Rice

Wilshere-Rice.jpg
Veronik Istrefaj20:31 | 14/01/2020

Mesfushori i West Hamit, Declan Rice, është frikësuar sërish sot, kur shoku i skuadrës Jack Wilshere, në mënyrë qesharake e trembi kur kërceu nga një lavatriçe.

Wilshere u sigurua që Rice të kishte ditëlindjen më të bukur dhe më të paharrueshme, duke i përgatitur këtë “dhuratë” që u bë menjëherë virale. Wilshere kërcen jashtë lavatriçes dhe hidhet duke bërtitur, duke e bërë kolegun e tij të trembej në dhomën e lavanderisë së West Ham.

Një video e postuar në Instagramin e Wilshere u bë menjëherë virale dhe Rice, me shumë gjasa nuk e ka marrë ende veten. Çfarë dhurate për ditëlindje…/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Happy birthday Deccers! Enjoy your day mate 💙👊🏼😂 @declanrice

A post shared by Jack Wilshere (@jackwilshere) on

United-1.png
Veronik Istrefaj21:15 | 01/11/2019

Manchester United kërkon me çdo kusht shërbimet e talentit të West Ham United, Declan Rice. Mesfushori 20-vjeçar po luan sezonin e tij të dytë si titullar te skuadra londineze, madje ka arritur të grumbullohet shumë herë dhe me kombëtaren e Anglisë. Rice është një lojtar polivalent, i cili mbulon shumë role në fushën e lojës.

Përveçse mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës, Rice luan dhe si mesfushor para mbrojtjes, që është dhe roli i tij i preferuar. Në atë pozicion, Rice konsiderohet si ndër më të mirët në Angli. 20-vjeçari vlerësohet 50 milionë euro nga klubi i West Ham, shifër kjo që edhe mund të paguhet nga “Djajtë e Kuq”.

Duke parë problemet në mesfushë dhe një shitje të mundshme të Matiç, Solskjaer i ka kërkuar klubit të investojë për të marrë shërbimet e Rice, që në muajin janar. Së bashku me McTominay në mesfushë, United do të kishte dy lojtarë pivot shumë të rinj, që do të siguronin të ardhmen e “Djajve” në sezonet e ardhshme./abcnews.al

Rice-Kuolibaly-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj18:44 | 08/10/2019

Manchester United po kalon një moment për t’u harruar. Pas 8 javëve kampionat, “Djajtë e Kuq” e shohin veten vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë të tabelës, një situatë aspak e përshtatshme për një nga klubet më të mëdha në botë.

Si pasojë, stafi i klubit ka filluar të mendojë për përforcimet në muajin janar, që skuadra të rikthehet aty ku i takon. Për në qendër të mbrojtjes, është piketuar gjiganti i Napolit, Kalidou Koulibaly. Napolitanët pretendojnë 80-90 milionë euro, para që United me shumë gjasa do të paguajë.

Edhe mesfusha, është një repart ku kërkohet përforcime. Talenti Declan Rice i West Ham është alternativa kryesore për “Djajtë e Kuq”. West Ham kërkon plot 50 milionë euro për lojtarin e Anglisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono