rihanna

rihanna-1280x886.jpg
ent ela10:00 | 12/06/2019

Rihanna ka dalë jashtë kornizave dhe ka folur hapur për dashurinë dhe planet për martesë. Në një intervistë për “Magazine”, ajo i dha përgjigje çdo pyetjeje që iu drejtua pa ju shmangur atyre. Rihanna ka treguar se lidhja e saj me Hassan Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës.

“Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të gjeja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç punoj për biznesin tim, ashtu duhet te përqendrohem edhe tek kjo lidhje” -u shpreh Rihanna.

Megjithëse planet e martesës duket se janë larg, ylli i pop zbuloi se ajo dëshiron që së shpejti të bëhet nënë. Rihanna gjithashtu la të kuptohet se po punon edhe për një album tjetër pas atij me titullin “Anti” që doli në vitin 2016.

Klan Plus

rihanna-1280x886.jpg
G. P.10:09 | 01/02/2019

Ajo e nisi karrierën në moshën 16- vjeçare, ndërsa tani është një nga këngëtaret më të suksesshme e sigurisht më të pasura. Rihanna falë albumeve të saj ka arritur të sigurojë 140 milionë Dollarë, pa llogaritur koncertet.

Por, përveç muzikës, Rihanna pati shumë bashkëpunime me marka të njohura dhe pjesëmarrje në filma. Koleksioni i saj “FentyxPuma” u shit brenda disa orësh, ndërkohë këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet as në biznes.

Klan Plus

rihanna.png
G. P.18:05 | 20/10/2018

Yli i muzikës POP, Rihanna, ka refuzuar të performojë në finale e Superboul në shkurt të vitit të ardhshëm. Artistja mori vendimin në shenjë solidariteti me Kapernik, lojtarin e parë që nuk pranoi të ngrihej në këmbë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar para ndeshjes.

Rihanna ka refuzuar të performojë në Superboul në shenjë proteste. Këngëtarja ishte kontaktuar për të kënduar gjatë pushimit mes pjesëve, por refuzoi në shenjë solidariteti me ish lojtarin Kolin Kaepernik. Lojtari i ligës kombëtare të futbollit ishte sportisti i parë i cili qëndroi ulur gjatë himnit, në shenjë proteste kundër racizmit dhe dhunës së policisë. Sipas asaj që shkruan “Us Uikly”, NLF e CBS, që do të transmetojë finale e kampionatit në shkurt të vitit të ardhshëm, kishin ftuar yllin e muzikës pop që të performonte në pushimin mes pjesëve, por ajo nuk pranoi për shkak të qëndrimit të ligës së futbollit mbi protestën ndaj himnit para ndeshjes. Organizuesit tashmë i janë drejtuar grupit Maroon 5.

Kaepernick, 30 vjeç është ish lojtar i San Franciscos dhe në gusht të 2016-s, para një ndeshjeje miqësore, qëndri ulur gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar. Një gjest ky për të protestuar kundër diskriminimit dhe dunës ndaj njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjest që i kushtoi karrierën pasi që atëherë askush nuk firmosi më kontratë me të. Të tjerë më pas ndoqën shembullin e tij dhe në sporet të tjera, në një lëvizje që u pagëzua “gjunjëzohu”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono