rezultatet

partizani-beselidhja.jpg
Vladimir Prenga14:20 | 12/02/2020

Luhet tetë takime të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Tre janë sfidat më interesante: Laçi-Bylisi, Partizani-Besëlidhja dhe Flamurtari-Vllaznia.  Në takimet e tjera, ekipet e elitës, përveç Luftëtarit që është mundur 3-0 në sfidën me Apoloninë, thuajse e kanë zgjidhur çështjen e kualifikimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
E mërkurë, më 12 janar, ora 13:30

GRUPI A
Partizani-Besëlidhja 2-1 (0-3)
Shënues: Telushi 8′, Telushi 20′ (pen.) / Hajdari 5′
Teuta-Erzeni  0-1 (3-1)
Shënues: Djidjiwa 8′
Flamurtari-Vllaznia 0-1 (2-2)
Shënues: Silvio Junior 28′ (pen.)
Tirana-Kastrioti 2-0 (3-1)
Shënues: Halili 13′, Beshiraj 19′

GRUPI B
Kukësi-Lushnja 0-0 (1-0)
Skënderbeu-Besa 1-0 (2-0)
Shënues: Mensah 39′
Laçi-Bylis 1-0 (0-2)
Shënues: Greca 18′
Luftëtari-Apolonia 0-0 (0-3)

/abcnews.al

Bayern.jpg
Igli Nikolli17:25 | 01/02/2020

Bayern Munchen nuk hasi probleme në fushën  e Mainz. Ekipi bavarez fitoi 1-3 dhe është ngjitur përkohësisht në vend të parë. Lewandovski, Muller dhe Thiago Alcantara (spanjolli realizoi një eurogol) shënuan brenda 18 minutave në pjesën e parë, teksa St Juste shënoi golin e nderit për ekipin vendas në minutën e 45-të.

Dortmund po kalon një formë fantastike dhe shënoi sërish pesë gola. E treta ndeshje radhazi që verdhezinjtë fitojnë me “manita” falë golave të Sanchos, Reus, Witsel dhe Haaland. Norvegjezi vijon të surprizojë dhe sot realizoi dy herë, duke u ngjitur në kuotën e 7 golave në tre ndeshje të zhvilluara me ekipin e ri.

Festë për Hoffenheim dhe Augsburg, që mposhtën në fushën e tyre 2-1 Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen. Ekipi i Milot Rashicës ka harruar të fitojë dhe renditet në vend të parafundit. Pa fitues u mbyll sfida Fortuna Dusseldorf-Eintracht Frankfurt.

Valon Berisha debutoi me ekipin vendas, por goli i Chandler në minutën e katërt shtesë i hoqi fitoren nga duart Dusseldorfit. Në orën 18:30 luhet dueli Leipzig-M’Gladbach dhe vendasve u duhet fitorja për t’u rikthyer sërish në krye të Bundesligës. /abcnews.al

Renditja e kampionatit gjerman

maliki-feston-golin.jpg
Vladimir Prenga15:49 | 29/01/2020

Kukësi dhe Skënderbeu kanë hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi i kanë fituar ndeshjet e para. Ekipi verilindor, fitues në fuqi i këtij trofeu, është kursyer me Lushnjën dhe ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1. Edis Maliki shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Skënderbeu triumfoi pastër 0-2 me Besën dhe Essien e Mara ishin ata që vendosen fatet e ndeshjes. Takim interesant në Fier, aty ku Luftëtari u mposht nga Apolonia e Kategorisë së Parë. Gjata nuk shënoi me penallti, por gjithsesi fierakët ia dolën të realizojnë me Mehmetin dhe Zaimajn e të fitojnë. Nesër luhet takimi tjetër, mes Bylisit dhe Laçit. /abcnews.al

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
E mërkurë, më 29 janar, ora 14:00

GRUPI B
Lushnja-Kukësi 0-1
Shënues:
Maliki 19′
Besa-Skënderbeu 0-2
Shënues:
Essien 35′, Mara 57′
Apolonia-Luftëtari 3-0
Shënues:
Mehmeti 82′, Zaimaj 87′, Zoga 90+3′

E enjte, më 30 janar, ora 14:00
Bylisi-Laçi

Eintracht.png
Igli Nikolli23:00 | 28/11/2019

Sportingu i Lisbonës, APOEL dhe Lask Linz janë tre skuadrat e radhës që kualifikohen më tej në Europa League. Portugezët shkatërruan në shtëpi 4-0 PSV, teksa dy skuadrat e tjera siguruan avancimin më tej falë fitoreve në transfertë.

Lazio arriti të mposhtë Cluj në “Olimpico” falë golit të Correas, por kualifikimi varet nga Celtic, që duhet të triumfojë në ndeshjen e fundit në Rumani. Sukses të madh arriti edhe Eintracht Frankfurt përballë Arsenalit. Gjermanët përmbysën disavantazhin e pjesës së parë dhe janë një hap larg kualifikimit.

Ndeshja më spektakolare ishte ajo e zhvilluar në Suedi, aty ku Malmo vendase fitoi 4-3 përballë ukrainasve të Dinamos së Kievit. /abcnews.al

Arsenal – Eintracht Frankfurt 1-2
Celtic – Rennes 3-1
Dudelange – APOEL 0-2
Guimaraes – Standard Liege 1-2
Lazio – Cluj 1-0
Lugano – Copenhagen 0-1
Malmo – Dynamo Kiev 4-3
Rosenborg – Lask Linza 1-2
Sevilla – Qarabag 2-0
Sporting Lisbona – PSV 4-0

Nico-1280x870.jpg
Veronik Istrefaj23:10 | 24/10/2019

Janë mbyllur sfidat e orës 21:00 në UEFA Europa League, me Arsenalin që ka marrë një fitore të shkëlqyer 3-2 përballë Vitoria Setubal. “Topçinjtë” po humbisnin 1-2 deri në minutën e 80-të, por Nicolas Pepe shënoi dy gola nga goditjet e dënimit, duke përmbysur gjithçka i vetëm.

Lazio është mposhtur 2-1 nga Celtic, edhe pse shënoi e para. Lazzari kaloi në avantazh lacialët, por Christie dhe Jullien përmbysën gjithçka për skocezët. Sevilla e ka pasur të thjeshtë ndaj Dudelange, duke fituar 3-0, ndërsa Sporting mposhti 1-0 skuadrën e Rosenborg./abcnews.al

UEFA Europa League, rezultatet

vetevrasja-1280x748.jpg
ad min17:15 | 17/08/2019

Sipas rezultateve të autopsisë, miliarderi amerikan Jeffrey Epstein, ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij të burgut të shtunën e kaluar. 66- vjeçari akuzohej për abuzim seksual me minorenë, dhe shfrytëzim prostitucioni.

Rezultatet e autopsisë tregojnë të qartë se Jeffrey Epstein ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij të shtunën e kaluar në Nju Jork. Deklarata është bërë nga shefi i ekipit mjekësor duke konfirmuar se miliarderi 66 vjeçar u vetëvra duke përdorur çarçafin e shtratit të tij. Përfundimet e mjekut ligjor janë bërë publike pas zërave që hidhnin dyshime për një vrasje të mundshme të miliarderit i cili akuzohej për abuzime seksuale ndaj minorenëve si dhe për shfrytëzimin e tyre për prostitucion. Por ministri amerikan i drejtësisë Uilliam Bar deklaroi se hetimet rreth pakujdesive të kryera në burg vazhdojnë ende. Jeffrey Epstein qëndroi në qelinë i  pamonitoruar për orë të tëra para se të vetëvritej.

Ndërkohë në Los Anxheles është ndaluar Gislein Maksuell, gruaja e akuzuar si bashkëpunëtore e Epstein në menaxhimin e një trafiku minorenësh dhe për shfrytëzimin e prostitucionit minoren. Lajmi është publikuar nga Nju Jork Post, i cili më parë publikoi fotografi të 57- vjeçares britanike të ulur jashtë një restoranti teksa lexonte një libër e ulur në një stol. Ajo ishte zhdukur prej muajsh nga Manhatan duke bërë që autoritete amerikane të mendonin se ishte kthyer në Londër, ndërsa Daily Mail vetëm dy ditë më parë shkruante se ajo  ishte fshehur në Masacusets, në banesën e të fejuarit të saj të ri, i cili kishte përgënjeshtruar lajmin./ABC News Albania 24/7

knut-fleckenstein.jpg
ad min21:45 | 26/05/2019

Pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ka reagura edhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Ao thotë se do vijojë të jetë i lidhur me Europën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sipas rezultateve paraprake unë nuk do të kthehem më në Parlamentin Europian, por do vazhdoj të jem i lidhur me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion në javën e ardhshme”, shkruan Fleckenstein./abcnews.al

FRONTEX-EMIGRANTET-1280x720.jpg
ent ela12:27 | 24/05/2019

Operacioni i Frontex duket se ka dhënë rezultatet e para. Mëngjesin e sotëm, në kufirin e gjelbër në Kapshticë janë kapur 23 klandestinë sirianë dhe iranianë, mes tyre edhe 3 fëmijë të mitur. Emigrantët e paligjshëm u kapën nga forcat Frontex dhe policia kufitare, te cilët janë pozicionuar në kufi. Klandestinëve iu morën deklarimet dhe do transportohen drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë. Frontex sëbashku me oficerët shqiptarë kontrollon aktualisht në të gjithë kufirin e Shqipërisë me Greqinë. /ABC news Albania 24/7

turqi-zgjedhjet-1280x877.jpg
ent ela19:34 | 02/04/2019

Të gjitha partitë politike në Turqi janë njoftuar zyrtarisht për rezultatin paraprak të zgjedhjeve ndërkohë që ka nisur procesi i ankimimit. Dhe pse partia e presidenti Erdogan mbetet parti e parë, si më e votuara, opozita ka rritur të fitojë në qytet të mëdha si Ankara dhe Stamboll.

Kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Sadi Güven, konfirmoi se partitë politike në vend janë vënë në dijeni për rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore të së dielës dhe se aktualisht po vijon procesi i akimimit.

Në zgjedhjet vendore morën pjesë 12 parti politike, ndërsa kandidatët garonin për një mandat 5 vjeçar. 57 milion turq kishin të drejtën e votimit për të zgjedhur përveç kryebashkiakëve dhe anëtarët e këshillave të qyteteve, përfaqësuesit e njësive më të vogla administrative si dhe anëtarët e këshillave komunalë.

Sipas rezultateve paraprake, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk Erdogan fitoi në 39 provinca, duke përfshirë 15 metropole.

Partia Republikane Popullore në opozitë udhëheq garën për kryebashkiakun e Stambollit pasi kandidati i saj Ekrem Imamoglu prin me 48.79 për qind të votave ndaj kandidatit të partisë AK, Binali Yıldırım që mori 48.51 për qind të votave.

Edhe në garën për kryetar të Ankarasë kryeson kandidati i opozitës, Mensur Yavas me 50.91 për qind të votave kundrejt kandidatit të partisë AK, Mehmet Özhaseki me 47.1 për qind të votave./abcnews.al

KOMBETARET-E-MOSHAVE-REZULTATET.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
ad min23:20 | 17/10/2018

Ekipet kombëtare të moshave i dhanë fund ndeshjeve eleminatore të Europianit. Rezultatet nuk ishin pozitive, por të paktën shkëlqeu një futbollist i ri që mund të vlejë për ekipin përfaqësues.

Një barazim dhe një humbje për ta mbyllur. Nuk është se dhanë shumë shpresë ekipet përfaqësuese të moshave, në eleminatoret e fundit të Europianit, ndonëse misioni i tyre ishte edhe të siguronin lojtarë për kombëtaren e të rriturve. Shqipëria U21 doli pak më mirë, dhe po ashtu pati futbollistin interesant në radhës. Në barazimin 2-2 në Estoni, shkëlqeu Taulant Seferi, që shënoi të dy golat.

I përzgjedhur nga trajneri Alban Bushi, sulmuesi 21-vjeçar me origjinë nga Maqedonia bëri diferencën dhe shpejt pritet ta ketë një ftesë nga Panuçi. I lindur në Kumanovë, ai luan në Zvicër për Jang Bojsin, ndërsa zgjodhi Shqipërinë pasi luajti për disa kohë për ekipet e moshave në Maqedoni. Barazimi 2-2 bëri që Shpresat të dalin në vend të parafundit në grup, me 7 pikë në 10 ndeshje, duke lënë prapa vetëm Estoninë.

Shqipëria U19 doli më dobët, pasi i humbi të tria ndeshjet në grup. Edhe pse luajti në “Niko Dovana” të Durrësit, ekipi i trajnerit Bogdani u mposht edhe në sfidën e fundit me Norvegjinë, 0-1, ndërsa më parë kishte humbur 0-1 me Ukrainën dhe 0-3 me Sllovakinë. Në finalet e Europianit shkuan Ukraina dhe Norvegjia./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono