë procesin për anëtraësim në BE. Ky ligj është krucial jo vetëm për procesin, por edhe për qytetarët.”

I pyetur për deklaratën e djeshme se në qoftë se nuk gjendet bazë e përbashkët për ligjin për Prokurori Publike, nuk përjashtohet zgjidhje e padëshirueshme, kryeministri Zoran Zaev sqaroi se kjo do të nënkuptonte kërkimin e zgjidhjeve alternative për punën e PSP-së, pasiqë në shtator përfundon mandati i udhëheqëses Katica Janeva.

“Nuk e di, e di se do të jenë më të pakëndshme, më të padëshirueshme. Duhet të ulemi në takime me liderët, të mendojmë, të vijnë ekspertë, të gjejmë zgjidhje. E di se shteti gjithmonë duhet të gjejë zgjidhje, sepse duhet të vazhdojë, duhet të punojë.”

Riker u takua edhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit Ahmeti njoftoi se është dikutuar për problemet aktuale në vend, ai shtoi se nga komuniteti ndërkombëtarë kërkohet që ligji për prokurorinë  të miratohet  sa më shpejtë.

Dje Komiteti për Marrëdhënie të jashtme në Senatin Amerikan e kaloi ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa sipas Riker pritet që së shpejti edhe Senati ta mbështesë me shumicë e votave. Ai shtoi se SHBA-të edhe më tej do ta ndihmojnë Maqedoninë në ndërtimin e plotë të të gjitha vlerave demokratike perëndimore, duke theksuar se kjo është periudhë e rëndësishme kur të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për vende, rajone dhe lidhje të përparuara, stabile dhe të sigurta. Ky është kapitull i ri, Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të të bashkëpunojnë si partnerë, theksoi Riker edhe në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov mëngjesin e sotëm. /ABC News Albania 24/7

 

RIKER-NE-SHKUP-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ent ela16:30 | 04/03/2019

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ish-ambasadori amerikan Filip Riker u bëri thirrje liderëve politikë në Ballkanin Perëndimor të bëjnë kompromise për të ecur në rrugën europiane.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në zgjidhjen e problemeve ndërfqinjësore sipas shembullit të Shkupit dhe Athinës, si dhe rreth përparimit të sundimit të së drejtës, lirisë së mediave dhe shoqëri civile të avancuar – ka qenë mesazhi i Sekretërit të ardhshëm shtetëror të SHBA-së Filip Riker.

Diplomati amerikan Filip Riker dërgoi mesazhe të pajtimit dhe zgjidhje të marrëdhënieve ndërfqinjësore mes vendeve të Balllanit Perëndimor sipas shembullit të Marrëveshjes së Prespës. Riker në një Konferencë në Shkup theksoi se Uashingtoni angazhohet për integrimin euroatlantik të rajonit, por vendet e rajonit duhet të punojnë për vlera demokratike dhe udhëheqësi të përgjegjshme.

“Të ballafaquar me vlera të brendshme dhe të jashtme ne duhet të mbetemi të fokusuar në punën e transparencës së qeverisë, sundimin e së drejtës, lirisë së mediave dhe shoqëri civile të avancuar. Këto janë shtyllat e domosdoshme që të krijohet një rezistencë më e madhe ndaj ndikimeve malinje nga aktorët e jashtëm, që përpiqen ta mbajnë Ballkanin të ndarë”.

Diplomati amerikan Filip Riker  u ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë  taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut.

“Pjesë e gjithë kësaj duhet të jetë tërheqja e taksave për mallërat serbe dhe boshnjake. Kam një mesazh për qytetarët e Kosovës. E kuptojmë frustrimin tuaj dhe dëshirën që ta kontrolloni fatin tuaj. Por, ne nuk kërkojmë hënën, vetëm tërheqjen e kufizuar të taksës”.

Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takime me krerë të institucioneneve të vendit dhe me liderë të partive politike.

Filip Riker ishte ambasador i SHBA-së në Maqedoni gjatë periudhës 2008-2011. Kjo është vizita e tij e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë funksionin e ndihmës sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono